{"id":68960,"date":"2026-02-07T08:48:28","date_gmt":"2026-02-07T08:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/zberthimi-i-vendimit-kushtetuesja-per-pezullimin-e-ballukut-cfare-menduan-unanimisht-gjyqtaret-dhe-ne-cilat-argumenta-u-ndane-4-me-4\/"},"modified":"2026-02-07T08:48:28","modified_gmt":"2026-02-07T08:48:28","slug":"zberthimi-i-vendimit-kushtetuesja-per-pezullimin-e-ballukut-cfare-menduan-unanimisht-gjyqtaret-dhe-ne-cilat-argumenta-u-ndane-4-me-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/07\/zberthimi-i-vendimit-kushtetuesja-per-pezullimin-e-ballukut-cfare-menduan-unanimisht-gjyqtaret-dhe-ne-cilat-argumenta-u-ndane-4-me-4\/","title":{"rendered":"ZB\u00cbRTHIMI I VENDIMIT\/ KUSHTETUESJA p\u00ebr pezullimin e Ballukut, \u00e7far\u00eb menduan unanimisht gjyqtar\u00ebt dhe n\u00eb cilat argumenta u ndan\u00eb 4 me 4"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka marr\u00eb mbr\u00ebmjen e k\u00ebsaj t\u00eb premteje, vendimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e konfliktit t\u00eb kompetenc\u00ebs mes Kryeministrit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga nj\u00ebra an\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe SPAK nga ana tjet\u00ebr, lidhur me pezullimin nga detyra t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas nj\u00eb procesi diskutimesh t\u00eb ndara n\u00eb disa nivele, ku trupa kushtetuese nuk ka pasur q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb mbi thelbin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb vendosi unanimisht?<\/p>\n<p>Fillimisht, Gjykata Kushtetuese ka vler\u00ebsuar nj\u00ebz\u00ebri se:<\/p>\n<p>Imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 e Kushtetut\u00ebs, n\u00eb lidhje me nenin 73 p\u00ebr imunitetin e deputet\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb regjimin kushtetues t\u00eb imunitetit t\u00eb ministrit nuk p\u00ebrfshihet garancia e parashikuar n\u00eb nenin 242, paragrafi 2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral.<br \/>\nGjykata thekson se ministrat, sipas Kushtetut\u00ebs, nuk jan\u00eb mbi ligjin dhe mund t\u00eb mbahen ligj\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebs, n\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ndarjes s\u00eb pushteteve.<br \/>\nKy q\u00ebndrim p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt kushtetuese mbi t\u00eb cil\u00ebn u zhvillua m\u00eb tej debati mes gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ku u nda Kushtetuesja dy q\u00ebndrime, 4 me 4<\/p>\n<p>N\u00eb shqyrtimin e objektit kryesor t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, pra n\u00ebse pezullimi nga detyra i nj\u00eb ministri k\u00ebrkon apo jo autorizim paraprak nga Kuvendi, Gjykata Kushtetuese u nda n\u00eb dy q\u00ebndrime t\u00eb barabarta, duke mos arritur numrin e nevojsh\u00ebm t\u00eb votave p\u00ebr nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb unifikuar.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i par\u00eb: Pezullimi k\u00ebrkon autorizim t\u00eb Kuvendit<\/p>\n<p>Sipas gjyqtar\u00ebve Marjana Semini, Gent Ibrahimi, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji u argumentua se:<\/p>\n<p>Imuniteti i deputetit dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, i ministrit, nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal, por nj\u00eb mekaniz\u00ebm kushtetues p\u00ebr t\u00eb mbrojtur funksionimin e institucioneve.<br \/>\nAshtu si\u00e7 Gjykata ka argumentuar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr deputet\u00ebt, edhe p\u00ebr ministrat, masat q\u00eb prekin ushtrimin e funksionit kushtetues politik, p\u00ebrfshir\u00eb pezullimin nga detyra, duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes Kuvendit.<br \/>\nPezullimi nga detyra, p\u00ebr nga intensiteti dhe pasojat, nd\u00ebrhyn drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb funksionimin e pushtetit ekzekutiv dhe prish balanc\u00ebn mes pushteteve, n\u00ebse zbatohet pa autorizim parlamentar.<br \/>\nSipas k\u00ebtij interpretimi, GJKKO nuk mund t\u00eb vendos\u00eb pezullimin e nj\u00eb ministri pa miratimin paraprak t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i dyt\u00eb: Kushtetuta nuk e parashikon autorizimin p\u00ebr pezullim<\/p>\n<p>Sipas Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sand\u00ebr Beci dhe Asim Vokshi u mendua se:<\/p>\n<p>Regjimi i imuniteteve duhet t\u00eb interpretohet ngusht\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn e reform\u00ebs kushtetuese t\u00eb vitit 2012, e cila synoi kufizimin e tyre.<br \/>\nKushtetuta parashikon shprehimisht vet\u00ebm disa masa penale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb autorizim t\u00eb Kuvendit dhe pezullimi nga detyra nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre.<br \/>\nEdhe pse pezullimi ndikon n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb ministrit, \u00e7do zgjerim i garancive apo mekanizmave mbrojt\u00ebs i p\u00ebrket ligjv\u00ebn\u00ebsit kushtetues, jo interpretimit gjyq\u00ebsor.<br \/>\nSipas k\u00ebtij k\u00ebndv\u00ebshtrimi, GJKKO ka vepruar brenda kompetencave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb ndarjes 4 me 4 dhe munges\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar kushtetuese, Gjykata Kushtetuese vendosi:<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Kryeministrit.<br \/>\nHeqjen e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit t\u00eb Belinda Ballukut, t\u00eb caktuar nga GJKKO m\u00eb 12 dhjetor 2025.<br \/>\nVendimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe hyn n\u00eb fuqi me botimin n\u00eb Fletoren Zyrtare.