{"id":69036,"date":"2026-02-07T13:48:29","date_gmt":"2026-02-07T13:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/reforma-ne-drejtesi-ka-ndihmuar-sfidat-europiane-anetaresimi-ne-be-komisioneri-i-ke-shqiperia-eshte-ne-rrugen-e-duhur-per-te-arritur-objektivin-e-vitit-2030-perpjekjet-duhet-te\/"},"modified":"2026-02-07T13:48:29","modified_gmt":"2026-02-07T13:48:29","slug":"reforma-ne-drejtesi-ka-ndihmuar-sfidat-europiane-anetaresimi-ne-be-komisioneri-i-ke-shqiperia-eshte-ne-rrugen-e-duhur-per-te-arritur-objektivin-e-vitit-2030-perpjekjet-duhet-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/reforma-ne-drejtesi-ka-ndihmuar-sfidat-europiane-anetaresimi-ne-be-komisioneri-i-ke-shqiperia-eshte-ne-rrugen-e-duhur-per-te-arritur-objektivin-e-vitit-2030-perpjekjet-duhet-te\/","title":{"rendered":"\u201cReforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka ndihmuar sfidat europiane\u201d\/ An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE, Komisioneri i KE: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur! P\u00ebr t\u00eb arritur objektivin e vitit 2030, p\u00ebrpjekjet duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p> Komisioneri p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner ka folur p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, synimet europiane ndaj vendit, procesin e integrimit dhe sfidat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb dhe emigracionin. Duke folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Euronews Albania, Komisioneri u shpreh se synimi i vizit\u00ebs s\u00eb tij dhe mesazhi kryesor ishte vijimi i procesit t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Brunner foli edhe p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, ku sipas tij Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, e miratuar n\u00eb vitin 2016, ka qen\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrballimin e sfidave europiane. Ai shtoi gjithashtu se SPAK, i themeluar si nj\u00eb shtyll\u00eb kryesore e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, ka b\u00ebr\u00eb arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme deri m\u00eb sot dhe luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb dh\u00ebnien e rezultateve t\u00eb prekshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Brunner  theksoi se bashk\u00ebpunimi me Europol-in \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb dhe Shqip\u00ebria e ka forcuar pranin\u00eb e saj atje dhe ka kryer pothuajse 110 operacione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta policore me partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb vitin 2024. Sa i p\u00ebrket an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, Komisioneri tha se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur dhe sipas tij, p\u00ebr t\u00eb arritur objektivin e vitit 2030, k\u00ebto p\u00ebrpjekje duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Intervista: <\/p>\n<p>S\u00eb pari, do t\u00eb donim t\u2019ju pyesnim se cili \u00ebsht\u00eb mesazhi kryesor i vizit\u00ebs suaj t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si Komisioner?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pararend\u00ebse e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe ju po jepni nj\u00eb kontribut t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Kapitujt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb k\u00ebrkues n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit jan\u00eb ata mbi shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb. Ata jan\u00eb pjes\u00ebt qendrore n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr \u00e7do vend kandidat, dhe q\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, do t\u00eb sjellin dobi p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetjen e BE-s\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendosm\u00ebri q\u00eb kemi par\u00eb vitin e kaluar. \u00cbsht\u00eb investimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb duart e popullit shqiptar.<\/p>\n<p>Si e vler\u00ebsoni bashk\u00ebpunimin e Shqip\u00ebris\u00eb me institucionet e Bashkimit Evropian n\u00eb menaxhimin e migracionit dhe flukseve t\u00eb parregullta t\u00eb migrant\u00ebve?<\/p>\n<p>Faktet flasin vet\u00eb: nj\u00eb ulje prej 95% e mb\u00ebrritjeve t\u00eb paligjshme n\u00eb rrug\u00ebn e Ballkanit Per\u00ebndimor, Shqip\u00ebria \u00ebshte vendi i par\u00eb i zgjerimit q\u00eb miratoi n\u00eb janar 2026 nj\u00eb Plan Veprimi Shengen, si dhe zbatoi nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr p\u00ebrafrimin e vizave n\u00eb n\u00ebntor 2025. I gjith\u00eb ky angazhim hap rrug\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e zon\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nj\u00eb marr\u00ebveshje me Italin\u00eb p\u00ebr ngritjen e qendrave p\u00ebr migrant\u00ebt nga vendet e treta. Pavar\u00ebsisht vendimeve t\u00eb gjyq\u00ebsorit italian, a e shihni k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje si nj\u00eb model dhe nj\u00eb zgjidhje t\u00eb mundshme p\u00ebr menaxhimin e migracionit edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, BE-ja tregoi se mund t\u00eb