{"id":69391,"date":"2026-02-09T13:19:18","date_gmt":"2026-02-09T13:19:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/rel-sa-eshte-i-rendesishem-irani-per-luften-e-rusise-ne-ukraine\/"},"modified":"2026-02-09T13:19:18","modified_gmt":"2026-02-09T13:19:18","slug":"rel-sa-eshte-i-rendesishem-irani-per-luften-e-rusise-ne-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/rel-sa-eshte-i-rendesishem-irani-per-luften-e-rusise-ne-ukraine\/","title":{"rendered":"REL: Sa \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Irani p\u00ebr luft\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Irani ka qen\u00eb nj\u00eb furnizues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i pajisjeve ushtarake p\u00ebr Rusin\u00eb n\u00eb vitet e fundit, ve\u00e7an\u00ebrisht nga momenti kur Kremlini nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022, por ekspert\u00ebt i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se kjo mb\u00ebshtetje nuk luan m\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb p\u00ebrpjekjen luftarake t\u00eb Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Bloomberg t\u00eb dat\u00ebs 12 janar, q\u00eb citon nj\u00eb zyrtar per\u00ebndimor t\u00eb siguris\u00eb i cili mbeti anonim, shitjet iraniane t\u00eb raketave drejt Rusis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb raketa t\u00eb mbrojtjes ajrore dhe raketa balistike, kan\u00eb arritur n\u00eb 2.7 miliard\u00eb dollar\u00eb q\u00eb nga tetori i vitit 2021.<\/p>\n<p>V\u00ebllimi i tregtis\u00eb nuk b\u00ebhet publik nga Moska, dhe Irani mohon se ka furnizuar Rusin\u00eb me ndonj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb konflikti vazhdon mes pal\u00ebve, Irani do t\u00eb p\u00ebrmbahet nga ofrimi i \u00e7do forme t\u00eb ndihm\u00ebs ushtarake p\u00ebr secil\u00ebn pal\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb misionit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Iranit pran\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Ka prova q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrdorimi i gjer\u00eb nga Rusia i dron\u00ebve sulmues iranian\u00eb Shahed n\u00eb fazat e hershme t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Por, vlera e k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje tani duket se \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse ende ka disa transferime t\u00eb dron\u00ebve iranian\u00eb \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn deri vitin e kaluar, disa modele m\u00eb t\u00eb reja dron\u00ebsh ende po transferoheshin nga Irani \u2013 mendoj se kemi kaluar prej koh\u00ebsh kulmin e transferimeve iraniane t\u00eb mbrojtjes drejt Rusis\u00eb\u201d, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 14 janar Hanna Notte, drejtuese e programit p\u00ebr Euroazin\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn James Martin p\u00ebr Studime mbi Mosp\u00ebrhapjen.<\/p>\n<p>Ruslan Suleymanov, analist n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Strategjit\u00eb e Reja Euroaziatike, kishte nj\u00eb mendim t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cRusia nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aq e varur nga arm\u00ebt iraniane sa ishte kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt dron\u00eb Shahed prodhohen n\u00eb territorin rus n\u00ebn emrin Geran dhe\u2026 rreth 90 p\u00ebr qind e t\u00eb gjith\u00eb ciklit t\u00eb prodhimit t\u00eb k\u00ebtyre dron\u00ebve tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i vendosur n\u00eb Rusi, pa ndihm\u00ebn e Iranit\u201d, tha ai p\u00ebr Current Time m\u00eb 13 janar.<\/p>\n<p>Irani i ka ofruar Rusis\u00eb teknologji dhe trajnim, dhe nj\u00eb fabrik\u00eb n\u00eb Alabuga, n\u00eb rajonin e Tatarstanit n\u00eb Rusi, po prodhon vazhdimisht dron\u00eb Geran.<\/p>\n<p>Sipas Ukrain\u00ebs, Rusia prodhon rreth 5.000 dron\u00eb me rreze t\u00eb gjat\u00eb veprimi t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme \u00e7do muaj. Kjo p\u00ebrfshin dronin godit\u00ebs Geran dhe Gerberan, nj\u00eb dron pa kok\u00eb luftarake q\u00eb p\u00ebrdoret si karrem p\u00ebr t\u00eb mbingarkuar mbrojtjen ajrore t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb prill, gjenerali Christopher Cavoli, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kreu i Komand\u00ebs Qendrore t\u00eb SHBA-s\u00eb, i tha Komitetit t\u00eb Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Armatosura t\u00eb Senatit amerikan se \u201cIrani gjithashtu vazhdoi mb\u00ebshtetjen e tij materiale p\u00ebr Rusin\u00eb, duke dhuruar mbi 400 raketa balistike me rreze t\u00eb shkurt\u00ebr veprimi dhe qindra mij\u00ebra predha artilerie\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb maj, Reuters raportoi se Irani do t\u00eb d\u00ebrgonte gjithashtu l\u00ebshues raketash Fath-360, megjith\u00ebse Teherani e mohoi