{"id":69127,"date":"2026-02-07T21:10:25","date_gmt":"2026-02-07T21:10:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/bujqesia-midis-konsolidimit-dhe-renies\/"},"modified":"2026-02-07T21:10:25","modified_gmt":"2026-02-07T21:10:25","slug":"bujqesia-midis-konsolidimit-dhe-renies","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/bujqesia-midis-konsolidimit-dhe-renies\/","title":{"rendered":"Bujq\u00ebsia, midis konsolidimit dhe r\u00ebnies"},"content":{"rendered":"<p>Eksportet e prodhimeve t\u00eb fresk\u00ebta u rrit\u00ebn me ritme dyshifrore si n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb sasi gjat\u00eb 8-mujorit 2025, por nga ana tjet\u00ebr, sektori thelloi m\u00eb tej r\u00ebnien me 2.6% n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb. Fermer\u00ebt dhe eksportuesit pohojn\u00eb se bujq\u00ebsia po konsolidohet n\u00eb ferma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb specializuara p\u00ebr eksport, teksa po falimentojn\u00eb fermat e vogla t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb tradicionale. Arsyet pse importet dhe eksportet e ushqimeve po rriten nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Kostot e an\u00ebtar\u00ebsimit q\u00eb po v\u00ebn\u00eb me shpatulla pas muri bujq\u00ebsin\u00eb. Serbia \u00ebsht\u00eb partneri kryesor n\u00eb eksporte, teksa tregjet e BE-s\u00eb shfaqin luhatje.<\/p>\n<h4>Frutat dhe zarzavatet dy vitet fundit kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm vler\u00ebn dhe sasin\u00eb e eksporteve. Kultivimi i tyre zakonisht b\u00ebhet n\u00eb ferma t\u00eb specializuara n\u00eb shum\u00eb hektar\u00eb, si n\u00eb serr\u00eb dhe n\u00eb fush\u00eb p\u00ebr t\u2019u eksportuar. Fermeri Ziu thot\u00eb se nuk po zgjerohet baza e njer\u00ebzve q\u00eb po merret me bujq\u00ebsi, p\u00ebrkundrazi numri i tyre po tkurret \u00e7do dit\u00eb, por disa ferma t\u00eb m\u00ebdha po zgjerojn\u00eb sip\u00ebrfaqet, tha ai.<\/h4>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sektori bujq\u00ebsor thelloi tkurrjen k\u00ebt\u00eb vit me -2.6% n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb. Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb vitin e pest\u00eb t\u00eb r\u00ebnies, si volum prodhimi. Ruzhdi Koni, eksportues me p\u00ebrvoj\u00eb i prodhimeve bujq\u00ebsore, tha se rritjet e shitjeve jasht\u00eb vendit po pasqyrojn\u00eb evolucionin e segmentit eksportues t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i specializuar dhe m\u00eb i lidhur me tregjet europiane.<\/p>\n<p>Kjo, sipas tij, ka mund\u00ebsuar rritjen e vler\u00ebs dhe sasis\u00eb s\u00eb eksportit, pavar\u00ebsisht sfidave t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb po kalon sektori. T\u00eb dh\u00ebna nga INSTAT treguan se pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor sh\u00ebnoi r\u00ebnie vjetore me 10% n\u00eb tremujorin e tret\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti, duke reflektuar edhe tkurrjen e fort\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, me rritjen e eksporteve bujq\u00ebsore, po rriten edhe importet. N\u00eb 10-mujorin e k\u00ebtij viti, grupi i ushqimeve sh\u00ebnoi rritje me 2% n\u00eb sasi dhe n\u00eb 3.4% n\u00eb vler\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb ferma t\u00eb vogla p\u00ebr treg dhe p\u00ebr vet\u00ebkonsum, tregu po furnizohet nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb problemeve me cop\u00ebzimin e lart\u00eb, munges\u00ebn e subvencioneve, prodhuesit p\u00ebrballen me humbje t\u00eb larta pas korrjeve. M\u00eb shum\u00eb se 25% e prodhimit n\u00eb disa kultura p\u00ebrfundon n\u00eb mbetje pas t\u00eb korrave, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb ul\u00ebt, ose munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve magazinuese.<\/p>\n<h4>Pse po rriten eksportet<\/h4>\n<p>Zoti Koni thot\u00eb se rritja e eksporteve bujq\u00ebsore lidhet me disa faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb vepruar pas pandemis\u00eb. S\u00eb pari, \u00e7mimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb frutave dhe zarzavateve jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm pas vitit 2022, p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit n\u00eb grupin e ushqimeve. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ndryshimet klimatike d\u00ebmtuan prodhuesit e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si Italia, Spanja dhe Greqia. Shqip\u00ebria ka p\u00ebrfituar nga kjo situat\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ofroj\u00eb produkte konkurruese n\u00eb momente kur furnizuesit tradicional\u00eb kishin ulur volumet. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb vlera e eksporteve t\u00eb rritet dhe volumi real i prodhimit mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb i moderuar.<\/p>\n<h4>N\u00eb shum\u00eb raste, eksportuesit shqiptar\u00eb kan\u00eb shitur sasi t\u00eb ngjashme me t\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, por me \u00e7mime duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta, duke gjeneruar nj\u00eb rritje t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin ofertues.<\/h4>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Shqip\u00ebria ka konsoliduar nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb t\u00eb prodhuesve t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb aft\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Zoti Ziu tha se investimet n\u00eb serra n\u00eb zonat e Lushnj\u00ebs, Divjak\u00ebs, Fierit dhe Kruj\u00ebs, s\u00eb bashku me p\u00ebrhapjen e teknologjive moderne t\u00eb vaditjes, pleh\u00ebrimit t\u00eb kontrolluar dhe cikleve t\u00eb prodhimit gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, kan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm v\u00ebllimin e prodhimit t\u00eb orientuar drejt eksportit. K\u00ebta prodhues tani operojn\u00eb me kontrata t\u00eb q\u00ebndrueshme me kompani grumbulluese dhe tregtar\u00eb eksporti. Nj\u00eb rol t\u00eb madh ka edhe ngritja e kapaciteteve t\u00eb p\u00ebrpunimit dhe ruajtjes n\u00eb magazina frigoriferike, linja seleksionimi, paketimi dhe certifikime si GlobalG.A.P.<\/p>\n<h4>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se \u00e7mimet e eksporteve po vijn\u00eb n\u00eb r\u00ebnie pas rritjes post-pandemike. Nga viti 2021 deri n\u00eb 2023, eksportet e grupit t\u00eb ushqimeve n\u00eb Lek u rrit\u00ebn duksh\u00ebm, nga rreth 35.9 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2021 n\u00eb mbi 46.3 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2023.<\/h4>\n<p>Kjo periudh\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me rritje t\u00eb sasis\u00eb s\u00eb eksportuar, fakt q\u00eb tregon ecuri pozitive t\u00eb sektorit, e ndikuar si nga k\u00ebrkesa e jashtme, ashtu edhe nga \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb produkteve ushqimore n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, megjith\u00ebse sasia e eksporteve rritet s\u00ebrish, pati nj\u00eb ulje t\u00eb theksuar t\u00eb \u00e7mimit mesatar p\u00ebr kilogram, i cili zbret nga 142.3 lek\u00eb\/kg n\u00eb vitin 2023 n\u00eb vet\u00ebm 111.3 lek\u00eb\/kg n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr shkak se \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare ran\u00eb dhe gjithashtu u rrit eksporti i bostanit q\u00eb peshon m\u00eb shum\u00eb, po kushton m\u00eb pak. N\u00eb vitin 2025, vlera e eksporteve t\u00eb ushqimeve ra m\u00eb tej duke arritur n\u00eb 108.7 lek\u00eb\/kg n\u00eb 10-mujorin 2025, niveli m\u00eb i ul\u00ebt i pes\u00ebvje\u00e7arit. Kjo tregon se rritja e eksporteve n\u00eb vler\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nuk \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e \u00e7mimeve m\u00eb t\u00eb larta, por nga zgjerimi i volumit t\u00eb eksporteve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ky zhvillim pozitiv n\u00eb segmentin eksportues ekziston paralelisht me nj\u00eb tkurrje t\u00eb dukshme t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<h4>Arsyeja kryesore \u00ebsht\u00eb emigrimi masiv i fuqis\u00eb pun\u00ebtore rurale, i cili ka l\u00ebn\u00eb pas parcela t\u00eb shumta t\u00eb papunuara dhe ka shtuar kostot e prodhimit p\u00ebr fermer\u00ebt q\u00eb vijojn\u00eb aktivitetin.