{"id":69163,"date":"2026-02-08T10:48:24","date_gmt":"2026-02-08T10:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/analiza-e-rel-a-do-te-shpallen-te-pafajshem-ish-kreret-e-uck-se\/"},"modified":"2026-02-08T10:48:24","modified_gmt":"2026-02-08T10:48:24","slug":"analiza-e-rel-a-do-te-shpallen-te-pafajshem-ish-kreret-e-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/analiza-e-rel-a-do-te-shpallen-te-pafajshem-ish-kreret-e-uck-se\/","title":{"rendered":"Analiza e REL: A do t\u00eb shpallen t\u00eb pafajsh\u00ebm ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Gjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) \u00ebsht\u00eb n\u00eb kilometrin e fundit, dhe pak hapa kan\u00eb mbetur deri te vendimi i trupit gjykues t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebr akuzat ndaj tyre p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ish-kryeparlamentar\u00ebt Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat.<\/p>\n<p>Ata akuzohen p\u00ebr veprat penale q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb krime lufte: ndalim t\u00eb paligjsh\u00ebm ose arbitrar, trajtim mizor, tortur\u00eb dhe vrasje t\u00eb paligjshme dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit: burgosje, akte t\u00eb tjera \u00e7njer\u00ebzore, zhdukje me forc\u00eb t\u00eb personave dhe p\u00ebrndjekje.<\/p>\n<p>Sipas akt-akuz\u00ebs, krimet e paraqitura aty jan\u00eb kryer n\u00eb periudh\u00ebn prej marsit t\u00eb vitit 1998 deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1999, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme pritet t\u00eb nisin deklaratat p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar, Mbrojt\u00ebsit t\u00eb Viktimave dhe t\u00eb ekipeve mbrojt\u00ebse t\u00eb ish-epror\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit t\u00eb asaj q\u00eb njihet si Gjykata Speciale, n\u00eb Holand\u00eb, q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2020.<\/p>\n<p>Akt-akuza p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj kat\u00ebrshes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u konfirmua m\u00eb 26 tetor t\u00eb vitit 2020. Me t\u2019u b\u00ebr\u00eb publike, m\u00eb 5 n\u00ebntor t\u00eb po atij viti, t\u00eb akuzuarit u d\u00ebrguan n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Pastaj nisi procedura paraprake, kur u mbajt\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb konferencash statusore, e u prezantuan materiale dhe prova t\u00eb ndryshme. Gjykimi nuk filloi deri m\u00eb 3 prill t\u00eb 2023-it.<\/p>\n<p>P\u00ebr 3 dit\u00eb rresht, pal\u00ebt mbajt\u00ebn deklaratat e tyre hyr\u00ebse. Fillimisht, prokuror\u00ebt dhe mbrojt\u00ebsit e viktimave.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e specializuar njoftuan se do t\u00eb paraqisnin d\u00ebshmi se t\u00eb akuzuarit ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb e konsiderojn\u00eb \u201cnd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d, q\u00eb gjoja kishte sh\u00ebnjestruar kund\u00ebrshtar\u00ebt e perceptuar t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb deklaratat hyr\u00ebse, ata than\u00eb se ajo kishte udh\u00ebhequr nj\u00eb \u201cluft\u00eb speciale\u201d kund\u00ebr atyre q\u00eb i konsideronte \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb\u201d dhe \u201ctradhtar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb nisje t\u00eb gjykimit, prokurori i specializuar, Alex Whiting, deklaroi se \u201cshumica e viktimave t\u00eb t\u00eb pandehurve ishin bashk\u00ebkomb\u00ebs shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb zellin e tyre p\u00ebr t\u00eb goditur dhe eliminuar ata q\u00eb i konsideronin kund\u00ebrshtar\u00eb, t\u00eb pandehurit mb\u00ebshtet\u00ebn dhe zbatuan nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb shpesh i viktimizonte edhe t\u00eb vet\u00ebt e tyre\u201d, tha Whiting.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebrmes deklaratave t\u00eb tyre hyr\u00ebse, p\u00ebr 2 dit\u00eb me radh\u00eb, duke nisur nga 4 prilli i vitit 2023, ekipet mbrojt\u00ebse argumentuan se U\u00c7K-ja s\u2019kishte nj\u00eb komand\u00eb fikse, duke hedhur posht\u00eb akuz\u00ebn se ata ishin pjes\u00eb e \u201cnd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d, si\u00e7 pretendon Prokuroria.