{"id":68987,"date":"2026-02-07T10:48:33","date_gmt":"2026-02-07T10:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/kur-pashe-librat-marksiste-leniniste-e-serine-e-veprave-te-enverit-i-thashe-alizotit-paske-shume-nga-keto-deshmia-e-agollit-per-librarin-e-gjirokastres\/"},"modified":"2026-02-07T10:48:33","modified_gmt":"2026-02-07T10:48:33","slug":"kur-pashe-librat-marksiste-leniniste-e-serine-e-veprave-te-enverit-i-thashe-alizotit-paske-shume-nga-keto-deshmia-e-agollit-per-librarin-e-gjirokastres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/kur-pashe-librat-marksiste-leniniste-e-serine-e-veprave-te-enverit-i-thashe-alizotit-paske-shume-nga-keto-deshmia-e-agollit-per-librarin-e-gjirokastres\/","title":{"rendered":"\u2018Kur pash\u00eb librat marksiste-leniniste e serin\u00eb e veprave t\u00eb Enverit i thash\u00eb Alizotit paske shum\u00eb nga k\u00ebto\u2019, d\u00ebshmia e Agollit p\u00ebr librarin e Gjirokastr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga P\u00ebllumb Kulla <\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga libri: \u2018ALIZOT EMIRI \u2013 Njeriu, libr\u00e1ri e g\u00e1zet fisnike\u2019<\/p>\n<p>                              DY FJAL\u00cb SI HYRJE<\/p>\n<p>Kur ne, f\u00ebmij\u00ebt e Alizotit, tregonim n\u00eb ambiente t\u00eb g\u00ebzueshme shoq\u00ebrore \u201chistorit\u00eb\u201d e Zotes (Alizotit), na ka q\u00eblluar t\u00eb na pyesin shpeshher\u00eb: \u2013 \u201cA i keni shkruar? Jo! Sa keq, do t\u00eb humbasin\u2026! Kush duhet ta b\u00ebj\u00eb\u201d?  Dhe jemi ndjer\u00eb gjithnj\u00eb e me shum\u00eb fajtor\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se duhej b\u00ebr\u00eb, ne duhej ta b\u00ebnim. Po a mund t\u2019i shkruanim ne?! \u201cJo \u00e7do njeri, q\u00eb di shkrim e k\u00ebndim, mund t\u00eb shkruaj\u00eb libra\u201d, \u2013 thoshte Zotia, sa her\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr duar libra t\u00eb dob\u00ebt. Kur po bisedonim me nj\u00ebri \u2013 tjetrin, ne f\u00ebmij\u00ebt e Zotes, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cdetyrim\u201d- p\u00ebr Librin, natyrsh\u00ebm e ndjenim veten p\u00ebrball\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta kryer. Nuk ishte pun\u00eb p\u00ebr ne! Me \u201cmetrin\u201d e Zotes, ne ishim t\u00eb paaft\u00eb ta shkruanim k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>\u2013 MBRESA E KUJTIME P\u00cbR ALIZOTIN \u2013<\/p>\n<p>Biseda me shkrimtarin e shquar Drit\u00ebro Agolli<\/p>\n<p>K\u00ebto mbresa e kujtime Drit\u00ebro Agolli na i ka treguar, kur ai plot\u00ebsoi d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb, duke na ftuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, m\u00eb 22 janar 2011. E ndjem\u00eb veten shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb Drit\u00ebroi tregonte me k\u00ebnaq\u00ebsi e qeshte vazhdimisht, duke portretizuar personalitetin e babait ton\u00eb, Alizotit.