{"id":69177,"date":"2026-02-08T11:48:23","date_gmt":"2026-02-08T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/perjetesia-nuk-ka-nevoje-per-mbrojtje\/"},"modified":"2026-02-08T11:48:23","modified_gmt":"2026-02-08T11:48:23","slug":"perjetesia-nuk-ka-nevoje-per-mbrojtje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/perjetesia-nuk-ka-nevoje-per-mbrojtje\/","title":{"rendered":"P\u00ebrjet\u00ebsia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje"},"content":{"rendered":"<p>Nga Luan Rama<\/p>\n<p>Pa as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn ngasje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb polemik\u00eb krejt t\u00eb kot\u00eb me dhe p\u00ebr emrin e vepr\u00ebn e Kadares\u00eb n\u00eb mes, por i yshtur prej aq pak sa un\u00eb kam patur rastin ta njoh nga af\u00ebr shkrimtarin n\u00eb ato disa takime q\u00eb kam patur fatin t\u00eb kem me t\u00eb n\u00eb keto 25 vitet e fundit, e padyshim, m\u00eb shum\u00eb prej njohjes shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb prej vepr\u00ebs s\u00eb tij, po guxoj t\u00eb them se fjalia \u201cmbrom\u00ebni kur t\u00eb mos jem\u201d nuk mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb amanet e as nj\u00eb porosi e fundm\u00eb e Ismail Kadares\u00eb. Bindja, vet\u00ebdija e n\u00ebnvet\u00ebdija, karakteri, por edhe kryelart\u00ebsia e njohur bot\u00ebrisht, nuk len\u00eb shteg p\u00ebr ndonj\u00eb merak apo frik\u00eb t\u00eb shkrimtarit me em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbotsh\u00ebm, aq sa ai t\u00eb mendonte se duhej mbrojtur kur t\u00eb mos jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj, duke ikur prej emrit Kadare dhe edhe m\u00eb shum\u00eb prej polemik\u00ebs me emrin dhe vepr\u00ebn e tij n\u00eb mes, po rrekem t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb sprov\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajtes\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtrat krejt tjet\u00ebr se p\u00ebrse p\u00ebrjet\u00ebsia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Shkrimtari, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb njeri q\u00eb jeton dhe shkruan; ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ur\u00eb mes koh\u00ebs s\u00eb tij dhe p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. N\u00eb gjallje t\u00eb vet, ai p\u00ebrmes vepr\u00ebs, nd\u00ebrton bot\u00ebn e tij. Pas ikjes nga kjo jet\u00eb, ai nuk zhduket; veprat e tij b\u00ebhen vet\u00eb mburoja e emrit dhe e autoritetit t\u00eb tij, duke e kthyer jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koncept unik: vepr\u00ebn si p\u00ebrjet\u00ebsi dhe p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb si jet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jet\u00ebs, \u00e7do shkrimtar jeton n\u00eb dy dimensione nj\u00ebkoh\u00ebsisht: dimensionin personal dhe dimensionin e vepr\u00ebs.<br \/>\nVeprat nuk jan\u00eb thjesht produkt i koh\u00ebs; ato jan\u00eb hap\u00ebsira ku njeriu i p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe njeriu i koh\u00ebs bashkohen.<\/p>\n<p>Kur shkrimtari nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb fizikisht mes nesh, veprat e tij nuk mbeten thjesht kujtim. Ato b\u00ebhen vet\u00eb shkrimtari.<br \/>\nJeta e tij fizike kthehet n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs, sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ai ka krijuar jeton dhe b\u00ebn historin\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, jet\u00eb dhe vdekje bashkohen. Shkrimtari jeton n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb lexuar, n\u00eb \u00e7do reflektim q\u00eb zgjon tek lexuesi, duke i kthyer vepr\u00ebn n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi dhe p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kjo dyfishsi kohore lind nj\u00eb parim i thjesht\u00eb dhe i thell\u00eb: shkrimtari nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb mbrohet nga askush, sepse veprat jan\u00eb mburoja m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e fuqishme dhe m\u00eb e sigurt e tij.<br \/>\nPara vdekjes, ato e ruajn\u00eb autoritetin dhe ndikimin, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr miratim t\u00eb jasht\u00ebm. Pas vdekjes, ato e b\u00ebjn\u00eb shkrimtarin t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, duke e kthyer jet\u00ebn e tij n\u00eb koncept unik: nj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi e gjall\u00eb q\u00eb i reziston koh\u00ebs dhe harres\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb filozofia e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb letrare: shkrimtari nuk jeton thjesht n\u00eb trupin e tij, por n\u00eb bot\u00ebn q\u00eb krijon, dhe kjo bot\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr roje, ajo mbron vetveten.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00e7do amanet i pretenduar i shkrimtarit p\u00ebr t\u2019u \u201cmbrojtur kur t\u00eb mos jem\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb shprehje e nj\u00eb kontradikte t\u00eb thell\u00eb filozofike.<br \/>\nPrej kujt e nga \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb mbrohet ai q\u00eb e ka krijuar p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb vet\u00eb? Amaneti, pavar\u00ebsisht sinqeritetit ose sentimentit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thyerje midis shkrimtarit dhe vepr\u00ebs: ai supozon se veprat nuk jan\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u00eb jetuar vet\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje, apo frika e zbulimit t\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebkati e shtyn n\u00eb gjallje q\u00eb t\u00eb ler\u00eb \u201camanet\u201d ta mbrojn\u00eb kur t\u00eb mos jet\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p>Shkrimtari nuk l\u00eb amanete; veprat jan\u00eb mburoja, dhe p\u00ebrjet\u00ebsia nuk ka frik\u00eb. Ai krijon bot\u00eb q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Shkrimtari jeton dy her\u00eb: si qenie njer\u00ebzore dhe si krijues i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Veprat e tij jan\u00eb mburoja e autoritetit, vendi ku jeta dhe vdekja takohen, ku koha nuk mund ta fshij\u00eb ndikimin e tij. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb \u201cmbrojtur\u201d shkrimtarin \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>Ai nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr roje, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr amanete. \u00c7do fjal\u00eb q\u00eb ka shkruar, \u00e7do histori q\u00eb ka krijuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb q\u00eb nuk shuhet kurr\u00eb, nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb ndri\u00e7on mbi lexuesin, mbi historin\u00eb dhe mbi koh\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsia: veprat jetojn\u00eb, autori jeton, dhe askush nuk mund t\u2019i mbroj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ato vet\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Luan Rama Pa as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn ngasje p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb polemik\u00eb krejt t\u00eb kot\u00eb me dhe p\u00ebr emrin e vepr\u00ebn e Kadares\u00eb n\u00eb mes, por i yshtur prej aq pak sa un\u00eb kam patur rastin ta njoh nga af\u00ebr shkrimtarin n\u00eb ato disa takime q\u00eb kam patur fatin t\u00eb kem me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69177","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69177\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}