{"id":69302,"date":"2026-02-09T07:48:20","date_gmt":"2026-02-09T07:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/salillari-po-na-grabit-pronat-politika-e-qeverise-me-energjine-e-paster-u-kushton-shtrenjte-komuniteteve-lokale\/"},"modified":"2026-02-09T07:48:20","modified_gmt":"2026-02-09T07:48:20","slug":"salillari-po-na-grabit-pronat-politika-e-qeverise-me-energjine-e-paster-u-kushton-shtrenjte-komuniteteve-lokale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/09\/salillari-po-na-grabit-pronat-politika-e-qeverise-me-energjine-e-paster-u-kushton-shtrenjte-komuniteteve-lokale\/","title":{"rendered":"\u201cSalillari po na grabit pronat!\u201d Politika e qeveris\u00eb me energjin\u00eb e past\u00ebr u kushton shtrenjt\u00eb komuniteteve lokale"},"content":{"rendered":"<p>Revolucioni i energjis\u00eb diellore mb\u00ebrriti pa paralajm\u00ebrim shtatorin e vitit t\u00eb kaluar n\u00eb fshatin Bo\u00e7ov\u00eb t\u00eb Fierit \u2013 vet\u00ebm pak kilometra larg plazhit t\u00eb Semanit n\u00eb Adriatik \u2013 kur makinerit\u00eb e r\u00ebnda nis\u00ebn t\u00eb g\u00ebrmonin p\u00ebrbri arave t\u00eb mbjella.<\/p>\n<p>N\u00eb fshat askush nuk e dinte se \u00e7far\u00eb po ndodhte, por alarmi u rrit me kalimin e dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Nikoll Ndoi, nj\u00eb m\u00ebsues me profesion, d\u00ebgjoi fillimisht se nj\u00eb kompani private po hapte nj\u00eb rrug\u00eb. Por shqet\u00ebsimi u rrit disafish kur ai m\u00ebsoi se toka q\u00eb g\u00ebzonte prej 30 vitesh nuk ishte m\u00eb e tija.<\/p>\n<p>\u201cDoli se k\u00ebtu po b\u00ebhet nj\u00eb park fotovoltaik dhe tokat nuk qenkan m\u00eb tonat,\u201d tha me irritim Ndoi n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit. \u201cUn\u00eb kam 30 vjet q\u00eb nuk e regjistroj dot, ai na vjen nj\u00eb dit\u00eb dhe e b\u00ebn pa problem,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Centrali fotovoltaik i planifikuar p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar n\u00eb Bo\u00e7ov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr projektet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb energjis\u00eb diellore n\u00eb Shqip\u00ebri, i miratuar nga qeveria m\u00eb 4 qershor 2025. Projekti ka trazuar jet\u00ebn e nj\u00eb komuniteti t\u00eb vog\u00ebl prej 14 familjesh, pasi u mbivendoset tokave t\u00eb pretenduara prej tyre.<\/p>\n<p>Leja i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb re t\u00eb quajtur Albania Solar Power, por banor\u00ebt akuzojn\u00eb biznesmenin P\u00ebllumb Salillari se fshihet pas projektit \u2013 dhe n\u00eb rrethana ende t\u00eb paqarta \u2013 ka p\u00ebrvet\u00ebsuar pronat e tyre.<\/p>\n<p>Konflikti n\u00eb fshatin Bo\u00e7ov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar.<\/p>\n<p>Prej vitit 2018, qeveria shqiptare ka dh\u00ebn\u00eb me dhjetra leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parqeve fotovoltaike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke ushqyer ambicien p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ajo e quan sovranitet energjetik \u2013 e madje p\u00ebr t\u2019u transformuar n\u00eb nj\u00eb vend eksporti p\u00ebr energjin\u00eb elektrike neto deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2030.<\/p>\n<p>Por planet e qeveris\u00eb po trazojn\u00eb jetes\u00ebn e komuniteteve lokale, t\u00eb cilat po v\u00ebzhgojn\u00eb se si mij\u00ebra hektar\u00eb tok\u00eb rreth tyre po rrethohen me gardhe dhe po mbulohen nga panelet diellore, duke c\u00ebnuar aktivitetet tradicionale t\u00eb blegtoris\u00eb dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Politika e qeveris\u00eb me energjin\u00eb e rinovueshme shihet gjithashtu me dyshim nga ekspert\u00ebt e fush\u00ebs, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb shumica e energjis\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb gjenerohet nga parqet fotovoltaike nuk parashikohet p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm, por p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>\u201cCentralet kan\u00eb nj\u00eb kapacitet q\u00eb shkon deri n\u00eb 1 gigavat, por pa asnj\u00eb detyrim q\u00eb kjo energji t\u2019i shitet shtetit shqiptar,\u201d thot\u00eb me shqet\u00ebsim Gjergji Simaku, ish z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Energjetik\u00ebs n\u00eb kabinetin e Ram\u00ebs deri n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb eksportoj\u00eb energji t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb importojn\u00eb energji fosile, duke e kthyer tranzicionin energjetik n\u00eb nj\u00eb paradoks,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Salillari nuk ishte i arritsh\u00ebm p\u00ebr koment deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Rrisqe mjedisore<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb park fotovoltaik i rrethuar me gardh n\u00eb bashkin\u00eb e Fierit. Foto: Esmeralda Keta.