{"id":69433,"date":"2026-02-09T17:48:22","date_gmt":"2026-02-09T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/petrit-patushi-e-le-ramen-me-gershere-ne-dore-kerkon-edhe-450-milione-leke-shtese-per-laboratorin-e-ishp\/"},"modified":"2026-02-09T17:48:22","modified_gmt":"2026-02-09T17:48:22","slug":"petrit-patushi-e-le-ramen-me-gershere-ne-dore-kerkon-edhe-450-milione-leke-shtese-per-laboratorin-e-ishp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/petrit-patushi-e-le-ramen-me-gershere-ne-dore-kerkon-edhe-450-milione-leke-shtese-per-laboratorin-e-ishp\/","title":{"rendered":"Petrit Patushi e l\u00eb Ram\u00ebn me g\u00ebrsh\u00ebr\u00eb n\u00eb dor\u00eb, k\u00ebrkon edhe 450 milion\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr Laboratorin e ISHP \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Kjo godin\u00eb, q\u00eb deri tani ka kushtuar mbi 4 miliard\u00eb lek\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrfundonte m\u00eb 10 Prill 2025. Objekti i ri i Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik akoma nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar. Nga ana tjet\u00ebr, duket larg p\u00ebrfundimi.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Evis Sala dhe zyrtaret q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr godin\u00ebn e zhveshur. Nj\u00eb veprim p\u00ebr t\u00eb treguar se aty puna vazhdon dhe inaugurimi do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr. Korpusi i ri i Laborator\u00ebve Referenc\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb ISHP-s\u00eb, nj\u00eb investim strategjik komb\u00ebtar q\u00eb pritet t\u00eb vihet n\u00eb funksion n\u00eb vitin 2026, do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb nga kapacitetet laboratorike m\u00eb moderne n\u00eb rajon, -do t\u00eb deklaronte ministria. Me sa duket, edhe zonja Sala nuk ka nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr mbarimin e projektit q\u00eb ka filluar kur ishte n\u00eb krye Albana Kociu.<\/p>\n\n<p>Zyrtaret ishin aty m\u00eb 21 janar 2026, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb pas afatit kur duhet t\u00eb dor\u00ebzohej objekti.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodh me k\u00ebt\u00eb projekt, \u00ebsht\u00eb metod\u00eb e p\u00ebrhapur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb lek\u00eb nga buxheti. Kostot e drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb korrupsionit me kontratat publike jan\u00eb rritja e vler\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebrtej parashikimit. Si pasoj\u00eb vjen zvarritja e afatit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb tyre, pa llogaritur efektet mbi cil\u00ebsin\u00eb e punimeve.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb marr\u00eb personalisht me promovimin e k\u00ebtij projekti. M\u00eb 10 korrik 2023. Rama ka publikuar pamjet e projektit p\u00ebr godin\u00ebn e re t\u00eb Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik q\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb garantoj\u00eb standard t\u00eb ri sh\u00ebrbimi me nj\u00ebsin\u00eb e re t\u00eb laborator\u00ebve.<\/p>\n\n<p>\u201cMir\u00ebm\u00ebngjes dhe me projektin e ri p\u00ebr transformimin e Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, me nj\u00ebsin\u00eb e re t\u00eb laborator\u00ebve dhe korpusin modern, q\u00eb do t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb standard krejt t\u00eb ri sh\u00ebrbimi n\u00eb nj\u00eb prej institucioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mbrojtjen e sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve, ju uroj nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbar\u00eb\u201d, shkroi Rama n\u00eb faqen e vet zyrtare.<\/p>\n<p>Faza e par\u00eb e transformimit t\u00eb godin\u00ebs niste me nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb laborator\u00ebve q\u00eb fillonte n\u00eb vitin 2023, nj\u00eb investim i siguruar nga buxheti i shtetit. M\u00eb pas parashikohej godina qendrore e Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik.<\/p>\n<p>Por kompania e Petrit Patushit \u201cAgri Construction\u201d shpk q\u00eb ka marr\u00eb tenderin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtim, ka nj\u00eb axhend\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb bashk\u00ebpunim me mbik\u00ebqyr\u00ebsin e punimeve dhe zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n<p>Sidomos p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt \u00ebsht\u00eb kujdesur drejtoresha dhe sekretarja n\u00eb ministri, zonja Mejvis Kola. Njeriu i besuar i Albana Kociut, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ajo ishte ministre, para se t\u00eb firmoste k\u00ebt\u00eb afer\u00eb, kishte marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e titullarit p\u00ebr tenderat.<\/p>\n<p>Kociu duket se \u00ebsht\u00eb trembur nga hetimet q\u00eb kan\u00eb nisur ndaj Ilir Beqajt dhe po ashtu nga arrestimi i Sekretares s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb MSH. Menj\u00ebher\u00eb ka vendosur t\u00eb delegoj\u00eb <span>kompetencat tek Sekretarja P\u00ebrgjithshme n\u00eb detyr\u00eb, Mejvis Kola. Madje ajo jo vet\u00ebm q\u00eb nuk pranon t\u00eb merret me tender\u00ebt, por edhe koncesionet i ka kaluar tek sekretari.<\/span><\/p>\n\n<p>\u201c<em>Urdh\u00ebroj delegimin e kompetencave t\u00eb titullarit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mejvis Kola, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ngarkuar n\u00eb detyr\u00ebn e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm: delegimin e kompetencave t\u00eb titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor, p\u00ebr t\u00eb gjitha procedurat e prokurimeve publike me fonde buxhetore dhe t\u00eb huaja p\u00ebr Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale; delegimin e kompetencave t\u00eb titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor p\u00ebr procedurat e koncesioneve dhe partneritetin publik privat me fonde buxhetore p\u00ebr Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb urdh\u00ebr.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt u organizua nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, pavar\u00ebsisht se Instituti i Sh\u00ebndetit Publik mund ta b\u00ebnte vet k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato tendera q\u00eb kan\u00eb n\u00eb cdo hap veprime t\u00eb paligjshme dhe joetike, vecan\u00ebrisht n\u00eb lidhje me praktika korruptive.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb klasifikuar procedura nga Open Data Albania. Tenderi \u00ebsht\u00eb qendisur me nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d q\u00eb sinjalizon korrupsionin.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, po raportojm\u00eb prokurimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 20 qershor 2025, me objekt \u201cNd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb laborator\u00ebve n\u00eb ISHP\u201d<\/p>\n<p>Fondi Limit i planifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ishte 384 988 709,00 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e mbajtjes s\u00eb tenderit m\u00eb 5 korrik 2023, u regjistruan 7 kompani pjes\u00ebmarr\u00ebse, por sic do ta shohim, fituesi ka qen\u00eb i paracaktuar. Madje nj\u00ebra prej kompanive, nuk e ka marr\u00eb mundimin as t\u00eb b\u00ebj\u00eb ofert\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 shtator 2023, operatori ekonomik \u201cAGRI CONSTRUCTION\u201d shpk (me 90% te fitimit) &amp; \u201cK A C D E D J A\u201d shpk, \u00ebsht\u00eb shpallur fitues, megjith\u00ebse nuk kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n\n<p>Kompania e Petrit Patushit e kishte vler\u00ebn e ofert\u00ebs 342 831 733,00 lek\u00eb pa TVSH, nd\u00ebrsa vlera e kontraktuar do t\u00eb fiksohej n\u00eb 403 151 919,00 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb eliminuar, duke e b\u00ebr\u00eb nul konkurrenc\u00ebn e mundshme. K\u00ebshtu, DION-AL shpk ka propozuar ta ngrinte k\u00ebt\u00eb godin\u00eb me 2.8 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel \u00ebsht\u00eb edhe oferta e S I R E T A 2F shpk q\u00eb propozonte afro 3 miliard\u00eb lek\u00eb. Edhe ALBA KONSTRUKSION shpk ka prezantuar ofert\u00ebn 3 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse kompania GENERAL TRADING sh.p.k. ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarrje vet\u00ebm formalisht, pa prezantuar ofert\u00eb.<\/p>\n\n<p>Data e lidhjes s\u00eb marr\u00ebveshjes, sipas dokumenteve, \u00ebsht\u00eb m\u00eb 10 tetor 2023, kur nis menj\u00ebher\u00eb historia e zvarritjeve. Vet\u00ebm hapja e kantierit ka zgjatur afro 4 muaj. Fillimisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb modifikimi i koh\u00ebzgjatjes s\u00eb kontrat\u00ebs, nga 16 n\u00eb 18 muaj.<\/p>\n\n<p>Shtyrjet q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve jan\u00eb kryer me shkresa q\u00eb datojn\u00eb, pasi kompani i ka b\u00ebr\u00eb fakt nd\u00ebrprerjet. Sipas nj\u00eb shkrese t\u00eb quajtur \u201cAmendim nr. 1, me dat\u00eb 24 korrik 2025\u201d, \u00ebsht\u00eb miratuar shtyrje e afatit t\u00eb zbatimit nga 16 muaj n\u00eb 18 muaj.<\/p>\n<p>Me Amendimin nr. 2, dat\u00eb 25 shtator 2025, \u00ebsht\u00eb miratuar shtyrja e m\u00ebtejshme e afatit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs nga 18 muaj n\u00eb 20 muaj, p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave q\u00eb lidhen me rrjetin e tensionit t\u00eb mes\u00ebm nga OSHEE.<\/p>\n<p>Kompania vazhdon t\u00eb marr\u00eb koh\u00eb dhe shtyj\u00eb p\u00ebrfundimin e objektit me arsye t\u00eb tjera. Me Amendimin nr. 3, dat\u00eb 25 n\u00ebntor 2025, \u00ebsht\u00eb miratuar shtyrja e m\u00ebtejshme e afatit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs nga 20 muaj n\u00eb 22 muaj, p\u00ebr shkak t\u00eb vonesave q\u00eb b\u00ebri\u00a0 OSHEE gjat\u00eb testimit t\u00eb pajisjeve n\u00eb objekt.<\/p>\n<p>Dhe pas k\u00ebtyre shtyrjeve, n\u00eb fund t\u00eb punimeve, kompania e kupton se i duhen para shtes\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrfundoj\u00eb godin\u00ebn. Pas evidentimit dhe dokumentimit t\u00eb z\u00ebrave, t\u00eb cilat k\u00ebrkonin fond shtes\u00eb, punimet n\u00eb objekt jan\u00eb pezulluar, m\u00eb dat\u00eb 24 korrik 2025.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje nd\u00ebrmjet projektit t\u00eb miratuar dhe preventivit t\u00eb zbatimit, dhe si dhe ndryshime dhe plot\u00ebsime t\u00eb projektit, me q\u00ebllim garantimin e funksionalitetit teknik, siguris\u00eb dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebrkesave specifike t\u00eb objektit laboratorik. K\u00ebto mosp\u00ebrputhje dhe ndryshime kan\u00eb sjell\u00eb si pasoj\u00eb shtim volumesh mbi vler\u00ebn e kontrat\u00ebs baz\u00eb, t\u00eb cilat rezultojn\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr p\u00ebrfundimin e punimeve dhe v\u00ebnien n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb objektit\u201d.-Ky justifikim q\u00eb i b\u00ebn Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb shtimit t\u00eb fondeve e shnd\u00ebrron krejt t\u00eb kot\u00eb projektimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme, mbajtjen e tenderit, kushtet e vendosura, si dhe vler\u00ebsimin e ofertave.<\/p>\n<p>A do ta kishte fituar tenderin kompania e Patushit, n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrfshinte n\u00eb ofert\u00eb k\u00ebto shtesa?<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb Ministria t\u00eb zbatoj\u00eb penalitetet p\u00ebr vonesat, b\u00ebhet pal\u00eb organizatore e harxhimit t\u00eb fondeve p\u00ebrtej kontrat\u00ebs. Duhet patur n\u00eb konsiderat\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij objekti si i vetmi laborator i biosiguriss\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relacionit teknik t\u00eb Mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb Punimeve dhe inxhinieres p\u00ebrkat\u00ebse, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre punimeve jan\u00eb p\u00ebrballuar nga p\u00ebrdorimi i fondit rezerv\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr punimet shtes\u00eb me q\u00ebllim realizimin e tyre k\u00ebrkohej fond shtes\u00eb. Pra, gjithcka b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb justifikuar shkeljet e kontrat\u00ebs, p\u00ebrndryshe, k\u00ebto k\u00ebrkesa b\u00ebhen n\u00eb faza t\u00eb m\u00ebhershme.