{"id":68785,"date":"2026-02-06T09:48:20","date_gmt":"2026-02-06T09:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/hiqej-si-i-punesuar-i-top-channel-si-elton-tozaj-qe-hiqet-si-opinionist-nderkohe-rezulton-i-denuar-per-mashtrim-vijonte-te-zhvaste-bizneset\/"},"modified":"2026-02-06T09:48:20","modified_gmt":"2026-02-06T09:48:20","slug":"hiqej-si-i-punesuar-i-top-channel-si-elton-tozaj-qe-hiqet-si-opinionist-nderkohe-rezulton-i-denuar-per-mashtrim-vijonte-te-zhvaste-bizneset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/06\/hiqej-si-i-punesuar-i-top-channel-si-elton-tozaj-qe-hiqet-si-opinionist-nderkohe-rezulton-i-denuar-per-mashtrim-vijonte-te-zhvaste-bizneset\/","title":{"rendered":"Hiqej si i pun\u00ebsuar i Top Channel \/ Si Elton Tozaj q\u00eb hiqet si opinionist nd\u00ebrkoh\u00eb rezulton i d\u00ebnuar p\u00ebr mashtrim vijonte t\u00eb zhvaste bizneset"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb personazh publik, Elton Tozaj, ish banor i Big Brother Albania, ka mashtruar disa biznese, duke u hequr si punonj\u00ebs i brendsh\u00ebm i televizionit Top Channel. Eltoni nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb Top Channel, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ai ka arritur q\u00eb t\u00eb zhvas\u00eb disa biznese, dy prej t\u00eb cilave t\u00eb dokumentuara nga emisioni investigativ Fiks Fare.<\/p>\n<p>Duke shfryt\u00ebzuar daljet e tij si analist i ngjarjeve q\u00eb ndodhin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb m\u00eb t\u00eb famshme t\u00eb shqiptar\u00ebve, \u201cBig Brother Vip\u201d, ky gazetar premton reklamim t\u00eb bizneseve n\u00eb spektaklin e Top Channel. Madje, k\u00ebrkon pagesa n\u00eb em\u00ebr t\u00eb stafit t\u00eb Top Channel dhe aparate celulari.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb dyqan q\u00eb shet telefona celular\u00eb, ku Eltoni i ka marr\u00eb pronarit 3 telefona \u201cIphone 17 Pro Max\u201d, vlera e t\u00eb cil\u00ebve ka qen\u00eb rreth 5.200 euro. Ai \u00ebsht\u00eb hequr si punonj\u00ebs i Top Channel, teksa ka p\u00ebrmendur edhe emrat e pronar\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb televizionit.<\/p>\n<p>Skema q\u00eb ka p\u00ebrdorur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tipik mashtrimi, pasi Eltoni \u00ebsht\u00eb njohur me pronarin e biznesit n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs. M\u00eb pas, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie besimi, Eltoni i ka shkruar pronarit se do \u201c3 telefona Iphone 17 Pro Max\u201d, ku 1 e donte p\u00ebr vete dhe 2 p\u00ebr drejtuesit e Top Channel. M\u00eb pas, dyqani ka nisur nj\u00eb korrier n\u00eb adres\u00ebn q\u00eb Eltoni i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. K\u00ebt\u00eb ngjarje, pronari e ka denoncuar n\u00eb Policin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs, ku dhe prokuroria e atij qyteti ka nisur nj\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p>Fiksi bisedoi me punonj\u00ebsit e dyqanit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku ata tregojn\u00eb se Eltoni u mori 3 aparate. Sipas tyre, pronari ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Eltonin. Ai i shkruan se nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe \u201ckam dhe 3 pagesa p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb\u201d. Biseda vijon se nuk ja ka ndryshuar \u00e7mimin, \u201caq sa e kam marr\u00eb un\u00eb, i kam th\u00ebn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komunikimin, Eltoni p\u00ebrmend emrat e pronar\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb televizionit. Ai i shkruan se \u201ce kam dhurat\u00eb nga puna pas 16 vitesh n\u00eb televizion, u kujtuan m\u00eb n\u00eb fund\u201d. Ai i premton pronarit t\u00eb dyqanit se do t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb pages\u00ebn q\u00eb do b\u00ebj\u00eb puna, pra pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi Top Channel!