<\/h4>\n<p>Shum\u00eb ferma t\u00eb vogla nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb shpenzimet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr plehra, far\u00ebra, pesticidet dhe naft\u00ebn bujq\u00ebsore, duke rezultuar n\u00eb braktisje t\u00eb tok\u00ebs vit pas viti. R\u00ebnia e investimeve n\u00eb fermat e vogla dhe t\u00eb mesme n\u00eb bujq\u00ebsi ka reduktuar prodhimin total, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb sektori n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb jap\u00eb kontribut m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<h4>Rriten edhe importet e ushqimeve<\/h4>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs janar-tetor 2025, importet e ushqimeve u rrit\u00ebn si n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb sasi. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se u importuan 135 miliard\u00eb lek\u00eb ushqime (rreth 1.4 miliard\u00eb euro) ose 28% m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb 10-mujorin 2021.<\/p>\n<p>Rritja e q\u00ebndrueshme e importeve po vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb popullsia e vendit po tkurret, sidomos n\u00eb moshat e reja q\u00eb jan\u00eb edhe konsumator\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj.<\/p>\n<h4>Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e prodhimit bujq\u00ebsor shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb konkurrues n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, ku \u00e7mimet jan\u00eb shpesh m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ato t\u00eb tregjeve t\u00eb jashtme. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb prodhuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ta zhvendosin fokusin drejt eksporteve, duke l\u00ebn\u00eb konsumatorin vendas gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb varur nga importet, sidomos p\u00ebr produkte sezonale.<\/h4>\n<p>Fermeri Ziu thot\u00eb se eksportet po rriten jo sepse prodhimi vendas \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm, por sepse pjesa m\u00eb cil\u00ebsore dhe me rendiment m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e prodhimit kanalizohet drejt tregut t\u00eb huaj, si\u00e7 edhe ai po vepron me prodhimet e veta. Gjithashtu importet n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb po nxiten edhe nga flukset turistike, t\u00eb cilat n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nxisin prodhimin vend\u00ebs kan\u00eb rritur importet, jo vet\u00ebm n\u00eb bujq\u00ebsi, po n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e turizmit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt pohojn\u00eb se bujq\u00ebsia ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb fort\u00eb ristrukturimi, ku nga nj\u00ebra an\u00eb, nj\u00eb segment i modernizuar p\u00ebr eksport po rritet me ritme t\u00eb larta dhe nga ana tjet\u00ebr, bujq\u00ebsia tradicionale po tkurret me shpejt\u00ebsi. N\u00eb total, bujq\u00ebsia mbetet nd\u00ebr sektor\u00ebt me r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kontributit n\u00eb PBB me 15.6% n\u00eb vitin 2024 nga 19.2% n\u00eb vitin 2014, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb theksuara strukturore.<\/p>\n<h4>Importet e ushqimeve jan\u00eb rritur si n\u00eb sasi, ashtu edhe n\u00eb vler\u00eb monetare (lek), nd\u00ebrsa \u00e7mimi mesatar p\u00ebr kilogram ka p\u00ebsuar luhatje t\u00eb ndjeshme gjat\u00eb periudh\u00ebs 2021\u20132025.<\/h4>\n<p>Sasia e ushqimeve t\u00eb importuara nisi me rreth 904.7 milion\u00eb kg n\u00eb vitin 2021 n\u00eb 10-mujor dhe ra leht\u00eb n\u00eb 2022, por m\u00eb pas rritja b\u00ebhet e q\u00ebndrueshme vit pas viti, duke ndjekur rritjen e numrit t\u00eb turist\u00ebve dhe r\u00ebnien e prodhimit vendas.<\/p>\n<p>N\u00eb 10-mujorin 2024, arrihet niveli 1.078 miliard\u00eb kg, nd\u00ebrsa p\u00ebr 2025, s\u00ebrish ka rritje t\u00eb fort\u00eb, n\u00eb 1.1 miliard\u00eb kg, duke sh\u00ebnuar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pes\u00ebvje\u00e7arit. N\u00eb vler\u00eb monetare, importet kan\u00eb ndjekur t\u00eb nj\u00ebjtin trend rrit\u00ebs, por me luhatje m\u00eb t\u00eb theksuara. Pasi u ngjit\u00ebn n\u00eb 138 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2022, bien n\u00eb 121.6 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2023, p\u00ebr t\u2019u rritur s\u00ebrish n\u00eb 130.6 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2024 dhe t\u00eb projektohen n\u00eb 135.