<br \/>\nNJOFTIMI I PLOT\u00cb<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot m\u00eb dat\u00ebn 06.02.2026, mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me objekt: zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes s\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb krijuar nd\u00ebrmjet Kryeministrit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga ana tjet\u00ebr; shfuqizimin e vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e mas\u00ebs ndaluese t\u00eb pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, si dhe interpretimin e pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Paraprakisht, Gjykata vler\u00ebsoi nj\u00ebz\u00ebri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetut\u00ebs n\u00eb lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. N\u00eb regjimin kushtetues t\u00eb imunitetit t\u00eb ministrit, ashtu sikurse t\u00eb deputetit, nuk p\u00ebrfshihet garancia e parashikuar n\u00eb nenin 242, paragrafi 2 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit masa e pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik nuk zbatohet ndaj personave t\u00eb zgjedhur sipas ligjit elektoral.<\/p>\n<p>Gjykata thekson se sipas Kushtetut\u00ebs sistemi qeveris\u00ebs bazohet n\u00eb parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, sipas t\u00eb cilit edhe ministrat i n\u00ebnshtrohen ligjit dhe mund t\u00eb mbahen ligj\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00ebse e shkelin at\u00eb. Nd\u00ebr parimet e tjera themelore jan\u00eb edhe ato t\u00eb ep\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Kushtetut\u00ebs si ligji m\u00eb i lart\u00eb dhe zbatimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i dispozitave t\u00eb saj, detyrimi i shtetit p\u00ebr t\u00eb vepruar brenda baz\u00ebs dhe kufijve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, si dhe ndarja dhe balancimi nd\u00ebrmjet pushteteve ligjv\u00ebn\u00ebs, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me objektin e k\u00ebrkes\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb diskutimeve, vler\u00ebsimet e gjyqtar\u00ebve u ndan\u00eb n\u00eb dy q\u00ebndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e k\u00ebrkuar t\u00eb votave p\u00ebr vendimmarrje, sipas parashikimeve t\u00eb nenit 133, pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 72, pika 2 t\u00eb Ligjit Organik t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00ebrit q\u00ebndrim, Gjykata n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj n\u00eb lidhje me nenin 73, pika 3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb shprehur se imuniteti i deputet\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal i tyre, por q\u00ebllimi kryesor i tij \u00ebsht\u00eb mbrojtja e vet\u00eb Kuvendit dhe n\u00eb ve\u00e7anti funksionimi i duhur i tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi p\u00ebr zbatimin e masave q\u00eb kufizojn\u00eb paraprakisht lirin\u00eb e deputetit synon t\u00eb mbroj\u00eb veprimtarin\u00eb e vet\u00eb Kuvendit (shih vendimin nr. 81, dat\u00eb 21.11.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese).<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetut\u00ebs, duke parashikuar se an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave g\u00ebzojn\u00eb imunitet deputeti, synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjes\u00eb e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb edhe ministri. Duke iu referuar mas\u00ebs s\u00eb pezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs apo sh\u00ebrbimit publik, vler\u00ebsohet se p\u00ebr nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionimin kushtetues politik t\u00eb ministrit. Prandaj, n\u00eb balancimin e parimit kushtetues t\u00eb efektivitetit t\u00eb ndjekjes penale dhe atij t\u00eb funksionimit t\u00eb pushtetit ekzekutiv n\u00eb kuptim t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve sipas nenit 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb k\u00ebrkohet dh\u00ebnia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Sipas q\u00ebndrimit tjet\u00ebr, ngjash\u00ebm me standardin e interpretimit t\u00eb pranuar nga Gjykata n\u00eb rastin e regjimit t\u00eb imuniteteve, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i ngusht\u00eb\/i kufizuar, bazuar n\u00eb vullnetin e kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsit n\u00eb reform\u00ebn e vitit 2012 p\u00ebr zvog\u00eblimin e imunitetit, Kushtetuta n\u00eb form\u00ebn e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak t\u00eb Kuvendit p\u00ebr masat procedurale penale t\u00eb parashikuara shprehimisht n\u00eb nenin 73, pika 2 t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit t\u00eb ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndon\u00ebse zbatimi i k\u00ebsaj mase pamund\u00ebson ushtrimin e funksioneve t\u00eb ministrit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nd\u00ebrhyn edhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit t\u00eb pushteteve, \u00e7\u00ebshtja e shtimit ose ndryshimit t\u00eb mekanizmave balancues, ku p\u00ebrfshihen edhe garanci t\u00eb tilla, i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit kushtetues.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:<\/p>\n<p>1. Rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Heqjen e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit t\u00eb caktuar me vendimin e Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb dat\u00ebs 12.12.2025.<\/p>\n<p>3.Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe hyn n\u00eb fuqi me botimin e vendimit n\u00eb Fletoren Zyrtare.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebrfundimtar do t\u00eb shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore t\u00eb parashikuara nga ligji nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar, dhe nga Rregullorja p\u00ebr Procedurat Gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka marr\u00eb mbr\u00ebmjen e k\u00ebsaj t\u00eb premteje, vendimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e konfliktit t\u00eb kompetenc\u00ebs mes Kryeministrit dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nga nj\u00ebra an\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe SPAK nga ana tjet\u00ebr, lidhur me pezullimin nga detyra t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68960","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68960\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}