jap\u00eb rezultate n\u00eb fush\u00ebn e migracionit. Aktualisht po zbatojm\u00eb reform\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr migracionin dhe azilin. Kjo reform\u00eb p\u00ebrfshin gjithashtu rregulla t\u00eb reja p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb BE. Vitin e kaluar, vet\u00ebm 1 nga 5 persona, t\u00eb cil\u00ebt u urdh\u00ebruan t\u00eb largoheshin, u kthyen v\u00ebrtet. Kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse propozuam nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rregullash t\u00eb reja ambicioze, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb miratuar nga Shtetet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto rregulla t\u00eb reja ofrojn\u00eb gjithashtu nj\u00eb korniz\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar mbi m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019u angazhuar me vendet partnere n\u00eb fush\u00ebn e migracionit. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb Shtetet An\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb po e shqyrtojn\u00eb tashm\u00eb dhe Komisioni luan nj\u00eb rol mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. P\u00ebr mua, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb q\u00eb BE-ja t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb vet dhe t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb plot\u00eb ndaj migracionit, nj\u00eb qasje q\u00eb pranon se migrimi as nuk fillon dhe as nuk mbaron n\u00eb kufijt\u00eb e BE-s\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>Raporti i Progresit i vitit 2025 pohon se krimi i organizuar mbetet nj\u00eb sfid\u00eb serioze p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. A shihni p\u00ebrparim konkret nga Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb?<br \/>\nPo, v\u00ebrtet, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim konkret. P\u00ebrafrimi i politikave dhe kuadrit ligjor t\u00eb saj me acquis e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 i rrug\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe q\u00eb tashm\u00eb po kontribuon n\u00eb sigurin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nevojiten p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb forcuar kapacitetin e zbatimit t\u00eb ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar hetime efektive.<\/p>\n<p>Si e vler\u00ebsoni performanc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar?<\/p>\n<p>Si\u00e7 e thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, k\u00ebta jan\u00eb kapituj ky\u00e7 n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe, para s\u00eb gjithash, jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb popullit shqiptar. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb Shqip\u00ebria miratoi n\u00eb vitin 2016 ka ndihmuar p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre sfidave. SPAK, i themeluar si nj\u00eb shtyll\u00eb kryesore e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, ka b\u00ebr\u00eb arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme deri m\u00eb sot dhe luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb dh\u00ebnien e rezultateve t\u00eb prekshme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi me Europol-in \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb: Shqip\u00ebria e ka forcuar pranin\u00eb e saj atje dhe ka kryer pothuajse 110 operacione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta policore me partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb vitin 2024. Forcimi i k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi dhe arritja e rezultateve konkrete p\u00ebr stabilitetin, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve tan\u00eb jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb takimeve t\u00eb mia n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka vendosur vitin 2030 si vitin objektiv p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb Bashkimin Evropian. A e konsideroni k\u00ebt\u00eb afat t\u00eb arritsh\u00ebm, bazuar n\u00eb reformat e zbatuara deri m\u00eb tani?<\/p>\n<p>Mesazhi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: vazhdoni n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb reforma t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebr t\u00eb arritur objektivin e vitit 2030, k\u00ebto p\u00ebrpjekje duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr forcimin e kapaciteteve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e efektivitetit t\u00eb hetimeve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner ka folur p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, synimet europiane ndaj vendit, procesin e integrimit dhe sfidat e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb dhe emigracionin. Duke folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Euronews Albania, Komisioneri u shpreh se synimi i vizit\u00ebs s\u00eb tij dhe mesazhi kryesor ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69036","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69036"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69036\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}