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb tradicionalisht nj\u00eb nga vendet me prodhimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb past\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, pasi mbi 90 p\u00ebr qind gjenerohet nga burimet hidrike. Megjithat\u00eb, vendi ka vuajtur nga kriza t\u00eb her\u00ebpashershme energjetike p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga kushtet klimatike.<\/p>\n<p>Prej vitit 2018, qeveria e kryeministrit Edi Rama i ka kthyer syt\u00eb nga energjia diellore p\u00ebr t\u00eb diversifikuar burimet e veta. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, Enti Rregullator i Energjis\u00eb licensoi 71 kompani private p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb fotovoltaike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb s\u00eb bashku me K\u00ebshillin e Ministrave kan\u00eb miratuar dhjetra leje t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces financimi apo nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku, parqet fotovoltaike t\u00eb licensuara nga ERE parashikohet t\u00eb prodhojn\u00eb mbi 978 megavat energji elektrike ose 30 p\u00ebr qind t\u00eb kapacitetit total prodhues t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb instaluar n\u00eb Shqip\u00ebri prej 3213 megavat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Teknologjia fotovoltaike konsiderohet si nj\u00eb nga format m\u00eb ekologjike t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, me p\u00ebrfitime t\u00eb shumta mjedisore dhe ekonomike. Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm i k\u00ebtij sektori k\u00ebrkon vendimarrje strategjike sa i p\u00ebrket shfryt\u00ebzimit t\u00eb tok\u00ebs dhe jetes\u00ebs s\u00eb komuniteteve lokale.<\/p>\n<p>Ky nuk duket t\u00eb jet\u00eb rasti i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb planifikuara fillimisht p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb tok\u00eb pa frut, qeveria ndryshoi qasje n\u00eb vitin 2024, kur miratoi ndryshime ligjore q\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00eb ngritjes s\u00eb parqeve fotovoltaike edhe brenda kullotave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm licensash jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb kufi t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura apo pran\u00eb gryk\u00ebderdhjeve t\u00eb lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjos\u00eb n\u00eb qarkun e Fierit \u2013 t\u00eb njohura si korridore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme natyrore p\u00ebr l\u00ebvizjen e shpend\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb organizat\u00ebs mjedisore \u201cAll Green Center\u201d, procedurat e dh\u00ebnies me qira t\u00eb tokave t\u00eb fondit pyjor dhe kullosor kan\u00eb qen\u00eb shpeshher\u00eb t\u00eb nxituara, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb gar\u00ebs dhe me pjesmarrje t\u00eb kufizuar t\u00eb komuniteteve lokale t\u00eb prekura.<\/p>\n<p>Ola Mitre, drejtuese e \u201cAll Green Center\u201d i tha BIRN se bumi i sektorit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme n\u00eb Shqip\u00ebri po p\u00ebrballet me sfid\u00ebn e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja p\u00ebr energjin\u00eb e gjelb\u00ebr nuk duhet t\u00eb vij\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb humbjes s\u00eb kapitalit natyror, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vendi ka detyrime jo vet\u00ebm ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm, por edhe ndaj brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm,\u201d tha Mitre.<\/p>\n<p>Aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mjedisor\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndikimin afatgjat\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre projekteve n\u00eb jetes\u00ebn e komuniteteve lokale dhe n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>Taulant Bino, president i Shoqat\u00ebs Ornitologjike Shqiptare, vler\u00ebson se shum\u00eb prej k\u00ebtyre projekteve po sjellin nd\u00ebrprerje t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tradicionale t\u00eb banor\u00ebve vendas me tok\u00ebn si dhe impakt mjedisor. Ai kritikon gjithashtu skem\u00ebn e vler\u00ebsimeve mjedisore individuale, duke neglizhuar efektin e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb disa projekte t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb caktuar mund t\u00eb shkaktojn\u00eb mbi biodiversitetin.