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr, Eltoni i k\u00ebrkon me ngulm telefonat, duke u justifikuar se m\u00eb pas do t\u00eb futet n\u00eb disa emisione t\u00eb Top Channel, madje edhe n\u00eb \u201cBig Brother Selection\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKall\u00ebzime i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb 100 veta atij. Ai i mori t\u00eb \u00ebm\u00ebn T\u2026 dhe i tha thuaj djalit se do t\u2019i b\u00ebj denoncim. Do t\u2019i b\u00ebj edhe un\u00eb mbas teje i tha, hajde vemi t\u00eb dy i tha e \u00ebma. N\u00eb nj\u00eb num\u00ebr telefoni q\u00eb\u201d\u2013 i thot\u00eb punonj\u00ebsi gazetarit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, rasti i dyt\u00eb, i dokumentuar nga Fiks Fare, ka ndodhur n\u00eb qytetin e Kavaj\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb restorant. Pronar\u00ebt e restorantit e kan\u00eb takuar disa muaj m\u00eb par\u00eb Eltonin, i cili u ka premtuar se, kundrejt nj\u00eb pagese prej 200 eurosh, ata do t\u00eb shtronin nj\u00eb dark\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e Big Brother Vip Albania 5. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Eltoni u ka premtuar se, me njohjet q\u00eb ka me produksionin e Big Brother, por edhe me drejtuesit e Top Channel, do t\u00eb mund\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb \u201creklam\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kuptova at\u00eb si tip n\u00eb fillim. Po thash\u00eb tani, se ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb rren ajo qejfi me dal\u00eb. Se medemek, \u00ebsht\u00eb lir\u00eb dhe mos ka ndonj\u00eb njohje, e kupton. N\u00eb nj\u00eb moment thash\u00eb, pata hyr\u00eb, pata lexuar se edhe rob jemi nuk \u00ebsht\u00eb se jemi pa dal\u00eb. M\u00eb tha do b\u00ebsh nj\u00eb pages\u00eb k\u00ebshtu te 200 mij\u00eb lek\u00ebshi. Jav\u00ebn e par\u00eb m\u00eb tha do dal\u00ebsh. Kaloi java e par\u00eb, jo k\u00ebshtu e ashtu. I thash\u00eb sonte n\u00eb dark\u00eb dua lek\u00ebt se s\u2019b\u00ebn. M\u00eb solli nj\u00eb video n\u00eb dark\u00eb dhe m\u00eb tha kam b\u00ebr\u00eb aksident\u201d\u2013 thot\u00eb pronari i restorantit.<\/p>\n<p>Eltoni u ka d\u00ebrguar nj\u00eb video, ku duket i gjakosur dhe me shenja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb kok\u00eb dhe trup. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta pamje, q\u00eb gazetari e denoncoi disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb polici, por edhe mediatikisht. Ai i thot\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb restorantit, q\u00eb po k\u00ebrkonin kthimin e shum\u00ebs s\u00eb paguar, se \u201cdo t\u00eb lidhen nes\u00ebr k\u00ebta t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb me ty, t\u00eb lutem\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo i shtroja un\u00eb dark\u00ebn. Biles m\u00eb ka marr\u00eb dhe menu, po s\u2019m\u00eb dukej serioz. Un\u00eb i thash\u00eb jam i bindur q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb mashtrim. Isha shum\u00eb i bindur q\u00eb ishte mashtrim. T\u00eb rren ajo hajde mo se inshallah, se medemek h\u00eb mo se inshallah\u201d\u2013 pohon ai, teksa shton se ka lexuar n\u00eb internet se Elton Tozaj ka qen\u00eb i proceduar disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Fiks Fare b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb internet, t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe biznesi n\u00eb Kavaj\u00eb, ku rezulton se ky personazh, Elton Tozaj, ka qen\u00eb i proceduar disa her\u00eb nga drejt\u00ebsia. Madje, ai \u00ebsht\u00eb ndaluar edhe nga policia n\u00eb vitin 2007, i akuzuar p\u00ebr mashtrim. Ai akuzohej se u kishte marr\u00eb disa pronar\u00ebve t\u00eb taksive para, duke u hequr si punonj\u00ebs i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tjera, sipas raportimeve mediatike, Eltoni hiqej edhe si k\u00ebshilltar i ministrave t\u00eb ndrysh\u00ebm. Nj\u00eb tjet\u00ebr procedim penal \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb vitin 2024 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku prokuroria e atij qyteti k\u00ebrkoi edhe mas\u00eb shtr\u00ebnguese. Akuza ishte p\u00ebr mashtrim.