{"id":68825,"date":"2026-02-06T11:48:22","date_gmt":"2026-02-06T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/spiropali-ne-universitetin-johns-hopkins-dhe-ne-keshillin-e-atlantikut-integrimi-europian-i-shqiperise-eshte-interes-strategjik-i-shba\/"},"modified":"2026-02-06T11:48:22","modified_gmt":"2026-02-06T11:48:22","slug":"spiropali-ne-universitetin-johns-hopkins-dhe-ne-keshillin-e-atlantikut-integrimi-europian-i-shqiperise-eshte-interes-strategjik-i-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/spiropali-ne-universitetin-johns-hopkins-dhe-ne-keshillin-e-atlantikut-integrimi-europian-i-shqiperise-eshte-interes-strategjik-i-shba\/","title":{"rendered":"Spiropali n\u00eb Universitetin Johns Hopkins dhe n\u00eb K\u00ebshillin e Atlantikut: Integrimi Europian i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb interes strategjik i SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb Uashington t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Ministrja p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Elisa Spiropali, u ftua si fol\u00ebse kryesore n\u00eb Shkoll\u00ebn e Studimeve t\u00eb Avancuara Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Johns Hopkins, ku bashk\u00eb me ekspertin e njohur Edward Joseph, profesor\u00eb, student\u00eb dhe shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA, analizuan rrug\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE-s\u00eb dhe rolin e ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Spiropali u ndal te shnd\u00ebrrimi i Shqip\u00ebris\u00eb nga vendi m\u00eb i izoluar i Europ\u00ebs, n\u00eb vendin kandidat q\u00eb synon t\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00ebn e Bashkimit Europian p\u00ebrmes rezultateve, implementimit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb reformash strukturore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vet\u00ebm 13 muaj, hap\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb grupkapitujt e negociatave. Ky \u00ebsht\u00eb rezultati i reformave t\u00eb v\u00ebshtira dhe fokusit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm politik. Por tani fillon puna m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Po punojm\u00eb intensivisht dhe p\u00ebrmes nj\u00eb agjende objektivash p\u00ebr t\u00eb mbyllur grupkapitujt deri n\u00eb vitin 2027 dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar an\u00ebtar\u00ebsimin deri n\u00eb vitin 2030. Pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr progres t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb disa fusha si sundimi i ligjit, lufta kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, fuqizimi i institucioneve demokratike, etj. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb gjithashtu vendi ku mb\u00ebshtetja e SHBA-s\u00eb ka qen\u00eb jetike gjat\u00eb viteve: n\u00eb forcimin e reform\u00ebs son\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi dhe transparenc\u00ebs. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb ve\u00e7anti, \u00ebsht\u00eb reforma m\u00eb e thell\u00eb dhe m\u00eb transformuese n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb moderne\u201d, tha Spiropali. <\/p>\n<p>Ankorimi i Shqip\u00ebris\u00eb drejt vlerave per\u00ebndimore, sipas Ministres s\u00eb Jashtme, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjedhje rast\u00ebsore dhe as e p\u00ebrkohshme, por strategjike.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb identitet dhe n\u00eb realitetet e forta t\u00eb siguris\u00eb. Administratat ndryshojn\u00eb, politikat evoluojn\u00eb, por busulla strategjike e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund dhe nuk do t\u00eb largohet nga bashk\u00ebsia euroatlantike\u201d, tha Spiropali.<\/p>\n<p>Spiropali iu bashkua gjithashtu Samitit \u201cWestern Balkans Forward\u201d, organizuar nga K\u00ebshilli i Atlantikut.