{"id":69005,"date":"2026-02-07T11:48:48","date_gmt":"2026-02-07T11:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/legjendat-flasin-nga-rruget-e-lagjes-te-stadiumet-europiane-alban-bushi-vjen-me-nje-rrefim-pa-filtra-2\/"},"modified":"2026-02-07T11:48:48","modified_gmt":"2026-02-07T11:48:48","slug":"legjendat-flasin-nga-rruget-e-lagjes-te-stadiumet-europiane-alban-bushi-vjen-me-nje-rrefim-pa-filtra-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/legjendat-flasin-nga-rruget-e-lagjes-te-stadiumet-europiane-alban-bushi-vjen-me-nje-rrefim-pa-filtra-2\/","title":{"rendered":"Legjendat Flasin\/ Nga rrug\u00ebt e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me nj\u00eb rr\u00ebfim pa filtra"},"content":{"rendered":"<p>Rubrika \u201cLegjendat flasin\u201d sjell k\u00ebt\u00eb her\u00eb rr\u00ebfimin e Alban Bushit, nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb futbollit shqiptar, i cili rikthehet n\u00eb rrug\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, aty ku nisi gjith\u00e7ka. Nga loj\u00ebrat pa orar n\u00eb lagje te stadiumet e mbushura dhe fanella kuqezi, Bushi ndan historin\u00eb e nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb nd\u00ebrtuar me pasion, sakrific\u00eb dhe dashuri t\u00eb pakusht\u00ebzuar p\u00ebr futbollin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr FSHF.org, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rubrik\u00ebs \u201cLegjendat Flasin\u201d, ai flet p\u00ebr hapat e par\u00eb me Tiran\u00ebn, debutimin e paharruesh\u00ebm me gol n\u00eb derbi, p\u00ebrvojat n\u00eb kampionate t\u00eb forta europiane, por edhe p\u00ebr emocionet e ve\u00e7anta q\u00eb i ka dhuruar Komb\u00ebtarja.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rr\u00ebfim i sinqert\u00eb q\u00eb nd\u00ebrthur kujtimet personale me reflektimet profesionale, duke sjell\u00eb jo vet\u00ebm historin\u00eb e nj\u00eb karriere t\u00eb gjat\u00eb, por edhe vizionin e nj\u00eb legjende q\u00eb vijon t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb futbollit shqiptar, tashm\u00eb n\u00eb rolin e trajnerit t\u00eb Komb\u00ebtares shqiptare U-21.<\/p>\n<p><em><strong>Fillimet &amp; f\u00ebmij\u00ebria<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Jemi n\u00eb rrug\u00ebt ku je rritur dhe n\u00eb lagjen ku je form\u00ebsuar. \u00c7fare kujtimesh t\u00eb rikthen ky vend sot?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb jep shum\u00eb emocion. Sapo erdha u ndjeva shum\u00eb i emocionuar sepse k\u00ebtu kam banuar. Kjo \u00ebsht\u00eb hyrja ime, aty \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpia. K\u00ebtu nuk ka qen\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sot, ka qen\u00eb park, lulishte. Luanim t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn futboll. Sidomos fundjavave luanim nga m\u00ebngjesi e deri n\u00eb dark\u00eb. K\u00ebtu kam hedhur hapat e par\u00eb dhe kam formuar karakterin tim si futbollist. N\u00eb ekipin ku luajta, te Tirana, b\u00ebnim st\u00ebrvitje 1, ose 1 or\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb dit\u00eb kurse k\u00ebtu luanim 6-7 dit\u00eb me shok\u00ebt. Luanim 2 kundra 2 ose 1 kundra 1, q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb koordinohem goxha, t\u00eb isha sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehesha n\u00eb ekipin ku luaja. Kan\u00eb qen\u00eb emocione shum\u00eb t\u00eb bukura. F\u00ebmij\u00ebria \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur e jet\u00ebs. K\u00ebtu kemi m\u00ebsuar t\u00eb mos dor\u00ebzohemi, t\u00eb mos m\u00ebrzitemi, t\u00eb qeshim, t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb, t\u00eb qajm\u00eb. Por duke i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat me shpirt dhe me dashuri p\u00ebr loj\u00ebn q\u00eb luanim.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Nga erdhi pasioni p\u00ebr futbollin? Kur e kuptove se ky sport nuk ishte thjesht loj\u00eb p\u00ebr ty?