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 4 prillit, u deklarua edhe vet\u00eb Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai tha se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se U\u00c7K-ja nuk ka kryer vepr\u00ebn e trafikimit t\u00eb organeve, akuz\u00eb q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb nga ish-senatori zviceran, Dick Marty, q\u00eb u konkretizua n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs m\u00eb 2011. Pik\u00ebrisht ky raport sh\u00ebrbeu si pik\u00ebnisje p\u00ebr krijimin e Dhomave t\u00eb Specializuara dhe t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar t\u00eb Kosov\u00ebs, me seli n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBota tani e di sot, si rezultat i k\u00ebtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Sht\u00ebpia e Verdh\u00eb nuk ka ekzistuar kurr\u00eb. Tani e dim\u00eb se edhe un\u00eb, edhe U\u00c7K-ja, populli i Kosov\u00ebs dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, jemi shfaj\u00ebsuar nga k\u00ebto akuza. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, dhe reja e zez\u00eb mbi Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb hequr. Pra, kjo sakrific\u00eb ia ka vlejtur\u201d, u shpreh Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga prilli i vitit 2023, e deri n\u00eb dhjetorin e vitit 2025, pal\u00ebt paraqit\u00ebn prova e thirr\u00ebn d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb gjykatore.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin ndaj kat\u00ebrshes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb vler\u00ebsohet se jan\u00eb 155 viktima pjes\u00ebmarr\u00ebse. Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar ftoi n\u00eb gjykatore 125 d\u00ebshmitar\u00eb, nd\u00ebrkaq 117 t\u00eb tjer\u00eb dor\u00ebzuan d\u00ebshmit\u00eb e tyre me shkrim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt e Prokuroris\u00eb ishte edhe Fadil Geci, i cili n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024 d\u00ebshmoi n\u00eb Hag\u00eb se \u201cTha\u00e7i ka menduar t\u00eb na shfaros\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u2026 me krejt familjen, q\u00ebllimi i tij ka qen\u00eb t\u00eb na shfaros\u00eb\u201d, shprehej Geci.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2025, Prokuroria e Specializuar p\u00ebrmbylli faz\u00ebn e prezantimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, nd\u00ebrkaq m\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb atij muaji, e p\u00ebrmbylli paraqitjen e provave, duke prezantuar mij\u00ebra prova materiale, q\u00eb tha se mb\u00ebshtesnin akuzat e saj.<\/p>\n<p>Dy viktima u thirr\u00ebn n\u00eb gjykatore nga mbrojt\u00ebsit e viktimave, nd\u00ebrkaq shtat\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb u ftuan nga ekipet mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator, ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb Tha\u00e7it dhe Krasniqit nis\u00ebn thirrjen e d\u00ebshmitar\u00ebve, dhe paraqitjen e provave t\u00eb tyre. Ekipi i Veselit dhe ai Krasniqit zgjodh\u00ebn t\u00eb mos paraqisnin as prova, e as t\u00eb th\u00ebrrisnin d\u00ebshmitar\u00eb.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb doli para togave t\u00eb zeza ishte James Rubin, ish-ndihm\u00ebsi i sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, i cili p\u00ebr 3 dit\u00eb rresht, n\u00eb shtatorin e 2025-t\u00ebs, d\u00ebshmoi n\u00eb mbrojtje t\u00eb Tha\u00e7it. Ai tha se ish-presidenti i Kosov\u00ebs kishte rol kryesisht politik n\u00eb U\u00c7K, dhe s\u2019kishte kompetenca p\u00ebr vendime ushtarake, duke shtuar se p\u00ebr \u00e7do vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ai duhej t\u00eb merrte miratimin e komandant\u00ebve t\u00eb zonave. Rubin d\u00ebshmoi se nuk kishte informacione q\u00eb e lidhnin Tha\u00e7in dhe Krasniqin me pretendimet p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykat\u00eb u