{"id":68693,"date":"2026-02-05T18:48:25","date_gmt":"2026-02-05T18:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/zbardhet-audio-altin-dumani-dhe-olsi-dado-akuzojne-para-gjykateses-se-veliaj-paguan-avokat-amerikane-per-tu-mbrojtur-prej-tyre\/"},"modified":"2026-02-05T18:48:25","modified_gmt":"2026-02-05T18:48:25","slug":"zbardhet-audio-altin-dumani-dhe-olsi-dado-akuzojne-para-gjykateses-se-veliaj-paguan-avokat-amerikane-per-tu-mbrojtur-prej-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/zbardhet-audio-altin-dumani-dhe-olsi-dado-akuzojne-para-gjykateses-se-veliaj-paguan-avokat-amerikane-per-tu-mbrojtur-prej-tyre\/","title":{"rendered":"Zbardhet audio\/ Altin Dumani dhe Olsi Dado akuzojn\u00eb para gjykat\u00ebses, se Veliaj paguan avokat amerikan\u00eb p\u00ebr tu mbrojtur prej tyre"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 1 shkurt n\u00eb GJKKO, ku u shqyrtua k\u00ebrkesa e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit me burg, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje e sh\u00ebmtuar me drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb pjes\u00eb e regjistrimit audio t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, e siguruar nga mbrojt\u00ebsit e Veliajt, zbulohet se si n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit ish drejtuesi i SPAK, Altin Dumani k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb nga ushtrimi i t\u00eb drejtave kushtetuese jo vet\u00ebm kryebashkiakun Veliaj, por edhe mbrojt\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb audion e siguruar nga mbrojt\u00ebsit e Veliaj, Dumani d\u00ebgjohet t\u00eb thot\u00eb: \u201cI pandehuri ka pajtuar edhe nj\u00eb studio jo shqiptare, ka paguar, \u00ebsht\u00eb paguar nj\u00eb k\u00ebst t\u00eb pakt\u00ebn 300.000 dollar\u00eb p\u00ebr mbrojtjen nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht t\u00eb tij. Mund fare mir\u00eb, le t\u00eb kontaktoj\u00eb, ose t\u00eb hapim nj\u00eb fond p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar edhe shpenzimet e avokates s\u00eb caktuar kryesisht, e cila do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs dhe ta takoj\u00eb t\u00eb pandehurin me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb dakord\u00ebsojn\u00eb n\u00eb lidhje me ecurin\u00eb e procesit. Por, un\u00eb s\u00ebrish mendoj q\u00eb jemi n\u00eb kushtet kur i pandehuri dhe mbrojtja e tij e zgjedhur, apo e caktuar, nuk p\u00ebrfitojn\u00eb nga e drejta p\u00ebr t\u00eb shprehur k\u00ebrkesat sipas parashikimeve t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb tregon se procesi ka pushuar s\u00eb qeni nj\u00eb procedim penal dhe duket se po shnd\u00ebrrohet haptazi n\u00eb nj\u00eb proces personal, pa asnj\u00eb lidhje me figur\u00ebn dhe detyrimet e nj\u00eb magjistrati.<\/p>\n<p>Por, skandali b\u00ebhet edhe m\u00eb i madh kur prokurori tjet\u00ebr i \u00e7\u00ebshtjes, Ols Dado k\u00ebrkon p\u00ebrpara gjykat\u00ebs q\u00eb Veliaj duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb burg sepse po ushtron t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Sipas asaj q\u00eb prokurori Dado artikulon n\u00eb audion n\u00eb fjal\u00eb, fakti q\u00eb mbrojtja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Veliajt po informon institucionet partnere dhe po ekspozon publikisht shkeljet e procesit, p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr izolim. E th\u00ebn\u00eb ndryshe: i pandehuri nuk duhet as t\u00eb mbrohet, as t\u00eb flas\u00eb, as t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mbrojtje p\u00ebrtej kufijve, sepse \u00e7do drit\u00eb e hedhur mbi procesin \u201ci nxin faqen\u201d drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb parimeve kushtetuese, prokurori Dado nuk e sheh m\u00eb burgun si mas\u00eb t\u00eb fundit, por si mjet disiplinues ndaj atij q\u00eb guxon t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb p\u00ebrpara opinionit dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Prokurori Dado: \u201cP\u00ebrtej argumenteve q\u00eb paraqiti prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, do t\u00eb doja t\u2019i sjell n\u00eb v\u00ebmendje gjykat\u00ebs