<\/p>\n<p>Ne kishim d\u00ebgjuar nga babai t\u00eb fliste me shum\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr Drit\u00ebroin si shkrimtar i shquar. Me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi ai kujtonte takimet e bukura e plot humor me t\u00eb. Zotia e vler\u00ebsonte ve\u00e7an\u00ebrisht Drit\u00ebroin si njeri, q\u00eb pavar\u00ebsisht nga pozita e lart\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb kishte, ishte i thjesht\u00eb dhe dinte e donte t\u2019i respektonte njer\u00ebzit. Alizoti e ndjente veten shum\u00eb t\u00eb respektuar e t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb me Drit\u00ebroin dhe kjo i sillte k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebna jon\u00eb, ndjes\u00eb past\u00eb, q\u00eb jetoi dhe shum\u00eb vjet mbas vdekjes s\u00eb babait, na kujtonte dhe na lutej, q\u00eb t\u00eb gjenim mund\u00ebsin\u00eb ta takonim Drit\u00ebroin, t\u00eb pinim nj\u00eb kafe me t\u00eb e ta falenderonim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb familjes son\u00eb, p\u00ebr respektin q\u00eb kish treguar, n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, ndaj babait ton\u00eb, Alizot Emirit. Ne e fal\u00ebnderuam me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb Drit\u00ebroin, q\u00eb na e plot\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p>Besojm\u00eb q\u00eb edhe ai u k\u00ebnaq me pranin\u00eb ton\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Na priti bashk\u00eb me zonj\u00ebn Sadie. Na gostit\u00ebn e na sajdis\u00ebn. Na respektuan si f\u00ebmij\u00ebt e Alizot Emirit, si f\u00ebmij\u00ebt e mikut! Mbesa dhe nipi i Drit\u00ebroit na b\u00ebn\u00eb fotografi. Nj\u00eb kujtim i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ne. Me miratimin e tij, ne regjistruam n\u00eb diktofon t\u00ebr\u00eb bised\u00ebn e ngroht\u00eb me t\u00eb. Edhe ne i treguam disa histori nga ato t\u00eb Zotes. Ai qeshte me gjith\u00eb shpirt dhe, pas \u00e7do historie, p\u00ebrs\u00ebriste vler\u00ebsimet e tij p\u00ebr men\u00e7urin\u00eb, fines\u00ebn, kultur\u00ebn e, sidomos, p\u00ebr humorin e zgjuar e t\u00eb dashur t\u00eb Alizotit.<\/p>\n<p>E KISHA MIK ALIZOTIN<\/p>\n<p>Pjesa e par\u00eb e bised\u00ebs me Drit\u00ebroin, 22 janar 2011:<\/p>\n<p>N\u00eb Gjirokast\u00ebr v\u00ebrtitshim nga v\u00ebrtitshim dhe vinim te libraria e Alizotit, q\u00eb e kishte n\u00eb Qaf\u00ebn e Pazarit, kur ngjiteshe lart n\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb. Kishte nj\u00eb librari q\u00eb e mbante shum\u00eb mir\u00eb, po edhe i t\u00ebrhiqte njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Un\u00eb e vler\u00ebsoja shum\u00eb Alizotin dhe, kur e takoja, se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vija shpesh me sh\u00ebrbim n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ndjeja nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe, sepse ai ishte shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb fjal\u00ebt, n\u00eb bisedat, dinte shum\u00eb nga p\u00ebrvoja e tij p\u00ebr jet\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por dinte shum\u00eb edhe nga historia e librat, sepse, si\u00e7 thon\u00eb t\u00eb vjetrit, ishte njeri i k\u00ebnduar.<\/p>\n<p>Kishte nj\u00eb humor t\u00eb holl\u00eb kur tregonte, nj\u00eb humor t\u00eb till\u00eb prej nj\u00eb intelektuali t\u00eb lart\u00eb. Jo nj\u00eb humor banal, por ishte me nj\u00eb humor t\u00eb rrall\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, njer\u00ebzit e at\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb Gjirokast\u00ebr ishin njer\u00ebz me humor dhe kan\u00eb patur nj\u00eb origjinalitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kur ishin n\u00eb tavolin\u00eb apo n\u00eb sof\u00ebr, n\u00eb kafene apo sht\u00ebpira, nuk ndaheshin nga humori. Edhe Alizoti e kishte p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nga