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani, vler\u00ebsimet mjedisore jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr \u00e7do park m\u00eb vete, edhe kur impiantet ndodhen pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, duke neglizhuar efektin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mbi tok\u00ebn, biodiversitetin dhe komunitetet lokale,\u201d tha Bino.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb bot\u00eb jan\u00eb gjetur zgjidhje, ku ndon\u00ebse nd\u00ebrtohen parqe fotovolatike, sip\u00ebrfaqja posht\u00eb tyre lejohet t\u00eb p\u00ebrdoret nga banor\u00ebt lokal\u00eb p\u00ebr kullota. N\u00eb Shqip\u00ebri, kompanit\u00eb po kufizojn\u00eb aksesin e baor\u00ebve lokal\u00eb p\u00ebrmes rrethimit me gardhe,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe aktivisti mjedisor, Lavdosh Ferruni e vendos theksin te vler\u00ebsimet e ndikimit n\u00eb mjedis si dhe pjesmarrjen e komuniteteve lokale n\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb disa raste, parqet fotovoltaike jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb kullota tradicionale, t\u00eb p\u00ebrdorura prej vitesh nga komunitetet lokale, shpesh pa dokumente pron\u00ebsie formale, por me t\u00eb drejta t\u00eb trash\u00ebguara n\u00eb praktik\u00eb. Edhe pse teknologjia lejon bashk\u00ebjetes\u00ebn e paneleve me kullotjen e bag\u00ebtive, mungesa e konsultimit ka nxitur tensione sociale,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli sjell n\u00eb v\u00ebmendje koh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb licensimit t\u00eb k\u00ebtyre projekteve p\u00ebr nj\u00ebzet apo tridhjet\u00eb vitet e ardhshme \u2013 \u00e7ka sipas sjell nj\u00eb ndryshim afatgjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Institucionet e qeverisjes vendore duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb vigjilente ndaj k\u00ebtyre ndryshimeve shpesh t\u00eb vrullshme. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb garantimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tok\u00ebs, mbrojtjes s\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore, natyr\u00ebs dhe mbrojtjes s\u00eb interesave t\u00eb komuniteteve lokale,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt bashkohen n\u00eb iden\u00eb se problemi nuk \u00ebsht\u00eb energjia diellore n\u00eb vetvete, por mungesa e nj\u00eb vler\u00ebsimi strategjik mjedisor dhe e nj\u00eb harte t\u00eb qart\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb p\u00ebrcakton se ku duhet dhe ku nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrtohen k\u00ebto parqe.<\/p>\n<p><strong>Tensione sociale<\/strong><\/p>\n<p>Punimet n\u00eb kantierin e hapur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb parku fotovoltaik n\u00eb Bo\u00e7ov\u00eb nxit\u00ebn protesta n\u00eb komunitetin lokal. Foto: Esmeralda Keta.<\/p>\n<p>N\u00eb bashkin\u00eb e Fierit, disa qindra hektar\u00eb tok\u00eb jan\u00eb mbuluar tashm\u00eb nga panelet fotovoltaike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb reja pritet t\u00eb vishen n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Mes 71 centraleve fotovoltaike t\u00eb licensuara nga ERE, 50 prej tyre ose 70 p\u00ebr qind e totalit ndodhen n\u00eb qarkun e Fierit \u2013 t\u00eb shtrira kryesisht n\u00eb fshatrat e Sheqit, Topoj\u00ebs, D\u00ebrmenasit dhe Darzez\u00ebs buz\u00eb gryk\u00ebderdhjes s\u00eb Semanit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb fshatin Bo\u00e7ov\u00eb, centrali fotovoltaik i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb kompania Albania Solar Power planifikohet t\u00eb shtrihet mbi 50 hektar\u00eb tok\u00eb. Projekti parashikon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb instaluar prej 82 MW, vler\u00eb investimi prej 80 milion\u00eb eurosh dhe koh\u00ebzgjatje shfryt\u00ebzimi p\u00ebr 49 vjet.