{"id":68897,"date":"2026-02-06T18:48:23","date_gmt":"2026-02-06T18:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/afrim-qendros-i-jepet-vendi-i-dallendyshes-ne-ikmt-dhe-i-le-shkelqim-hajdarit-postin-e-prefektit\/"},"modified":"2026-02-06T18:48:23","modified_gmt":"2026-02-06T18:48:23","slug":"afrim-qendros-i-jepet-vendi-i-dallendyshes-ne-ikmt-dhe-i-le-shkelqim-hajdarit-postin-e-prefektit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/afrim-qendros-i-jepet-vendi-i-dallendyshes-ne-ikmt-dhe-i-le-shkelqim-hajdarit-postin-e-prefektit\/","title":{"rendered":"Afrim Qendros i jepet vendi i Dall\u00ebndyshes n\u00eb IKMT dhe i l\u00eb Shk\u00eblqim Hajdarit postin e prefektit \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Posti i Kryeinspektorit t\u00eb Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit, sipas burimeve, pritet t\u2019i jepet Afrim Qendros. Rokada do t\u00eb ndodh\u00eb pas disa dit\u00ebve me lirimin nga detyra e Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vend t\u00eb tij pritet t\u00eb em\u00ebrohet Shk\u00eblqim Hajdari.<\/p>\n<p>Largimi i papritur i Dall\u00ebndyshe Bici, vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb gjith\u00eb vendin vijon aksioni p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave publike. Dall\u00ebndyshe Bici u riem\u00ebrua n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb 2024-\u00ebs, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb krye t\u00eb Kadastr\u00ebs Shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb IKMT, u p\u00ebrfol fillimisht se do em\u00ebrohej Adriatik Kupi. Ai ka qen\u00eb administrator i Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Petrel\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb drejtor i Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes. Kupi po ashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebri i af\u00ebrt edhe me zv ministrin e Brendsh\u00ebm aktual, Xhemal Qefalia.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb IKMT nuk ka asnj\u00eb konfirmim p\u00ebr Kupin, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb besueshme l\u00ebvizjen e Afrim Qendros. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb i kukull e telekomanduar nga Rama dhe b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr kryeministrin, pasi e ka shp\u00ebtuar disa her\u00eb nga burgu.<\/p>\n<p>Ai ka ushtruar detyr\u00ebn e N\u00ebn\/Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs (2020-2021) nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka mbajtur funksione t\u00eb larta drejtuese n\u00eb Autoritetin Rrugor Shqiptar, si Zv\/Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Projekteve t\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Huaja Teknike (2013-2017) si dhe Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Skandali \u201cDh Albania\u201d<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 16 janar 2019, ish-drejtori i ARRSH-s\u00eb, Afrim Qendro \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb prokurorin\u00eb e kryeqytetit n\u00eb lidhje me skandalin e firm\u00ebs \u2018DH Albania\u2019, e cila fitoi dy tendera me vler\u00eb 30 milion\u00eb euro, 18 milion\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e lotit t\u00eb par\u00eb te Unaza e Re dhe 12 mln euro t\u00eb linj\u00ebs s\u00eb tensionit 220 k\u00eb Burrel-Peshkopi. Afrim Qendro dha d\u00ebshmin\u00eb e tij p\u00ebrball\u00eb oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore Ludovik Ndokaj p\u00ebr rreth dy or\u00eb.<\/p>\n<p>Pas zbulimit t\u00eb skandalit, rezultoi se \u2018DH Albania\u2019 tenderin e Unaz\u00ebs s\u00eb Re e kishte fituar me dokumente t\u00eb falsifikuara, gjoja ishte kompani amerikane. Administratori i kompanis\u00eb \u201cDH-Albania\u201d Avdjol Dobi kishte falsifikuar dhe p\u00ebrdorur m\u00eb pas nj\u00eb v\u00ebrtetim t\u00eb l\u00ebshuar nga Departamenti i Shtetit t\u00eb Dela\u00ebare, ku tregohej se kompania \u201cDun\u00ebell Haberman\u201d, e cila pretendohet se \u00ebsht\u00eb m\u00ebma e firm\u00ebs shqiptare \u201cDH-Albania\u201d, nuk kishte detyrime financiare n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mbuluar skandalin, Rama do ta largonte nga drejtimi i ARRSH. N\u00eb 22 janar 2019, n\u00eb vend t\u00eb Qendros do t\u00eb vinte ish-ministrja e Shtetit p\u00ebr Mbrojtjen e Sip\u00ebrmarrjes, Sonila Qato.