k\u00ebt\u00eb. M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb shtator 2024, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Pentagonit, Pat Ryder, kishte th\u00ebn\u00eb se raketat Fath 360 ishin dor\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Kjo u pasua n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024 nga sanksione amerikane ndaj dy kompanive ruse t\u00eb transportit detar p\u00ebr dor\u00ebzimin e pajisjeve t\u00eb dron\u00ebve dhe municioneve p\u00ebrmes Detit Kaspik p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDepartamenti i Shtetit po nd\u00ebrmerr veprime sot p\u00ebr t\u00eb kufizuar m\u00eb tej aktivitetet destabilizuese t\u00eb Iranit, p\u00ebrfshir\u00eb transferimin e raketave balistike drejt Rusis\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian veproi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, duke vendosur sanksione ndaj tre linjave ajrore iraniane dhe dy kompanive t\u00eb prokurimit \u201cpas transferimeve t\u00eb raketave dhe dron\u00ebve nga Irani drejt Rusis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por, nuk ka pasur raportime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e raket\u00ebs Fath 360 n\u00eb Ukrain\u00eb. Notte tha se kjo mund t\u00eb jet\u00eb sepse l\u00ebshuesit e Fath 360 nuk u dor\u00ebzuan kurr\u00eb ose sepse Rusia nuk kishte nevoj\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorte, nd\u00ebrsa rriti prodhimin vendas dhe mori d\u00ebrgesa nga Koreja e Veriut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i publikuar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga RUSI, nj\u00eb institut k\u00ebrkimor me seli n\u00eb Lond\u00ebr, vuri n\u00eb dukje se Ministria ruse e Mbrojtjes planifikonte t\u00eb prodhonte rreth 750 raketa balistike dhe 560 raketa lundruese n\u00eb vitin 2025. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, inteligjenca ushtarake ukrainase ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsime edhe m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p>\u201cRus\u00ebt thjesht mund t\u00eb mos ken\u00eb pasur nevoj\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin k\u00ebto raketa iraniane\u201d, tha Notte.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsohet se Irani i ka d\u00ebrguar Rusis\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha municionesh dhe predhash q\u00eb nga viti 2022. Nj\u00eb hetim i Wall Street Journal n\u00eb vitin 2023 i vendosi shifrat n\u00eb 300.000 predha artilerie dhe rreth 1 milion fishek\u00eb municioni.<\/p>\n<p>Sulmet me dron\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2025 sugjeruan se furnizimet ushtarake po vazhdonin. N\u00eb prill, mediat ruse raportuan p\u00ebr sulmet e para ndaj portit kaspik t\u00eb Oljas, t\u00eb ndjekura nga raportime p\u00ebr sulme t\u00eb tjera n\u00eb gusht.<\/p>\n<p>Olja \u00ebsht\u00eb identifikuar si nj\u00eb qend\u00ebr kryesore p\u00ebr d\u00ebrgesat e furnizimeve ushtarake iraniane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Shkoll\u00ebs s\u00eb Ekonomis\u00eb s\u00eb Kievit vitin e kaluar detajoi v\u00ebllimet e eksploziv\u00ebve q\u00eb po transportoheshin me anije dhe hekurudh\u00eb si nga Irani ashtu edhe nga Koreja e Veriut. Raporti tha se furnizimet nga Koreja e Veriut tashm\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 58 p\u00ebr qind t\u00eb importeve ruse t\u00eb eksploziv\u00ebve.<\/p>\n<p>Notte tha se, po ashtu, predhat dhe fishek\u00ebt nga Koreja e Veriut kan\u00eb tejkaluar n\u00eb shkall\u00eb furnizimet iraniane.<\/p>\n<p>\u201cUkrainasit vler\u00ebsuan vitin e kaluar se 50 p\u00ebr qind e t\u00eb gjith\u00eb municionit q\u00eb Rusia p\u00ebrdori n\u00eb Ukrain\u00eb ishte nga Koreja e Veriut. Pra, ndjesia ime k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se, sapo Koreja e Veriut u shfaq si nj\u00eb furnizuese e madh ushtarake p\u00ebr Rusin\u00eb, ndoshta nuk kishte m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr municion iranian\u201d, tha Notte.\/REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/09\/rel-sa-eshte-i-rendesishem-irani-per-luften-e-rusise-ne-ukraine\/\">REL: Sa \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Irani p\u00ebr luft\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Irani ka qen\u00eb nj\u00eb furnizues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i pajisjeve ushtarake p\u00ebr Rusin\u00eb n\u00eb vitet e fundit, ve\u00e7an\u00ebrisht nga momenti kur Kremlini nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022, por ekspert\u00ebt i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se kjo mb\u00ebshtetje nuk luan m\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb p\u00ebrpjekjen luftarake t\u00eb Mosk\u00ebs. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69391","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69391\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}