jeta e p\u00ebrditshme. Por, ai e dinte shum\u00eb mir\u00eb historin\u00eb, lexonte libra, dinte gjith\u00eb ngjarjet historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb lasht\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, ai ishte nj\u00eb enciklopedi e t\u00ebr\u00eb. Ndofta nga kjo men\u00e7uri q\u00eb kishte marr\u00eb edhe nga jeta, edhe nga libri, n\u00eb bised\u00eb ai ishte shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm dhe nuk m\u00ebrziteshe t\u00eb rrije me t\u00eb. Nuk i p\u00ebrs\u00ebriste gj\u00ebrat, nuk i ritregonte ato, k\u00ebt\u00eb e kishte inat.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht, ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebnte mua p\u00ebrshtypje at\u00ebher\u00eb, kishte nj\u00eb far\u00eb p\u00ebr\u00e7mimi p\u00ebr ata q\u00eb nuk silleshin mir\u00eb, q\u00eb premtonin shum\u00eb dhe nuk b\u00ebnin gj\u00eb. M\u00eb kujtohet, kur isha nj\u00eb her\u00eb me sh\u00ebrbim n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Kishin dal\u00eb shum\u00eb libra marksiste-leniniste, por kishte filluar edhe seria e v\u00ebllimeve t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>-\u201cPaske shum\u00eb nga k\u00ebto\u201d \u2013 i thash\u00eb un\u00eb, kur hyra n\u00eb librari.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cMor, kisha m\u00eb shum\u00eb, \u2013 tha -, por kam vajtur n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb dhe i kam v\u00ebn\u00eb mbi tavolin\u00eb \u00e7do instruktori dhe punonj\u00ebsi t\u00eb partis\u00eb, dhe iu kam th\u00ebn\u00eb: k\u00ebto jan\u00eb ato librat, q\u00eb duhet t\u2019i dini ju, se jeni marksist\u00eb dhe ju duhet t\u2019ia shpjegoni popullit. Ju nuk merrni asnj\u00eb lib\u00ebr nga k\u00ebto.<\/p>\n<p>Rrall\u00eb tek- tuk ndonj\u00ebri merr, kurse ju nuk vini ndonj\u00ebher\u00eb te libraria ime p\u00ebr t\u00eb par\u00eb, t\u00eb shfletoni nj\u00eb lib\u00ebr, prandaj un\u00eb po jua jap k\u00ebto libra t\u00eb gjith\u00ebve dhe mblidhni parat\u00eb e, m\u2019i sillni n\u00eb librari.<\/p>\n<p>Librat nuk jua fal dot un\u00eb, mund t\u2019ua falnin autor\u00ebt, Marksi apo Engelsi. Un\u00eb i kam marr\u00eb p\u00ebr t\u2019i shitur, prandaj po jua jap, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vinit vet\u00eb t\u2019i merrnit, po ua sjell un\u00eb k\u00ebto libra. Edhe shita gjith\u00eb ato \u2013 tha.- Vajta dhe n\u00eb Komitetin Ekzekutiv, shita dhe atje.<\/p>\n<p>Por m\u00eb kan\u00eb mbetur edhe ca, do t\u2019i shpie dhe ato libra aty, q\u00eb t\u2019i ken\u00eb. K\u00ebshtu, q\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb k\u00ebto libra politik\u00eb po m\u00eb shiten. Librat letrar\u00eb i marr, se jan\u00eb m\u00eb kurioz\u00eb p\u00ebr t\u2019i lexuar. Ja dhe ty, po t\u00eb mos ta kesh marr\u00eb andej nga Tirana, kam nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebr, mir\u00eb b\u00ebn ta marr\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>E mora dhe e kam edhe sot n\u00eb bibliotek\u00eb. Nga ky fakt mendoja nj\u00eb dit\u00eb: ja si duhet t\u00eb jet\u00eb librari. Duhet t\u00eb dij\u00eb librat q\u00eb ka, duhet t\u00eb dij\u00eb p\u00ebrmbajtjen dhe t\u2019u thot\u00eb: kjo \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr ty. Sot ka lloj- lloj librash, ka p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb profesionet, mir\u00ebpo librar\u00ebt nuk jan\u00eb si librar\u00ebt e dikursh\u00ebm, si\u00e7 ishte Alizoti.