<\/p>\n<p>Fiksi e takon Eltonin n\u00eb Tiran\u00eb, duke e pyetur se \u201c\u00ebsht\u00eb hequr si punonj\u00ebs i Top Channel\u201d. Ai thot\u00eb se ka qen\u00eb i atashuar, i ftuar disa her\u00eb n\u00eb emisionet. M\u00eb tej thot\u00eb se me zot\u00ebrin\u00eb (rastin e Kor\u00e7\u00ebs) ka pasur nj\u00eb problem pasi s\u2019ka marr\u00eb kuponin tatimor. Ai thot\u00eb se s\u2019ka marr\u00eb fatur\u00ebn e shitjes dhe n\u00eb momentin q\u00eb ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb fatur\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb edhe pages\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrballja mes Fiks Fare dhe Elton Tozajt:<br \/>\nGazetari: I ke b\u00ebr\u00eb pagesat?<\/p>\n<p>Tozaj: Po i kam mbaruar.<\/p>\n<p>Gazetri: N\u00eb \u00e7far\u00eb date i ke kryer pagesat?<\/p>\n<p>Tozaj: Dua ta shoh, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb 2-3 dit\u00eb besoj. Sepse kemi qen\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Kor\u00e7\u00ebs dhe kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Gazetari: Pa u b\u00ebr\u00eb kjo marr\u00ebveshje ju jeni hequr si punonj\u00ebs i brendsh\u00ebm i Top Channel?<\/p>\n<p>Tozaj: Jo n\u00eb asnj\u00eb rast.<\/p>\n<p>Gazetari: I drejtuesve t\u00eb Top Channel, i drejtuesve t\u00eb Big Brother?<\/p>\n<p>Tozaj: E kam deklaruar edhe n\u00eb polici q\u00eb jo, kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb jam i atashuar. Kam qen\u00eb i ftuar her\u00eb pas here.<\/p>\n<p>Gazetari: I atashuar \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb?<\/p>\n<p>Tozaj: Sa her\u00eb q\u00eb ka pasur emisioni i ftuar \u2026<\/p>\n<p>Gazetari: I ftuar?<\/p>\n<p>Tozaj: Po, si opinionist p\u00ebr Big Brother dhe p\u00ebr emisione t\u00eb tjera. T\u00eb gjitha programacionet q\u00eb ka pasur Top-i. Top News m\u00eb tep\u00ebr, Top Channel.<\/p>\n<p>Gazetari: T\u00eb kemi par\u00eb dhe ne, por ajo m\u00eb problematike dhe q\u00eb na vuri n\u00eb l\u00ebvizje ishte pik\u00ebrisht komunikimi jot me biznesin n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb rrjete sociale, ku i p\u00ebrmendje edhe drejtuesit e Top Channel? Q\u00eb k\u00ebt\u00eb telefon e do X drejtues?<\/p>\n<p>Tozaj: K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kam sqaruar edhe n\u00eb polici, ka qen\u00eb di\u00e7ka e imja me t\u00eb tjer\u00eb. S\u2019ka lidhje fare, personat n\u00eb fjal\u00eb nuk kan\u00eb lidhje fare, 0. E kam deklaruar edhe n\u00eb polici k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari: I ke kryer pagesat te ky biznes?<\/p>\n<p>Tozaj: Absolutisht.<\/p>\n<p>Gazetari: Telefonat i keni marr\u00eb ju?<\/p>\n<p>Tozaj: Telefonat i kam marr\u00eb un\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7udi ato telefona m\u00eb jan\u00eb vjedhur, e kemi denoncuar edhe n\u00eb polici k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari: T\u00eb jan\u00eb vjedhur t\u00eb 3 telefonat?!<\/p>\n<p>Tozaj: Ka qen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk na kan\u00eb rakorduar.<\/p>\n<p>Gazetari: N\u00eb t\u00eb ardhmen s\u2019besoj se mund t\u2019a b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb gabim?!<\/p>\n<p>Tozaj: S\u2019ishte gabim, un\u00eb doja fatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Gazetari: Jo ti i shkruaje q\u00eb k\u00ebt\u00eb telefon e do X, k\u00ebt\u00eb telefon e do \u2026, k\u00ebt\u00eb telefon e do \u2026?<\/p>\n<p>Tozaj: Jo, i doja un\u00eb p\u00ebr dik\u00eb. Nuk ka lidhje fare me \u2026 dhe \u2026. q\u00eb 0. Un\u00eb e kam deklaruar edhe n\u00eb polici q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje fare. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr si me \u2026 apo me \u2026, nuk kam komunikim. Mund t\u00eb kem thjesht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje me \u2026, kurse me \u2026 nuk e njoh fare.<\/p>\n<p>Gazetari: N\u00eb biznese t\u00eb tjera ke shkuar dhe je prezantuar si punonj\u00ebs i Top Channel?<\/p>\n<p>Tozaj: Jo!<\/p>\n<p>Gazetari: S\u2019ke pasur m\u00eb raste t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Tozaj: Jo, jo \u2026<\/p>\n<p>Gazetari: Nj\u00eb biznes n\u00eb Kavaj\u00eb, na \u00ebsht\u00eb drejtuar s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn problematik\u00eb.