{"id":69018,"date":"2026-02-07T10:42:25","date_gmt":"2026-02-07T10:42:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/si-te-qeverisesh-per-veten\/"},"modified":"2026-02-07T10:42:25","modified_gmt":"2026-02-07T10:42:25","slug":"si-te-qeverisesh-per-veten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/si-te-qeverisesh-per-veten\/","title":{"rendered":"Si t\u00eb qeveris\u00ebsh p\u00ebr veten"},"content":{"rendered":"<p><span>Rama \u00ebsht\u00eb thelbi i qeverisjes Rama. Nuk \u00ebsht\u00eb imponimi i nj\u00eb vizioni apo ideologjie specifike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diktatoriale. Ndryshe nga tirania, q\u00eb sipas Aristotelit \u00ebsht\u00eb korruptim i monarkis\u00eb dhe gjithashtu p\u00ebrkufizohet si qeversisje p\u00ebr interesin e ngusht\u00eb personal, qeverisja e Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb dhe as ka nevoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb tiranike p\u00ebr tu reduktuar tek vetja e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lexuesi skeptik, dhe sidomos ai socialist, do m\u00eb thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt, kush m\u00eb shum\u00eb dhe kush m\u00eb pak, qeverisin p\u00ebr veten. Erdogani n\u00eb Turqi, Putini n\u00eb Rusi apo Orban n\u00eb Hungari, pa p\u00ebrmendur Berish\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb pasuruar n\u00ebp\u00ebrmjet pushtetit dhe e kan\u00eb personalizuar at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb Rama shpesh krahasohet me k\u00ebto personazhe sidomos nga z\u00ebrat opozitar. Ndon\u00ebse krahasimi me Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb, pasi edhe ky ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb opozit\u00eb thjesht p\u00ebr veten dhe familjen e tij, krahasimi me Putinin, Orbanin apo Erdoganin nuk q\u00ebndron.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb gjitha rastet e m\u00ebsip\u00ebrme kemi nj\u00eb pushtet q\u00eb nuk mund t\u00eb reduktohet tek ego sepse ushtrohet edhe n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb vizioni apo ideologjie specifike q\u00eb \u00ebsht\u00eb nacionalizmi konservator. Pik\u00ebrisht kjo ideologji i ka lejuar atyre t\u00eb krijojn\u00eb sisteme thell\u00ebsisht autoritare ose t\u00ebr\u00ebsisht diktatoriale, si n\u00eb rastin e Putinit.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb rastin e Ram\u00ebs pushteti nuk ushtrohet n\u00eb funksion t\u00eb asnj\u00eb ideologjie apo vizioni politik p\u00ebrtej vetvetes. Qeverisja, n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb saj, formatohet t\u00ebr\u00ebsisht sipas kontureve t\u00eb egos dhe ambicieve politike t\u00eb kryeministrit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><span>E th\u00ebn\u00eb thjesht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qeverisje vet\u00ebm p\u00ebr vete. Llogjika e saj nuk duhet k\u00ebrkuara n\u00eb modelet politike ekzistuese, apo n\u00eb teorit\u00eb politike per\u00ebndimore. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb prodhim <\/span><span>sui generis<\/span><span> t\u00eb tradit\u00ebs son\u00eb politike ku pushteti publik privatizohet sipas llogjik\u00ebs \u201cpushteti \u00ebsht\u00eb i imi dhe at\u00eb do ta ushtroj\u00eb un\u00eb me veten time\u201d.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb konsoliduar qeverisjen p\u00ebr vete Rama fillimisht e riformatoi Partin\u00eb Socialisite n\u00eb nj\u00eb zgjatim apolitik t\u00eb vetvetes. N\u00eb Partin\u00eb Socialiste sot nuk ka as socializ\u00ebm, as socialist\u00eb, as politikan\u00eb dhe as parti, si\u00e7 kishte dje.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ka thjesht punonj\u00ebs t\u00eb marrdh\u00ebnieve me publikun t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs. E gjith\u00eb PS-ja dhe tradita e saj e pasur politike \u00ebsht\u00eb reduktuar tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb elektorale dhe propagandistike p\u00ebr kryetarin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr pasoj\u00eb nuk ekziston qeverisja socialiste por thjesht qeveria e Edi Ram\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ia ka kalur edhe berishizmit q\u00eb gjith\u00ebsesi p\u00ebrpiqej t\u00eb krijonte nj\u00eb k\u00ebshill ministrash deri diku p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb diferencave t\u00eb saj rajonale dhe fetare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Sot K\u00ebshilli Ministrave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ kolegjial q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson thjesht dhe vet\u00ebm nj\u00eb ego individuale. Ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb Socialiste, dhe aq m\u00eb pak i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Kjo e fundit nuk e ka iden\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb minist\u00ebr drejt\u00ebsie, ar\u00ebsimi apo rendi.<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr shumic\u00ebn parlamentare. Shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se p\u00ebrfaq\u00ebsuese e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, e Partis\u00eb Socialiste apo e socializmit si ideologji dhe fenomen social, shumica parlamentare socialiste \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e kryeministrit n\u00eb Parlament.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ashtu sikurse ministrat, edhe shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb nuk i njeh njeri sepse ata jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe zbatuar vullnetin e Ram\u00ebs dhe jo t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare apo grupimeve t\u00eb ndryshme brenda saj. Rama ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb Parti Socialiste, nj\u00eb Qeveri dhe nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare thjesht dhe vet\u00ebm p\u00ebr veten.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr pushtetin vendor q\u00eb teorikisht kontrollohet nga Partia Socialiste. Praktikisht, edhe pushteti vendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjatim i kryeministrit q\u00eb i ka thithur t\u00eb gjitha kompetencat e tij.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><span>Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot, <\/span><span>de facto<\/span><span>, kryetar bashkie n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Elbasan, Shkod\u00ebr, Vlor\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Durr\u00ebsit as nuk e din\u00eb emrin e Kryetares, sepse ajo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb n\u00ebnpun\u00ebse e Ram\u00ebs. <\/span> <\/span><\/p>\n<p><span>Nuk \u00ebsht\u00eb aspak \u00e7udi q\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb pushteti si kjo e Ram\u00ebs, q\u00eb nuk lejon asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik apo social p\u00ebrtej egos s\u00eb tij, prodhon nj\u00eb qeverisje p\u00ebr veten dhe jo p\u00ebr qytetarin apo interesin publik.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Askund nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qart\u00eb ky fenomen sesa tek vizioni me kulla q\u00eb Rama i ka imponuar Tiran\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vizion q\u00eb bie ndesh si me interesin e qytetar\u00ebve ashtu edhe me at\u00eb t\u00eb vet\u00eb nd\u00ebrtuesve, apo edhe t\u00eb oligark\u00ebve. Kullat q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb Tiran\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb llogjike, sociale, ekonomike apo urbanistike. Ato jan\u00eb thjesht produkt i egos s\u00eb Ram\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Le t\u00eb fillojm\u00eb me llogjik\u00ebn ekonomike, sepse mendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ka shum\u00eb keqkuptime. N\u00eb fakt edhe un\u00eb si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si pasoj\u00eb e injoranc\u00ebs time mbi industrin\u00eb e nd\u00ebrtimit mendoja se kullat i interesonin oligark\u00ebve q\u00eb Rama shpesh i financon me parat\u00eb publike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Pas bisedave me miq arkitekt\u00eb dhe me biznesmen\u00eb t\u00eb fush\u00ebs kuptova se nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, sepse n\u00eb momentin q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim shkon mbi rreth 20 kate kosto e tij dyfishohet. Pa folur p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb kull\u00eb me 40 apo 50 kate p\u00ebr tu p\u00ebrfunduar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se sa nj\u00eb pallat n\u00ebn 20 kate. Vonesa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje financiare e madhe p\u00ebr nd\u00ebrtuesin q\u00eb mbahet me shitjen e apartamenteve.