{"id":68690,"date":"2026-02-05T18:48:24","date_gmt":"2026-02-05T18:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/truprojat-e-pagat-pse-drejtesia-po-cenon-imazhin-e-shqiperise-ne-be\/"},"modified":"2026-02-05T18:48:24","modified_gmt":"2026-02-05T18:48:24","slug":"truprojat-e-pagat-pse-drejtesia-po-cenon-imazhin-e-shqiperise-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/truprojat-e-pagat-pse-drejtesia-po-cenon-imazhin-e-shqiperise-ne-be\/","title":{"rendered":"Truprojat e pagat, pse drejt\u00ebsia po c\u00ebnon imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<br \/>\nPubliku shqiptar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur k\u00ebto dit\u00eb me dy ngjarje t\u00eb forta, t\u00eb cilat kan\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb, trajtimin e saj nga ana e shtetit shqiptar, por q\u00eb koh\u00ebt e fundit kan\u00eb shkaktuar debat publik!<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e shoqat\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar rritje astronomike t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb tyre mujore! Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb ka sjell\u00eb reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cil\u00ebsuar nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019iu imponuar qeveris\u00eb, e cila p\u00ebrcakton buxhetin p\u00ebr pagat, p\u00ebrpjekje kjo p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb gjyq\u00ebsorit, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kreu i qeveris\u00eb shqiptare e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si absurde, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shprehur se gjyqtar\u00ebt nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e ligjit p\u00ebr kryerjen e pun\u00ebs s\u00eb tyre, aq shum\u00eb e nd\u00ebrlidhur dhe me integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<br \/>\nMadje Rama ka pyetur k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb, n\u00ebse \u201cp\u00ebr shqelmimin e vazhduesh\u00ebm si askund n\u00eb Europ\u00eb t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb e kthimin e arresteve me burg pa gjyq n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb rutin\u00eb, e cila e ka njollosur Shqip\u00ebrin\u00eb bot\u00ebrisht, duke na renditur si dele t\u00eb zez\u00eb n\u00eb bisht t\u00eb kontinentit europian dhe kthyer n\u00eb subjekt publik shqet\u00ebsimi t\u00eb Komitetit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr Parandalimin e Tortur\u00ebs, a keni ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb deklaruar?!\u201d<br \/>\nKjo ka sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb fort\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb debat jo vet\u00ebm publikun dhe opozit\u00ebn, por edhe shoqat\u00ebn e prokuror\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjyqtar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb paga astronomike, n\u00eb kund\u00ebrshtim me skem\u00ebn e rrogave n\u00eb Shqip\u00ebri, duke p\u00ebrmbysur t\u00ebr\u00eb piramid\u00ebn e pagave e duke dal\u00eb madje dhe mbi Presidentin e Republik\u00ebs!<br \/>\nN\u00eb perceptimin ton\u00eb, gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpaguar, konform nivelit t\u00eb pagave n\u00eb Shqip\u00ebri! Madje sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ka dal\u00eb dhe mbi sektor\u00eb t\u00eb till\u00eb si sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, policia, k\u00ebto t\u00eb fundit p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, n\u00eb vendet e rajonit por dhe n\u00eb vendet e BE ku po k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb integrohemi, q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb \u2018maj\u00ebn\u2019 e piramid\u00ebs s\u00eb m\u00eb t\u00eb paguarve p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve! Sepse jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve \u2018non stop\u2019 p\u00ebr jet\u00ebn, ecurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen e tyre!