{"id":69176,"date":"2026-02-08T11:48:23","date_gmt":"2026-02-08T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/esposito-paraburgimi-ne-shqiperi-pese-here-me-i-larte-se-mesatarja-e-be-se-ti-jepet-perparesi-alternativave-te-tjera\/"},"modified":"2026-02-08T11:48:23","modified_gmt":"2026-02-08T11:48:23","slug":"esposito-paraburgimi-ne-shqiperi-pese-here-me-i-larte-se-mesatarja-e-be-se-ti-jepet-perparesi-alternativave-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/esposito-paraburgimi-ne-shqiperi-pese-here-me-i-larte-se-mesatarja-e-be-se-ti-jepet-perparesi-alternativave-te-tjera\/","title":{"rendered":"Esposito: Paraburgimi n\u00eb Shqip\u00ebri pes\u00eb her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se mesatarja e BE-s\u00eb, t\u2019i jepet p\u00ebrpar\u00ebsi alternativave t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me sfida serioze n\u00eb fush\u00ebn e paraburgimit, si n\u00eb drejtim t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb personave n\u00eb paraburgim, ashtu edhe n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e tij, vler\u00ebson Gianluca Esposito, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare (ATSh).<\/p>\n<p>Sipas Espositos, situata aktuale paraqet arsye reale p\u00ebr shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Ai i referohet raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Komitetit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr Parandalimin e Tortur\u00ebs (CPT), i cili evidenton se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nga normat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb burgosjes midis shteteve an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. CPT gjithashtu identifikoi nj\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb rritje t\u00eb paraburgimit, duke rezultuar n\u00eb mbipopullim n\u00eb disa nga qendrat e paraburgimit.<\/p>\n<p>\u201cSipas statistikave zyrtare, q\u00eb nga n\u00ebntori 2025, n\u00eb burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb kishte 4578 t\u00eb burgosur, nga t\u00eb cil\u00ebt 58% ishin n\u00eb paraburgim. Shkalla e paraburgimit n\u00eb Shqip\u00ebri prej 94,6 personash p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb \u00ebsht\u00eb gati kat\u00ebr ose pes\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se mesatarja e BE-s\u00eb\u201d, tha Esposito.<\/p>\n<p>Ai theksoi se, nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb koh\u00ebzgjatja e paraburgimit.<\/p>\n<p>Mesatarja prej 253 dit\u00ebsh (8,4 muaj) \u00ebsht\u00eb mjaft e lart\u00eb, n\u00ebnvizoi Esposito.<\/p>\n<p>\u201cParaburgimi i gjat\u00eb dhe mungesa e arsyetimit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm u identifikuan gjithashtu nga Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb disa vendime kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb (Hysa kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, Strazimiri kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, Delijorgji kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb)\u201d, tha Esposito.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr rreziqet kryesore q\u00eb lidhen me paraburgimin e zgjatur, Esposito thekson se kjo fush\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ndjeshmet e drejt\u00ebsis\u00eb penale, pasi prek drejtp\u00ebrdrejt lirit\u00eb individuale dhe parimin themelor t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket masave q\u00eb duhet t\u00eb merren p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve dhe menaxhimit t\u00eb paraburgimit, ai n\u00ebnvizon se nevojiten nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebrmir\u00ebsime materiale dhe reforma sistemike.<\/p>\n<p>\u201cHapi i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kushtet \u00ebsht\u00eb ulja e mbipopullimit. Megjithat\u00eb, kjo nuk b\u00ebhet vet\u00ebm duke nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb burgje, por duke kufizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive p\u00ebrdorimin dhe koh\u00ebzgjatjen e paraburgimit dhe duke i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi alternativave ndaj paraburgimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb zbatimin e regjimit jond\u00ebshkues t\u00eb paraburgimit n\u00eb p\u00ebrputhje me prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Esposito v\u00ebren se kuadri ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Problemi kryesor, thekson ai p\u00ebr ATSh, \u201c\u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i tep\u00ebrt dhe i paarsyetuar mjaftuesh\u00ebm i paraburgimit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb gjykatat e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe gjat\u00eb shqyrtimeve periodike\u201d.<br \/>\n\u201cMasat p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar p\u00ebrdorimin e tep\u00ebrt t\u00eb paraburgimit duhet t\u00eb adresohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike. Ndryshimet legjislative duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebto objektiva, por faktor\u00ebt kryesor\u00eb jan\u00eb praktika gjyq\u00ebsore dhe kultura ligjore\u201d, tha Esposito.