{"id":68727,"date":"2026-02-05T21:48:42","date_gmt":"2026-02-05T21:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/prinderit-e-ministrit-pronare-te-studiove-te-auditimit-bdo-albania-dhe-pbm-petrit-malaj-ne-konflikt-interesi-n-2\/"},"modified":"2026-02-05T21:48:42","modified_gmt":"2026-02-05T21:48:42","slug":"prinderit-e-ministrit-pronare-te-studiove-te-auditimit-bdo-albania-dhe-pbm-petrit-malaj-ne-konflikt-interesi-n-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/prinderit-e-ministrit-pronare-te-studiove-te-auditimit-bdo-albania-dhe-pbm-petrit-malaj-ne-konflikt-interesi-n-2\/","title":{"rendered":"Prind\u00ebrit e ministrit, pronar\u00eb t\u00eb studiove t\u00eb auditimit \u201cBDO Albania\u201d dhe \u201cPBM\u201d, Petrit Malaj n\u00eb konflikt interesi n \u2013"},"content":{"rendered":"<p>Ekzistenca e interesave ekonomike t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb kompani auditimi private krijon nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet interesit familjar dhe fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike t\u00eb ministrit.<\/p>\n<div>\n<p>Nga analiza e dokumenteve t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, t\u00eb siguruara nga \u201cOpen Spending Albania\u201d, platform\u00eb e AIS-it dhe nga bilancet financiare rezulton nj\u00eb mosp\u00ebrputhje e dokumentuar midis aktivitetit ekonomik t\u00eb Petrit Malajt si Person Fizik, kompanis\u00eb \u201cPBM\u201d ku ai ka qen\u00eb aksioner dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si k\u00ebto aktivitete pasqyrohen n\u00eb deklarimet n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>Sipas ekstrakteve dhe pasqyrave financiare nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit, Petrit Malaj ka qen\u00eb pronar i nj\u00eb biznesi si Person Fizik q\u00eb nga viti 2016 p\u00ebr sh\u00ebrbime konsulenc\u00eb financiare deri n\u00eb vitin 2024 kur ka b\u00ebr\u00eb \u00e7regjistrimin. Bilancet zyrtare tregojn\u00eb se ky biznes ka qen\u00eb funksional dhe fitimprur\u00ebs n\u00eb disa vite radhazi, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb dhjetor 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, biznesi ka realizuar mbi 7.6 milion lek\u00eb t\u00eb ardhura nga sh\u00ebrbimet dhe mbi 5.4 milion lek\u00eb fitim. N\u00eb vitin 2022, t\u00eb ardhurat nga sh\u00ebrbimet kapin vler\u00ebn mbi 7.6 milion lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb fitimi pas tatimit rezulton rreth 5.8 milion lek\u00eb, nga t\u00eb cilat pjesa d\u00ebrrmuese \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga pronari. Edhe n\u00eb vitin 2023, sipas sh\u00ebnimeve shpjeguese t\u00eb pasqyrave financiare, biznesi ka gjeneruar rreth 7.6 milion lek\u00eb t\u00eb ardhura dhe mbi 5.3 milion lek\u00eb fitim. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb nj\u00eb aktivitet me p\u00ebrfitim financiar real p\u00ebr pronarin. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb dokumentet e ILDKPKI-s\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nuk rezulton i deklaruar aktiviteti si Person Fizik, nuk identifikohet NIPT-i dhe nuk pasqyrohen t\u00eb ardhurat vjetore apo fitimet nga ky biznes.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarime shfaqen disa gjendje bankare, t\u00eb cilat jan\u00eb sh\u00ebnuar me burimin \u201ct\u00eb ardhura nga biznesi\u201d, por pa specifikuar kompanin\u00eb q\u00eb i ka gjeneruar, pa shum\u00ebn vjetore t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe pa lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me bilancet zyrtare nga QKB-ja. Pra, k\u00ebto dokumente tregojn\u00eb se ministri Malaj ka patur nj\u00eb biznes aktiv fitimprur\u00ebs p\u00ebr disa vite, me t\u00eb ardhura dhe fitime t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk rezultojn\u00eb t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarimet e interesave private pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kryetarit t\u00eb \u201cShqip\u00ebria b\u00ebhet\u201d Lapaj, n\u00eb rast se ka fshehje pasurie jemi n\u00eb shkelje penale.<\/p>\n<p>\u201cNeni 257\/a, e p\u00ebrcakton rastin ekzakt\u00ebsisht se kur ti nuk e b\u00ebn deklarimin. E thot\u00eb n\u00eb paragrafin e dyt\u00eb, e thot\u00eb ekzakt\u00ebsisht at\u00eb gj\u00eb. Pra, kur ti e b\u00ebn me q\u00ebllim fshjehjen. K\u00ebshtu q\u00eb gjykoj se jemi n\u00eb kufinjt\u00eb e atij neni. N\u00eb rastet kur ndodh fshehja, jemi n\u00eb kushtet e nj\u00eb vepre penale\u201d, tha avokati Lapaj.