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt e gjykat\u00ebsit, ndon\u00ebse kan\u00eb trajtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb paga, madje dhe mbi takatin e buxhetit t\u00eb shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb sforcim financiar ky p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb b\u00ebhet drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, deri m\u00eb tani ende nuk kemi par\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb ndryshim madhor n\u00eb dh\u00ebnien e drejt\u00ebsis\u00eb!<br \/>\nE themi k\u00ebt\u00eb, pasi mbushja e burgjeve me t\u00eb paraburgosur t\u00eb akuzuar p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale, nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani! Jan\u00eb thjesht\u00eb masa drastike, q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kan\u00eb prodhuar lajme e \u2018telenovela\u2019 n\u00ebp\u00ebr mediat shqiptare se sa drejt\u00ebsi, problem ky q\u00eb ka shqet\u00ebsuar edhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb si dhe K\u00ebshillin e Evop\u00ebs p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb Shqip\u00ebri! Ka raporte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por dhe vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut p\u00ebr k\u00ebto shqet\u00ebsime!<br \/>\nDuke u rikthyer tek fillimi, pra k\u00ebrkesa e gjyqtar\u00ebve p\u00ebr rritjen e pagave, ajo q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se kryeministri Rama ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtin\u00eb e tij. E themi k\u00ebt\u00eb, sepse jo se mungon d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb rritur pagat, \u00e7do qeveri ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb rris\u00eb pagat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj, por sepse precedenti i krijuar nga kjo m\u00ebnyr\u00eb rritje pagash \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i rreziksh\u00ebm se sa shuma q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb nga arka e shtetit. N\u00ebse trupa gjyq\u00ebsore arrin q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb vet\u00eb rrogat e veta p\u00ebrmes vendimeve gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilit nivel gjyq\u00ebsor qoft\u00eb ky vendim, at\u00ebher\u00eb bie parimi i ndarjes s\u00eb pushteteve. Drejt\u00ebsia kalon konturet e pavar\u00ebsis\u00eb, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb shtet brenda shtetit!<br \/>\nPra, ndarja e pushteteve pushon s\u00eb ekzistuari. Sepse arrihet n\u00eb precedentin tep\u00ebr t\u00eb rreziksh\u00ebm ku gjykata b\u00ebhet nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pal\u00eb dhe arbit\u00ebr. Kjo asesi nuk mund t\u00eb quhet dhe as nuk \u00ebsht\u00eb pavar\u00ebsi gjyq\u00ebsori, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt i hapur dhe i past\u00ebr interesi, q\u00eb kthehet n\u00eb sistem apo \u2018institucion\u2019. Duke sh\u00ebrbyer m\u00eb pas si precedent, q\u00eb do t\u2019i hapte der\u00ebn kujtdo, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur mund t\u00eb godas\u00eb pag\u00ebn n\u00eb gjykat\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nj\u00eb cop\u00eb vendimi n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr ta pasur si baz\u00eb p\u00ebr pag\u00ebn! Nd\u00ebrsa qeveria, Parlamenti dhe institucionet e tjera q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb pag\u00ebn, ekziston rreziku real q\u00eb t\u00eb  kthehen n\u00eb spektator\u00eb apo apendiks t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e cila me vendimet e saj cakton pagat e veta, si nj\u00eb struktur\u00eb jasht\u00eb orbit\u00ebs s\u00eb shtetit!<br \/>\nPraktikisht, n\u00eb asnj\u00eb demokraci sado e thjesht\u00eb qoft\u00eb apo funksionale, politika e pagave nuk caktohet nga gjykatat, por caktohet nga parlamenti, sepse parlamenti mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr buxhetin. Dhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, kush p\u00ebrpiqet ta anashkaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, nuk po mbron drejt\u00ebsin\u00eb, por po minon rendin kushtetues.