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>\u00c7mimi mesatar p\u00ebr kilogram ushqim t\u00eb importuar ka p\u00ebsuar luhatje nga krizat e viteve t\u00eb fundit. Nga 116.6 lek\u00eb\/kg n\u00eb 2021, ai u rrit fuqish\u00ebm n\u00eb 157.6 lek\u00eb\/kg n\u00eb 2022, si pasoj\u00eb e inflacionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ushqimeve dhe rritjes s\u00eb kostove t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, \u00e7mimi sh\u00ebnon nj\u00eb korrigjim n\u00eb vitet 2023 dhe 2024, duke r\u00ebn\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb 132.3 dhe 121.1 lek\u00eb\/kg, gj\u00eb q\u00eb sugjeron stabilizim t\u00eb tregjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb 10-mujorin 2025 ka r\u00ebnie s\u00ebrish me 120 lek\u00eb\/kg, por ende shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb krahasuar me kulmin e 2022, duke reflektuar stabilizim pas kriz\u00ebs.<\/p>\n<h4>D\u00ebshtoi sezoni i dyt\u00eb i prodhimit<\/h4>\n<p>Sezoni i dyt\u00eb i mbjelljeve q\u00eb nxjerr prodhimi n\u00eb dhjetor-janar n\u00eb zon\u00ebn e Myzeqes\u00eb po rezulton me humbje p\u00ebr prodhuesit, si rrjedhoj\u00eb e d\u00ebmeve q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebrmbytjet e n\u00ebntorit dhe \u00e7mimet e ul\u00ebta t\u00eb produkteve n\u00eb tregjet e eksportit.<\/p>\n<p>Fermeri Ziu tha se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb konkurruese p\u00ebr sezonin e dyt\u00eb t\u00eb prodhimit, p\u00ebr shkak t\u00eb favorizimit gjeografik dhe klim\u00ebs duke eksportuar me \u00e7mime t\u00eb larta perime t\u00eb fresk\u00ebta n\u00eb tregjet e rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb e ka mbyllur sezonin e t\u00eb korrave.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb vit, situata ka ndryshuar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb fermer\u00ebve. Prodhimet p\u00ebr eksport n\u00eb fush\u00eb \u2013 presh, lakra, karot\u00eb e etj., u d\u00ebmtuan t\u00ebr\u00ebsisht nga p\u00ebrmbytjet e n\u00ebntorit. \u201cHumbjet e mia n\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon jan\u00eb 2,5 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pasi rreth 30 dynym\u00eb lak\u00ebr t\u00eb mbjella n\u00eb fush\u00eb u shkat\u00ebrruan\u201d, tha Mariglen Ziu.<\/p>\n<h4>Nga ana tjet\u00ebr, \u00e7mimi i prodhimeve t\u00eb dyta n\u00eb tregjet e eksportit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr shkak se moti i ngroht\u00eb e ka favorizuar prodhimin edhe n\u00eb vendet fqinje. Kjo b\u00ebri q\u00eb n\u00eb tregje t\u00eb ket\u00eb prodhime t\u00eb mjaftueshme dhe \u00e7mimet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/h4>\n<p>N\u00eb 10-mujorin 2025, nj\u00eb kilogram fruta dhe zarzavate u shit nga eksportuesit me 64.9 lek\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, por n\u00eb n\u00ebntor dhe dhjetor, \u00e7mimet jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb vitin 2023, \u00e7mimi p\u00ebr kilogram ishte 76 lek\u00eb duke arritur nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik dhe pas k\u00ebsaj po vjen me ulje.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ekspozuar ndaj \u00e7mimeve t\u00eb tregut, kostove t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para dhe krizave klimatike, pasi nuk p\u00ebrfitojn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare dhe nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb sistemin e sigurimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026, fermer\u00ebve do t\u2019iu shp\u00ebrndahen 5.2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb form\u00ebn e subvencioneve dhe granteve sipas Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb. Shqip\u00ebria vijon t\u00eb ofroj\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak mb\u00ebshtetje p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb se Europa dhe Rajoni, teksa nuk po mundemi t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga fondet e BE-s\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit q\u00eb u gjet n\u00eb p\u00ebrdorimin e tyre.