{"id":69422,"date":"2026-02-09T16:48:49","date_gmt":"2026-02-09T16:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/nga-arrestimi-te-gjykimi-dosja-veliaj-nje-vit-me-pas-dhe-prova-e-madhe-e-drejtesise\/"},"modified":"2026-02-09T16:48:49","modified_gmt":"2026-02-09T16:48:49","slug":"nga-arrestimi-te-gjykimi-dosja-veliaj-nje-vit-me-pas-dhe-prova-e-madhe-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/nga-arrestimi-te-gjykimi-dosja-veliaj-nje-vit-me-pas-dhe-prova-e-madhe-e-drejtesise\/","title":{"rendered":"Nga arrestimi te gjykimi: Dosja \u201cVeliaj\u201d nj\u00eb vit m\u00eb pas dhe prova e madhe e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit pas arrestimit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, \u00e7\u00ebshtja duket se ka hyr\u00eb zyrtarisht n\u00eb faz\u00ebn e gjykimit.<\/p>\n<p>Vendimi i GJKKO-s dit\u00ebn e sotme p\u00ebr ta kaluar dosjen n\u00eb gjykim sh\u00ebnon nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr fatin personal t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por edhe p\u00ebr raportin delikat mes drejt\u00ebsis\u00eb penale, pushtetit vendor dhe standardeve demokratike q\u00eb Shqip\u00ebria pretendon n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, gazeta TemA sjell nj\u00eb kronologji t\u00eb nj\u00eb viti q\u00eb e mbajti dosjen Veliaj n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit politik, juridik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 shkurt 2025, SPAK urdh\u00ebroi arrestimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, duke e shoq\u00ebruar me mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb sigurimit, \u201carrest me burg\u201d. Vendimi u dha nga GJKKO, me argumentin e rrezikut t\u00eb prishjes s\u00eb provave dhe ndikimit n\u00eb hetim.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb opinion publik u nda n\u00eb dy q\u00ebndrime: nga nj\u00ebra an\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndet si prov\u00eb e \u201cbarazis\u00eb para ligjit\u201d, nd\u00ebrsa, nga ana tjet\u00ebr, u ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr proporcionalitetin e mas\u00ebs ndaj nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri vendor n\u00eb detyr\u00eb, i cili nuk ishte kapur n\u00eb flagranc\u00eb dhe nuk kishte precedent penal, rrjedhimisht asnj\u00eb lloj rreziku shoq\u00ebror q\u00eb mund t\u2019i ikte p\u00ebrballjes me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Me kalimin e muajve, \u00e7\u00ebshtja u zhvendos nga akuza konkrete te koh\u00ebzgjatja e paraburgimit.<\/p>\n<p>Veliaj q\u00ebndroi n\u00eb izolim t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesat p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs me alternativa m\u00eb t\u00eb lehta u rr\u00ebzuan nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. E fundit e tyre me argumentin se Veliaj kishte lobuar n\u00eb SHBA, duke marr\u00eb avokat\u00eb t\u00eb huaj. <\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtruar m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka qen\u00eb ajo n\u00eb u p\u00ebrdor paraburgimi i Veliajt si mas\u00eb sigurimi apo si d\u00ebnim i parakohsh\u00ebm, nd\u00ebkroh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e jurist\u00ebve kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se standardet evropiane k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb paraburgimi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjashtim, jo rregull, sidomos p\u00ebr persona me adres\u00eb t\u00eb njohur, funksion publik dhe pa rrezik real arratisjeje.<\/p>\n<p>Pas disa muajsh hetim, SPAK zyrtarizoi akuzat ndaj kryebashkiakut, t\u00eb lidhura kryesisht me korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe kjo gj\u00eb u konsiderua si e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse, pavar\u00ebsisht arrestimit q\u00eb n\u00eb shkurt, dosja u duk sikur po merrte form\u00eb p\u00ebrtej mas\u00ebs s\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, edhe ky hap nuk e shoi debatin, sepse kritikat u p\u00ebrqendruan te fakti se akuzat u formalizuan pasi Veliaj kishte kaluar nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb paraburgim, \u00e7ka u interpretua nga mbrojtja si tregues i nj\u00eb hetimi t\u00eb zvarritur.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja Veliaj nuk ka kaluar pa reagime n\u00eb media dhe forume nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb artikuluar shqet\u00ebsimi se mbajtja e zgjatur n\u00eb paraburgim e nj\u00eb kryebashkiaku t\u00eb zgjedhur mund t\u00eb cenoj\u00eb parimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst u pasqyruan edhe reagime solidariteti nga figura t\u00eb njohura t\u00eb politik\u00ebs vendore evropiane, p\u00ebrfshir\u00eb kryebashkiak\u00eb dhe drejtues bashkish, t\u00eb cil\u00ebt theksuan se lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb vullnetit t\u00eb votuesve pa nj\u00eb proces t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit pas arrestimit, GJKKO vendosi kalimin e dosjes Veliaj p\u00ebr gjykim dhe ky vendim sh\u00ebnon fundin e faz\u00ebs s\u00eb hetimit dhe hapjen e betej\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb juridike, aty ku akuzat duhet t\u00eb provohen dhe mbrojtja t\u00eb ballafaqohet me to n\u00eb seanca publike.<\/p>\n<p>Gazeta TemA gjykon se rasti i kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Veliaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test I trefisht\u00eb: s\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb test p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb gjykoj\u00eb shpejt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme dhe me standarde evropiane; s\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb test p\u00ebr politik\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos instrumentalizuar procesin penal n\u00eb funksion t\u00eb betejave ditore dhe, s\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb test p\u00ebr integrimin, sepse m\u00ebnyra se si trajtohen raste t\u00eb tilla shihet me lup\u00eb nga partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Kalimi i dosjes p\u00ebr gjykim nuk jep p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare, por e zhvendos thelbin aty ku duhet t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt: te prova, argumenti juridik dhe vendimi i arsyetuar.\/TemA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit pas arrestimit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, \u00e7\u00ebshtja duket se ka hyr\u00eb zyrtarisht n\u00eb faz\u00ebn e gjykimit. Vendimi i GJKKO-s dit\u00ebn e sotme p\u00ebr ta kaluar dosjen n\u00eb gjykim sh\u00ebnon nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr fatin personal t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, por edhe p\u00ebr raportin delikat mes drejt\u00ebsis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69422","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69422\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}