<\/p>\n<p>N\u00eb panel me Ambasadorin Philip Reeker dhe gazetaren Ilva Tare, Spiropali foli p\u00ebr \u201cImperativin gjeopolitik t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE drejt Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<br \/>\n\u00a0<br \/>\nMinistrja theksoi se \u201cprocesi i zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument gjeostrategjik q\u00eb BE-ja duhet ta p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, si proces q\u00eb garanton n\u00eb thelb sigurin\u00eb europiane\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBallkani Per\u00ebndimor nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb zon\u00eb pas-konflikti, por nj\u00eb vij\u00eb e par\u00eb e siguris\u00eb dhe e konkurrenc\u00ebs evropiane. Paq\u00ebndrueshm\u00ebria rajonale, ndikimi rus dhe presionet hibride e b\u00ebjn\u00eb zgjerimin m\u00eb urgjent. Kjo e b\u00ebn zgjerimin jo vet\u00ebm nj\u00eb proces transformues p\u00ebr vendet tona, por edhe nj\u00eb instrument p\u00ebr nj\u00eb Evrop\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb. T\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb procesin e zgjerimit, sepse nj\u00eb rajon i integruar n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb padyshim m\u00eb i sigurt, me m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim rajonal dhe m\u00eb i begat\u00eb n\u00eb fund. Zgjerimi duhet t\u00eb trajtohet absolutisht si instrument sigurie dhe jo si mekaniz\u00ebm burokratik shp\u00ebrblimi\u201d, tha Spiropali.<\/p>\n<p>Ministrja n\u00ebnvij\u00ebzoi se p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb proces i bazuar n\u00eb merit\u00eb, zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i lidhur me koh\u00ebn dhe se \u00e7do zvarritje, p\u00ebrb\u00ebn rrezik sigurie. Edhe p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, sipas saj, zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb interes strategjik.<\/p>\n<p>\u201cKy ka qen\u00eb gjithmon\u00eb q\u00ebndrimi yn\u00eb. Pra po, nj\u00eb proces i bazuar n\u00eb merit\u00eb, dhe ne besojm\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i besuesh\u00ebm, por edhe transformues p\u00ebr vendet tona, p\u00ebr shtetin ton\u00eb dhe shoq\u00ebrit\u00eb tona \u00a0i bazuar n\u00eb merit\u00eb, por edhe i lidhur me koh\u00ebn. \u00c7do zvarritje, sipas nesh, p\u00ebrb\u00ebn rrezik sigurie. Gjithmon\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebshtu, por ve\u00e7an\u00ebrisht tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb e dukshme. Vonesa krijon vakuum strategjik. E kemi diskutuar m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb dhe nuk dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris, por vakuumi t\u00ebrheq aktor\u00eb dhe ndikime dashakeqe, dhe kjo duhet shmangur me \u00e7do kusht. Pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse zgjerimi duhet t\u00eb ec\u00eb me kujdes, por n\u00ebse vonesat jan\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb rrezik sigurie\u201d, tha Spiropali.<\/p>\n<p>Ministrja e Jashtme shtoi se procesi i zgjerimit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb interesin strategjik BE-SHBA, p\u00ebr shum\u00eb arsye:<\/p>\n<p>\u201cKohezioni i NATO-s, rritja e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb demokratike dhe kufizimi i ndikimeve dashakeqe, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Rusia dhe Kina. P\u00ebr Shtetet e Bashkuara, zgjerimi, ashtu si p\u00ebr ne \u00a0nuk \u00ebsht\u00eb bamir\u00ebsi; \u00ebsht\u00eb strategji parandaluese dhe interes strategjik. Dhe k\u00ebshtu duhet ta shohim. Pavar\u00ebsisht diskutimeve aktuale midis SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, Ballkani Per\u00ebndimor mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr koherenc\u00ebn e aleanc\u00ebs euroatlantike, dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu, k\u00ebto dy dimensione bashkohen\u201d, p\u00ebrfundoi Spiropali.<\/p>\n<p>Ministrja u ndal edhe n\u00eb ftes\u00ebn e Presidentit Trump drejtuar Kryeministrit Rama p\u00ebr t\u2019ju bashkuar Bordit t\u00eb Paqes, si nj\u00eb sinjal i fort\u00eb i besimit politik dhe njohje e rolit konstruktiv nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb Shqip\u00ebria ka luajtur vitet e fundit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb Uashington t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Ministrja p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Elisa Spiropali, u ftua si fol\u00ebse kryesore n\u00eb Shkoll\u00ebn e Studimeve t\u00eb Avancuara Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Johns Hopkins, ku bashk\u00eb me ekspertin e njohur Edward Joseph, profesor\u00eb, student\u00eb dhe shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA, analizuan rrug\u00ebtimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68825","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68825"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68825\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}