<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu. N\u00eb mosh\u00ebn 10-11 vje\u00e7 kuptova q\u00eb e doja shum\u00eb futbollin. Kuptova g\u00ebzimin e fitores, emocionin e golit dhe aty mendova q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb aktivitet, por nj\u00eb pjes\u00eb e pandashme e jet\u00ebs time, si\u00e7 edhe ka qen\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00ebse nuk do ishe b\u00ebr\u00eb futbollist, \u00e7far\u00eb mendon se do ishe b\u00ebr\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqen k\u00ebng\u00ebtar, ose t\u2019i bie kitar\u00ebs. E di q\u00eb jam shum\u00eb larg, por m\u00eb p\u00eblqen dhe mbase me pun\u00eb mund t\u2019ia arrija. Edhe me futbollin, duke u st\u00ebrvitur fort, arrita aty ku mendoj q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb mir\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn time.<\/p>\n<p><em><strong>Hapat e par\u00eb &amp; futbolli shqiptar<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Tirana dhe debutimi me skuadr\u00ebn me gol n\u00eb derbin kund\u00ebr Dinamos<\/strong><\/p>\n<p>Pjes\u00eb e Tiran\u00ebs u b\u00ebra n\u00ebp\u00ebrmjet shkoll\u00ebs. K\u00ebtu ka qen\u00eb shkolla \u201cShyqyri Peza\u201d, ku un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb 8-vje\u00e7are. Ka qen\u00eb klas\u00eb sportive. Faktikisht nguli k\u00ebmb\u00eb shum\u00eb mami p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb sportive sepse ishte e v\u00ebshtir\u00eb. Ata zgjidhnin vet\u00ebm 10 \u00e7una, por me disa njohje t\u00eb mamit, u b\u00ebra pjes\u00eb e klas\u00ebs sportive. Sot ia di p\u00ebr faleminderit dhe i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs Fusha ku jemi aktualisht sot, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb fush\u00eb futbolli, p\u00ebrpara ka qen\u00eb fush\u00eb e zez\u00eb dhe ne st\u00ebrviteshim 2 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb paradite. N\u00eb mosh\u00ebn 15-16 vje\u00e7are kalonim m\u00eb pas te pionier\u00ebt e Tiran\u00ebs me profesor\u00eb Maks Ndroqin dhe Bujar Lubanin. Pastaj te para t\u00eb rinjt\u00eb, te t\u00eb rinjt\u00eb dhe m\u00eb pas tek ekipi i Tiran\u00ebs. Tek ekipi i par\u00eb ka ngulur k\u00ebmb\u00eb profesori i ndjer\u00eb Fatmir Frash\u00ebri, t\u00eb cilit i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe fal\u00ebnderues. Po ashtu edhe profesor Sulejman Mem\u00ebs dhe Millan Ba\u00e7it sepse n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re, 17 vje\u00e7 e 2-3 muaj m\u00eb mor\u00ebn tek ekipi i par\u00eb. Ishte derbi Tirana \u2013 Dinamo, nj\u00eb nga ndeshjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe, me nj\u00eb stadium t\u00eb mbushur plot e p\u00ebrplot. Ishte nj\u00eb nder shum\u00eb i madh p\u00ebr mua t\u00eb isha n\u00eb st\u00ebrvitje me ta, me Agustin Kol\u00ebn, me Arben Ming\u00ebn etj. E shihja si t\u00eb pamundur, \u00ebndrra ime ishte e madhe p\u00ebr t\u00eb luajtur me ta. Dhe vjen nj\u00eb moment, minuta 75\u2019, ndeshja ishte 1-0 p\u00ebr Tiran\u00ebn dhe profesor Fatmiri m\u00eb thot\u00eb \u00e7ohu dhe futu n\u00eb ndeshje. Sa u futa n\u00eb ndeshje, ka krosuar Flor Riza nga e djathta dhe un\u00eb i sh\u00ebnova gol Ilir Bozhiqit dhe barazuam ndeshjen. E mbaj mend si tani at\u00eb gol, ka qen\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb i bukur p\u00ebr mua. Un\u00eb e kisha \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb rrija t\u2019i shikoja ata, jo m\u00eb t\u00eb luaja dhe t\u00eb sh\u00ebnoja gol p\u00ebr at\u00eb ekip. Pas golit, un\u00eb jam g\u00ebzuar shum\u00eb dhe kam vrapuar n\u00eb fush\u00eb. Thjesht vrapoja nga g\u00ebzimi i golit, nuk isha n\u00eb gjendje ta kuptova se \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Karriera jasht\u00eb vendit<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Ke luajtur n\u00eb Hungari, Gjermani, Turqi, Bullgari dhe Greqi. Cila ka qene eksperienca m\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe ku je ndjer\u00eb me i plot\u00ebsuar si futbollist?