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb mjafton t\u00eb shikosh zvarritjet dhe vonesat n\u00eb p\u00ebrfundimin e kullave n\u00eb Tiran\u00eb me vite, q\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb kosto t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr vet\u00eb nd\u00ebrtuesit. Ndaj k\u00ebta nuk kan\u00eb asnj\u00eb interes ekonomik p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave sepse kosto e tyre \u00ebsht\u00eb tejet e lart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtire t\u00eb gjesh llogjik\u00ebn ekonomike t\u00eb kaq shum\u00eb kullave t\u00eb larta n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl si Tirana q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr financiare apo teknologjike globale ku do vendosen kompani t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00c7ka t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se kullat do sh\u00ebrbejn\u00eb kryesisht p\u00ebr pastrim parash apo spekulim me <\/span><span>real estate<\/span><span>, \u00e7ka rrit artificialisht \u00e7mimin e metrit katror n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye kullat nuk kan\u00eb asnj\u00eb llogjik\u00eb sociale sepse rrisin \u00e7mimin e metrit katror dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte edhe \u00e7mimin e qirave. Jan\u00eb nd\u00ebrtime q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme jet\u00ebn n\u00eb kryeqytet. Pra kullat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb politik\u00eb nd\u00ebrtimi q\u00eb jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb socialiste por \u00ebsht\u00eb anti-sociale.<\/span><\/p>\n<p><span>Jo vet\u00ebm perspektiva ekonomike dhe sociale, por edhe ajo urbanistike nuk e justifikon dot nd\u00ebrtimin e kullave n\u00eb Tiran\u00eb sepse ato prodhojn\u00eb dend\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb qend\u00ebr dhe p\u00ebr pasoj\u00eb kolaps n\u00eb trafik dhe parkim. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb qytet si Tirana q\u00eb ende nuk ka zgjidhur problemin e transportit dhe parkimit publik, sepse kryemnistri e ka prioritet kullat dhe jo transportin publik.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lexuesi kritik me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb argumentoj\u00eb se kullat e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Tiran\u00ebn moderne, t\u00ebrheq\u00ebse dhe intrigante p\u00ebr turist\u00ebt, \u00e7ka padyshim \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ama pyetja q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb, a nuk mund t\u00eb b\u00ebhej Tirana moderne, intriguese dhe t\u00ebrheq\u00ebse edhe pa kullat?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Mendoj se p\u00ebrgjigja ndaj k\u00ebsaj pyetje ndodhet po n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb fakt nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, ku ekzistojn\u00eb komplekse urbane me pallate\u00a0 rreth 10 kat\u00ebshe, moderne, me hap\u00ebsir\u00eb mes tyre q\u00eb nuk t\u00eb marrin frym\u00ebn dhe as ta bllokojn\u00eb qiellin dhe natyr\u00ebn. Jan\u00eb pallate m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme sesa kullat e Ram\u00ebs, edhe pse gjith\u00ebsesi t\u00eb shtrenjta.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Besoj se kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se qeverisja e Ram\u00ebs n\u00eb kryeqytet \u00ebsht\u00eb thjesht n\u00eb funksion t\u00eb vetvetes dhe jo t\u00eb qytetar\u00ebve pasi nuk i p\u00ebrgjigjet asnj\u00eb nevoje sociale, urbanistike, ekonomike apo arkitekturore t\u00eb Tiran\u00ebs. Rama i nd\u00ebton kullat p\u00ebr qejfin e vet dhe jo p\u00ebr qytetar\u00ebt, q\u00eb si pasoj\u00eb e tyre p\u00ebrballen me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta dhe kan\u00eb humbur edhe ato pak lulishte ku mund t\u00eb \u00e7lodheshin pa para.