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 n\u00ebntor 2021, Kryeministri Rama do ta shp\u00ebrblente Qendron me postin e Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Si i fitoi 100 tendera kompania e bashk\u00ebshortes s\u00eb Qendros?<\/strong><\/p>\n<p>Vendosja e Qendros n\u00eb krye t\u00eb IKMT \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me profilin e tij si zyrtar i korruptuar. Meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb akoma n\u00ebn hetim nga SPAK, kryeministri e ka afruar q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mbrojtjes nga prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se n\u00eb fillim t\u00eb vitit, Drejtori i Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, Dritan Agolli, i ka dh\u00ebn\u00eb firm\u00ebs \u201cStart CO\u201d shpk nj\u00eb tender me vler\u00eb 1,773,500 EUR euro p\u00ebr zhvillimin e disa siteve turistike. Num\u00ebrohen 98 kontrata publike t\u00eb marra n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj kompanie nga Afrim Qendro, pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb cilave jan\u00eb p\u00ebrfituar prej ndikimit politik dhe favorizimit nga zyrtar\u00ebt e korruptuar. Afrim Qendro ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar i bashkis\u00eb Vlor\u00eb, drejtor i ARRSH dhe m\u00eb pas prefekt i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>KLSH: Firma e Qendros fiton pa e merituar<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur sinjale edhe nga organet shtet\u00ebrore p\u00ebr abuzimet me tenderat nga Qendrot, por nuk ua kan\u00eb v\u00ebn\u00eb veshin organet ligjzbatuese dhe prokuroria.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej k\u00ebtyre procedurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga \u2018Start &amp; Co\u201d \u00ebsht\u00eb edhe tenderin rreth 150 mij\u00eb euro i Skerdi Drenoves kur drejtonte OST, p\u00ebr aplikacionet EMS.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje t\u00eb r\u00ebnda, duke shpallur fitues kompanin\u00eb e familjes s\u00eb Afrim Qendros.<\/p>\n<p>Audituesit shtet\u00ebrore konstatojn\u00eb se \u201c\u2026. pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik \u201cStart &amp; Co\u201d nuk ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa t\u00eb drejt\u00eb nga ana e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, \u201ckompania fituese, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar kriterin e pun\u00ebve t\u00eb ngjashme, ka paraqitur tre fatura t\u00eb nj\u00ebjta, duke trefishua artificialisht vler\u00ebn totale t\u00eb sh\u00ebrbimit. Pra n\u00eb k\u00ebto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE \u201cS.C.\u201d<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit duhet t\u00eb anulonte procedur\u00ebn, p\u00ebr shkak se operatori i vet\u00ebm n\u00eb gar\u00eb nuk plot\u00ebsonte kriteret e parashikuara.<\/p>\n<p>Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, institucioni i Skerdi Drenov\u00ebs ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cStart &amp; Co\u201d, duke fuqizuar portofolin e familjes s\u00eb prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs, Afrim Qendro.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Posti i Kryeinspektorit t\u00eb Inspektorati Komb\u00ebtar i Mbrojtjes s\u00eb Territorit, sipas burimeve, pritet t\u2019i jepet Afrim Qendros. Rokada do t\u00eb ndodh\u00eb pas disa dit\u00ebve me lirimin nga detyra e Prefektit t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vend t\u00eb tij pritet t\u00eb em\u00ebrohet Shk\u00eblqim Hajdari. Largimi i papritur i Dall\u00ebndyshe Bici, vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68897","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68897\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}