<\/p>\n<p>Pastaj Alizoti m\u00eb thot\u00eb: -Do dalim t\u00eb rrufisim nj\u00eb kafe?<\/p>\n<p>\u2013 Po mir\u00eb dalim- i thash\u00eb \u2013 vemi tek rrapi, te Klubi i Gjuetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2013 Atje vijn\u00eb pleq e do na m\u00ebrzisin \u2013 m\u00eb tha \u2013 m\u00eb mir\u00eb vem\u00eb te Cile Muka.<\/p>\n<p>Cile Muka kishte nj\u00eb pijetore t\u00eb tij, ishte njeri q\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb tjera gj\u00ebra, por dhe ato i b\u00ebnte me mjesht\u00ebri, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb dy ishin mjeshtra. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kisha botuar te \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, shkrimin \u201cCile Muk\u00ebn e kam pran\u00eb dhe kultur\u00ebn p\u00ebr karshi\u201d.<\/p>\n<p>Pim\u00eb nga nj\u00eb kafe e nga nj\u00eb got\u00eb raki. Cilja na vuri edhe nga nj\u00eb got\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpara dhe Alizoti i tha: \u00c7\u2019pate q\u00eb m\u00eb vure flak\u00ebn?! Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb veja n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ju thosha shok\u00ebve: \u201cku do ta rrufisim\u201d?- si\u00e7 thoshte Alizoti, ose kur m\u00eb vinin p\u00ebrpara ndonj\u00eb got\u00eb tjet\u00ebr, u thosha: \u201c\u00c7\u2019pat\u00ebt q\u00eb m\u00eb vut\u00eb flak\u00ebn\u201d!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb isha n\u00eb librari te Zotia, kur zhvillohej festivali n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe ngjiteshin grupet folklorike nga Qafa e Pazarit. Binin daullet e m\u00ebdha t\u00eb Dibr\u00ebs e t\u00eb Tropoj\u00ebs, sa tundeshin dhe librat nga gj\u00ebmimi i tyre.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cE mo Zote \u2013 i thash\u00eb \u2013 si t\u00eb duket kjo hare\u201d?<\/p>\n<p>\u2013 \u201cShum\u00eb mir\u00eb tha, \u2013 gjith\u00eb minjt\u00eb e Gjirokastr\u00ebs do ikin e nuk do mbetet asnj\u00eb mi. Nga zhurma e k\u00ebtyre daulleve do ikin nga Libohova, do ikin tutje, edhe e kemi mire k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse n\u00eb \u00e7do pes\u00eb vjet, pastrohet Gjirokastra nga minjt\u00eb\u2026\u201d!<\/p>\n<p>Po i tregonte shum\u00eb bukur. Un\u00eb i p\u00ebrs\u00ebris dhe p\u00ebrs\u00ebritja nuk ka ato nuanca q\u00eb kishte, kur i tregonte ai vet\u00eb. Ka plot historira edhe jan\u00eb t\u00eb bukura, jo banale, jan\u00eb t\u00eb kulturuara e nuk t\u00eb ofendojn\u00eb. Ma tregonte Agim Shehu, kur kish pyetur nj\u00eb her\u00eb Alizotin:<\/p>\n<p>\u2013 \u201cKu \u00ebsht\u00eb Basho Thomai, Ramiz Harxhi dhe Lefter Dilua, ku jan\u00eb\u201d?<\/p>\n<p>\u2013 \u201cJa, po zbresin Qaf\u00ebn e Pazarit dhe k\u00ebndojn\u00eb himnin e flamurit\u201d \u2013 i tha Zotia, \u2013 se miq i kishte dhe b\u00ebnte humor me ta, se p\u00ebr Alizotin ata ishin si patriot\u00eb e rilindas t\u00eb rinj. Alizoti ishte njeri me humor t\u00eb madh shum\u00eb.<\/p>\n<p>Na tregonte n\u00eb Gjirokast\u00ebr se, kur erdhi nj\u00eb her\u00eb Enver Hoxha, e pa te dera e libraris\u00eb Alizotin, e takoi dhe e p\u00ebrqafoi. Alizoti u g\u00ebzua shum\u00eb q\u00eb e pan\u00eb ta p\u00ebrqafonte Enveri, se n\u00eb Gjirokast\u00ebr kishte disa njer\u00ebz q\u00eb i kujtonin biografin\u00eb e, i thoshin q\u00eb n\u00eb vitet \u201930-t\u00eb kishte shkruar k\u00ebshtu e kishte b\u00ebr\u00eb ashtu (se Alizoti ka qen\u00eb dhe gazetar, ka shkruar n\u00eb gazet\u00ebn \u201c Demokracia\u201d).