{"id":68976,"date":"2026-02-07T09:34:17","date_gmt":"2026-02-07T09:34:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/nga-serbia-tek-maqedonia-e-veriut-si-shqiperia-po-humbet-tregjet-e-rajonit\/"},"modified":"2026-02-07T09:34:17","modified_gmt":"2026-02-07T09:34:17","slug":"nga-serbia-tek-maqedonia-e-veriut-si-shqiperia-po-humbet-tregjet-e-rajonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/nga-serbia-tek-maqedonia-e-veriut-si-shqiperia-po-humbet-tregjet-e-rajonit\/","title":{"rendered":"Nga Serbia tek Maqedonia e Veriut, si Shqip\u00ebria po humbet tregjet e rajonit"},"content":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e eksporteve drejt Serbis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nd\u00ebrsa importet rriten m\u00eb 2025, po e kthen tregtin\u00eb rajonale nga nj\u00eb burim suficiti n\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb ri mbi ekonomin\u00eb shqiptare. N\u00eb dy vjet, Shqip\u00ebria ka humbur rreth 12 miliard\u00eb lek\u00eb suficit vet\u00ebm me Kosov\u00ebn dhe mbi 5 miliard\u00eb lek\u00eb eksporte me Serbin\u00eb, nd\u00ebrsa importet nga rajoni po rriten me ritme 5 \u2013 20% n\u00eb vit. Nga nj\u00eb suficit prej 12.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2024, bilanci tregtar me rajonin ra n\u00eb vet\u00ebm 3.3 miliard\u00eb n\u00eb 2025, nd\u00ebrsa eksportet u tkurr\u00ebn me 7% dhe importet u rrit\u00ebn me gati 8%. Arsyet<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po humbet gradualisht pozicionin e saj n\u00eb tregtin\u00eb me vendet e rajonit (Kosov\u00eb, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb dhe Mali i Zi), teksa t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr vitin 2025 tregojn\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb bilancit tregtar, t\u00eb nxitur kryesisht nga r\u00ebnia e eksporteve dhe rritja e importeve.<\/p>\n<p>Produktet shqiptare po b\u00ebhen jokonkurruese me vendet e Ballkanit, por edhe m\u00eb gjer\u00eb si rrjedhoj\u00eb e r\u00ebnies s\u00eb vler\u00ebs s\u00eb euros, rritjes s\u00eb kostove t\u00eb brendshme dhe munges\u00ebs s\u00eb politikave fiskale q\u00eb nxisin prodhimin me kosto t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Eksportet shqiptare drejt rajonit n\u00eb vitin 2025 ran\u00eb n\u00eb 62.7 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 67.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, duke sh\u00ebnuar tkurrje vjetore me rreth 7%. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, importet u rrit\u00ebn n\u00eb 59.4 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 54.7 miliard\u00eb lek\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ose gati 8% m\u00eb shum\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga INSTAT.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime kan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar ndjesh\u00ebm bilancin tregtar. N\u00eb vitin 2024, Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb suficit prej 12.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb tregtin\u00eb me rajonin, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 ai u ngushtua n\u00eb vet\u00ebm 3.3 miliard\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim prej afro 9.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh brenda nj\u00eb viti, me tkurrje rreth 280%. Vendi yn\u00eb humbi avantazhin q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb tregjet fqinje.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te rritja e importeve, por sidomos te dob\u00ebsimi i eksporteve, t\u00eb cilat kishin arritur kulmin n\u00eb vitin 2023 me mbi 79 miliard\u00eb lek\u00eb, por prej at\u00ebher\u00eb jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme. Brenda dy vitesh, eksportet drejt rajonit kan\u00eb humbur m\u00eb shum\u00eb se 16 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo prirje sugjeron se prodhuesit shqiptar\u00eb po humbin terren n\u00eb tregjet e rajonit, p\u00ebrball\u00eb konkurrenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga vendet fqinje, kostove m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb prodhimit dhe nj\u00eb strukture eksporti ende t\u00eb varur nga produkte me vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo tendenc\u00eb vazhdon, tregtia me rajonin, e cila tradicionalisht ka qen\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb eksporteve shqiptare, rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kanal presioni mbi bilancin tregtar