{"id":69160,"date":"2026-02-08T10:48:17","date_gmt":"2026-02-08T10:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/pezullimi-i-ballukut-rama-sulmon-kushtetuesen-budallallek-boteror-do-vijojme-betejen\/"},"modified":"2026-02-08T10:48:17","modified_gmt":"2026-02-08T10:48:17","slug":"pezullimi-i-ballukut-rama-sulmon-kushtetuesen-budallallek-boteror-do-vijojme-betejen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/08\/pezullimi-i-ballukut-rama-sulmon-kushtetuesen-budallallek-boteror-do-vijojme-betejen\/","title":{"rendered":"Pezullimi i Ballukut\/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallall\u00ebk bot\u00ebror! Do vijojm\u00eb betej\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb 8 gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kushtetueses, t\u00eb cil\u00ebt me barazi votash lan\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e GJKKO-s\u00eb p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb zv\/kryeministren Belinda Balluku, duke rr\u00ebzuar k\u00ebshtu qeverin\u00eb, kryeministri Edi Rama thot\u00eb se nuk do t\u00eb heqim dor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe do ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb\u201d tha Rama, nd\u00ebrsa shtoi se Gjykata Kushtetuese me nj\u00eb vendim t\u00eb t\u00eb nj\u00eb prokurori dhe gjykat\u00ebsi, lejoji t\u00eb rimarr\u00eb peng qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb prej n\u00ebntorit kur GJKKO l\u00ebshoi vendimin p\u00ebr pezullimin e Ballukut nga funksionet shtet\u00ebrore, Rama e ka cil\u00ebsuar si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje brutale n\u00eb pushtetin e ekzekutivit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb, ne do ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, ku na thirri me pahir \u00e7artja antidemokratike e pezullimit t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari qeverie dhe ku fatkeq\u00ebsisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim sa t\u00eb thjesht\u00eb, \u2013 \u00ebsht\u00eb vendim shum\u00eb i thjesht\u00eb se mjafton t\u00eb marr\u00ebsh shembull \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb do apo t\u00eb gjith\u00eb vendet e bot\u00ebs bashk\u00eb dhe nuk do t\u00eb gjesh dot nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ngjashme, \u2013 por nj\u00eb vendim po aq dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb vendin e vet\u00ebm n\u00eb planet, ku sot aktualisht me k\u00ebt\u00eb brutalitet t\u00eb rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vet\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs mund t\u00eb pezullohet nga i pari prokuror q\u00eb gdhihet me k\u00ebt\u00eb ide n\u00eb kok\u00eb\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Rama i drejtohet t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politike, duke theksuar dhe nj\u00ebher\u00eb pozit\u00ebn e tij. Kryeministri thot\u00eb se as kjo ndodhi nuk do t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb pozitat e qeveris\u00eb apo\u00a0t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb dor\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebrkundrazi Partia Socialiste thot\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb i vetmi garant p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Gjykata Kushtetuese riktheu ne fuqi vendimin e 19 n\u00ebntorit t\u00eb GJKKO-s\u00eb, Belinda Balluku tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb zv\/kryeministre e Shqip\u00ebris\u00eb. 8 gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk arrit\u00ebn dot nj\u00eb shumic\u00eb, duke u ndar\u00eb 4-4 referuar k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb me n\u00eb krye Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb GJKKO-s\u00eb. Kur votat ndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, k\u00ebrkesa quhet e rr\u00ebzuar. Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur p\u00ebr tenderin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr t\u00eb 7 lotet e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, si dhe p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 3 procedura t\u00eb tjera tenderuese.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i Edi Ram\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Sh\u00ebnimi i fundit i dit\u00ebs, por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb lidhet me Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos e lejuar rimarrjen peng t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb mjet t\u00eb papar\u00eb dhe t\u00eb pad\u00ebgjuar n\u00eb bot\u00ebn demokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pezullimi i nj\u00eb an\u00ebtari qeverie nga nj\u00eb prokuror dhe nj\u00eb gjykat\u00ebs\u00a0 n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. K\u00ebshtu, Shqip\u00ebria b\u00ebhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb dy muaj, shembulli i par\u00eb i nj\u00eb budallall\u00ebku bot\u00ebror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lug\u00ebn e ujit t\u00eb turbullt t\u00eb tyre q\u00eb Servantes n\u00eb librin e tij t\u00eb famsh\u00ebm Don Kishoti i Man\u00e7\u00ebs i quan arsyet e Mosarsyes.