<\/p>\n<p>Alizoti ishte njeri i zgjuar dhe me kultur\u00eb t\u00eb madhe, jo vet\u00ebm me at\u00eb kultur\u00ebn e lasht\u00eb, por edhe me kultur\u00ebn e re, pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, pas Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare. Dinte shum\u00eb mir\u00eb vendet m\u00eb interesante t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, por dinte akoma m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jepte k\u00ebshilla. P\u00ebr shembull, kjo godin\u00eb po prishet, ose ky mur i kalas\u00eb ka defekte nga koha.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cHajde t\u2019i tregoj \u2013 m\u00eb tha mua nj\u00eb dit\u00eb. \u2013 E sheh si ka mbir\u00eb bar n\u00ebp\u00ebr mur, bar edhe fiq. K\u00ebta do t\u00eb l\u00ebshojn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb e do t\u00eb bjer\u00eb ky mur, por nuk m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, se m\u00eb thon\u00eb q\u00eb ky bar e mban k\u00ebt\u00eb mur. Jan\u00eb torollak\u00eb, se ky bar l\u00ebshon rr\u00ebnj\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb brenda\u201d.<\/p>\n<p>E kam fjal\u00ebn q\u00eb interesohej, jo vet\u00ebm si njeri i librave, por edhe p\u00ebr ambientin, p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e qytetit, p\u00ebr monumentet e kultur\u00ebs t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. Se, kur ne kemi qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ato monumente rrinin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ishin t\u00eb mira dhe t\u00eb bukura. Koh\u00ebt e fundit, tani, meq\u00eb nuk kujdeset njeri, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre dhe \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi\u2026!<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishim ne aq njer\u00ebz sot, si\u00e7 ishte Alizoti, ndryshe do t\u00eb ishte pamja e Gjirokastr\u00ebs dhe e librarive, edhe e t\u00eb tjerave. Ju b\u00ebni mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Alizotin dhe duhet t\u00eb mblidhni edhe kujtime t\u00eb tjera, se duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Gjirokast\u00ebr t\u00eb moshuar q\u00eb kan\u00eb kujtime t\u00eb shumta p\u00ebr at\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr fjal\u00ebt e tij t\u00eb rralla\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 9 shkurt 2011 shkova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Drit\u00ebroit, p\u00ebr t\u2019i treguar t\u00eb redaktuar transkriptimin e bised\u00ebs, q\u00eb kishim regjistruar n\u00eb diktofon. M\u00eb prit\u00ebn si djal\u00eb sht\u00ebpie. Zonja Sadie doli tek dera, Drit\u00ebroi u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, sikur do t\u00eb takonte Alizotin. U ndjeva i respektuar m\u00eb shum\u00eb sa duhej.<\/p>\n<p>Un\u00eb u dhash\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb simbolike, nj\u00eb CD me koncertin p\u00ebr piano, t\u00eb luajtur n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar t\u00eb Oper\u00ebs dhe Baletit me 28 janar 2011 nga mbesa e Alizotit, pianistja Almira Emiri, t\u00eb shoq\u00ebruar dhe me nj\u00eb flet\u00eb palosje me programin e koncertit dhe CV-n\u00eb e pianistes. Ju b\u00eb qejfi.