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr paga, drejt\u00ebsia jon\u00eb e re rrezikon r\u00ebnd\u00eb q\u00eb t\u00eb harroj\u00eb nj\u00eb detyrim m\u00eb t\u00eb madh, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb ngritur dhe p\u00ebr t\u00eb cilin paguhet r\u00ebnd\u00eb madje, at\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb si shtet ligjor. Ka nj\u00eb moment n\u00eb ecurin\u00eb e \u00e7do shteti kur duhet t\u00eb zgjedh\u00eb, n\u00ebse institucionet e tij jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb ligjit apo shoqata t\u00eb privilegjeve. Ajo q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria po i afrohet rreziksh\u00ebm k\u00ebtij momenti t\u00eb fund\u00ebm, q\u00eb mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb t\u00ebr\u00eb ngrehin\u00ebn e besimit t\u00eb shqiptar\u00ebve tek drejt\u00ebsia e re. Sikurse ndodhi n\u00eb Rumani e Kroaci!<br \/>\nNuk po hyjn\u00eb m\u00eb tej n\u00eb faktin se kush \u00ebsht\u00eb kupola drejtuese e k\u00ebsaj shoqate gjyqtar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shquar p\u00ebr goditje vet\u00ebm majtas, n\u00eb spektrin e politik\u00ebs shqiptare! Pasi kjo shoqat\u00eb e gjyqtar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb drejtohet nga nj\u00eb grup gjykat\u00ebsish q\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre t\u00eb shkurt\u00ebr, kan\u00eb d\u00ebnuar vet\u00ebm drejtues t\u00eb qeveris\u00eb qendrore e lokale aktuale. N\u00eb vet\u00ebm 5 vitet e fundit, ata kan\u00eb d\u00ebnuar me burg nga Erion Veliaj, te Arben Ahmetaj, Lefter Koka e Vangjush Dako. Nd\u00ebrsa kan\u00eb t\u00eb pandehur shum\u00eb deputet\u00eb, ish ministra, zv.kryeminist\u00ebr dhe ministra e kryetar\u00eb t\u00eb bashkie t\u00eb majte. Nd\u00ebrsa, i vetmi person t\u00eb cilit ata i kan\u00eb leht\u00ebsuar mas\u00ebn, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebndri i Berish\u00ebs, Jamarb\u00ebr Malltezi. Duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe vet\u00eb Sali Berish\u00ebn brenda, q\u00eb e nxor\u00ebn nga arresti sht\u00ebpiak, n\u00eb at\u00eb detyrim paraqitje si dhe i zvarrisin me \u2018kilometra\u2019 dosjet, n\u00ebn hetim! Emrat i keni n\u00eb google, n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb i interesuar p\u00ebr t\u2019i ditur!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb problem tjet\u00ebr ka nisur t\u00eb dal\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe, ku n\u00eb krye t\u00eb \u2018axhend\u00ebs\u2019 s\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb pjestar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re q\u00ebndron k\u00ebrkesa p\u00ebr shtimin e truprojeve p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm ose jo dhe familjar\u00ebve t\u00eb tyre! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb buron nga ligji, por dhe nga puna e tyre, q\u00eb n\u00eb parim mendohet se gjendet n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim!<br \/>\nK\u00ebshtu disa prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK u jan\u00eb shtuar masat e siguris\u00eb pa asnj\u00eb shpjegim publik p\u00ebr arsyet e rrezikut q\u00eb u kanoset. Pasi duhet nj\u00eb shpjegim konkret, pasi ajo q\u00eb na duket si shum\u00eb problematike \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si po trajtohet \u00e7\u00ebshtja e siguris\u00eb s\u00eb prokuror\u00ebve, pra. rritja e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb hetojn\u00eb krimin e organizuar e korrupsionin e lart\u00eb, q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e justifikueshme. Pasi po p\u00ebrballen me element\u00eb t\u00eb inkriminuar!<br \/>\nPor ka nj\u00eb l\u00ebmsh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si po p\u00ebrcillen n\u00eb publik, k\u00ebrkesa p\u00ebr rritjen e mbrojtjes, koha dhe momenti kur po k\u00ebrkohet kjo rritje truprojash dhe pashpjegueshm\u00ebria, pse po k\u00ebrkohet nj\u00eb shtim i till\u00eb drastik i masave t\u00eb siguris\u00eb!