<\/strong><\/p>\n<p>Transferimet e mia jasht\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Sidomos Hungaria dhe Gjermania. Ne shkuam p\u00ebr nj\u00eb miq\u00ebsore q\u00eb Tirana kishte me ekipin e Szeged n\u00eb Hungari. Faktikisht, nj\u00eb i njohur i mir\u00eb i gjuh\u00ebs hungareze q\u00eb punonte n\u00eb Ambasad\u00ebn Hungareze, njihte k\u00ebt\u00eb ekip dhe na \u00e7oi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb miq\u00ebsore atje. Nuk ishte e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim miq\u00ebsore jasht\u00eb. Ik\u00ebm me autobus aty. ai i kishte sugjeruar ekipit t\u00eb Szeged, Artur Maxhunin q\u00eb ta blinin. Kam luajtur vet\u00ebm 20 minuta n\u00eb at\u00eb ndeshje dhe kam dal\u00eb me karton t\u00eb kuq. Pas ndeshjes Presidenti i tyre tha q\u00eb dua at\u00eb lojtarin q\u00eb doli me karton t\u00eb kuq. Un\u00eb u habita n\u00eb fakt sepse nuk isha p\u00ebrgatitur dhe nuk e besoja q\u00eb do m\u00eb k\u00ebrkonin. Por presidenti m\u00eb kishte p\u00eblqyer p\u00ebr ato minuta q\u00eb kisha luajtur. Ka qen\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe p\u00ebr mua, sepse ata ik\u00ebn me autobus p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb nd\u00ebrsa un\u00eb q\u00ebndrova aty. ishte nj\u00eb moment shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua. Kam qar\u00eb shum\u00eb sepse ishin vitet 90\u2019, larg familjes, isha vet\u00ebm 18 vje\u00e7. Pastaj aty nisa t\u00eb ambientohesha, luajta goxha. Pothuajse nj\u00eb vit, por kishte momente edhe t\u00eb v\u00ebshtira. Nga ana financiare, un\u00eb merrja nj\u00eb rrog\u00eb prej 200 dollar\u00ebsh dhe nuk dilnin deri n\u00eb fund t\u00eb muajit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sakrific\u00eb q\u00eb mendoj se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Por me \u00ebndrr\u00ebn dhe q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb futbollist i mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb luajtur nj\u00eb dit\u00eb me Komb\u00ebtaren. Nuk m\u00eb ka munguar vet\u00ebbesimi, sepse m\u00eb par\u00eb ne shqiptar\u00ebve na shikonin ndryshe, jo si tani. Pastaj kalova n\u00eb Gjermani. Ne luajt\u00ebm p\u00ebrball\u00eb U-21 t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe m\u00eb pas u arratis\u00ebm drejt Gjermanis\u00eb, me disa \u00e7una t\u00eb tjer\u00eb. Nuk ishte gj\u00eb e mir\u00eb nga mua sepse e lash\u00eb klubin tim n\u00eb Hungari pa i lajm\u00ebruar ata, por ata nuk u ankuan. N\u00eb Gjermani u regjistrova n\u00eb kapanone p\u00ebr azilant\u00eb dhe flinim 10-15 veta n\u00eb dhom\u00eb. Ka qen\u00eb periudh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sepse duhet ta filloja prap\u00eb nga e para. P\u00ebr t\u00eb kapur majat e futbollit gjerman, duhet t\u00eb luaje me kategorit\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Un\u00eb zgjohesha shum\u00eb her\u00ebt dhe st\u00ebrvitesha dhe mendoja Altin Rrakllin, i cili luante n\u00eb Bundeslig\u00ebn gjermane. Nj\u00eb nga lojtar\u00ebt e par\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb luante n\u00eb k\u00ebto nivele. Dhe thoja q\u00eb derisa u b\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptar dhe \u00ebsht\u00eb shoku im, pse mos t\u00eb b\u00ebhem edhe un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Maja e karrier\u00ebs t\u00ebnde ishte ne Turqi, me Trabzonspor, por edhe me Adanaspor e Istanbulspor. \u00c7fare e beri at\u00eb periudh\u00eb kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb shkoja n\u00eb Turqi, un\u00eb isha me Litex n\u00eb Bullgari. Ekipi i Litexit m\u00eb bleu n\u00eb Greqi asokohe dhe transferoi 16 lojtar\u00eb nga disa vende t\u00eb Ballkanit. Un\u00eb shkova bashk\u00eb me Altin Haxhin dhe p\u00ebr dy vjet dol\u00ebm kampion\u00eb t\u00eb Bullgaris\u00eb. Dola dhe golash\u00ebnues me k\u00ebt\u00eb ekip, fitova