{"id":69061,"date":"2026-02-07T15:48:25","date_gmt":"2026-02-07T15:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/juristi-dervishaj-kushtetuesja-deshtoi-ne-misionin-e-saj-tani-spak-nuk-ka-kufij-dhe-mund-te-luaje-edhe-rol-politik-vendos-me-ke-do-te-qeverise\/"},"modified":"2026-02-07T15:48:25","modified_gmt":"2026-02-07T15:48:25","slug":"juristi-dervishaj-kushtetuesja-deshtoi-ne-misionin-e-saj-tani-spak-nuk-ka-kufij-dhe-mund-te-luaje-edhe-rol-politik-vendos-me-ke-do-te-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/juristi-dervishaj-kushtetuesja-deshtoi-ne-misionin-e-saj-tani-spak-nuk-ka-kufij-dhe-mund-te-luaje-edhe-rol-politik-vendos-me-ke-do-te-qeverise\/","title":{"rendered":"Juristi Dervishaj: Kushtetuesja d\u00ebshtoi n\u00eb misionin e saj, tani SPAK nuk ka kufij dhe mund t\u00eb luaj\u00eb edhe rol politik, vendos me k\u00eb do t\u00eb qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Juristi i njohur Bledi Dervishaj thot\u00eb se vendimin e djesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb vendim, Gjykata Kushtetuese ka d\u00ebshtuar n\u00eb misionin e saj sublim, sepse nuk e zgjidhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare mosmarr\u00ebveshjen e lindur mes Qeveris\u00eb dhe Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr rastin \u201cBalluku\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, duke e l\u00ebn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen pa zgjidhje dhe n\u00eb konflikt t\u00eb hapur midis pushteteve, at\u00ebher\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb ligj\u00ebrisht, rikthehet edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb tryez\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, p\u00ebr shkak se ende nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar ankimi individual, ndaj mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cpezullim nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEfektet q\u00eb sjell dhe pasojat q\u00eb krijohen nga l\u00ebnia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kaq r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, mbi nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebsaj natyre midis tre deg\u00ebve kryesore t\u00eb pushteteve n\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb Parlamentare, jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, se sa ato pasoja me karakter individual\u201d, shkruan Bledi Dervishaj.<\/p>\n<p>Juristi sqaron se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme pa zgjidhje, pra pa vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, struktura e posa\u00e7me (gjyq\u00ebsori dhe prokuroria), n\u00eb kushtet kur nuk ka nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare t\u00eb vendosjes s\u00eb qart\u00eb t\u00eb kufijve, balanc\u00ebs, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyq\u00ebsor), ka n\u00eb dor\u00eb praktikisht t\u00eb zgjedh\u00eb, q\u00eb rast pas rasti, ta luaj\u00eb ose jo, nj\u00eb rol me karakter politik, kryesisht, p\u00ebr shkarkimin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me k\u00eb do t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo qasje, nuk ka lidhje me emra individ\u00eb lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Sipas Bledi Dervishaj, Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb dhe kaos organizativ e ligjor, q\u00eb nuk e ka asnj\u00eb vend tjet\u00ebr me standarde europiane, sepse t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebjn\u00eb si\u00e7 ju thot\u00eb mendja dhe Gjykata Kushtetuese, si arbit\u00ebr, nuk ka kurajo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimet e tij p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>SHENIMI I PLOTE<\/p>\n<p>N\u00eb Kushtet, kur Gjykata Kushtetuese dit\u00ebn e djeshme n\u00eb dat\u00eb 06.02.2026, nuk e p\u00ebrmbushi misionin e saj sublim, pra nuk e zgjidhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare mosmarr\u00ebveshjen e lindur, duke e l\u00ebn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen pa zgjidhje dhe n\u00eb konflikt t\u00eb hapur midis pushteteve, at\u00ebher\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb ligj\u00ebrisht, rikthehet edhe nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb tryez\u00ebn e nj\u00eb gjyqtari n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Apelit, p\u00ebr shkak se ende nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar ankimi individual, ndaj mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cpezullim nga detyra\u201d.