<\/p>\n<p>Zonja Sadie na solli gotat me raki.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cPasi e mor\u00ebt ju n\u00eb telefon, \u2013 tha ajo -, Drit\u00ebroi ka qen\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn i menduar, duke risjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb njohjen me Alizotin. Kjo i ka sjell\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, sepse njohja me t\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e bukura t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Drit\u00ebroit. Sot u ngrit q\u00eb me nat\u00eb dhe u ul t\u00eb shkruante p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr Alizotin. Drit\u00ebroi tani nuk shkruan dot me dor\u00eb, sepse i dridhet pak, po ja q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim e zot\u00ebroi k\u00ebt\u00eb \u2018mosbindje\u2019\u201d!<\/p>\n<p>M\u00eb vuri p\u00ebrpara flet\u00ebn e shkruar me dor\u00eb nga Drit\u00ebroi.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cPo t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb fotokopje t\u00eb k\u00ebtij dor\u00ebshkrimi, q\u00eb ta keni kujtim nga dora e Drit\u00ebroit\u201d, \u2013 tha zonja Sadie.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cTani do vazhdosh t\u2019i shkruash ti ato, q\u00eb do t\u00eb flas un\u00eb\u201d! \u2013 m\u00eb tha Drit\u00ebroi. Dhe vazhduam t\u00eb hedhim n\u00eb let\u00ebr mendimet e Tij: Ai fol e un\u00eb shkruaj.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cM\u00eb mbeti merak, \u2013 tha, \u2013 se n\u00eb bised\u00ebn e par\u00eb ne nuk i b\u00ebm\u00eb disa konkluzione p\u00ebr Alizotin. Se Alizoti nuk qe dosido\u201d! Sapo mbaruam s\u00eb shkruari, iu luta t\u00eb shikonin at\u00eb \u201chyrjen\u201d, q\u00eb kishim p\u00ebrgatitur Ibrahimi dhe un\u00eb. Ja lexova. M\u00eb d\u00ebgjuan deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cShum\u00eb mir\u00eb e keni b\u00ebr\u00eb, \u2013 tha Drit\u00ebroi, q\u00eb mori dhe miratimin e zonj\u00ebs Sadie. \u2013 Mund ta vini dhe n\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebsaj bisede, por hiqe at\u00eb epitetin \u2018i thjesht\u00eb\u2019, q\u00eb keni shkruar p\u00ebr Alizotin\u201d!<\/p>\n<p>\u2013 \u201cPo njeri i thjesht\u00eb ishte Alizoti\u201d! \u2013 k\u00ebmb\u00ebngula un\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 \u201cE ke gabim! \u2013 m\u00eb korrigjoi Drit\u00ebroi. \u2013 Nuk ka njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i mbetur q\u00eb nga koh\u00ebt e hershme. Njeriu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i komplikuar. Dhe Alizoti nuk ka qen\u00eb njeri i zakonsh\u00ebm! Ka qen\u00eb njeri i ditur, i men\u00e7ur\u2026\u201d. \/Memorie.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga P\u00ebllumb Kulla Pjes\u00eb nga libri: \u2018ALIZOT EMIRI \u2013 Njeriu, libr\u00e1ri e g\u00e1zet fisnike\u2019 DY FJAL\u00cb SI HYRJE Kur ne, f\u00ebmij\u00ebt e Alizotit, tregonim n\u00eb ambiente t\u00eb g\u00ebzueshme shoq\u00ebrore \u201chistorit\u00eb\u201d e Zotes (Alizotit), na ka q\u00eblluar t\u00eb na pyesin shpeshher\u00eb: \u2013 \u201cA i keni shkruar? Jo! Sa keq, do t\u00eb humbasin\u2026! Kush duhet ta b\u00ebj\u00eb\u201d? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68987","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68987\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}