<\/p>\n<p>Tozaj: \u00c7a ka!<\/p>\n<p>Gazetari: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb periferi t\u00eb qytetit t\u00eb Kavaj\u00ebs dhe Ju i keni premtuar q\u00eb ky biznes do t\u00eb shtroj\u00eb nj\u00eb dark\u00eb, nj\u00eb drek\u00eb n\u00eb Big Brother!<\/p>\n<p>I kam th\u00ebn\u00eb do t\u00eb lidh me marketingun p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ke p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shtrosh at\u00eb.<\/p>\n<p>Biznesi n\u00eb fjal\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 200 eurove? I ke kthyer shum\u00ebn?<\/p>\n<p>Absolutisht si\u00e7 m\u2019i dha at\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u2019a b\u00ebr\u00eb at\u00eb pun\u00eb ia ktheva mbrapsht, na se nuk b\u00ebhet.<\/p>\n<p>Ke p\u00ebrmendur edhe emra t\u00eb tjera, autor\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>Ku jan\u00eb k\u00ebta autor\u00eb.<\/p>\n<p>Te biseda q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb me restoratin!<\/p>\n<p>Un\u00eb atje kam qen\u00eb p\u00ebr qejfin tim duke ngr\u00ebn\u00eb<\/p>\n<p>Dhe i keni marr\u00eb 200 euro.<\/p>\n<p>Jo, jo m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb urdh\u00ebro. Ok i thash\u00eb do merrem un\u00eb. Ia ktheva, i thash\u00eb v\u00eblla i dashur\u2026<\/p>\n<p>Kur ia ke kthyer?<\/p>\n<p>Ufff, q\u00eb kur m\u00eb ka ndodhur rasti q\u00eb pata at\u00eb problemin me\u2026. ka mbi 1 muaj. Prandaj s\u2018po e kuptoj pse po m\u00eb pyesni prap\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Na u drejtuan k\u00ebto biznese ndaj. Dhe, t\u00eb hiqesh dikush q\u00eb nuk je, \u00ebsht\u00eb mashtrim. T\u00eb hiqesh p\u00ebr nj\u00eb pozicion q\u00eb nuk e ke prap\u00eb quhet mashtrim.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb ma thua k\u00ebt\u00eb gj\u00ebn\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb i ftuar. Dhe k\u00ebt\u00eb kam th\u00ebn\u00eb un\u00eb kam njohje q\u00eb i kemi koleg, i kemi shok e i kemi miq. Do ta pyes dhe do ta b\u00ebj si nder. S\u2019u b\u00eb, kalofsh mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb keni marr\u00eb edhe shuma monetare?<\/p>\n<p>Ku jan\u00eb k\u00ebto shuma monetare.<\/p>\n<p>Biznesi n\u00eb Kavaj\u00eb ua ka nisur me bank\u00eb.<\/p>\n<p>M\u2019i ka kaluar mua personalisht. Po un\u00eb s\u2019jam kam mbajtur.<\/p>\n<p>Q\u00eb do t\u00eb shtronit nj\u00eb drek\u00eb. Pas 4-5 muajsh?<\/p>\n<p>Jo Zot\u00ebri, \u00e7a gjat\u00eb ver\u00ebs. Ia kam marr\u00eb n\u00eb n\u00ebntor. Un\u00eb kam edhe faturat n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>RASTI I PAR\u00cb, mashtrimi n\u00eb dyqanin e celular\u00ebve n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Bised\u00eb mes gazetarit t\u00eb Fiks Fare punonj\u00ebsve t\u00eb dyqanit<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ka p\u00ebrdorur emrin e Top Channel?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Pse erdhi vet\u00eb k\u00ebtu ai?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Jo, n\u00eb Instagram se i kam par\u00eb vet\u00eb mesazhet.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ka shkruar n\u00eb Instagram?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po. I dua p\u00ebr \u2026 dhe p\u00ebr \u2026 Biles T\u2026 ma tregoi mua, po qeshnim!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe sa mori, sa telefona mori?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Ka marr\u00eb 2 apo 3?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 3!<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 3, 17 Pro Max. Dometh\u00ebn\u00eb 5000 euro.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ju kan\u00eb marr\u00eb juve k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po \u00e7far\u00eb ju premtoi?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Do t\u2019na jepte lek\u00ebt.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Do ju jepte lek\u00ebt apo do ju b\u00ebnte reklam\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Jo, jo do t\u2019na jepte lek\u00ebt. Ne i shit\u00ebm telefonin. Po pastaj se \u00e7far\u00eb ndodh.