<\/p>\n<p>Investimi prej 80 milion\u00eb eurosh duket t\u00eb ngjaj\u00eb nj\u00eb barr\u00eb e st\u00ebrmadhe p\u00ebr kompanin\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u00cbngj\u00ebll Agalliut, e regjistruar n\u00eb vitin 2024 me nj\u00eb kapital prej vet\u00ebm 100 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e prekur thon\u00eb megjithat\u00eb se punimet n\u00eb terren po kryhen nga kompania \u201cBervi Construction\u201d e P\u00ebllumb Salillarit, e cila sipas verifikimeve t\u00eb kryera prej tyre, rezulton gjithashtu si pronare e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt pretendojn\u00eb se e kan\u00eb fituar pron\u00ebsin\u00eb mbi tok\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 mbi baz\u00ebn e ligjit 7501 \u2013 por nuk kan\u00eb mundur asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb ta regjistrojn\u00eb at\u00eb n\u00eb emrin e tyre. N\u00eb dokumentet q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb duar toka rezulton si ar\u00eb, por ata akuzojn\u00eb institucionet lokale se e kan\u00eb ndryshuar statusin e saj n\u00eb \u201ctok\u00eb pa frut\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto parcelat k\u00ebtu jan\u00eb private. Jan\u00eb t\u00eb miat dhe t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi AMTP t\u00eb rregullta,\u201d thot\u00eb Sand\u00ebr Muja, nj\u00eb banor i zon\u00ebs, nd\u00ebrsa zgjat dor\u00ebn drejt kufirit mes pronave private dhe atyre shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cMesa duket i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb shkurt, kan\u00eb marr\u00eb edhe t\u00eb shtetit dhe tonat,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nikoll Ndoi thot\u00eb me zem\u00ebrim se paguan taksa p\u00ebr tok\u00ebn prej gati tre dekadash dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur disa her\u00eb ta regjistroj\u00eb at\u00eb n\u00eb Kadast\u00ebr, por letrat i jan\u00eb kthyer mbrapsht.<\/p>\n<p>\u201cSi ka mund\u00ebsi q\u00eb megjith\u00ebse p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 3 dekadave kemi tentuar disa her\u00eb ta regjistrojm\u00eb n\u00eb hipotek\u00eb, nuk na e kan\u00eb regjistruar, nd\u00ebrsa tani na del q\u00eb e paska regjistruar dikush tjet\u00ebr,\u201d pyet ai me dyshim.<\/p>\n<p>Ndoi i tha BIRN se kishin b\u00ebr\u00eb ankesa n\u00eb polici, bashki, n\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb Kadast\u00ebr p\u00ebr t\u00eb korrigjuar mbivendosjen, por nuk kishin marr\u00eb ende p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Selman Selami, nj\u00eb tjet\u00ebr banor protestues kujton se tokat e tyre jan\u00eb p\u00ebrdorur historikisht p\u00ebr t\u00eb prodhuar grur\u00eb, jonxh\u00eb apo t\u00ebrsh\u00ebr\u00eb q\u00eb nga viti 1945, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb dokumentet e Kadastr\u00ebs rezultojn\u00eb sot si \u201ctok\u00eb pa frut\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb me k\u00ebt\u00eb tok\u00eb rroj, t\u00eb gjith\u00eb I kemi mbjell\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Kam 80 kok\u00eb dele dhe n\u00ebse ma marrin tok\u00ebn, at\u00ebher\u00eb un\u00eb nuk kam m\u00eb se ku t\u2019i mbaj bag\u00ebtit\u00eb,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Bo\u00e7ova, n\u00eb fshatin fqinj t\u00eb Darzez\u00ebs, pasojat e parqeve fotovoltaike p\u00ebrjetohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb heshtur. Banor\u00ebt q\u00eb u besuan fillimisht premtime t\u00eb kompanive private, sot ndjehen t\u00eb zhg\u00ebnjyer.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi asnj\u00eb t\u00eb mir\u00eb,\u201d tha kryeplaku i fshatit Darzez\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konsultime duke u besuar premtimeve q\u00eb do t\u00eb na shtrojn\u00eb rrug\u00ebn e varrezave, rrug\u00ebn e fshatit, nj\u00eb ndri\u00e7im t\u00eb rrug\u00ebve, por q\u00eb realisht asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, plus po na marrin ujin,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur p\u00ebr ankesat e banor\u00ebve, bashkit\u00eb e qarkut t\u00eb Fierit i lajn\u00eb duart nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto aktivitete nuk licensohen nga pushteti lokal,\u201d tha Bashkia Fier p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, nd\u00ebrsa shtoi se i vetmi p\u00ebrfitim ishte ai i siguruar p\u00ebrmes taksave.