{"id":69044,"date":"2026-02-07T14:48:23","date_gmt":"2026-02-07T14:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/ta-gezojme-republiken-e-re\/"},"modified":"2026-02-07T14:48:23","modified_gmt":"2026-02-07T14:48:23","slug":"ta-gezojme-republiken-e-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/ta-gezojme-republiken-e-re\/","title":{"rendered":"Ta g\u00ebzojm\u00eb Republik\u00ebn e Re"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Plarent Ndreca<\/strong><\/em><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fjali e publikova mbr\u00ebm\u00eb shpejt, por jo si figur\u00eb retorike dhe as si reagim emocional, por si p\u00ebrshkrim i nj\u00eb realiteti t\u00eb ri kushtetues q\u00eb u krijua dje, jo nga nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por pik\u00ebrisht nga mosmarrja e tij.<\/p>\n<p>Me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar, Gjykata Kushtetuese hapi nj\u00eb precedent q\u00eb Kushtetuta nuk e ka parashikuar: mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb gjyqtar i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb pezulloj\u00eb ushtrimin e nj\u00eb funksioni kushtetues, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai i ministrit.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ka asnj\u00eb lidhje me em\u00ebr konkret ministri dhe as me m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb funksion \u00ebsht\u00eb ushtruar nga nj\u00eb individ i caktuar. Objekti i saj \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht funksioni kushtetues si institucion. Kush e personalizon k\u00ebt\u00eb debat, ose nuk e kupton natyr\u00ebn e kontrollit kushtetues, ose e deformon at\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike apo personale.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj mosvendimmarrjeje, Gjykata Kushtetuese, ka ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb substanciale balanc\u00ebn e pushteteve. Praktikisht, ajo ka vendosur pushtetin ekzekutiv n\u00eb nj\u00eb var\u00ebsi funksionale nga pushteti gjyq\u00ebsor, duke transformuar n\u00eb heshtje arkitektur\u00ebn e republik\u00ebs parlamentare. Precedenti i krijuar \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb n\u00eb implikimet e tij. Nga sot, nj\u00eb gjyqtar i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb mund t\u00eb pezulloj\u00eb nj\u00eb minist\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb K\u00ebshillin e Ministrave, madje edhe Presidentin e Republik\u00ebs, pasi as p\u00ebr k\u00ebt\u00eb funksion Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht institutin e pezullimit. N\u00ebse mungesa e nj\u00eb parashikimi eksplicit konsiderohet hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, at\u00ebher\u00eb asnj\u00eb funksion kushtetues nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb realisht i mbrojtur, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata u nda n\u00eb dy q\u00ebndrime, me nga kat\u00ebr gjyqtar\u00eb secili, t\u00eb cilat, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, jan\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb papajtueshme me rendin kushtetues.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i par\u00eb pretendon se pezullimi i ministrit k\u00ebrkon autorizim paraprak nga Kuvendi, duke mos e nj\u00ebsuar mbrojtjen q\u00eb neni 242, paragrafi 2, i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale i garanton t\u00eb zgjedhurve edhe p\u00ebr ministrin. Ministri, nj\u00ebsoj si deputeti, nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i pezullimit nga detyra. Mandati i tij nd\u00ebrpritet ose p\u00ebrfundon vet\u00ebm sipas procedurave kushtetuese, por nuk pezullohet. Pranimi i k\u00ebsaj teze do t\u00eb cenonte barazin\u00eb kushtetuese t\u00eb imunitetit nd\u00ebrmjet deputetit dhe ministrit, duke prishur ekuilibrin e nj\u00ebsuar t\u00eb mbrojtjes q\u00eb Kushtetuta ka parashikuar nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy funksioneve.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i dyt\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb tez\u00ebn se, meqen\u00ebse Kushtetuta nuk e rregullon shprehimisht pezullimin e ministrit, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb duhet plot\u00ebsuar nga kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi. Ky arsyetim \u00ebsht\u00eb po aq problematik, sepse niset nga nj\u00eb premis\u00eb e gabuar: se mungesa e nj\u00eb rregullimi eksplicit do t\u00eb thot\u00eb munges\u00eb mbrojtjeje kushtetuese.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja q\u00ebndrimet anashkalojn\u00eb plot\u00ebsisht nenin 73, pika 1, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili garanton imunitetin funksional t\u00eb deputetit. Ky imunitet nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal, por nj\u00eb garanci institucionale, e domosdoshme p\u00ebr ushtrimin e pashqet\u00ebsuar t\u00eb funksionit p\u00ebrfaq\u00ebsues. Sipas standardeve t\u00eb konsoliduara t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, p\u00ebrfshir\u00eb interpretimet e Komisionit t\u00eb Venecias, vota nuk reduktohet n\u00eb aktin formal t\u00eb shprehjes pro, kund\u00ebr apo abstenim, por p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb procesin parlamentar q\u00eb paraprin dhe shoq\u00ebron vendimmarrjen, si pjes\u00eb integrale e ushtrimit t\u00eb funksionit. \u00c7do mas\u00eb q\u00eb pengon, kufizon ose neutralizon k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebrb\u00ebn cenim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb imunitetit funksional.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb neni 103 i Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave g\u00ebzojn\u00eb imunitetin e deputetit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se imuniteti funksional i ministrit \u00ebsht\u00eb identik me at\u00eb t\u00eb deputetit. P\u00ebr pasoj\u00eb, \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin vendimmarr\u00ebs t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebrmes nj\u00eb mase gjyq\u00ebsore pezullimi \u00ebsht\u00eb, n\u00eb thelb, e barazvlefshme me nd\u00ebrhyrjen n\u00eb procesin vendimmarr\u00ebs t\u00eb nj\u00eb an\u00ebtari t\u00eb Kuvendit. Nga kjo rrjedh se as deputeti, as ministri, as K\u00ebshilli i Ministrave dhe as Presidenti i Republik\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb pezulluesh\u00ebm nga detyra. Ata mund t\u00eb shkarkohen vet\u00ebm sipas procedurave kushtetuese t\u00eb parashikuara shprehimisht. Pezullimi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e ushtrimit t\u00eb funksionit kushtetues dhe si i till\u00eb, \u00ebsht\u00eb antikushtetues.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese nuk e mori fare n\u00eb shqyrtim k\u00ebt\u00eb dimension themelor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, me vendimin e djesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb vendim, Gjykata Kushtetuese nuk ka zbatuar Kushtetut\u00ebn. Ajo e ka ndryshuar at\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet interpretimit kushtetues dhe kur Kushtetuta ndryshohet, ndryshohet vet\u00eb Republika.<\/p>\n<p>Ndaj, le ta g\u00ebzojm\u00eb Republik\u00ebn e Re.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca K\u00ebt\u00eb fjali e publikova mbr\u00ebm\u00eb shpejt, por jo si figur\u00eb retorike dhe as si reagim emocional, por si p\u00ebrshkrim i nj\u00eb realiteti t\u00eb ri kushtetues q\u00eb u krijua dje, jo nga nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por pik\u00ebrisht nga mosmarrja e tij. Me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar, Gjykata Kushtetuese [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69044","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69044"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69044\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}