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ju ia \u00e7uat me post\u00eb telefonat?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Nuk erdhi fizikisht k\u00ebtu ai?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Nuk vinte dot dhe pas 2 dit\u00ebsh do vinte se \u00ebsht\u00eb edhe hoteli dhe n\u00eb hotel ka edhe muzik\u00eb live. Ai do vinte te hoteli. Dhe tha do t\u00eb vij dhe do t\u00eb jap lek\u00ebt.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po fizikisht s\u2019ka ardhur k\u00ebtu ai, thjesht\u00eb ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb \u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Instagramin.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Instagramin.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po, ka qen\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 3 telefona sa b\u00ebjn\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 5.200 euro!<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 5.200 euro.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 N\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt e keni prer\u00eb fatur\u00ebn ju? Keni prer\u00eb fatur\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Ai furnitori na e ka prer\u00eb me fatur\u00eb tamam neve.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 N\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 N\u00eb em\u00ebr t\u00eb N\u2026 Bler\u00ebsi ishte Eltoni.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ju dha ndonj\u00eb dokument ai.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Na dha\u2026<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Shiko si ndodhi, marrim telefonat ne, furnitor\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Dhe ne tani mor\u00ebm telefonat dhe ia d\u00ebrguam n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb ia dham\u00eb me k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Me korrier, me makin\u00eb.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Kishte vajtur i kishte marr\u00eb ai. I dham\u00eb nj\u00ebher\u00eb 1 dhe pastaj i dham\u00eb dhe 2. Dhe tha se k\u00ebta i dua p\u00ebr \u2026. dhe \u2026 Nj\u00eb e donte gjasm\u00eb p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po mir\u00eb, ai vet\u00ebm n\u00eb Instagram shkroi?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Whatsapp.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Instagram.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 I ka T\u2026 t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 I ka bisedat T\u2026?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po dhe me z\u00eb madje!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe me z\u00eb?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Po, po, po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal T\u2026?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 M\u00eb duket se ka b\u00ebr\u00eb, me at\u00eb po merreshe!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ai s\u2019ka ardhur k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb kemi kamerat e siguris\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ardhur fizikisht k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Jo, jo, jo.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Kall\u00ebzime i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb 100 veta atij. Ai i mori t\u00eb \u00ebm\u00ebn T\u2026 dhe i tha thuaj djalit se do t\u2019i b\u00ebj denoncim. Do t\u2019i b\u00ebj edhe un\u00eb mbas teje i tha, hajde vemi t\u00eb dy i tha e \u00ebma. N\u00eb nj\u00eb num\u00ebr telefoni q\u00eb \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kush ia dha numrin e telefonit?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Po ai vet\u00eb e merrte T\u2026 nga e \u00ebma!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ka \u201cvoice\u201d?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Ka.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 I pranon ai q\u00eb i ka marr\u00eb, mos nuk e pranon?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 I pranon, i pranon.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Jo e pranon.