<\/p>\n\n<p>Pas shqyrtimit dhe miratimit nga Autoritetit Kontraktor i punimeve shtese, \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar shkresa zyrtare p\u00ebr \u00e7eljen e fondit pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 19 shtator 2025. Pas k\u00ebsaj, m\u00eb 4 dhjetor 2025 \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb drita jeshile p\u00ebr para t\u00eb tjera nga buxheti i taksapaguesve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ende pa u miratuar shtesa e fondit, m\u00eb dat\u00eb 25 n\u00ebntor 2025, \u00ebsht\u00eb miratuar shtyrja e m\u00ebtejshme e afatit t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs nga 20 muaj n\u00eb 22 muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr cfar\u00eb duhen k\u00ebto lek\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb Ministria, projekti i miratuar, kompania e kontraktuar e kan\u00eb pasur t\u00eb pamundur t\u2019i parashikonin qysh n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>Fasada, n\u00eb preventiv \u00ebsht\u00eb parashikuar me mur tulle, lesh guri dhe tull\u00eb leht\u00ebsuese t\u00eb varur. Gjat\u00eb zbatimit ka dal\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb. Jan\u00eb shtuar disa rrjeta dhe si pasoj\u00eb volumi i pun\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Tavanet e gipsit n\u00eb bodrum jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me pllaka metalike. Grilat e aluminit jan\u00eb zevend\u00ebsuar me grila rulete. Shtesa k\u00ebrkohet edhe p\u00ebr shkak t\u00eb skelave t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb nd\u00ebrtim. Po ashtu \u00ebsht\u00eb shtuar siperfaqja e betonuar jasht\u00eb objektit dhe jan\u00eb mbjell\u00eb 22 pem\u00eb q\u00eb nuk ishin n\u00eb preventiv.<\/p>\n\n<p>Mbi 451 milion\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr k\u00ebto ndryshime t\u00eb projektit, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mendim projektuesi. T\u00eb gjitha b\u00ebhen thjesht me vullnetin e zyrtar\u00ebve dhe firm\u00ebn e nj\u00eb inxhiniereje.<\/p>\n<p>M\u00eb e pakta q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhej, ishte z\u00ebvend\u00ebsimi i kontraktorit fillestar dhe hapja e nj\u00eb tenderi t\u00eb ri p\u00ebr k\u00ebto punime.<\/p>\n<p>Pse nuk mund t\u00eb b\u00ebhet prokurim ri? Ja si e justifikon k\u00ebt\u00eb vazhdim t\u00eb kontrat\u00ebs sekretarja Mejvis Kola. \u201c\u00c7mimet e materialeve dhe punimeve kan\u00eb p\u00ebsuar rritje t\u00eb konsiderueshme q\u00eb nga tetor 2023 (data e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs fillestare). Nj\u00eb procedur\u00eb e re prokurimi do t\u00eb rezultonte n\u00eb \u00e7mime t\u00eb reja tregu, duke rritur kostot totale\u201d, justifikohet ministria. Po pse, konraktori i paska bler\u00eb materialet qysh n\u00eb vitin 2023? N\u00eb cilin indeks e ka par\u00eb rritjen e cmimeve t\u00eb materialeve Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Po ashtu, thuhet se ka kosto ngritja kantierit t\u00eb ri. Nj\u00eb kontraktor i ri do t\u00eb duhej \u201ct\u00eb ngrinte kantier t\u00eb ri, t\u00eb sillte pajisje dhe makineri, dhe t\u00eb organizonte staf teknik\u201d. P\u00ebr cfar\u00eb kantieri po flitet, p\u00ebr t\u00eb mbjell\u00eb 22 pem\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar vetratat?<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nga 403,151,919.84 lek\u00eb q\u00eb ishte vlera e kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit, me k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb b\u00ebhet 448,178,015.43 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje q\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohet! Indicia q\u00eb jep raportimi yn\u00eb vlen p\u00ebr audituesit e KLSH, por edhe p\u00ebr prokuror\u00ebt e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Por nuk mbaron me kaq shp\u00ebrdorimi i buxhetit. Pasi ka v\u00ebrtetuar dhe ka mb\u00ebshtetur k\u00ebrkesat e Petrit Patushit p\u00ebr shtyrje, shtesa dhe st\u00ebrgjatje, edhe mbik\u00ebqyr\u00ebsi merr nj\u00eb dor\u00eb parash t\u00eb tjera.