t\u00eb vendit. N\u00eb kushtet kur edhe tregjet e BE-s\u00eb po shfaqin ngadal\u00ebsim, humbja e terrenit n\u00eb rajon e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb brisht\u00eb pozicionin e jasht\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Ruzhdi Koni, eksportues i prodhimeve t\u00eb fresk\u00ebta bujq\u00ebsore, tha se edhe k\u00ebt\u00eb vit, p\u00ebrkeq\u00ebsimi do t\u00eb thellohet p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmeve q\u00eb krijuan p\u00ebrmbytjet e fundit n\u00eb fusha dhe n\u00eb serra, shumica e tyre p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>Nga eksportet n\u00eb rajon, grupet me r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe ishin materialet e nd\u00ebrtimit, energjia dhe l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse, t\u00eb diktuara nga cikli i tkurrjes q\u00eb po kalon sektori i industris\u00eb.<\/p>\n<p>Volumi tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb me rajonin ishte 122 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me 2024-n, dhe zuri 9.9% t\u00eb volumit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm tregtar t\u00eb vendit me jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb partneri kryesor tregtar me gati 43% t\u00eb tregtis\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb rajonin, e ndjekur nga Serbia me 26%, Maqedonia e Veriut me 19.5% dhe t\u00eb tjerat m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Serbia po thellon ep\u00ebrsin\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, deficiti tregtar rritet edhe n\u00eb vitin 2025<\/p>\n<p>Tregtia e Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb po l\u00ebviz gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb problematike t\u00eb bilancit tregtar me rajonin. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr vitin 2025 tregojn\u00eb se, pavar\u00ebsisht rritjes t\u00eb leht\u00eb t\u00eb eksporteve, deficiti tregtar me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb thelluar edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Eksportet shqiptare drejt Serbis\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb 8.55 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, nga 8.27 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje modeste prej 3.3%. Megjithat\u00eb, kjo rritje nuk ka qen\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kompensuar zgjerimin e importeve nga Serbia, t\u00eb cilat u rrit\u00ebn me 5.8%, duke arritur n\u00eb 23.1 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si rezultat, deficiti tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb me Serbin\u00eb u thellua n\u00eb 14.56 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, nga 13.50 miliard\u00eb lek\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim prej mbi 1 miliard lek\u00ebsh vet\u00ebm brenda nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr \u00e7do 1 lek q\u00eb Shqip\u00ebria eksporton drejt Serbis\u00eb, ajo importon gati 2.7 lek\u00eb mallra serbe, duke e b\u00ebr\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien tregtare t\u00eb pabalancuar. N\u00ebse krahasohen me vitin 2022, kur eksportet drejt Serbis\u00eb kishin arritur nj\u00eb kulm prej 13.5 miliard\u00eb lek\u00ebsh, r\u00ebnia \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e fort\u00eb. Brenda tre vitesh, eksportet shqiptare drejt tregut serb u tkurr\u00ebn me rreth 5 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 50 milion\u00eb euro), nd\u00ebrsa importet mbeten t\u00eb larta dhe relativisht t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Goditja m\u00eb e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb te materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet, ku eksportet shqiptare ran\u00eb me rreth 805 milion\u00eb lek\u00eb ose 7% vet\u00ebm n\u00eb vitin 2025. Grupi tjet\u00ebr me r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, 24%, ishin mineralet, l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse dhe energjia elektrike, me afro 382 milion\u00eb lek\u00eb ose -24% m\u00eb pak eksporte, \u00e7ka tregon se Shqip\u00ebria po humb edhe n\u00eb segmentet ku kishte avantazh kostoje.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, importet e ushqimeve dhe pijeve nga Serbia u rrit\u00ebn me mbi 617 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025 ose 5.5%, duke reflektuar rritjen e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb tregut shqiptar nga produktet ushqimore serbe. Edhe importet e produkteve kimike dhe plastike u rrit\u00ebn me rreth 249 milion\u00eb lek\u00eb ose 8.2%, nd\u00ebrsa materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet u shtuan me afro 290 milion\u00eb lek\u00eb, ose 7.5%.