q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, jemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni pasi element\u00eb t\u00eb ri n\u00eb lidhje me nenin 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb nenit 163 n\u00eb lidhje me kushtet e p\u00ebrcaktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal, jemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb lobimi t\u00eb shtetasit Erion Veliaj n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, me nj\u00eb fond financimi rreth 221 mij\u00eb dollar\u00eb. Nga burimet t\u00eb hapura, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrim \u2013 ka shum\u00eb shkrime, por do t\u00eb doja q\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykata ta shqyrtonte si prov\u00eb \u2013 n\u00eb gjykimin ton\u00eb kjo fushat\u00eb lobimi e cila ka shkuar deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta politike administrative t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mbrojtje juridike p\u00ebr veprimtari t\u00eb funksionit politik, synon deligjitimimin e organeve q\u00eb po gjykojn\u00eb aktualisht \u00e7\u00ebshtjen dhe tregon vullnetin e t\u00eb pandehurit p\u00ebr t\u00eb shmangur procesin penal. Pra, mbrojtja nga procesi penal dhe jo mbrojtja n\u00eb procesin penal duket se \u00ebsht\u00eb synimi kryesor i t\u00eb pandehurit Erion Veliaj gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve t\u00eb hetimit paraprak, por dhe t\u00eb gjykimit n\u00eb seanc\u00eb paraprake. P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb tregon se klima e krijuar n\u00eb raport me prokurorin\u00eb e posa\u00e7me, por dhe me gjyqtarin n\u00eb hetim paraprak. T\u00eb mos harrojm\u00eb k\u00ebtu q\u00eb nga burime t\u00eb hapura gjithashtu, k\u00ebta aktor\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pra edhe prokuror\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb posa\u00e7me, por edhe gjyqtar\u00eb jan\u00eb cil\u00ebsuar si an\u00ebtar\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb nj\u00eb partie q\u00eb i p\u00ebrket opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Jan\u00eb cil\u00ebsuar t\u00eb lidhur, ose t\u00eb pakt\u00ebn vet\u00ebm prokurori, me interesa t\u00eb ngushta zhvillimore nd\u00ebrtuese. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb krijon nj\u00eb klim\u00eb ndikimi jo vet\u00ebm tek organet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe aq m\u00eb tep\u00ebr mund t\u00eb imagjinojm\u00eb efektin q\u00eb krijon tek d\u00ebshmitar\u00ebt, por dhe tek d\u00ebshmitar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb jetike, thelb\u00ebsore e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Dado: Po n\u00eb lidhje\u2026 zonja kryetare, prokuroria e posa\u00e7me nuk e di se sa do t\u00eb ishte me vend q\u00eb ndoshta i ka paraqitur i pandehuri vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja: Faktikisht nuk jan\u00eb elemente kryesisht por n\u00ebse i keni shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Dado: Ne i kemi sepse na \u00ebsht\u00eb dashur neve p\u00ebr t\u2019u orientuar si dhe aktin ose dokumentin q\u00eb sapo cituam nga burime t\u00eb hapura, por edhe tre urdhrat e pasqyrimit t\u00eb ndryshimeve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Gjyqtarja: Po q\u00eb pasqyrojn\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Dado: Q\u00eb pasqyrojn\u00eb ndryshimet ose m\u00eb sakt\u00eb r\u00ebndimin e pozit\u00ebs juridike t\u00eb pandehurit pas momentit t\u00eb zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit arrest me burg m\u00eb 10 shkurt 2025.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 1 shkurt n\u00eb GJKKO, ku u shqyrtua k\u00ebrkesa e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit me burg, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje e sh\u00ebmtuar me drejt\u00ebsin\u00eb e re shqiptare. Nga nj\u00eb pjes\u00eb e regjistrimit audio t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, e siguruar nga mbrojt\u00ebsit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68693","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68693\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}