<\/p>\n<p>Por ministri Malaj ka qen\u00eb themelues dhe aksioner te kompania \u201cPBM\u201d shpk, e cila ka qen\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb dhjetor 2025 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kalimin n\u00eb gjendje pasive t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Nga burime zyrtare rezulton se ministri Malaj nuk ka deklaruar fitimet q\u00eb ka patur nga kjo kompani n\u00eb ILDKPKI pasi deri n\u00eb vitin 2019 ai ka qen\u00eb aksioner, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ia ka shitur aksionet familjar\u00ebve t\u00eb vet. Ligji p\u00ebr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, t\u00eb Detyrimeve Financiare t\u00eb t\u00eb Zgjedhurve dhe t\u00eb disa N\u00ebpun\u00ebsve Publik\u00eb e detyron q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto fitime. Duhet theksuar se kompania \u201cPBM\u201d shpk ka patur shum\u00eb fitime n\u00eb vitet paraardh\u00ebse, \u00e7ka e detyron ministrin ti deklaroj\u00eb k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Lapaj, formulari i deklarimit duhet t\u00eb plot\u00ebsohet sipas ligjit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse formulari nuk plot\u00ebsohet sipas p\u00ebrcaktimeve ligjore, kalohet n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi administrative p\u00ebr mosdeklarim si fillim, n\u00eb rastet kur ligji e p\u00ebrcakton dhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, sipas nenit 257, g\u00ebrma a, e Kodit Penal, p\u00ebr pjes\u00ebn e mosdeklarimit sipas ligjit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm\u201d, u shpreh avokati Lapaj.<\/p>\n<p>T\u00eb af\u00ebrmit e ministrit kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi dy kompani auditimi, \u201cBDO ALBANIA\u201d shpk dhe \u201cPBM\u201d shpk, ku te kompania e par\u00eb jan\u00eb aksioner\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb shtetas dhe kompani t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Nga momenti q\u00eb prind\u00ebrit dhe t\u00eb af\u00ebrmit e Petrit Malajt zot\u00ebrojn\u00eb ose jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kompani private auditimi, krijohet nj\u00eb situat\u00eb konflikti interesi sipas ligjit p\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave. Edhe pse ligji nuk e ndalon automatikisht ushtrimin e funksionit publik p\u00ebr shkak t\u00eb kompanive private t\u00eb familjar\u00ebve, ai i konsideron k\u00ebta individ\u00eb si persona t\u00eb lidhur, interesat private t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb deklarohen dhe t\u00eb menaxhohen me kujdes t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr parandalimin e konfliktit t\u00eb interesave parashikon se konflikti ekziston jo vet\u00ebm kur ka p\u00ebrfitim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por edhe kur krijohet perceptimi se vendimmarrja publike mund t\u00eb ndikohet nga interesa private t\u00eb personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2025, familjar\u00ebt e ministrit Malaj kan\u00eb kaluar aksionet n\u00eb gjendje pasive p\u00ebr t\u00eb shmangur konfliktin e interesit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ministri ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prej gushtit 2024. Pra, kalimi i aksioneve n\u00eb gjendje pasive \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti, duke treguar se ka ekzistuar nj\u00eb gjendje e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p><strong>News24<\/strong><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekzistenca e interesave ekonomike t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb kompani auditimi private krijon nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nd\u00ebrmjet interesit familjar dhe fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike t\u00eb ministrit. Nga analiza e dokumenteve t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, t\u00eb siguruara nga \u201cOpen Spending Albania\u201d, platform\u00eb e AIS-it dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68727","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}