{"id":69194,"date":"2026-02-08T12:48:45","date_gmt":"2026-02-08T12:48:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/gjykata-kushtetuese-si-parkim\/"},"modified":"2026-02-08T12:48:45","modified_gmt":"2026-02-08T12:48:45","slug":"gjykata-kushtetuese-si-parkim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/gjykata-kushtetuese-si-parkim\/","title":{"rendered":"Gjykata Kushtetuese si parkim"},"content":{"rendered":"<p>Nga Flogert Mu\u00e7a\/<\/p>\n<p>Vendimmarrja e fundit e Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me pezullimin nga detyra t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb episod juridik i debatuesh\u00ebm. Ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem serioz institucional, sepse n\u00eb thelb nuk kemi nj\u00eb vendim kushtetues, por nj\u00eb vendim pa vendim. Gjykata pranon se Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht autorizimin e Kuvendit p\u00ebr mas\u00ebn e pezullimit nga detyra t\u00eb nj\u00eb ministri. Pranon gjithashtu se ekziston nj\u00eb p\u00ebrplasje reale kompetencash mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyq\u00ebsor. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb Gjykata Kushtetuese. Por ajo ndahet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe, n\u00eb fund, refuzon t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e saj themelor: interpretimin e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimi formal i k\u00ebrkes\u00ebs nuk krijon asnj\u00eb standard, nuk orienton asnj\u00eb institucion dhe nuk zgjidh konfliktin. P\u00ebrkundrazi, ai e l\u00eb t\u00eb hapur, duke e transferuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb diku tjet\u00ebr, pa p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb aktual\u00eb t\u00eb pushteteve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, rasti individual i Belinda Ballukut ka r\u00ebnd\u00ebsi dyt\u00ebsore. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ministre, nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7do an\u00ebtar tjet\u00ebr i qeveris\u00eb. D\u00ebmi real nuk \u00ebsht\u00eb personal apo politik, por thell\u00ebsisht institucional. Kur pushtetet p\u00ebrplasen dhe Gjykata Kushtetuese refuzon t\u00eb flas\u00eb, balanca mes tyre mbetet pa arbit\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, konfliktet mes pushteteve nuk zgjidhen me heshtje. Ato zgjidhen me interpretim kushtetues. Nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasjeje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes ekzekutivit dhe gjyq\u00ebsorit, thot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite \u201crregullojeni vet\u00eb\u201d, nuk po mbron ndarjen e pushteteve, por po e braktis at\u00eb. K\u00ebtu q\u00ebndron rreziku m\u00eb i madh i k\u00ebsaj vendimmarrjeje: jo tek rezultati konkret, por tek mesazhi institucional q\u00eb p\u00ebrcillet p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>T\u2019i thuash Kuvendit se duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb si ligjv\u00ebn\u00ebs kushtetues, pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb interpretim mbi kuptimin aktual t\u00eb norm\u00ebs kushtetuese, nuk \u00ebsht\u00eb akt jurisprudence, por shmangie p\u00ebrgjegj\u00ebsie. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston p\u00ebr t\u00eb konstatuar se Kushtetuta hesht, por p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb kuptim pik\u00ebrisht k\u00ebsaj heshtjeje. N\u00ebse mjafton deklarimi se \u201cKushtetuta nuk e parashikon\u201d, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb funksion nuk nevojitet nj\u00eb gjykat\u00eb kushtetuese. Mjafton nj\u00eb gjykat\u00eb administrative ose nj\u00eb lexim teknik i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Konstitucionalisti nuk \u00ebsht\u00eb noter i boshll\u00ebqeve dhe as administrator pasiv i boshll\u00ebqeve ligjore; ai nuk ekziston p\u00ebr t\u00eb shmangur vendimmarrjen. Ai \u00ebsht\u00eb jurist elit\u00eb, shkenc\u00ebtar i s\u00eb drejt\u00ebs, i thirrur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar standarde dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekuilibrat themelor\u00eb t\u00eb rendit kushtetues. T\u00eb fshihesh pas formul\u00ebs se \u00e7\u00ebshtja i p\u00ebrket ligjv\u00ebn\u00ebsit kushtetues, kur ke p\u00ebrpara nj\u00eb konflikt konkret kompetencash, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje institucionale, por heqje dor\u00eb nga pushteti interpretues q\u00eb Kushtetuta vet\u00eb ia ka besuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb problematike b\u00ebhet situata kur nj\u00eb organ i till\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet edhe nga an\u00ebtar\u00eb pa formim t\u00eb thell\u00eb juridik kushtetues, n\u00eb nj\u00eb moment kur vendimmarrja k\u00ebrkon rigorozitet maksimal profesional dhe guxim intelektual. Sepse Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb forum debati akademik dhe as tryez\u00eb kompromisi. Ajo \u00ebsht\u00eb autoriteti i fundit q\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb, jo t\u00eb pres\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb pranon konfliktin, pranon boshll\u00ebkun dhe megjithat\u00eb refuzon t\u00eb jap\u00eb zgjidhje, nuk funksionon m\u00eb si organ suprem kushtetues. Ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb parkim institucional, nj\u00eb vend ku \u00e7\u00ebshtjet ndalojn\u00eb, por nuk zgjidhen. Dhe n\u00eb momentin q\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk guxon t\u00eb interpretoj\u00eb Kushtetut\u00ebn, Kushtetuta mbetet pa mbrojt\u00ebs dhe balanca mes pushteteve pa garant.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, problemi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i vet\u00ebm, por modeli q\u00eb po nd\u00ebrtohet. Nj\u00eb model ku Gjykata Kushtetuese shmang p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj kryesore dhe i l\u00eb konfliktet kushtetuese t\u00eb varura n\u00eb aj\u00ebr. Dhe nj\u00eb gjykat\u00eb kushtetuese q\u00eb nuk vendos, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb gjykat\u00eb. \u00cbsht\u00eb parkim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Flogert Mu\u00e7a\/ Vendimmarrja e fundit e Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me pezullimin nga detyra t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb episod juridik i debatuesh\u00ebm. Ajo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb problem serioz institucional, sepse n\u00eb thelb nuk kemi nj\u00eb vendim kushtetues, por nj\u00eb vendim pa vendim. Gjykata pranon se Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69194","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69194","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69194"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69194\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69194"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69194"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69194"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}