{"id":68800,"date":"2026-02-06T10:48:18","date_gmt":"2026-02-06T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/vdekja-e-3-vjecarit-prokuroria-dergon-ne-gjyq-7-persona-mjeku-dhe-e-bija-akuzohen-per-vrasje-nga-pakujdesia-2\/"},"modified":"2026-02-06T10:48:18","modified_gmt":"2026-02-06T10:48:18","slug":"vdekja-e-3-vjecarit-prokuroria-dergon-ne-gjyq-7-persona-mjeku-dhe-e-bija-akuzohen-per-vrasje-nga-pakujdesia-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/vdekja-e-3-vjecarit-prokuroria-dergon-ne-gjyq-7-persona-mjeku-dhe-e-bija-akuzohen-per-vrasje-nga-pakujdesia-2\/","title":{"rendered":"Vdekja e 3-vje\u00e7arit\/ Prokuroria d\u00ebrgon n\u00eb gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs\u00a0ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb gjyq shtat\u00eb persona lidhur me vdekjen tragjike t\u00eb 3-vje\u00e7arit Brian Spahiu, i cili humbi jet\u00ebn pas nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje dentare n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb private n\u00eb kryeqytet, t\u00eb mjekut\u00a0Roland dhe Ina Xhaxho, bab\u00eb e bij\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, hetimet kan\u00eb zbuluar shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb protokolleve mjek\u00ebsore, mashtrim ndaj prind\u00ebrve dhe neglizhenc\u00eb profesionale, t\u00eb cilat, sipas ekspertizave mjekoligjore, kan\u00eb pasur lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shkak\u00ebsore me ndarjen nga jeta t\u00eb t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal t\u00eb vitit 2023, Prokuroria ka ngritur akuza ndaj:<\/p>\n<p>Ronald Xhaxho dhe Marta Gina, p\u00ebr veprat penale \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d dhe \u201cMashtrim\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim;<\/p>\n<p>Ina Xhaxho, p\u00ebr \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d, \u201cMashtrim\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cUshtrim i aktivitetit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d;<\/p>\n<p>Elton Serani dhe Erindo Allo, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d;<\/p>\n<p>D.A. dhe V.H., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cNeglizhenca n\u00eb trajtimin mjek\u00ebsor\u201d<\/p>\n<p>Ngjarja ka ndodhur m\u00eb 28 shtator 2023, kur i mituri iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje dentare n\u00eb 14 dh\u00ebmb\u00eb n\u00eb klinik\u00ebn \u201cSplendent\u201d, e drejtuar nga mjek\u00ebt Roland Xhaxho dhe e bija Ina Xhaxho. Pas nd\u00ebrhyrjes, f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb banes\u00eb, por brenda pak or\u00ebsh \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, n\u00eb gjendje kome dhe me insuficienc\u00eb respiratore akute, n\u00eb Spitalin e Pediatris\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. I mituri ka nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb 1 tetor 2023.<\/p>\n<p>Sipas aktit t\u00eb riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtes\u00eb, nga ana e grupit ekspert\u00ebve italian\u00eb, u arrit n\u00eb konkluzionin se:<\/p>\n<p>Shoku septik i r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb solli m\u00eb pas insufi\u00e7enc\u00ebn progresive shum\u00eborganore, \u00ebsht\u00eb shkaku kryesor i vdekjes t\u00eb pacientit t\u00eb mitur Brian Spahiu. Grupi i ekspert\u00ebve arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjat\u00eb nd\u00ebrhyrjes dentare dhe procedur\u00ebs s\u00eb anestezis\u00eb, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve q\u00eb trajtuan t\u00eb miturin, u konstatuan shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb protokolleve mjek\u00ebsore nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe praktikave m\u00eb t\u00eb mira mjek\u00ebsore, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb lidhje shkak\u00ebsore t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me vdekjen e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto shkelje kan\u00eb konsistuar n\u00eb: \u2013 moszbatimin, moskryerjen e kontrolleve dhe verifikimeve t\u00eb nevojshme p\u00ebr identifikimin e sakt\u00eb t\u00eb gjendjes klinike para operacionit t\u00eb pacientit; mosformulimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate t\u00eb diagnoz\u00ebs para operacionit dhe mostrajtimin e duhur profilaktik para operacionit dhe n\u00eb vazhdim, i mituri iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb procedure kirurgjikale pa u vizituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate, pa nj\u00eb diagnoz\u00eb t\u00eb sakt\u00eb, pa nj\u00eb indikacion t\u00eb arsyetuar, pa specifikuar alternativat dhe pa kryer testet e nevojshme dhe