<br \/>\nPo marrim rastin m\u00eb t\u00eb fundit! Nj\u00eb nga prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb shtuar mbrojtja \u00ebsht\u00eb edhe Dritan Pren\u00e7i, i cili trajton \u00e7\u00ebshtjen e hetimit ndaj zv.kryeministres, Balluku, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb perceptimin n\u00eb publik sikur prokuror\u00ebt e SPAK po \u2018k\u00ebputen\u2019 r\u00ebnd\u00eb duke hetuar numrin dy t\u00eb qeveris\u00eb, duke formatuar 16 mij\u00eb faqe t\u00eb dosjes ndaj saj dhe mbi t\u00eb gjitha duke p\u00ebrballuar, sipas tij, \u2018presionin\u2019 e zv.kryeministres! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim imazhi i pajustifikuesh\u00ebm p\u00ebr prokuror\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u2019kan\u00eb pasur ankesa konkrete p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime, ndryshe do t\u2019i kishin b\u00ebr\u00eb publike!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Shqip\u00ebria, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb hapjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujve t\u00eb negociatave me BE p\u00ebr integrimin n\u00eb Union, edhe p\u00ebr shkak se SPAK quhet \u2018pjell\u00eb\u2019 e Uashingtonit e Brukselit dhe vet\u00ebm parat\u00eb paguan qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb, pra p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb monitorohet deri n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb imta nga partner\u00ebt tan\u00eb BE dhe SHBA,  s\u2019ka pothuajse asnj\u00eb shans real q\u00eb nj\u00eb ministre n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb prokuror. Jemi vend aspirant p\u00ebr n\u00eb BE dhe jo vend me demokraci t\u00eb rrezikuar q\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb ministri, nj\u00eb prokuror! N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. ta b\u00ebj\u00eb publike, t\u2019i fus\u00eb dhe nj\u00eb akuz\u00eb me fakte kuptohet, p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, dhe ta r\u00ebndoj\u00eb juridikisht autorin e k\u00ebrc\u00ebnimit deri n\u00eb themel!<br \/>\nE themi k\u00ebt\u00eb sepse, kur shtohen masat e siguris\u00eb pa asnj\u00eb lloj sqarimi zyrtar, n\u00eb popull por dhe n\u00eb qarqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare krijohet nj\u00eb situat\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e nj\u00eb mesazh i n\u00ebnkuptuar, sikur rreziku p\u00ebr k\u00ebta prokuror\u00eb vjen zyrtarisht nga pushteti e shteti, dhe pse kjo deri m\u00eb tani s\u2019na rezulton t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por ama rrezikon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment negociatash! Pasi, nj\u00eb vend q\u00eb po punon fort p\u00ebr integrimin n\u00eb BE por dhe k\u00ebrkon krijimin e nj\u00eb klime t\u00eb favorshme p\u00ebr thithjen e investimeve serioze t\u00eb partner\u00ebve tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, nuk mund t\u00eb paraqitet n\u00eb publik dhe aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me probleme t\u00eb tilla ku prokuror\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga politika e zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb shtetit. Pra q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim nga shteti!<br \/>\nQofshim t\u00eb gabuar, por p\u00ebrpjekja q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs nga ana e prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb paraqitur veten si t\u00eb ng\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb p\u00ebr jet\u00eb a vdekje me qeverin\u00eb, tregon se \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb imazh t\u00eb rrem\u00eb e t\u00eb rrejsh\u00ebm, se jan\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin me jet\u00eb t\u00eb politik\u00ebs! Duket sikur nj\u00eb kompani mir\u00ebfilli imazhi po punon fort n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebr krjimin e k\u00ebtyre perceptimeve aspak t\u00eb v\u00ebrteta, p\u00ebr t\u00eb prodhuar lajme e mbajtur me k\u00ebt\u00eb \u2018ushqim\u2019 mediat e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr publikun e etur p\u00ebr \u2018telenovela\u2019 dhe teori konspiracioni!