<\/p>\n\n<p>Kontrata me objekt \u201cSupervizimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb laborator\u00ebve n\u00eb ISHP\u201d ishte fiksuar me vler\u00ebn 3,983,400 lek\u00eb. Kompania e kontraktuar \u201cArkimade\u201d shpk me pronare Iva M\u00ebzezin ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shtes\u00eb lek\u00ebsh dhe i \u00ebsht\u00eb miratuar vlera e re\u00a0 4,428,287 lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Por cfar\u00eb b\u00ebnte Petrit Patushi gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb hartonte shkresa p\u00ebr shtesa fondesh dhe zgjatje afatesh t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb laboratorit t\u00eb ISHP?<\/p>\n<p>Ministri Piro V\u00ebngu ua ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Baz\u00ebn e helikoptereve n\u00eb Fark\u00eb dy kompanive: \u201cAgri Construction\u201d e Petrit Patushit dhe \u201cAlko Impex Construction\u201d e Arb\u00ebr Abazi. Punimet kan\u00eb vite q\u00eb kan\u00eb nisur, por kompanit\u00eb nuk e kishin kryer pun\u00ebn n\u00eb afat, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Jan\u00eb dy tendera, fusha me kuadrate betoni e helikopter\u00ebve dhe hangari i 4 mjeteve t\u00eb sjell\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, dy kompanit\u00eb nuk pengohen t\u00eb marrin tendera t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb 17 mars 2025, Qendra Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d p\u00ebrmes Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara shpalli tenderin p\u00ebr rikonstruksionin e godin\u00ebs s\u00eb Djegies Plastike n\u00eb QSUT, Tiran\u00eb. Projekti do t\u00eb financohet nga buxheti i shtetit me fond limit 522 milion\u00eb lek\u00eb ose 5.2 milion\u00eb euro. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender u regjistruan gjithsej dymb\u00ebdhjet\u00eb operator\u00eb ekonomik\u00eb. Pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb pas mbajtjes s\u00eb tenderit u shpall fitues bashkimi i kompanive \u201cAGRI CONSTRUCTION \u2013 ALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d me ofert\u00eb 487 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb fakti se, p\u00ebrve\u00e7 konsorciumit fitues, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb jan\u00eb skualifikuar q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb duke ia garantuar fitoren biznesmen\u00ebve Petrit Patushi dhe Arb\u00ebr Abazit. Kujtojm\u00eb se ky i fundit \u00ebsht\u00eb nipi i eksponentit t\u00eb \u201cRilindjes\u201d Sadri Abazi.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij informacioni, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme se vendimmarrja p\u00ebr k\u00ebto tendera t\u00eb st\u00ebrgjatur dhe t\u00eb vjedhur nga zyrtar\u00ebt n\u00eb bashk\u00ebpunim me k\u00ebta biznesmen\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb sip\u00ebr ministres s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe atij t\u00eb Mbrojtjes. Sigurisht, kryeministri Rama, q\u00eb b\u00ebn inaugurimet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb vonesave, sepse p\u00ebr vjedhjet e njofton SPAK her\u00eb pas here.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><br \/><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Kjo godin\u00eb, q\u00eb deri tani ka kushtuar mbi 4 miliard\u00eb lek\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrfundonte m\u00eb 10 Prill 2025. Objekti i ri i Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik akoma nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar. Nga ana tjet\u00ebr, duket larg p\u00ebrfundimi. K\u00ebto jan\u00eb ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Evis Sala dhe zyrtaret q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr godin\u00ebn e zhveshur. Nj\u00eb veprim p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69433","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69433"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69433\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}