<\/p>\n<p>Duke iu referuar standardeve evropiane, ai rikujton se, sipas jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, paraburgimi duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm si mjet i fundit, kur masat m\u00eb pak kufizuese rezultojn\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmir\u00ebsimi i paraburgimit \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me individ\u00eb q\u00eb supozohen t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe liria e t\u00eb cil\u00ebve kufizohet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar administrimin e duhur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, tha Esposito.<\/p>\n<p>\u201cFushat prioritare duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb arsyetimit gjyq\u00ebsor, rritja e p\u00ebrdorimit kuptimplot\u00eb t\u00eb alternativave ndaj paraburgimit dhe sigurimi i shqyrtimit periodik substancial dhe efektiv\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb, roli i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb sigurimin q\u00eb paraburgimi t\u00eb kryhet n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejtat themelore dhe dinjitetin njer\u00ebzor. K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs ofron nj\u00eb qasje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb kombinon ekspertiz\u00ebn ligjore, nd\u00ebrtimin e kapaciteteve dhe monitorimin, t\u00eb gjitha t\u00eb bazuara n\u00eb standardet evropiane t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe sundimit t\u00eb ligjit\u201d, shton Esposito.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, ne kemi nj\u00eb projekt bashk\u00ebpunimi t\u00eb hartuar posa\u00e7\u00ebrisht me autoritetet shqiptare q\u00eb adreson sfidat q\u00eb lidhen me paraburgimin, nd\u00ebr t\u00eb tjera. Projekti bazohet n\u00eb nevojat konkrete t\u00eb identifikuara s\u00eb bashku me autoritetet shqiptare p\u00ebrmes gjetjeve dhe rekomandimeve t\u00eb CPT-s\u00eb dhe jurisprudenc\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Ai synon t\u00eb p\u00ebrkthej\u00eb standardet evropiane n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime praktike n\u00eb legjislacion dhe praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore\u201d, shprehet m\u00eb tej Esposito.<\/p>\n<p>Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs shprehet mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr bashk\u00ebpunimin konstruktiv me autoritetet shqiptare dhe besimin se do t\u00eb nd\u00ebrmerren veprimet e nevojshme p\u00ebr adresimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Ai shton se Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga praktikat e mira t\u00eb vendeve t\u00eb tjera evropiane, ku paraburgimi p\u00ebrdoret si mas\u00eb e fundit, me arsyetim individual, shqyrtim t\u00eb rregullt gjyq\u00ebsor, p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb alternativave dhe mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr personat n\u00eb situata t\u00eb cenueshme.<\/p>\n<p>\u201cStandardet evropiane mbi paraburgimin jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shum\u00eb praktika t\u00eb mira n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Hulumtimet krahasuese kan\u00eb treguar se pavar\u00ebsisht ndryshimeve midis sistemeve ligjore, problemet q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb vendimet e paraburgimit jan\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet an\u00ebtare dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u trajtuar. Qasjet efektive ndajn\u00eb karakteristika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e paraburgimit si mas\u00eb e fundit, arsyetimin individual, shqyrtimin e rregullt gjyq\u00ebsor, p\u00ebrdorimin e gjer\u00eb t\u00eb alternativave ndaj paraburgimit, aksesin n\u00eb k\u00ebshillim ligjor dhe mbrojtje t\u00eb tjera procedurale, dhe konsiderat\u00ebn specifike p\u00ebr personat n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb cenueshme. K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs promovon shk\u00ebmbimin e praktikave t\u00eb tilla, t\u00eb p\u00ebrshtatura me kontekstin ligjor komb\u00ebtar dhe tradit\u00ebn ligjore\u201d, thekson Esposito.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me sfida serioze n\u00eb fush\u00ebn e paraburgimit, si n\u00eb drejtim t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb personave n\u00eb paraburgim, ashtu edhe n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e tij, vler\u00ebson Gianluca Esposito, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare (ATSh). [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69176","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69176","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69176"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69176\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69176"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69176"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69176"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}