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se Serbia po zgjeron pranin\u00eb e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, si furnizues jo vet\u00ebm i ushqimeve, por edhe i produkteve industriale, duke e shtyr\u00eb prodhimin vendas drejt nj\u00eb konkurrence gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat sugjerojn\u00eb se prodhuesit shqiptar\u00eb po humbasin hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb tregun serb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mallrat serbe po forcojn\u00eb pranin\u00eb e tyre n\u00eb tregun shqiptar. Kjo tendenc\u00eb reflekton dob\u00ebsin\u00eb strukturore t\u00eb eksporteve shqiptare, t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb produkte me vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb shtuar dhe me kapacitete t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb tregje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin rajonal, Serbia po shfaqet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb \u201cqend\u00ebr eksportuese\u201d e Ballkanit Per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria po rrezikon t\u00eb mbetet treg konsumi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po humb edhe tregun e Kosov\u00ebs, suficiti bie me 20% brenda nj\u00eb viti<\/p>\n<p>Kosova, tradicionalisht tregu m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonal p\u00ebr eksportet shqiptare, po jep shenja ftohjeje p\u00ebr mallrat nga Shqip\u00ebria. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr vitin 2025 tregojn\u00eb se eksportet shqiptare drejt Kosov\u00ebs ran\u00eb n\u00eb 33.65 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 36.83 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, me tkurrje vjetore prej 9.5%. Kjo \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia m\u00eb e fort\u00eb vjetore e eksporteve drejt Kosov\u00ebs gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb marra n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<p>Humbja m\u00eb e madhe vjen nga materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet, ku eksportet jan\u00eb tkurrur me rreth 8.7 miliard\u00eb lek\u00eb brenda nj\u00eb viti, ose 73% m\u00eb pak. Furnizuesit nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia po z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb produktet shqiptare n\u00eb sektor\u00eb si \u00e7imentoja, hekuri, alumini dhe materialet e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Edhe produktet kimike dhe plastike kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb prej mbi 1 miliard lek\u00ebsh ose 28%, duke konfirmuar se Kosova nuk po humbet vet\u00ebm si treg konsumi, por edhe si hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb p\u00ebrpunuese shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, importet nga Kosova drejt Shqip\u00ebris\u00eb u rrit\u00ebn me 2.3%, duke arritur n\u00eb 16.13 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Importet e mineraleve, l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse dhe energjis\u00eb elektrike u rrit\u00ebn me mbi 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 35%, si pasoj\u00eb e blerjeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike, pjes\u00eb e marr\u00ebveshjeve p\u00ebr shk\u00ebmbimin e energjis\u00eb.<br \/>\nEdhe importet e produkteve kimike dhe plastike u rrit\u00ebn me mbi 120 milion\u00eb lek\u00eb ose 9.5%, nd\u00ebrsa tekstilet dhe k\u00ebpuc\u00ebt u shtuan ndjesh\u00ebm me rreth 29.5%.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, suficiti tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn ra n\u00eb 17.52 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, nga 21.07 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim prej 3.54 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ose mbi 20%, brenda vet\u00ebm nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>R\u00ebnia \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e thell\u00eb n\u00ebse krahasohet me vitin 2023, kur suficiti kishte arritur mbi 29 miliard\u00eb lek\u00eb. Brenda dy vitesh, Shqip\u00ebria ka humbur rreth 12 miliard\u00eb lek\u00eb suficit n\u00eb tregtin\u00eb me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky zhvillim ka nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse Kosova p\u00ebrb\u00ebn destinacionin m\u00eb t\u00eb madh rajonal p\u00ebr eksportet shqiptare. Dob\u00ebsimi i k\u00ebtij tregu d\u00ebshmon probleme m\u00eb t\u00eb thella n\u00eb prodhimin shqiptar, pasi me Kosov\u00ebn barrierat doganore jan\u00eb minimale dhe avantazhi i gjuh\u00ebs duhet t\u00eb favorizonte Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Maqedonia e Veriut po largohet nga mallrat shqiptare<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po humbet terren edhe n\u00eb tregtin\u00eb me Maqedonin\u00eb e Veriut, nj\u00eb tjet\u00ebr partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonal, duke e kthyer k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nga suficit n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb ri deficiti tregtar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, eksportet shqiptare drejt Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ran\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb 8.99 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 11.8 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, r\u00ebnie vjetore prej gati 24%. Kjo \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia m\u00eb e fort\u00eb e eksporteve drejt k\u00ebtij tregu gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>R\u00ebnia m\u00eb e fort\u00eb e eksporteve drejt Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u201cmaterialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet\u201d, me afro 3 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak ose -65% eksporte, duke e kthyer k\u00ebt\u00eb treg nga nj\u00eb burim suficiti n\u00eb deficit t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i dyt\u00eb me ndikimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ishin eksportet e mineraleve dhe energjis\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb tkurrur ndjesh\u00ebm me 8%. Nd\u00ebrkoh\u00eb, importet nga Maqedonia e Veriut drejt Shqip\u00ebris\u00eb u rrit\u00ebn me 16.7%, duke arritur n\u00eb 14 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, nga 12.06 miliard\u00eb lek\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja e importeve \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e fort\u00eb dhe m\u00eb e gjer\u00eb me Maqedonin\u00eb e Veriut. Importet e mineraleve dhe energjis\u00eb u rrit\u00ebn me mbi 2.4 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 128% vitin e kaluar, duke u b\u00ebr\u00eb burimi kryesor i rritjes s\u00eb tregtis\u00eb me k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Edhe importet e ushqimeve u rrit\u00ebn me 7%, makinerit\u00eb dhe pajisjet me 42%, nd\u00ebrsa tekstilet dhe produktet e drurit sh\u00ebnuan rritje t\u00eb ndjeshme. Vet\u00ebm materialet e nd\u00ebrtimit p\u00ebsuan r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb, me mbi 1.1 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak importe, por kjo nuk e kompenson rritjen e fort\u00eb t\u00eb importeve n\u00eb grupet e tjera t\u00eb mallrave. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria po varet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga Maqedonia e Veriut p\u00ebr furnizime energjetike dhe mallra industriale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2022 dhe 2023, Shqip\u00ebria kishte ep\u00ebrsi n\u00eb tregtin\u00eb me Maqedonin\u00eb e Veriut, por e humbi k\u00ebt\u00eb avantazh n\u00eb dy vitet n\u00eb vijim. Bilanci tregtar u p\u00ebrkeq\u00ebsua ndjesh\u00ebm. Nga nj\u00eb deficit relativisht i moderuar prej 261 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2024, Shqip\u00ebria kaloi n\u00eb nj\u00eb deficit t\u00eb thell\u00eb prej 5.09 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2025, nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim prej mbi 4.8 miliard\u00eb lek\u00ebsh brenda nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrmbysje reflekton r\u00ebnie t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb eksporteve shqiptare n\u00eb vendin fqinj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mallrat nga Maqedonia e Veriut po fitojn\u00eb terren n\u00eb tregun shqiptar.<\/p>\n<p>Mali i Zi, i vetmi treg ku Shqip\u00ebria po reziston<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, Mali i Zi mbeti i vetmi partner fqinj ku Shqip\u00ebria arriti t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb pozicion relativisht t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. N\u00eb vitin 2025, eksportet shqiptare drejt Malit t\u00eb Zi arrit\u00ebn n\u00eb 8.0 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 7.47 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 7.3%.