<\/p>\n<p>Kujtoj q\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit, n\u00eb dat\u00ebn 18 dhjetor 2025, ka vendosur:<\/p>\n<p>Pezullimin e shqyrtimit gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nr.86 (61007-00414-87-2025), dat\u00eb regjistrimi 11.12.2025, p\u00ebrsa i p\u00ebrket shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb ankueses B.B. ndaj vendimeve 118, dat\u00eb 19.11.2025 dhe nr. 120, dat\u00eb 22.11.2025 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb ajo ka kund\u00ebrshtuar caktimin dhe vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter ndalues \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, deri n\u00eb zgjidhjen me vendim p\u00ebrfundimtar nga Gjykata Kushtetuese t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb regjistruar p\u00ebr gjykim n\u00eb at\u00eb gjykat\u00eb, me k\u00ebrkues: Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me objekt:<\/p>\n<p>\u201c(i) zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb krijuar nd\u00ebrmjet Kryeministrit e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb;<\/p>\n<p>(ii) shfuqizimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, q\u00eb ka vendosur mas\u00ebn ndaluese t\u00eb pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, shtetases B.B. dhe pezullimin e k\u00ebtij vendimi;<\/p>\n<p>(iii) interpretimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Gjykata Kushtetuese ka disponuar me vendimin dat\u00eb 12.12.2025: \u201cPezullimin e zbatimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore nr. 118, dat\u00eb 19.11.2025 dhe nr. 120, dat\u00eb 22.11.2025 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb kan\u00eb disponuar caktimin dhe vazhdimin e mas\u00ebs ndaluese<\/p>\n<p>\u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d ndaj shtetases B.B., sipas nenit 45 t\u00eb ligjit organik t\u00eb Gjykat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Efektet q\u00eb sjell dhe pasojat q\u00eb krijohen nga l\u00ebnia pa zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me kaq r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore, mbi nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebsaj natyre midis tre deg\u00ebve kryesore t\u00eb pushteteve n\u00eb Republik\u00ebn ton\u00eb Parlamentare, jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, se sa ato pasoja me karakter individual.<\/p>\n<p>Praktikisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb amorfe, edhe pse e p\u00ebrkohshne pa zgjidhje, pra pa vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, struktura e posa\u00e7me (gjyq\u00ebsori dhe prokuroria), n\u00eb kushtet kur nuk ka nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare t\u00eb vendosjes s\u00eb qart\u00eb t\u00eb kufijve, balanc\u00ebs, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyq\u00ebsor), ka n\u00eb dor\u00eb praktikisht t\u00eb zgjedh\u00eb, q\u00eb rast pas rasti, ta luaj\u00eb ose jo, nj\u00eb rol me karakter politik, kryesisht, p\u00ebr shkarkimin e nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me k\u00eb do t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo qasje, nuk ka lidhje me emra individ\u00eb lsh, apo fatin e tyre, politik apo ligjor. Jo.<\/p>\n<p>Por Shqip\u00ebria, si vend i \u00e7udirave, po p\u00ebrjeton pik\u00ebrisht nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, dhe kaosi organiziativ dhe ligjor, q\u00eb nuk e ka asnj\u00eb vend tjet\u00ebr me standarte europiane, e krijuar apo e p\u00ebrkeq\u00ebsuar pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se, secili b\u00ebn si i thot\u00eb mendja, nd\u00ebrsa arbitri kushtetues, nuk ka kurajo, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimet e tij p\u00ebr ta zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Juristi i njohur Bledi Dervishaj thot\u00eb se vendimin e djesh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb vendim, Gjykata Kushtetuese ka d\u00ebshtuar n\u00eb misionin e saj sublim, sepse nuk e zgjidhi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare mosmarr\u00ebveshjen e lindur mes Qeveris\u00eb dhe Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr rastin \u201cBalluku\u201d. Sipas tij, duke e l\u00ebn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen pa zgjidhje dhe n\u00eb konflikt t\u00eb hapur midis [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69061","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69061\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}