{"id":69017,"date":"2026-02-07T10:44:48","date_gmt":"2026-02-07T10:44:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/pingpongu-institucional-ne-mal-te-zi-ngadaleson-rrugen-evropiane\/"},"modified":"2026-02-07T10:44:48","modified_gmt":"2026-02-07T10:44:48","slug":"pingpongu-institucional-ne-mal-te-zi-ngadaleson-rrugen-evropiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/pingpongu-institucional-ne-mal-te-zi-ngadaleson-rrugen-evropiane\/","title":{"rendered":"\u201cPingpongu\u201d institucional n\u00eb Mal t\u00eb Zi ngadal\u00ebson rrug\u00ebn evropiane"},"content":{"rendered":"<p>\u201cPingpongu\u201d politik i kthimit t\u00eb ligjeve mes presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, dhe Kuvendit po e ngadal\u00ebson edhe m\u00eb tej rrug\u00ebn evropiane t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Kjo ndodh n\u00eb koh\u00ebn kur Mali i Zi, edhe pa k\u00ebto p\u00ebrplasje institucionale, ka nisur t\u00eb shfaq\u00eb shenja ngecjeje n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve n\u00eb disa fusha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr integrimin evropian.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 shkurt, Millatoviq ia ktheu Kuvendit nj\u00eb paket\u00eb ligjesh p\u00ebr rishqyrtim, duke u arsyetuar se d\u00ebshiron q\u00eb deputet\u00ebt t\u2019i lexojn\u00eb dhe shqyrtojn\u00eb me seriozitet ato.<\/p>\n<p>\u201cReformat evropiane nuk n\u00ebnkuptojn\u00eb thjesht ngritje dore n\u00eb Kuvend, as miratim ligjesh pa debat dhe diskutim\u201d, shkroi presidenti malazez n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb prej 25 ligjesh q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb marr\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebr nga Komisioni Evropian dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr Malin e Zi p\u00ebr t\u00eb vazhduar mbylljen e kapitujve n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Millatoviq ndryshoi q\u00ebndrim dhe i shpalli ligjet n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Ai tha se kthimi i tyre n\u00eb Kuvend, me pritjen q\u00eb deputet\u00ebt t\u2019i lexonin dhe t\u2019i shqyrtonin seriozisht, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb tij, nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb efekt praktik.<\/p>\n<p>Kjo paket\u00eb ligjesh, e njohur n\u00eb zhargonin politik si \u201cligjet blu\u201d, e kishte miratimin e Brukselit dhe Komisioni Evropian konfirmoi se ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr vendimin e presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u2019i shpallur ligjet.<\/p>\n<p>\u201cNe konfirmojm\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr synimin ambicioz t\u00eb Malit t\u00eb Zi q\u00eb t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt e mbetur t\u00eb negociatave deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, me kusht q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha kushtet e nevojshme\u201d, deklaroi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, veprimi i fundit nxori n\u00eb pah nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: Mali i Zi, i cili tani po hyn n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ka nisur t\u00eb shfaq\u00eb shenja t\u00eb ngadal\u00ebsimit t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Ambicia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e Malit t\u00eb Zi, por edhe e institucioneve evropiane, q\u00eb ky vendi t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt negociues deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Kjo, s\u00eb paku teorikisht, do ta b\u00ebnte t\u00eb realizuesh\u00ebm sloganin shtet\u00ebror \u201c28 deri m\u00eb 28\u201d, q\u00eb n\u00ebnkupton se Mali i Zi mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtari i 28-t\u00eb i Bashkimit Evropian deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2028 \u2013 duke pasur k\u00ebshtu koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb An\u00ebtar\u00ebsimit, e cila n\u00ebnshkruhet pas p\u00ebrfundimit zyrtar t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Procesi i ratifikimit duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha shtetet aktuale an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 gjithsej 27 \u2013 si dhe n\u00eb shtetin q\u00eb i bashkohet unionit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Malin e Zi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb zakonisht zgjat nga nj\u00eb deri n\u00eb tre vjet.