dy tituj kampion dhe luajt\u00ebm edhe n\u00eb Champions League. M\u00eb pas m\u00eb shit\u00ebn tek Adanaspor. Ishte nj\u00eb nivel tjet\u00ebr futbolli n\u00eb Turqi. Nj\u00eb kampionat m\u00eb i organizuar, m\u00eb profesionist. M\u00eb pas kalova tek Istanbulspori, ku sh\u00ebnova 10-15 gola n\u00eb kampionat dhe pas k\u00ebsaj m\u00eb bleu Trabzonspor, q\u00eb ishte niveli m\u00eb i lart\u00eb ku un\u00eb kam luajtur futboll. Megjith\u00ebse nuk b\u00ebra mir\u00eb, sepse u d\u00ebmtova dhe nuk arrita t\u00eb b\u00ebja performanc\u00ebn time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Por, aty ndiheshe v\u00ebrtet\u00eb futbollist sepse niveli i kampionatit turk ishte v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb. Konkurrenca ka qen\u00eb shum\u00eb e madhe. P\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb formacion, kishte 4-5 sulmues t\u00eb fort\u00eb dhe duhet t\u2019i mposhtje ata p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb vend n\u00eb formacion. Futbolli do sakrific\u00eb, besim. Duhet t\u00eb besosh q\u00eb t\u2019ia dal\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund jan\u00eb dy ekipe q\u00eb shpesh i p\u00ebrmend. Jan\u00eb ekipet e zemr\u00ebs p\u00ebr shkak se mbeti peng fakti q\u00eb nuk luajte dot p\u00ebr to?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto dy ekipe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs kur un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Gjermani. Shikoja Dortmundin dhe m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb. M\u00eb p\u00eblqente t\u00eb luaja me ata. Por u transferova n\u00eb kampionat tjet\u00ebr dhe ishte nj\u00eb gabim i menaxhimit tim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb vendosja vet\u00eb, nuk kisha njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb m\u00eb k\u00ebshillonin. Dhe n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, edhe mund t\u00eb gaboj\u00eb njeriu. Kurse Atletico Madrid m\u00eb ka p\u00eblqyer shum\u00eb tifozeria e tyre. Edhe te Borussia Dortmund e nj\u00ebjta gj\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Kthimi &amp; mbyllja e karrier\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>\u2013 N\u00eb Shqip\u00ebri ke luajtur me Tiran\u00ebn, Flamurtarin dhe Dinamon, por debutimin dhe mbylljen e karrier\u00ebs i ke b\u00ebr\u00eb me Tiran\u00ebn. Sa dometh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb kjo per ty?<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Tirana ishte, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time gjith\u00eb jet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb ekipi ku un\u00eb u rrita dhe u b\u00ebra ky q\u00eb jam sot. Po ashtu edhe te Flamurtari jam ndjer\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, pavar\u00ebsisht se luajta pak me k\u00ebt\u00eb ekip. Edhe te Dinamo pak koh\u00eb. Por Tirana mbetet e ve\u00e7ant\u00eb. Aty ku e fillova doja edhe ta mbyllja faktikisht. Do t\u2019i jem gjith\u00eb koh\u00ebs mir\u00ebnjoh\u00ebs Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>\u2013 Pas gati dy dekadash si futbollist, a ke pengje nga karriera jote?<\/strong><\/p>\n<p>Pengje kam. Do t\u00eb doja ta kisha menaxhuar m\u00eb mir\u00eb veten, t\u00eb kisha pasur nj\u00eb menaxher p\u00ebr t\u00eb m\u00eb k\u00ebshilluar, pasi kemi vendosur vet\u00eb. Po ashtu, m\u00eb vjen keq m\u00eb shum\u00eb sesa peng q\u00eb u d\u00ebmtova n\u00eb momentin tim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kur kalova te Trabzonspor. M\u00eb blen\u00eb p\u00ebr shum\u00eb para, u d\u00ebmtova dhe nuk lash\u00eb gjurm\u00eb te ky ekip. Nuk arrita t\u00eb isha n\u00eb form\u00ebn time m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Komb\u00ebtarja<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2013 P\u00ebr \u00e7do futbollist, Komb\u00ebtarja \u00ebsht\u00eb maja. \u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson fanella kuqezi p\u00ebr Alban Bushin?