paraqit edhe Christopher Hill, diplomat i pensionuar amerikan, q\u00eb kishte qen\u00eb i d\u00ebrguar i Washingtonit gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Edhe ai ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb se Tha\u00e7i nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb U\u00c7K, duke theksuar se nuk kishte informacione se Tha\u00e7i kishte urdh\u00ebruar aktivitete t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Ish-komandanti suprem i forcave aleate t\u00eb NATO-s, Wesley Cark, ishte d\u00ebshmitari i fundit i mbrojtjes s\u00eb Tha\u00e7it. P\u00ebr 2 dit\u00eb rresht, n\u00eb n\u00ebntor e 2025, ai d\u00ebshmoi p\u00ebr rolin e U\u00c7K-s\u00eb dhe t\u00eb Tha\u00e7it. Sipas gjeneralit t\u00eb pensionuar amerikan, Tha\u00e7i nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr aktet e dhun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu kryesor i fushat\u00ebs s\u00eb NATO-s ndaj caqeve serbe d\u00ebshmoi se U\u00c7K-ja nuk kishte zinxhir komandues funksional, e as hierarki t\u00eb plot\u00eb, dhe n\u00ebse do t\u00eb kishte di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, sipas tij, do t\u00eb ishte e pamundur q\u00eb SHBA-ja dhe NATO-ja t\u00eb mos ishin n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>Ai i tha trupit gjykues se U\u00c7K-ja nuk ishte terroriste dhe se pjes\u00ebtar\u00ebt e saj luftuan p\u00ebr lirin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrmbylljen e d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtjes, gjykimi kaloi n\u00eb faz\u00ebn tjet\u00ebr: Dor\u00ebzimi i dosjeve p\u00ebrfundimtare nga pal\u00ebt, deri n\u00eb fund t\u00eb janarit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nga 9 deri m\u00eb 18 shkurt, pal\u00ebt do t\u00eb mbajn\u00eb deklaratat p\u00ebrmbyll\u00ebse.<\/p>\n<p>Fillimisht do t\u00eb ket\u00eb radh\u00ebn Prokuroria, ekipet e mbrojt\u00ebsve t\u00eb viktimave, dhe m\u00eb pas nga 11 shkurti do t\u00eb jet\u00eb radha e ekipeve mbrojt\u00ebse t\u00eb t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrmbylljes s\u00eb deklaratave, \u00e7\u00ebshtja kalon te trupi gjykues. Gjykat\u00ebsit kan\u00eb tre muaj koh\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb vendim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen dhe ta shpallin at\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Gjykata n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb her\u00ebt kan\u00eb treguar se gjykat\u00ebsit mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjatjen e afatit p\u00ebr marrjen e vendimit edhe p\u00ebr 2 muaj, dhe n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme edhe m\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa ky gjykim po shkon drejt fundit, Tha\u00e7i pritet t\u00eb ket\u00eb ende pun\u00eb me Dhomat e Specializuara, pasi ndaj tij pritet q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb nis\u00eb gjykimi p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb ndar\u00eb kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar u themeluan n\u00eb vitin 2015 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, dhe jan\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, por veprojn\u00eb me personel nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Holand\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb kryera kund\u00ebr pakicave etnike dhe rival\u00ebve politik\u00eb q\u00eb nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.\/Marr\u00eb nga REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykimi ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) \u00ebsht\u00eb n\u00eb kilometrin e fundit, dhe pak hapa kan\u00eb mbetur deri te vendimi i trupit gjykues t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Hag\u00eb, p\u00ebr akuzat ndaj tyre p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ish-kryeparlamentar\u00ebt Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69163","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69163"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69163\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}