<br \/>\nE themi k\u00ebt\u00eb pasi dhe n\u00eb momentin e fund\u00ebm t\u00eb prezantimit t\u00eb kreut t\u00eb ri t\u00eb SPAK, m\u00eb shum\u00eb se sa platforma e tij, dihej se Braho do t\u00eb pasonte Dumanin, b\u00ebri lajm nxjerrja nga \u00e7anta e shishes personale t\u00eb ujit, got\u00ebs plastike p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb tryez\u00eb si dhe m\u00ebnyr\u00ebs ceremoniale t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve.E b\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq ceremoniale e t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim, duke shfryt\u00ebzuar audienc\u00ebn brenda dhe jasht\u00eb vendit, kujtojm\u00eb se ishin disa ambasador\u00eb prezent\u00eb, sa u duk si nj\u00eb veprim \u2018protokollar\u2019 tep\u00ebr i studiuar p\u00ebr b\u00ebr\u00eb \u201cPR\u2019, dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs se k\u00ebta prokuror\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kushte ekstreme rreziku, aq sa dhe nj\u00eb got\u00eb plastike uji, larg qoft\u00eb do t\u2019i helmonte! Dikujt ndoshta iu duk dhe gallat\u00eb, por d\u00ebmi ishte tmerr\u00ebsisht serioz!<br \/>\nIshte nj\u00eb aktrim i gjall\u00eb, me e pakta q\u00eb mund t\u00eb themi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim dhe p\u00ebr veprime t\u00eb tjera! Pavar\u00ebsisht se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre prokuror\u00ebv\u00eb, m\u00eb t\u00eb shumtit shkojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr stadiume lirsh\u00ebm, marrin pjes\u00eb n\u00eb dreka e darka si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt me miqt\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tyre pa prishur terezin\u00eb! Madje dhe han\u00eb grosh\u00eb me terezi n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto lokale periferie me njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb tyre, pa i par\u00eb askush kuptohet se duhet t\u00eb tregohen trendi n\u00eb syt\u00eb e publikut, pavar\u00ebsisht se me grosh\u00eb jan\u00eb rritur, tradit\u00eb kjo nga vendet nga vijn\u00eb! Dhe mir\u00eb b\u00ebjn\u00eb, madje t\u2019i shtojn\u00eb vaktet e konsumuara!<br \/>\nNd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e prokuror\u00ebve k\u00ebrkojn\u00eb masa t\u00eb shtuara sigurie kur kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb dosje t\u00eb zyrtar\u00ebve socialist\u00eb, ata prokuror\u00eb q\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimet me lib\u00ebr shpie nga ana e Berish\u00ebs pasi po hetojn\u00eb dosjet e tij dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij, nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar masa t\u00eb shtuara! P\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe Altin Dumani, i cili si kryetar ka q\u00ebn\u00eb \u2018shoq\u00ebrues\u2019 prokuror\u00ebsh p\u00ebr shum\u00eb dosje! Nuk dim\u00eb, n\u00ebse nuk e konsiderojn\u00eb Berish\u00ebn, e quajn\u00eb t\u00eb parreziksh\u00ebm apo \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb nuk \u2018frik\u00ebsohen\u2019 prej tij! Se Berisha ka dh\u00ebn\u00eb prova n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb si i rreziksh\u00ebm! Apo i bijm\u00eb k\u00ebtyre socialist\u00ebve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb but\u00eb! Nuk e kemi kuptuar se p\u00ebrse Dumani, pasi iku nga posti i kryetarit t\u00eb SPAK k\u00ebrkoi shtim truprojash!