<\/p>\n<h4>Eksportet e zarzavateve, partneri kryesor Serbia, rritje e fort\u00eb me Polonin\u00eb<\/h4>\n<p>Eksportet e zarzavateve (pa frutat) arrit\u00ebn n\u00eb 12.4 miliard\u00eb lek\u00eb me rritje 20% n\u00eb vler\u00eb. Tregu m\u00eb i madh i eksportit k\u00ebt\u00eb vit ishte me Serbin\u00eb. Drejt k\u00ebtij vendi u eksportuan 2.6 miliard\u00eb lek\u00eb zarzavate, me rritje vjetore 25% duke z\u00ebn\u00eb 21% t\u00eb totalit t\u00eb shitjeve t\u00eb perimeve dhe zarzavateve nga janari n\u00eb tetor 2025.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb qart\u00eb se struktura e eksporteve t\u00eb zarzavateve shqiptare mbetet e p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb tregun rajonal, duke reflektuar nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb nga vendet fqinje dhe Ballkani Per\u00ebndimor.<\/p>\n<h4>Nj\u00eb prirje e ngjashme v\u00ebrehet edhe me Kosov\u00ebn, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, ku eksportet jan\u00eb rritur me ritme dyshifrore, duke konfirmuar se rajoni mbetet boshti kryesor i shk\u00ebmbimeve tregtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/h4>\n<p>Edhe Kroacia dhe Bullgaria z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb hart\u00ebn e eksporteve, ndon\u00ebse dinamika \u00ebsht\u00eb e ndryshme. Nd\u00ebrsa eksportet drejt Bullgaris\u00eb jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm me 26%, Kroacia shfaq r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb, duke sinjalizuar luhatje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs ose ndryshime n\u00eb struktur\u00ebn e produkteve t\u00eb eksportuara. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Ballkani vazhdon t\u00eb dominoj\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb gjeografike, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb kostove m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta logjistike dhe lidhjeve tradicionale tregtare.<\/p>\n<p>Zoti Koni tha se ka pasur rritje t\u00eb fort\u00eb n\u00eb pranver\u00eb, t\u00eb lakr\u00ebs dhe bostanit n\u00eb tregjet e reja t\u00eb BE-s\u00eb, sidomos n\u00eb Poloni dhe n\u00eb disa vende nordike. Eksportet e zarzavateve t\u00eb fresk\u00ebta n\u00eb tregjet e Bashkimit Europian shfaqen m\u00eb t\u00eb fragmentuar. Italia, historikisht nj\u00eb nga partner\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sh\u00ebnon r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb t\u00eb eksporteve, me mbi 38% m\u00eb pak krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal shqet\u00ebsues p\u00ebr dob\u00ebsimin e k\u00ebrkes\u00ebs ose zhvendosjen e flukseve tregtare.<\/p>\n<h4>Nj\u00eb r\u00ebnie e ndjeshme v\u00ebrehet edhe n\u00eb Franc\u00eb, Zvic\u00ebr dhe Norvegji, gj\u00eb q\u00eb tregon se eksportet shqiptare n\u00eb disa nga tregjet e zhvilluara europiane po p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/h4>\n<p>Megjithat\u00eb, ka edhe p\u00ebrjashtime pozitive brenda BE-s\u00eb. Eksportet drejt Gjermanis\u00eb u rrit\u00ebn me 97%, n\u00eb Poloni, me 106%; n\u00eb Rumani, 66%, dhe n\u00eb Suedi, 145%, me rritje t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt q\u00eb kan\u00eb, por edhe faktit se n\u00eb k\u00ebto tregje ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr zgjerim dhe se disa sektor\u00eb po arrijn\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/07\/bujqesia-midis-konsolidimit-dhe-renies\/\">Bujq\u00ebsia, midis konsolidimit dhe r\u00ebnies<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksportet e prodhimeve t\u00eb fresk\u00ebta u rrit\u00ebn me ritme dyshifrore si n\u00eb vler\u00eb dhe n\u00eb sasi gjat\u00eb 8-mujorit 2025, por nga ana tjet\u00ebr, sektori thelloi m\u00eb tej r\u00ebnien me 2.6% n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb. Fermer\u00ebt dhe eksportuesit pohojn\u00eb se bujq\u00ebsia po konsolidohet n\u00eb ferma t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb specializuara p\u00ebr eksport, teksa po falimentojn\u00eb fermat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69127","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69127","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69127"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69127\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69127"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69127"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69127"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}