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Fatur\u00ebn q\u00eb e keni prer\u00eb ju?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Fatur\u00ebn e kan\u00eb ku u b\u00eb denoncimi aty n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb, ku b\u00ebhet. Ai s\u2019ka 1 a 2 o burr\u00eb i dheut, ju e dini shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 E di, e di ne na kan\u00eb marr\u00eb shum\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Top-it.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Ai vazhdon dhe del n\u00eb televizion tashti, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky muhabet. Ia kam lek\u00ebt i thot\u00eb ai, do t\u2019ia jap un\u00eb \u00e7\u2019ke ti.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 3 telefona, Iphone?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 17 Pro Max.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Ai i ka marr\u00eb q\u00eb kur ishte 1.800 euro 1.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe n\u00eb total sa ishte?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 5.150 euro. 100 euro fitonim ne po t\u2019i merrte ai.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ju e \u00e7uat edhe me \u2026?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Motorist.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Motoristi n\u00eb Tiran\u00eb, me post\u00eb?! Mos ia ke adres\u00ebn?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Un\u00eb e di q\u00eb i ka marr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Un\u00eb vet\u00ebm i kam \u00e7uar nj\u00ebher\u00eb numrin atij motoristit, merre k\u00ebt\u00eb num\u00ebr dhe pastaj flisni vet\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po lek\u00ebt do t\u2019ia merrte ky motoristi?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Do t\u2019ia jepte T\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ku e ka njohur T\u2026?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 N\u00eb V\u2026 E\u2026 N\u00eb Hotelin e T\u2026 Ai q\u00eb kur tha do t\u2019ia japim \u2026 dhe \u2026., aty m\u00eb dogji mua thash\u00eb bo bo!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po mir\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u2019ia jepte? Do t\u2019i b\u00ebnte reklam\u00eb tek Big Brother n\u00eb Top Channel?<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Jo, jo hi\u00e7.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 I k\u00ebrkojn\u00eb ata, duan t\u2019i blejn\u00eb. Po ata mund t\u2019i blinin n\u00eb Tiran\u00eb shum\u00eb mir\u00eb! Pse do t\u2019i blinin k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 N\u00eb Kor\u00e7\u00eb, po pra! Pik\u00ebrisht n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsja \u2013 Kjo s\u2019na erdhi mir\u00eb.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi \u2013 Po ja ishte ky mblesatari.<\/p>\n<p>RASTI I DYT\u00cb, restoranti n\u00eb Kavaj\u00eb. Bised\u00eb mes gazetar\u00ebve t\u00eb Fiks Fare dhe pronarit t\u00eb biznesit!<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Un\u00eb e kuptova at\u00eb si tip n\u00eb fillim. Po thash\u00eb tani, se ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb rren ajo qejfi me dal\u00eb. Se medemek, \u00ebsht\u00eb lir\u00eb dhe mos ka ndonj\u00eb njohje, e kupton. N\u00eb nj\u00eb moment thash\u00eb, pata hyr\u00eb, pata lexuar se edhe rob jemi nuk \u00ebsht\u00eb se jemi pa dal\u00eb \u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 E njihje m\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Ky vinte te lokali, s\u2019e kam pas njohur fare, 0. U prezantua nj\u00eb dit\u00eb, jam filani qysh tek.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00c7far\u00eb ju premtoi ky juve?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Ky erdhi dhe na tha doni t\u00eb shkoni atje, t\u00eb \u00e7oni dark\u00eb te Big Brother? P\u00ebr Zotin i thash\u00eb q\u00eb kam nj\u00eb llaf, po kushton dhe tani s\u2019e kam terezin\u00eb. O v\u00eblla i thash\u00eb, un\u00eb e di q\u00eb kushton. N\u00eb telefon m\u00eb tha do b\u00ebsh nj\u00eb pages\u00eb k\u00ebshtu te 200 euro.