t\u00eb detyrueshme p\u00ebr gjendjen klinike t\u00eb pacientit;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrje e kryer, e cila ishte m\u00eb e gjer\u00eb se sa lejohej p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 3 vje\u00e7 dhe induksioni i anestezis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej rreth 5 or\u00eb, p\u00ebr t\u00eb trajtuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb dh\u00ebmb\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve disa me infeksion t\u00eb pulp\u00ebs me rreziqet q\u00eb lidhen me anestezin\u00eb e p\u00ebrgjithshme dhe kontrollin e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb infeksioneve postoperative, evidenton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr trajtim t\u00eb tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>Nxjerrja plot\u00ebsisht e pap\u00ebrshtatshme nga spitali i t\u00eb miturit, duke mos marr\u00eb parasysh gjithashtu rreziqet q\u00eb lidhen me anestezin\u00eb dhe patologjit\u00eb nga t\u00eb cilat vuante f\u00ebmija, e sidomos arsyet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb zgjatur zgjimi, pas nd\u00ebrhyrjes si dhe shenja t\u00eb tjera klinike.<\/p>\n<p>Gjithashtu nga hetimi rezultoi e provuar se dy stomatolog\u00ebt Ina Xhaxho dhe Marta Gina, kan\u00eb mashtruar prind\u00ebrit e t\u00eb miturit duke i marr\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr mbushjen e 14 dh\u00ebmb\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga autopsia rezultoi se 6 prej tyre ishin hapur por nuk ishin mbushur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt, ndaj tyre u ngrit akuza p\u00ebr nenin 143\/2 t\u00eb K.Penal. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga hetimi, u provua q\u00eb stomatologia Ina Xhaxho. pas ngjarjes ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit t\u00eb saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, pasi nuk ka rinovuar, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat ligjore, licenc\u00ebn si stomatologe nga Urdhri i Stomatologut.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve u konstatuan shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb protokolleve mjek\u00ebsore n\u00eb kryerjen e autopsis\u00eb dhe ekspertiz\u00ebs mjekoligjore edhe nga ana e ekspert\u00ebve t\u00eb I.M.L.-s\u00eb, shtetasit Elton Serani dhe Erindo Allo.<\/p>\n<p>Gjithashtu shkelje u konstatuan edhe tek mjek\u00ebt roje t\u00eb pediatris\u00eb V.A. dhe D.S. n\u00eb momentin q\u00eb i mituri u d\u00ebrgua n\u00eb spital. Mjek\u00ebt nuk zbatuan protokollet mjek\u00ebsore n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb diagnoz\u00ebs s\u00eb duhur, evidentimin e shkaqeve m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb shokut tek f\u00ebmij\u00ebt dhe trajtimin e terapis\u00eb s\u00eb p\u00ebrshtatshme me antibiotik\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb edhe moskryerja e veprimeve t\u00eb tyre ka shkaktuar d\u00ebmtimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb miturit, edhe pse ai ishte n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, fakt q\u00eb rezultoi nga akti i riekspertimit, pasi vdekja e tij nuk erdhi nga mosveprimet e tyre, por nga shkaku kryesor dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb ishin veprimet dhe mosveprimet e t\u00eb pandehurve Roland Xhaxho., Ina Xhaxho dhe Marta Gina.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vdekja-e-3-vjecarit-prokuroria-dergon-ne-gjyq-7-persona-mjeku-dhe-e-bija-akuzohen-per-vrasje-nga-pakujdesia\/\">Vdekja e 3-vje\u00e7arit\/ Prokuroria d\u00ebrgon n\u00eb gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs\u00a0ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb gjyq shtat\u00eb persona lidhur me vdekjen tragjike t\u00eb 3-vje\u00e7arit Brian Spahiu, i cili humbi jet\u00ebn pas nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje dentare n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb private n\u00eb kryeqytet, t\u00eb mjekut\u00a0Roland dhe Ina Xhaxho, bab\u00eb e bij\u00eb. Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, hetimet kan\u00eb zbuluar shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb protokolleve mjek\u00ebsore, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68800","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68800","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68800"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68800\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68800"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68800"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68800"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}