{"id":68915,"date":"2026-02-06T20:48:19","date_gmt":"2026-02-06T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/klgj-reagon-per-presionet-ndaj-gjyqtareve-cenohen-figura-dhe-dinjiteti-i-tyre\/"},"modified":"2026-02-06T20:48:19","modified_gmt":"2026-02-06T20:48:19","slug":"klgj-reagon-per-presionet-ndaj-gjyqtareve-cenohen-figura-dhe-dinjiteti-i-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/klgj-reagon-per-presionet-ndaj-gjyqtareve-cenohen-figura-dhe-dinjiteti-i-tyre\/","title":{"rendered":"KLGJ reagon p\u00ebr presionet ndaj gjyqtar\u00ebve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka reaguar p\u00ebr trysnin\u00eb ndaj gjyqtar\u00ebve dhe gjyq\u00ebsorit, e cila ka ardhur n\u00eb rritje.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate, KLGJ thot\u00eb se mir\u00ebkupton q\u00ebndrimet dhe opinionet kritike t\u00eb shprehura nga funksionar\u00eb publik\u00eb apo subjekte private, e n\u00eb ve\u00e7anti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs dhe efektivitetit t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor.<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cPor koh\u00ebt e fundit, me shqet\u00ebsim konstatohet nj\u00eb \u201ctrysni\u201d ndaj gjyqtar\u00ebve dhe gjyq\u00ebsorit, e cila ka nj\u00eb tendenc\u00eb rrit\u00ebse, si dhe shfaqja e disa q\u00ebndrimeve apo deklaratave me ndikim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb informimin e opinionit publik, t\u00eb cilat, p\u00ebrve\u00e7se shkelin t\u00eb drejtat njer\u00ebzore t\u00eb gjyqtar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, rrezikojn\u00eb seriozisht edhe kryerjen e funksioneve t\u00eb tyre ligjore.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor rithekson se q\u00ebndrime t\u00eb tilla cenojn\u00eb figur\u00ebn dhe dinjitetin e gjyqtar\u00ebve, si dhe minojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor. K\u00ebshilli i Lart\u00eb, n\u00eb respekt t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij kushtetuese, \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb integritetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor dhe u b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb shmangen deklarata t\u00eb tilla, t\u00eb cilat tentojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb mbi sistemin gjyq\u00ebsor\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor mir\u00ebkupton q\u00ebndrimet dhe opinionet kritike t\u00eb shprehura nga funksionar\u00eb publik\u00eb apo subjekte private, e n\u00eb ve\u00e7anti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs dhe efektivitetit t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Por koh\u00ebt e fundit, me shqet\u00ebsim konstatohet nj\u00eb \u201ctrysni\u201d ndaj gjyqtar\u00ebve dhe gjyq\u00ebsorit, e cila ka nj\u00eb tendenc\u00eb rrit\u00ebse, si dhe shfaqja e disa q\u00ebndrimeve apo deklaratave me ndikim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb informimin e opinionit publik, t\u00eb cilat, p\u00ebrve\u00e7se shkelin t\u00eb drejtat njer\u00ebzore t\u00eb gjyqtar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, rrezikojn\u00eb seriozisht edhe kryerjen e funksioneve t\u00eb tyre ligjore.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor rithekson se q\u00ebndrime t\u00eb tilla cenojn\u00eb figur\u00ebn dhe dinjitetin e gjyqtar\u00ebve, si dhe minojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor. K\u00ebshilli i Lart\u00eb, n\u00eb respekt t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij kushtetuese, \u00ebsht\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb integritetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor dhe u b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb shmangen deklarata t\u00eb tilla, t\u00eb cilat tentojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb mbi sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr ndodh n\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri demokratike, gjyqtar\u00ebt jan\u00eb garantues t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve p\u00ebrpara ligjit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ushtrimi i funksionit t\u00eb tyre duhet t\u00eb jet\u00eb i pavarur dhe i \u00e7liruar nga \u00e7do form\u00eb ndikimi, duke iu n\u00ebnshtruar vet\u00ebm Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor sjell n\u00eb v\u00ebmendjen e opinionit publik se respekton misionin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb medias p\u00ebr informimin e publikut n\u00eb lidhje me veprimtarin\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor, por nga ana tjet\u00ebr pret q\u00eb edhe media t\u00eb respektoj\u00eb dinjitetin e gjykat\u00ebs dhe t\u00eb gjyqtarit, duke mos p\u00ebrcjell\u00eb informacion q\u00eb p\u00ebrmban gjuh\u00eb apo imazhe fyese, t\u00eb cilat cenojn\u00eb figur\u00ebn e gjyqtarit.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb subjekteve publike dhe private t\u00eb respektojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit si nj\u00eb nga themelet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. E vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes mjeteve procedurale t\u00eb parashikuara nga ligji, duke u ankuar n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Po ashtu, \u00e7do ankes\u00eb apo pretendim n\u00eb lidhje me sjelljen apo integritetin e nj\u00eb gjyqtari duhet t\u00eb drejtohet pran\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/klgj-reagon-per-presionet-ndaj-gjyqtareve-cenohen-figura-dhe-dinjiteti-i-tyre\/\">KLGJ reagon p\u00ebr presionet ndaj gjyqtar\u00ebve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka reaguar p\u00ebr trysnin\u00eb ndaj gjyqtar\u00ebve dhe gjyq\u00ebsorit, e cila ka ardhur n\u00eb rritje. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate, KLGJ thot\u00eb se mir\u00ebkupton q\u00ebndrimet dhe opinionet kritike t\u00eb shprehura nga funksionar\u00eb publik\u00eb apo subjekte private, e n\u00eb ve\u00e7anti nga media e shkruar dhe ajo audiovizive, t\u00eb cilat kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68915","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68915","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68915"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68915\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68915"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68915"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68915"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}