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb karrier\u00eb ka shum\u00eb fanella. Por me asnj\u00eb nuk te dridhet zemra p\u00ebrve\u00e7 se me fanell\u00ebn kuqezi. Fanella kuqezi p\u00ebr mua ka qen\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Edhe te klubet ku un\u00eb luaja, 1-2 muaj mbrapa un\u00eb st\u00ebrvitesha dhe manifestoja se si do t\u00eb b\u00ebja gol me Komb\u00ebtaren. Aq e shtrenjt\u00eb dhe e madhe ishte p\u00ebr mua Komb\u00ebtarja. Mendoj q\u00eb p\u00ebr \u00e7do futbollist, t\u00eb vesh\u00ebsh fanell\u00ebn e Komb\u00ebtares, t\u00eb p\u00ebrmbush si futbollist. Jam krenar q\u00eb e kam veshur dhe e kam jetuar.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Ke th\u00ebn\u00eb: \u201cLe t\u00eb luaj nj\u00ebher\u00eb me Komb\u00ebtaren dhe le t\u00eb vdes.\u201d A tregon kjo r\u00ebnd\u00ebsine q\u00eb ka pasur Komb\u00ebtarja p\u00ebr ty?<\/strong><\/p>\n<p>Ia kam th\u00ebn\u00eb Indrit Fortuzit kur st\u00ebrviteshim te Tirana. Nuk isha b\u00ebr\u00eb ende pjes\u00eb e Komb\u00ebtares. Tani, si m\u00eb i pjekur, mendoj se ka qen\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e dal\u00eb nga zemra. Doja t\u00eb isha pjes\u00eb e Komb\u00ebtares, t\u00eb jepja gjith\u00e7ka. Si\u00e7 kam luajtur, e kam vler\u00ebsuar shum\u00eb dhe mendoj se \u00ebsht\u00eb maja. I gjith\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebr nj\u00eb futbollist, mendoj se duhet t\u00eb jet\u00eb Komb\u00ebtarja. Secili duhet t\u2019i vendos\u00eb objektiv vetes q\u00eb t\u00eb luaj\u00eb me Komb\u00ebtaren. T\u00eb st\u00ebrvitet sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e Komb\u00ebtares, si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Si erdhi ftesa e par\u00eb nga Komb\u00ebtarja dhe si e p\u00ebrjetove at\u00eb moment?<\/strong><\/p>\n<p>Ftesa e par\u00eb ka ardhur nga profesor Neptun Bajko, t\u00eb cilit gjithashtu i jam shum\u00eb fal\u00ebnderues. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb luaja te Tirana, kam qen\u00eb shum\u00eb i ri. E prisja sepse sh\u00ebnoja gola n\u00eb kampionatin shqiptar. Jam emocionuar dhe g\u00ebzuar shum\u00eb kur mora ftes\u00ebn, por edhe m\u00eb shum\u00eb kur arrita t\u00eb b\u00ebja edhe gol, at\u00ebher\u00eb m\u2019u duk e pabesueshme. N\u00eb debutim sh\u00ebnova golin e par\u00eb. Un\u00eb prisja ftes\u00ebn dhe p\u00ebrve\u00e7 se mora ftes\u00ebn, sh\u00ebnova edhe gol.\u00a0<strong>Mendoj q\u00eb kur vesh bluz\u00ebn e komb\u00ebtares, nuk p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm veten t\u00ebnde por t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb<\/strong>. Publiku e sheh ndeshjen nga jasht\u00eb dhe ne q\u00eb kemi veshur apo k\u00ebta q\u00eb veshin fanell\u00ebn, jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e sheh ndeshjen nga tribuna apo televizori.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Keni pasur nj\u00eb brez t\u00eb art\u00eb me emra si Bushi, Skela, Lala, Aliaj, Tare, Strakosha. Pse mendon se nuk arrit\u00ebt kurr\u00eb nj\u00eb faz\u00eb finale europiane?<\/strong><\/p>\n<p>Ne kemi pasur nj\u00eb ekip shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb brez jasht\u00ebzakonisht i mir\u00eb. Ne mezi e prisnim q\u00eb t\u00eb luanim me Komb\u00ebtaren dhe kemi b\u00ebr\u00eb ndeshje goxha t\u00eb mira. Mendoj q\u00eb po ta krahasojm\u00eb komb\u00ebtaren ton\u00eb me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani, sot jan\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb organizuara. Infrastruktura \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Ne shkonim 50 minuta me autobus larg p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb st\u00ebrvitje, nuk kishim shum\u00eb staf, vet\u00ebm trajnerin, trajnerin e dyt\u00eb dhe trajnerin e portier\u00ebve. N\u00ebse e krahasojm\u00eb me sot, stafi p\u00ebrb\u00ebhet nga 15 veta. Nuk kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb organizuar nga ana profesionale, sepse ashtu ishte koha. Edhe trajner\u00ebt nuk kishin shum\u00eb informacion p\u00ebr t\u00eb par\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt. Kurse kund\u00ebrshtar\u00ebt e kishin informacionin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga ne. Ne kemi b\u00ebr\u00eb ndeshje shum\u00eb t\u00eb mira me Komb\u00ebtaren, kund\u00ebr Gjermanis\u00eb, Norvegjis\u00eb, Greqis\u00eb. Por nuk kemi qen\u00eb t\u00eb disiplinuar nga ana taktike p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb lloj rezultati. Por ne jepnim \u00e7do gj\u00eb nga vetja n\u00eb fush\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e m\u00ebdhenj e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me ne n\u00eb fush\u00eb. Na ka mundur Gjermania 4 her\u00eb, por gjithmon\u00eb n\u00eb minutat e fundit dhe loja ka qen\u00eb e balancuar<\/p>\n<p><strong>\u2013 Fatkeq\u00ebsisht, prind\u00ebrit e tu sot nuk jetojn\u00eb m\u00eb. Por kur kthehesh mbrapa, n\u00eb koh\u00ebn kur luaje me Komb\u00ebtaren, kush ishte m\u00eb i lumtur nga ata t\u00eb dy?<\/strong><\/p>\n<p>Po mos t\u00eb kisha babin n\u00eb stadium, nuk m\u00eb luhej. Duhet t\u00eb ishte ai, q\u00eb ta shikoja dhe t\u00eb luaja. Jam shum\u00eb krenar p\u00ebr ata sepse \u00e7do gj\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ata. Q\u00eb nga kontrata ime e par\u00eb e deri n\u00eb mosh\u00ebn 37 vje\u00e7 kur jam t\u00ebrhequr nga futbolli, kontratat ia kaloja prind\u00ebrve. S\u00eb bashku me v\u00ebllain tim. Doja q\u00eb ata t\u00eb ishin t\u00eb lumtur, sepse ata m\u00eb b\u00ebn\u00eb. Ata m\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb kur isha i vog\u00ebl, ata m\u00eb dhan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb futbollist dhe isha shum\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb ata t\u00eb ishin t\u00eb lumtur. Rrall\u00eb kan\u00eb munguar n\u00eb ndeshje, m\u00eb ndiqnin edhe n\u00eb st\u00ebrvitje edhe kur luaja jasht\u00eb vendit. Dhe p\u00ebr mua ishin nj\u00eb motiv edhe m\u00eb i madh, p\u00ebr t\u00eb luajtur p\u00ebr fanell\u00ebn dhe prind\u00ebrit e mi q\u00eb fatkeq\u00ebsisht sot nuk jan\u00eb m\u00eb, por p\u00ebr mua do t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn time.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A ka nj\u00eb ndeshje apo nj\u00eb rast me Komb\u00ebtaren q\u00eb e kujton ende sot dhe do t\u00eb doje ta kishe ndryshuar?<\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb ndeshja Norvegji \u2013 Shqip\u00ebri dhe ishim 2-0 p\u00ebr ne. Kishte ende edhe 10 minuta loj\u00eb. Na barazuan 2-2. Norvegjia ishte n\u00eb momentin e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Altin Lala shkaktoi nj\u00eb penallti, q\u00eb nuk duhet ta b\u00ebnte. N\u00eb at\u00eb vit ne mund t\u00eb renditeshim n\u00eb vendin e dyt\u00eb sepse kemi mposhtur Greqin\u00eb 2-0, barazuam me Norvegjin\u00eb 2-2 n\u00eb transfert\u00eb. Pat\u00ebm rezultate t\u00eb mira. At\u00eb ndeshje do t\u00eb doja ta p\u00ebrs\u00ebrisja.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Kush ka qen\u00eb ekipi apo kund\u00ebrshtari m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebnuar?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj Anglia. Me Anglin\u00eb kam luajtur 2 her\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb si ekip, pavar\u00ebsisht se na kan\u00eb mposhtur me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe me nj\u00eb gol t\u00eb Rrakllit q\u00eb nuk e ka quajtur arbitri. Kund\u00ebrshtari m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr mua Ashley Cole, lojtar i Chelsea-t asokohe. Nj\u00eb mbrojt\u00ebs q\u00eb un\u00eb e dribloja dhe ai m\u00eb dilte prap\u00eb p\u00ebrpara. Ishte shum\u00eb i shpejt\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Komb\u00ebtarja aktuale<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>\u2013 Si e sheh Komb\u00ebtaren aktuale dhe a ka ndonje lojtar tek i cili gjen ngjashm\u00ebri me veten tende si futbollist?