<\/p>\n<p><strong>Qasje e gabuar<\/strong><\/p>\n<p>Foto arkiv\u00eb: Shtyll\u00eb e transmetimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Zhvillimi i vullsh\u00ebm i energjis\u00eb fotovoltaike n\u00eb Shqip\u00ebri u ngrit fillimisht si pjes\u00eb e marr\u00ebveshjeve me qeverin\u00eb. N\u00eb vitin 2018, K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebrcaktoi nj\u00eb paket\u00eb masash mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr bizneset n\u00eb sektorin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, ku p\u00ebrve\u00e7 garantimit t\u00eb tregut, vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre edhe tok\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pas ndryshimit t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr energjin\u00eb e rinovueshme\u201d n\u00eb vitin 2023, lejet u orientuan drejt sip\u00ebrmarrjeve t\u00ebr\u00ebsisht private dhe t\u00eb hapura p\u00ebr tregun e lir\u00eb. Por hapja e tregut, pa p\u00ebrmbushur m\u00eb s\u00eb pari nevojat e vendit p\u00ebr energji t\u00eb rinovueshme, rrezikon ta fus\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb spirale kostosh jo vet\u00ebm mjedisore.<\/p>\n<p>Sipas Planit Komb\u00ebtar p\u00ebr Klim\u00ebn dhe Energjin\u00eb, qeveria ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kuot\u00ebn prej 54.4% t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme n\u00eb konsumin total deri n\u00eb vitin 2030. Por ekspert\u00ebt thon\u00eb se ky objektiv \u00ebsht\u00eb seriozisht i rrezikuar.<\/p>\n<p>Sipas ambientalistit Lavdosh Ferruni, edhe pse energjia diellore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga burimet m\u00eb t\u00eb d\u00ebshirueshme n\u00eb bot\u00eb, m\u00ebnyra se si po i qaset k\u00ebtij sektori qeveria \u00ebsht\u00eb e gabuar.<\/p>\n<p>Ferruni thekson se vendi ka nj\u00eb territor t\u00eb kufizuar dhe p\u00ebrdorimi i tok\u00ebs p\u00ebr kapacitete t\u00eb m\u00ebdha eksporti rrezikon q\u00eb t\u2019i vendos\u00eb k\u00ebto nisma n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb kompanive private.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jet\u00eb e orientuar nga prodhimi 100% p\u00ebr nevojat e veta, eksportimi neto k\u00ebrkon hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha dhe Shqip\u00ebria nuk i ka kushtet,\u201d tha Ferruni p\u00ebr BIRN. \u201cKa mjaft interes edhe nga biznese t\u00eb huaja ndaj lind nevoja e kontrollit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb k\u00ebtyre e lejeve,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Gjergj Simaku, aktualisht ekspert i pavarur p\u00ebr energjin\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu skeptik p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb arritur targetin ligjor prej 54.4%, Shqip\u00ebria do t\u00eb duhej sipas Simakut q\u00eb ta rriste konsumin e brendsh\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb elektrike me gati 30% deri n\u00eb vitin 2030; \u00e7ka konsiderohet n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pamundur\u00ebs. Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i anashkaluar \u00ebsht\u00eb amortizimi i rrjetit elektrik t\u00eb vendit, i cili sipas tij gjeneron humbje dhe ka nevoj\u00eb urgjente p\u00ebr t\u2019u rigjeneruar.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb absurde. Ankandet jan\u00eb harruar, tani po jepen leje vet\u00ebm p\u00ebr tregun e lir\u00eb dhe na shitet sikur do ta konsumojm\u00eb ne at\u00eb energji, por nuk \u00ebsht\u00eb aspak k\u00ebshtu,\u201d tha Simaku.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do fillojm\u00eb t\u00eb fusim n\u00eb rrjet energjin\u00eb e k\u00ebtyre parqeve fotovoltaike, do fillojn\u00eb t\u00eb digjen transformator\u00ebt\u2026,\u201d p\u00ebrfundoi ai. \/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/politika-e-qeverise-me-energjine-e-paster-u-kushton-shtrenjte-komuniteteve-lokale\/\">\u201cSalillari po na grabit pronat!\u201d Politika e qeveris\u00eb me energjin\u00eb e past\u00ebr u kushton shtrenjt\u00eb komuniteteve lokale<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Revolucioni i energjis\u00eb diellore mb\u00ebrriti pa paralajm\u00ebrim shtatorin e vitit t\u00eb kaluar n\u00eb fshatin Bo\u00e7ov\u00eb t\u00eb Fierit \u2013 vet\u00ebm pak kilometra larg plazhit t\u00eb Semanit n\u00eb Adriatik \u2013 kur makinerit\u00eb e r\u00ebnda nis\u00ebn t\u00eb g\u00ebrmonin p\u00ebrbri arave t\u00eb mbjella. N\u00eb fshat askush nuk e dinte se \u00e7far\u00eb po ndodhte, por alarmi u rrit me kalimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69302","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69302"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69302\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}