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Sa t\u00eb mori?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 200 euro.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 200 t\u00eb vjetra apo t\u00eb reja?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 T\u00eb vjetra, jo mo nuk rr\u00ebshqisja un\u00eb. Jav\u00ebn e par\u00eb m\u00eb tha do dal\u00ebsh. Kaloi java e par\u00eb, jo k\u00ebshtu e ashtu. Mbr\u00ebm\u00eb m\u00eb duket se i d\u00ebrgova mesazh. I thash\u00eb sonte n\u00eb dark\u00eb dua lek\u00ebt se s\u2019b\u00ebn. M\u00eb solli nj\u00eb video n\u00eb dark\u00eb dhe m\u00eb tha kam b\u00ebr\u00eb aksident.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Premtoi q\u00eb lokali jot do t\u00eb shtroj\u00eb nj\u00eb dark\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Do i shtroja un\u00eb dark\u00ebn. Biles m\u00eb ka marr\u00eb dhe menu, po s\u2019m\u00eb dukej serioz. Un\u00eb i thash\u00eb jam i bindur q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb mashtrim. Isha shum\u00eb i bindur q\u00eb ishte mashtrim. T\u00eb rren ajo hajde mo se inshallah, se medemek h\u00eb mo se inshallah.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dometh\u00ebn\u00eb ai tha 200 mij\u00eb lek\u00eb b\u00ebn e gjith\u00eb darka, apo 200 mij\u00eb lek\u00eb ishte paradh\u00ebnie?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 200 mij\u00eb lek\u00eb do t\u00eb paguaja nj\u00eb tip kontrate me TOP-in.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Do t\u00eb b\u00ebje kontrat\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Kontrat\u00eb garancie.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po t\u00eb solli gj\u00eb kontrat\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Jo nuk m\u00eb solli.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 As nj\u00eb dokument, asnj\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 M\u00eb solli nj\u00eb fatur\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00ebshe k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00c7a fature?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Q\u00eb ke paguar, ma \u00e7oi te Whatsappi nga ato q\u00eb fshihen p\u00ebr 24 or\u00eb. S\u2019i kushtova r\u00ebnd\u00ebsi, e kupton apo jo.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ta solli ty fatur\u00ebn?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Po. E kam pasur n\u00eb Whatsappi po tani s\u2019e kam fare. As at\u00eb mandatin q\u00eb i kam \u00e7uar lek\u00ebt me \u2026 s\u2019e kam.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 E ke at\u00eb mandatin?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Jo pra s\u2019e kam!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kur ia dhe lek\u00ebt?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Para gushtit.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 A para gushtit. S\u2019ia ke dh\u00ebn\u00eb tani?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Lek\u00ebt kan\u00eb nja 1 muaj e gjys\u00ebm, 2 muaj. 2 muaj po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Para se t\u00eb fillonte Big-u?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Para se t\u00eb fillonte Big-u.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po tani t\u00eb k\u00ebrkoj m\u00eb lek\u00eb t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Pronari \u2013 Jo, jo s\u2019m\u00eb k\u00ebrkoi. Un\u00eb e kontrollova q\u00eb kishte precedent\u00eb penal\u00eb, ishte p\u00ebr mashtrime.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb personazh publik, Elton Tozaj, ish banor i Big Brother Albania, ka mashtruar disa biznese, duke u hequr si punonj\u00ebs i brendsh\u00ebm i televizionit Top Channel. Eltoni nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i pun\u00ebsuar n\u00eb Top Channel, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, ai ka arritur q\u00eb t\u00eb zhvas\u00eb disa biznese, dy prej t\u00eb cilave t\u00eb dokumentuara nga emisioni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68785","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68785\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}