<\/p>\n<p>Por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb mosvendimmarrja e Gjykat\u00ebs Kushtetuese e kthen n\u00eb fuqi pezullimin e ministers, e cila, q\u00eb t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, pavar\u00ebsisht se qart\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luks dhe nj\u00eb luks i rrall\u00eb q\u00eb mund ta k\u00ebrkosh, por v\u00ebshtir\u00eb ta gjesh n\u00eb turbullir\u00ebn e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet p\u00ebr korrupsion, as nga vet\u00eb prokurori q\u00eb shpiku pezullimin e an\u00ebtarit t\u00eb qeveris\u00eb me vendim t\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb mbyllur t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb nj\u00eb gjyqi. Sidoqoft\u00eb, zhb\u00ebrja e k\u00ebsaj shpikjeje 100% \u201cMade in Albania\u201d e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re dhe e drejt\u00ebsis\u00eb ende t\u00eb papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe \u00e7\u00ebshtjen konkrete po me nj\u00eb parim t\u00eb panegociuesh\u00ebm t\u00eb demokracis\u00eb mbetet nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb rigarantuar pavar\u00ebsin\u00eb ekzekutive\u00a0 t\u00eb parlamentit nga pushteti gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, ne do ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, ku na thirri me pahir \u00e7artja antidemokratike e pezullimit t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari qeverie dhe ku fatkeq\u00ebsisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim sa t\u00eb thjesht\u00eb, \u2013 \u00ebsht\u00eb vendim shum\u00eb i thjesht\u00eb se mjafton t\u00eb marr\u00ebsh shembull \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb do apo t\u00eb gjith\u00eb vendet e bot\u00ebs bashk\u00eb dhe nuk do t\u00eb gjesh dot nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ngjashme, \u2013 por nj\u00eb vendim po aq dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb vendin e vet\u00ebm n\u00eb planet, ku sot aktualisht me k\u00ebt\u00eb brutalitet t\u00eb rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vet\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs mund t\u00eb pezullohet nga i pari prokuror q\u00eb gdhihet me k\u00ebt\u00eb ide n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, kam dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kujtdo q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb buz\u00ebn n\u00eb gaz apo ka nxjerr\u00eb gjuh\u00ebn jasht\u00eb pas mosvendimit t\u00eb Kushtetueses dhe e b\u00ebn hosana dhe f\u00ebrkon duart me kuturisjet e mod\u00ebs s\u00eb re t\u00eb arresteve pa gjyq, t\u00eb cilat arrit\u00ebn nj\u00eb kulm t\u00eb ri k\u00ebt\u00eb jav\u00eb me 30 e kusur flet\u00eb-arresti t\u00eb prera nga nj\u00eb prokuror n\u00eb Durr\u00ebs, i cili n\u00eb fakt nuk paraburgosi vet\u00ebm veten e vet, \u2013 se t\u00eb gjitha \u00e7far\u00eb kishte rreth e rrotull p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk p\u00ebrmbush asnj\u00eb kusht, zero, hi\u00e7 nga ato q\u00eb K\u00ebshilli i Europ\u00ebs dhe drejt\u00ebsia demokratike p\u00ebrcakton si kushte t\u00eb domosdoshme p\u00ebr arrestin, \u2013 i futi n\u00eb nj\u00eb thes, \u2013 u them nj\u00eb gj\u00eb, \u2013 kush beson se p\u00ebrpjekja e natyrshme p\u00ebr shtetin ligjor e t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb, e jona, qeveri, parlament, drejt\u00ebsi, me t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrpjetat dhe t\u00eb tat\u00ebpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, do t\u00eb prodhoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb kosto p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shumic\u00eb qeveris\u00ebse, t\u00eb cilat do ta kthejn\u00eb n\u00eb pun\u00eb mullirin e prishur t\u00eb opozitave, gabon dit\u00eb dhe nat\u00eb sepse nuk kupton at\u00eb q\u00eb e kupton shum\u00eb qart\u00eb populli shqiptar, njeriu i zakonsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb. Lufta p\u00ebr drejt\u00ebsi, p\u00ebr shtet ligjor demokratik, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb europiane n\u00eb Bashkimin Europian, ka vet\u00ebm nj\u00eb garant, ende sot p\u00ebr sot, mua dhe k\u00ebt\u00eb shumic\u00eb qeveris\u00ebse. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb!.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pezullimi-i-ballukut-rama-sulmon-kushtetuesen-budallallek-boteror-do-vijojme-betejen\/\">Pezullimi i Ballukut\/ Rama sulmon Kushtetuesen: Budallall\u00ebk bot\u00ebror! Do vijojm\u00eb betej\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">27<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb 8 gjyqtar\u00ebve t\u00eb Kushtetueses, t\u00eb cil\u00ebt me barazi votash lan\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e GJKKO-s\u00eb p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb zv\/kryeministren Belinda Balluku, duke rr\u00ebzuar k\u00ebshtu qeverin\u00eb, kryeministri Edi Rama thot\u00eb se nuk do t\u00eb heqim dor\u00eb. \u201cNe do ta vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb\u201d tha Rama, nd\u00ebrsa shtoi se Gjykata Kushtetuese me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69160","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69160\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}