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka prodhuar mafioz\u00eb, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb lajmit themi se u kap ky apo ai mafioz, k\u00ebrc\u00ebnoi ky apo ai mafioz. Shqip\u00ebria ka banda keqb\u00ebr\u00ebsish, hajdut\u00ebsh, trafikant\u00ebsh, batak\u00e7injsh, q\u00eb vet\u00ebm mburren por jan\u00eb minor\u00eb krahasuar me mafiz\u00ebt \u2018institucional\u00eb\u2019 me papion n\u00eb Itali e gjetk\u00eb! Madje k\u00ebta \u2018\u00e7errat\u2019 tan\u00eb, nuk kan\u00eb as kod nderi, pasi punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt, ngacmoijn\u00eb grat\u00eb e nj\u00ebri tjetrit! K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb p\u00ebrgjimet e zbardhura nga agjencit\u00eb e huaja s\u00ebpaku! S\u2019kemi at\u00eb lloj mafie q\u00eb mund t\u00eb ekzekutoj\u00eb gjyqtar\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Itali me ekzekutimin e gjyqtar\u00ebve Giovanni Falcone e Paolo Borsellino. Q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ishin gjyqtar\u00eb jo prokuror\u00eb! Dhe te ne u vra n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit fatkeq\u00ebsishtr nj\u00eb prokuror, thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr munges\u00eb sigurie!<br \/>\nDhe drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri, prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb nuk jan\u00eb si ata t\u00eb anti-mafias italiane, pavar\u00ebsisht se me k\u00ebto k\u00ebrkesat p\u00ebr shtim truprojash, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb si ata, t\u2019i imitojn\u00eb ata, duke ecur r\u00ebnd\u00eb si ata, p\u00ebr t\u00eb shkuar deri dhe n\u00eb stadium deri te dera me truproja, \u00e7ka n\u00ebse do t\u00eb ishin n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim real do t\u00eb kishin q\u00ebn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr tifoz\u00ebt e komb\u00ebtares son\u00eb apo ekipeve t\u00eb superlig\u00ebs! Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb treguar se vdesin q\u00eb t\u00eb duken nj\u00eb \u00e7ik\u00eb si \u2018sherif\u00eb\u2019, me shum\u00eb truproja, veshje luksoze dhe duke imituar homolog\u00ebt e tyre t\u00eb famsh\u00ebm! Q\u00eb nga shtetar\u00ebt e deri tek k\u00ebta \u00e7errat e drejt\u00ebsis\u00eb, gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb! Nj\u00eb \u2018sindom\u00eb\u2019 q\u00eb ka kapur dhe kandidatin p\u00ebr kryeminist\u00ebr n\u00eb ekzil Pilin\u00e7in, i cili si pun\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb \u2018turin\u2019 e tij p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr mori dy makina shoq\u00ebrime plot me truproja. P\u00ebr t\u2019u dukur nj\u00eb \u00e7ik\u00eb si shtetar i madh, me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb i rrezikohet dhe jeta madje! N\u00eb nj\u00eb nivel jan\u00eb shqiptar\u00ebt, me plus minuset p\u00ebr secilin!<br \/>\nNe nuk kemi as mafie e mafioz\u00eb dhe as drejt\u00ebsi t\u00eb niveleve t\u00eb larta deri m\u00eb tani, thjesht\u00eb kemi disa karagjoz\u00eb q\u00eb duan t\u00eb duken, dhe p\u00ebrmes truprojave e element\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rrem\u00eb! \u00cbsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb vendosin nj\u00eb korniz\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ligjore, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve q\u00eb jo vet\u00ebm po d\u00ebmtojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, por dhe po na marrin erzin n\u00eb syt\u00eb e aleat\u00ebve tan\u00eb, SHBA e BE. E mbi t\u00eb gjitha na d\u00ebmtojn\u00eb imazhin n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit n\u00eb BE!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Publiku shqiptar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur k\u00ebto dit\u00eb me dy ngjarje t\u00eb forta, t\u00eb cilat kan\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb, trajtimin e saj nga ana e shtetit shqiptar, por q\u00eb koh\u00ebt e fundit kan\u00eb shkaktuar debat publik! B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e shoqat\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar rritje astronomike t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68690","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68690\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}