<\/p>\n<p>Edhe me k\u00ebt\u00eb vend, i cili n\u00eb total mbetet treg pozitiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, struktura e eksporteve po dob\u00ebsohet. Materialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme, nd\u00ebrsa tekstilet po humbin gjithashtu terren. Rritja e eksporteve vjen nga energjia dhe ushqimet, por k\u00ebta jan\u00eb sektor\u00eb m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm dhe me marzhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta krahasuar me industrin\u00eb p\u00ebrpunuese.<\/p>\n<p>Importet nga Mali i Zi u rrit\u00ebn me 20.2%, duke arritur n\u00eb 3.06 miliard\u00eb lek\u00eb vitin e kaluar, por kjo rritje nuk ka qen\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur bilancin pozitiv. Importet u rrit\u00ebn kryesisht p\u00ebr produktet ushqimore dhe energjin\u00eb dhe l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ruajti nj\u00eb suficit tregtar prej 4.95 miliard\u00eb lek\u00ebsh me Malin e Zi n\u00eb vitin 2025, pothuajse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me vitin 2024. Krahasuar me vitin 2023, kur suficiti me Malin e Zi kishte arritur n\u00eb 7.25 miliard\u00eb lek\u00eb, Shqip\u00ebria ka humbur mbi 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb avantazh neto n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se edhe tregu m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr eksportet shqiptare po tregon shenja ngadal\u00ebsimi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rritja e importeve nga Mali i Zi po e ngushton gradualisht hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr suficit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rajon ku Shqip\u00ebria po humbet terren pothuajse n\u00eb \u00e7do shtet, q\u00ebndrueshm\u00ebria me Malin e Zi nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb kompensuar r\u00ebnien e fort\u00eb t\u00eb pozicioneve n\u00eb Serbi, Kosov\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Bosnja nga treg dyt\u00ebsor, n\u00eb burim presioni p\u00ebr bilancin tregtar<\/p>\n<p>Tregtia e Shqip\u00ebris\u00eb me Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn po humbet gradualisht ekuilibrin, duke u shnd\u00ebrruar nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pothuajse e balancuar n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr burim presioni p\u00ebr bilancin tregtar t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, eksportet shqiptare drejt Bosnj\u00ebs u rrit\u00ebn n\u00eb 3.5 miliard\u00eb lek\u00eb, nga 3.1 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, nj\u00eb rritje prej 13.1%. Por kjo rritje nuk mjaftoi p\u00ebr t\u00eb kompensuar rritjen edhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb importeve nga Bosnja drejt vendit ton\u00eb Importet nga Bosnja arrit\u00ebn n\u00eb 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, nga 2.5 miliard\u00eb lek\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke u rritur me 19%.<\/p>\n<p>Si rezultat, suficiti tregtar i Shqip\u00ebris\u00eb me Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebn ra n\u00eb 512 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2025, nga 585 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2024, nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim prej rreth 72 milion\u00eb lek\u00ebsh ose mbi 12%.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, eksportet shqiptare n\u00eb total jan\u00eb rritur, por struktura e rritjes \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, sepse grupet industriale jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. Tekstilet dhe k\u00ebpuc\u00ebt, makinerit\u00eb dhe materialet e nd\u00ebrtimit kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie, nd\u00ebrsa rritja vjen kryesisht nga ushqimet dhe mineralet. Shqip\u00ebria po humb terren n\u00eb produktet me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtuar, nd\u00ebrsa po mbetet furnizues i mallrave m\u00eb elementare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa struktura e importeve nga Bosnja tregon nj\u00eb zhvendosje t\u00eb fort\u00eb. Importet e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit u rrit\u00ebn me 47%, prodhimet e drurit dhe letr\u00ebs me 27%, tekstilet dhe k\u00ebpuc\u00ebt me 23%. Bosnja po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb furnizues i l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para p\u00ebr tregun shqiptar.