<br \/>\nMegjithat\u00eb, Mali i Zi, i cili shpesh konsiderohet si lider n\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb, po e zvarrit ritmin e reformave dhe t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve evropian\u00eb, plot\u00ebsimi i pozitave ky\u00e7, si gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor dhe atij Prokurorial, tashm\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb penges\u00eb serioze p\u00ebr vazhdimin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishte vendosur presidenti Millatoviq t\u2019i frenonte t\u00eb ashtuquajturat \u201cligje blu\u201d, kjo do t\u00eb kishte rrezikuar konferencat e ardhshme nd\u00ebrqeveritare, t\u00eb planifikuara p\u00ebr muajt mars dhe prill, n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb mbyllen disa kapituj negociues, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur burime t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>E, k\u00ebt\u00eb e konfirmoi edhe Mercier.<\/p>\n<p>\u201cVonesat e vazhdueshme n\u00eb procese ky\u00e7, si miratimi i ligjeve dhe em\u00ebrimi i pozicioneve t\u00eb lira, n\u00ebse mbeten t\u00eb pazgjidhura, mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb penges\u00eb serioze p\u00ebr realizimin e ambicies s\u00eb Malit t\u00eb Zi q\u00eb t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt negociues deri n\u00eb fund t\u00eb vitit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Eurodeputeti Tomisllav Sokoll, an\u00ebtar i delegacionit p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, paralajm\u00ebroi se ngadal\u00ebsimi i ritmit t\u00eb miratimit t\u00eb ligjeve t\u00eb nevojshme p\u00ebr mbylljen e kapitujve, \u201cmund t\u00eb ket\u00eb pasoja afatgjate p\u00ebr rrug\u00ebn evropiane t\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDritarja e BE-s\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e hapur p\u00ebrgjithmon\u00eb, dhe dihet se kush d\u00ebshiron ta mbyll\u00eb at\u00eb. Prandaj, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mos humbet nj\u00eb moment q\u00eb rrall\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet\u201d, shkroi Sokoll n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb janar, Mali i Zi mbylli p\u00ebrkoh\u00ebsisht kapitullin 32 dhe aktualisht i ka t\u00eb mbyllur 13 kapituj nga gjithsej 33 n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Pritet q\u00eb gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit, Bashkimi Evropian t\u00eb miratoj\u00eb formimin e grupeve punuese q\u00eb do t\u00eb angazhohen n\u00eb hartimin e draftit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb An\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Teksti i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje p\u00ebrcakton kushtet e an\u00ebtar\u00ebsimit, marr\u00ebveshjet kalimtare, masat mbrojt\u00ebse, kontributin buxhetor, numrin e deputet\u00ebve n\u00eb Parlamentin Evropian, votat n\u00eb K\u00ebshillin e BE-s\u00eb, si dhe komisionarin q\u00eb do ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n<p>Sipas parimeve negociuese t\u00eb miratuara nga Konferenca e An\u00ebtar\u00ebsimit, marr\u00ebveshjet e arritura gjat\u00eb negociatave p\u00ebr kapitujt e ve\u00e7ant\u00eb, edhe kur jan\u00eb t\u00eb pjesshme, nuk konsiderohen p\u00ebrfundimtare, derisa t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kapitujt.<\/p>\n<p>Mali i Zi duhet t\u00eb mbyll\u00eb edhe 23 kapituj negociues, nd\u00ebrsa p\u00ebr mbylljen e secilit prej tyre k\u00ebrkohet miratimi i t\u00eb gjitha shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/07\/pingpongu-institucional-ne-mal-te-zi-ngadaleson-rrugen-evropiane\/\">\u201cPingpongu\u201d institucional n\u00eb Mal t\u00eb Zi ngadal\u00ebson rrug\u00ebn evropiane<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cPingpongu\u201d politik i kthimit t\u00eb ligjeve mes presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, dhe Kuvendit po e ngadal\u00ebson edhe m\u00eb tej rrug\u00ebn evropiane t\u00eb k\u00ebtij vendi. Kjo ndodh n\u00eb koh\u00ebn kur Mali i Zi, edhe pa k\u00ebto p\u00ebrplasje institucionale, ka nisur t\u00eb shfaq\u00eb shenja ngecjeje n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve n\u00eb disa fusha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69017","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69017"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69017\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}