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jasht\u00ebme q\u00eb shpesh shitet si nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qeverisjes aktuale. Rama ia ka ngritur prestigjin Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, na thot\u00eb propaganda e tij. Ama po ta shikosh me kujdes politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jasht\u00ebme e kupton se ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb prestigjit t\u00eb Ram\u00ebs dhe jo t\u00eb\u00a0 Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Flirtimet me Vu\u00e7i\u00e7in dhe nisma si Ballkani i Hapur q\u00eb nuk u konsultuan me Kosov\u00ebn, sh\u00ebrbyen q\u00eb Rama t\u00eb binte n\u00eb sy n\u00eb Evrop\u00eb si nj\u00eb politikan i moderuar dhe i guximsh\u00ebm q\u00eb tejkalon ndarjet shekullore ballkanike. Ama efekti i k\u00ebsaj politike, pavar\u00ebsisht n\u00ebse fajin e kish Rama apo Kurti, ishte carja e madhe diplomatike mes nesh dhe Kosov\u00ebs, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb aspak n\u00eb interesin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr iniciativa t\u00eb tjera t\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb personazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar por q\u00eb nuk kan\u00eb prodhuar ndonj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Marr\u00ebveshja me Melonin p\u00ebr hapjen e qendr\u00ebs p\u00ebr emigrant\u00ebt n\u00eb Gjad\u00ebr t\u00eb Lezh\u00ebs e b\u00ebri Ram\u00ebn personazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar duke e vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit per\u00ebndimor mbi emigracionin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Ama ende nuk e kemi kuptuar se cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga kjo marr\u00ebveshje. Ndaj t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se n\u00eb politik\u00ebn e jashtme \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb ia ka rritur prestigjin Ram\u00ebs dhe jo anasjelltas.<\/span><\/p>\n<p><span>Aq m\u00eb tep\u00ebr kur mes interesit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe prestigjit t\u00eb tij personal Rama ka si busull k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Ndaj ai nuk hezitoi aspak t\u00eb mbante nj\u00eb fjalim servil n\u00eb Parlamentin e Izraelit thjesht p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ca komplimente nga nj\u00eb regjim i udh\u00ebhequr prej nj\u00eb krimineli lufte si Netanjahu q\u00eb ka kryer genocidin m\u00eb t\u00eb dokumentuar n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Qeverisja aktuale buron, form\u00ebsohet dhe frym\u00ebzohet\u00a0 vet\u00ebm nga ego-ja dhe interesi\u00a0 i tij personal, q\u00eb kryeministri tashm\u00eb e ka njehsuar me interesin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ndaj qeveria dhe propaganda e tij na thon\u00eb q\u00eb duhet ti jemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs Ivank\u00ebs dhe familjes Trump q\u00eb po na e marrin falas ishullin e Sazanit, vet\u00ebm me ca qindra milion euro investime infrastrukturore q\u00eb qeveria Rama do b\u00ebj\u00eb aty me parat\u00eb tona.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb ndoshta hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb pushtet nuk ndodhet nj\u00eb regjim, ideologji apo frym\u00eb politike, si\u00e7 ishte Zogu me monarkin\u00eb e tij, Enver Hoxha\u00a0 me stalinizmin, apo Sali Berisha me berishizmin, por nj\u00eb super-ego, horizonti politik i t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb ideali i vetvetes.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Abraham Linkoln dikur e cil\u00ebsonte demokracin\u00eb, me nj\u00eb llogjik\u00eb t\u00eb past\u00ebr populiste, si qeverisje e popullit, prej popullit dhe p\u00ebr popullin. Demokracia shqiptare sot mund t\u00eb cil\u00ebsohet si e kund\u00ebrta e k\u00ebtij formulimi; qeverisje e Edi Ram\u00ebs, prej Edit dhe p\u00ebr Edin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Shkruar enkas p\u00ebr Lapsi.al nga Blendi Kajsiu<\/strong><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/07\/blendi-kajsiu-edi-rama-si-te-qeverisesh-per-veten\/\">Si t\u00eb qeveris\u00ebsh p\u00ebr veten<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rama \u00ebsht\u00eb thelbi i qeverisjes Rama. Nuk \u00ebsht\u00eb imponimi i nj\u00eb vizioni apo ideologjie specifike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diktatoriale. Ndryshe nga tirania, q\u00eb sipas Aristotelit \u00ebsht\u00eb korruptim i monarkis\u00eb dhe gjithashtu p\u00ebrkufizohet si qeversisje p\u00ebr interesin e ngusht\u00eb personal, qeverisja e Ram\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb dhe as ka nevoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb tiranike p\u00ebr tu reduktuar tek vetja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69018","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69018\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}