<\/strong><\/p>\n<p>Komb\u00ebtarja m\u00eb duket n\u00eb dit\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u fal\u00ebnderuar e gjith\u00eb struktura e FSHF-s\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb. Sepse ti mendon q\u00eb pse nuk jemi ne n\u00eb Bot\u00ebror apo Europian \u00e7do vit, por \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Un\u00eb kam qen\u00eb pjes\u00eb se si ka qen\u00eb federata dhe ku jemi ne tani. Dhe mund t\u00eb flas shum\u00eb hapur, sinqerisht dhe konkretisht p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar. Ekipi yn\u00eb sot nuk ka asgj\u00eb m\u00eb pak se ekipi i Italis\u00eb. Si nga stafi teknik, infrastruktura, dietologu, psikologu, skautimi. Nga \u00e7do gj\u00eb. Dhe mendoj se e meriton plot\u00ebsisht t\u00eb jet\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb Bot\u00ebror. Nuk jemi m\u00eb Shqip\u00ebria e para 10 viteve, por jemi nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr q\u00eb Europianin, ekipi yn\u00eb e ka detyrim q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb. Pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtar\u00ebve, sepse lojtar\u00ebt tan\u00eb luajn\u00eb n\u00eb nivele shum\u00eb t\u00eb larta. Shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb ndeshjen me Polonin\u00eb, ne t\u00eb marrim nj\u00eb rezultat pozitiv, q\u00eb un\u00eb mendoj se do e marrim. Kemi luajtur me Polonin\u00eb, na kan\u00eb mposhtur aty por i kemi mposhtur k\u00ebtu. \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur, mendoj se me pak besim dhe me shum\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrim dhe mb\u00ebshtetje nga tifoz\u00ebt, mund t\u2019ia dalim.<\/p>\n<p><strong>\u2013 N\u00ebse sot do ishe trajneri n\u00eb dhomat e zhveshjes p\u00ebrpara ndeshjes kund\u00ebr Polonis\u00eb, \u00e7far\u00eb do i thoje ekipit?<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00c7una, \u00ebndrra \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. Shkoni dhe merreni!<\/em><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Komb\u00ebtarja U-21 &amp; finalet e Kampionatit Europian 2027 n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u2013 Si trajner i ekipit U-21, si i vler\u00ebson prurjet nga viti n\u00eb vit t\u00eb lojtar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb e Komb\u00ebtares n\u00eb k\u00ebto le t\u00eb them, 12 vitet e fundit. Nga t\u00eb gjith\u00eb ekipet komb\u00ebtare, nga U-15 e deri tek U-21. Gjithashtu edhe nga skaut\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. K\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb dhe duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb. Dhe ne jemi n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb lojtar\u00eb cil\u00ebsor\u00eb n\u00eb ekipin A. Kemi nj\u00eb brez goxha t\u00eb mir\u00eb n\u00eb ekipin A, U-21 si edhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup 2008-2009 shum\u00eb i mir\u00eb q\u00eb po vjen.<\/p>\n<p><strong>\u2013 A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i bind\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Shqip\u00ebrise u-21?<\/strong><\/p>\n<p>Kemi hasur v\u00ebshtir\u00ebsi sepse si Kosova, edhe Shqip\u00ebria do q\u00eb t\u2019i ket\u00eb lojtar\u00ebt cil\u00ebsor\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre. Por shumica na kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur me zem\u00ebr. Edhe ne kur flasim me ata i themi q\u00eb zgjidhni me zem\u00ebr. Si Shqip\u00ebria, si Kosova jan\u00eb nj\u00ebsoj. Por mendoje se ku do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ty dhe na kan\u00eb zgjedhur ne. Dua t\u2019i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Komb\u00ebtarja U-21 ka qen\u00eb nj\u00eb prov\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb lojtar\u00ebve t\u00eb Komb\u00ebtares A. Cilin do t\u00eb ve\u00e7oje si kalimet m\u00eb t\u00eb suksesshme nd\u00ebr vite?