<\/p>\n<p>Rrug\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal<\/p>\n<p>Nga nisja e Procesit t\u00eb Berlinit n\u00eb vitin 2014, tregtia n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb e leht\u00eb n\u00eb procedura, por zbatimi i tyre ndeshet ende me v\u00ebshtir\u00ebsi, duke penguar arritjen e shpejt\u00eb t\u00eb objektivit t\u00eb tregtis\u00eb pa kufij.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit solli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb bashk\u00ebrenduar nga t\u00eb gjasht\u00eb vendet e rajonit, s\u00eb bashku me BE-n\u00eb, p\u00ebr ta trajtuar tregtin\u00eb jo si \u00e7\u00ebshtje dypal\u00ebshe, por si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb vetme ekonomike q\u00eb duhet t\u00eb funksionoj\u00eb me rregulla t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Kjo u p\u00ebrkthye n\u00eb krijimin e Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal, n\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb certifikatave, n\u00eb digjitalizimin e dokumenteve doganore dhe n\u00eb krijimin e korridoreve t\u00eb gjelbra, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb ulin koh\u00ebn e pritjes s\u00eb kamion\u00ebve n\u00eb kufij dhe kostot e tranzitit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se sot, nj\u00eb kompani nga Shqip\u00ebria q\u00eb eksporton n\u00eb Serbi, Kosov\u00eb apo n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebrballet me m\u00eb pak dokumente, m\u00eb pak kontrolle t\u00eb dyfishta dhe m\u00eb shum\u00eb procedura t\u00eb standardizuara sesa nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nP\u00ebrpara 2014-s, CEFTA ekzistonte, por ishte kryesisht nj\u00eb marr\u00ebveshje tarifore; Procesi i Berlinit e zhvendosi fokusin te barrierat jotarifore, pra te gj\u00ebrat q\u00eb realisht e bllokonin tregtin\u00eb, t\u00eb tilla si certifikatat q\u00eb nuk njiheshin, kontrollet veterinare t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, rregullat e ndryshme teknike etj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, leht\u00ebsimi ka qen\u00eb i pjessh\u00ebm dhe i pabarabart\u00eb. Tregtia aktualisht \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb dhe m\u00eb e integruar, por kufijt\u00eb ende mbeten pengesa t\u00eb forta n\u00eb disa raste, sidomos p\u00ebr mallrat ushqimore, produktet bujq\u00ebsore dhe d\u00ebrgesat me vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Shpesh vendet i zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjet vet\u00ebm kur u leverdis politikisht ose ekonomikisht, duke krijuar her\u00eb pas here tensione, vonesa, kontrolle shtes\u00eb apo ndalime t\u00eb p\u00ebrkohshme. Edhe pse korniza e Procesit t\u00eb Berlinit ka ulur kostot strukturore t\u00eb tregtis\u00eb, potenciali i tregut rajonal ende nuk \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg q\u00eb nuk funksionon pa f\u00ebrkime. P\u00ebrfitimi p\u00ebr ekonomin\u00eb e rajonit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi mbetet ende n\u00ebn potencialin q\u00eb ishte synuar<a href=\"https:\/\/monitor.al\/shqiperia-po-humbet-tregjet-e-rajonit-2\/\">.\/ Monitor.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/07\/nga-serbia-tek-maqedonia-e-veriut-si-shqiperia-po-humbet-tregjet-e-rajonit\/\">Nga Serbia tek Maqedonia e Veriut, si Shqip\u00ebria po humbet tregjet e rajonit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e eksporteve drejt Serbis\u00eb, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, nd\u00ebrsa importet rriten m\u00eb 2025, po e kthen tregtin\u00eb rajonale nga nj\u00eb burim suficiti n\u00eb nj\u00eb presion t\u00eb ri mbi ekonomin\u00eb shqiptare. N\u00eb dy vjet, Shqip\u00ebria ka humbur rreth 12 miliard\u00eb lek\u00eb suficit vet\u00ebm me Kosov\u00ebn dhe mbi 5 miliard\u00eb lek\u00eb eksporte me Serbin\u00eb, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68976","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68976","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68976"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68976\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68976"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68976"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68976"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}