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebta q\u00eb jan\u00eb aktualisht dhe q\u00eb po mbajn\u00eb pesh\u00ebn. Ramadanin, Asllanin, Manajn, Shehun, Mu\u00e7in, Broj\u00ebn, Mitajn, La\u00e7in apo Bare dhe \u00c7ekici q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb brez goxha i mir\u00eb, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb brez goxha t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Komb\u00ebtarja U-21 do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb nj\u00eb Europiani, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Serbi n\u00eb vitin 2027. Me grupin aktual, sa larg mendoni se mund t\u00eb shkoni?<\/strong><\/p>\n<p>Ne i kemi marr\u00eb ndeshjet tek e tek. Edhe k\u00ebto ndeshjet miq\u00ebsore q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, fokusi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb Europiani. Pavar\u00ebsisht se p\u00ebrq\u00ebndrohemi te ndeshja e radh\u00ebs. Kemi folur me lojtar\u00ebt q\u00eb ne nuk duhet t\u00eb jemi kalimtar\u00eb n\u00eb Europian. I kemi shum\u00eb t\u00eb larta objektivat dhe mendoj q\u00eb do t\u2019ia arrijm\u00eb q\u00ebllimit. P\u00ebr t\u00eb kaluar grupin, e kemi detyrim sepse luajm\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb dhe kemi mb\u00ebshtetjen e tifoz\u00ebve. Kam shum\u00eb besim te lojtar\u00ebt, te tifoz\u00ebt, te Shqip\u00ebria. I respektojm\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt, por mendoj se do t\u2019ia arrijm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u2013 Franca, Anglia apo Spanja jane shembuj t\u00eb organizimeve perfekte t\u00eb aktiviteteve europiane apo bot\u00ebrore. Mendon se edhe ne do t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb realizojm\u00eb nj\u00eb organizim dinjitoz t\u00eb k\u00ebtij turneu historik?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim. FSHF e ka rritur shum\u00eb nivelin. Nga ana profesionale \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Ka b\u00ebr\u00eb aktivitete t\u00eb m\u00ebdha, U-17 n\u00eb 2025, q\u00eb mori edhe shum\u00eb l\u00ebvdata nga UEFA. Nuk lam\u00eb asgj\u00eb m\u00eb pak, mendoj se kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Kemi b\u00ebr\u00eb Conference League, perfekt nga \u00e7do an\u00eb. Ne jemi nj\u00eb vend i vog\u00ebl, modest, jo me financa t\u00eb m\u00ebdha, por kur premtojm\u00eb di\u00e7ka, ne e b\u00ebjm\u00eb mir\u00eb. UEFA ka par\u00eb edhe organizimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe na dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Besoj se do e organizojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/legjendat-flasin-nga-rruget-e-lagjes-te-stadiumet-europiane-alban-bushi-vjen-me-nje-rrefim-pa-filtra\/\">Legjendat Flasin\/ Nga rrug\u00ebt e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me nj\u00eb rr\u00ebfim pa filtra<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rubrika \u201cLegjendat flasin\u201d sjell k\u00ebt\u00eb her\u00eb rr\u00ebfimin e Alban Bushit, nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb futbollit shqiptar, i cili rikthehet n\u00eb rrug\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, aty ku nisi gjith\u00e7ka. Nga loj\u00ebrat pa orar n\u00eb lagje te stadiumet e mbushura dhe fanella kuqezi, Bushi ndan historin\u00eb e nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb nd\u00ebrtuar me pasion, sakrific\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-69005","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69005","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69005"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69005\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69005"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69005"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69005"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}