{"id":68657,"date":"2026-02-05T16:48:18","date_gmt":"2026-02-05T16:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/merrte-7500-euro-per-nderhyrje-tek-gjyqtaret-gjkko-denon-me-3-vite-burg-ish-shefin-e-krimeve-ne-tirane-2\/"},"modified":"2026-02-05T16:48:18","modified_gmt":"2026-02-05T16:48:18","slug":"merrte-7500-euro-per-nderhyrje-tek-gjyqtaret-gjkko-denon-me-3-vite-burg-ish-shefin-e-krimeve-ne-tirane-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/merrte-7500-euro-per-nderhyrje-tek-gjyqtaret-gjkko-denon-me-3-vite-burg-ish-shefin-e-krimeve-ne-tirane-2\/","title":{"rendered":"Merrte 7500 euro p\u00ebr nd\u00ebrhyrje tek gjyqtar\u00ebt, GJKKO d\u00ebnon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka d\u00ebnuar 3 prej t\u00eb akuzuarve t\u00eb grupit prej 6 personash, q\u00eb dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund t\u00eb ushtronin ndikim t\u00eb funksionar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar masat e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos ish-shefit t\u00eb Krimeve n\u00eb Tiran\u00eb, Erjon Danit, SPAK d\u00ebrgoi p\u00ebr gjykim n\u00eb 28 tetor 2025 Sokol Mash\u00ebn, Musa Gjikol\u00ebn, Emiljano (Millan) Ro\u00e7in, Klodjan Mu\u00e7\u00ebn dhe Vilson Ro\u00e7in.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb dit\u00ebn e sotme, GJKKO ka d\u00ebnuar tre prej t\u00eb pandehurve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Ro\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjikola u shpall fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cushtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe u d\u00ebnua me 1 vit e 6 muaj burg, nga t\u00eb cilat, p\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar do t\u00eb vuaj\u00eb vet\u00ebm 1 vit.<\/p>\n<p>Erion Dani u shpall fajtor p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale si Gjikola n\u00eb 2 episode dhe u d\u00ebnua me 3 vite burg, nga t\u00eb cilat p\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar do t\u00eb vuaj\u00eb vet\u00ebm 2 vite.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe Vilson Ro\u00e7i \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cushtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d dhe u d\u00ebnua me 1 vit e 6 muaj burg, nga t\u00eb cilat, p\u00ebr shkak t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar do t\u00eb vuaj\u00eb vet\u00ebm 1 vit.<\/p>\n<p>Po ashtu GJKKO b\u00ebn t\u00eb ditur se llogaritja e d\u00ebnimit p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb pandehur fillon nga momenti i arrestimit t\u00eb tyre m\u00eb dat\u00eb 11.07.2025.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i GJKKO:<\/strong><\/p>\n<p>1. Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka paraqitur pran\u00eb Gjykat\u00ebs k\u00ebrkes\u00ebn me objekt: \u201cGjykimin e \u00e7\u00ebshtjes penale me nr. 177\/1 procedimi t\u00eb vitit 2025, ndaj t\u00eb pandehurve Musa Gjikola, Erjon Dani dhe Vilson Ro\u00e7i\u201d.<\/p>\n<p>2. Gjykimi i k\u00ebsaj \u04ab\u00ebshtje u zhvillua me rregullat e gjykimit t\u00eb shkurtuar. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb gjykimit, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Rudina Palloj, Atalanta Zeqiraj dhe Flojera Davidhi, me vendimin nr. 9, dat\u00eb 05.02.2026 vendosi:<\/p>\n<p>1. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Musa Gjikola p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim (p\u00ebr episodin 1), parashikuar nga neni 245\/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit t\u00eb dispozit\u00ebs para ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021) dhe d\u00ebnimin e tij me 1 (nj\u00eb) vit e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>2. N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 406\/1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb pandehurit Musa Gjikola i ulet 1\/3 (nj\u00eb e treta) e d\u00ebnimit, duke u d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me 1 (nj\u00eb) vit burgim.<\/p>\n<p>3. Llogaritja e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin Musa Gjikola fillon nga momenti i arrestimit t\u00eb tij m\u00eb dat\u00eb 11.07.2025, dhe d\u00ebnimi me burgim do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>4. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Erjon Dani p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, (p\u00ebr episodin 1), parashikuar nga neni 245\/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit t\u00eb dispozit\u00ebs para ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021) dhe d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vite burgim.<\/p>\n<p>5. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Erjon Dani p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, (p\u00ebr episodin 2), parashikuar nga neni 245\/1, pg. 2 i Kodit Penal (sipas formulimit t\u00eb dispozit\u00ebs para ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021) dhe d\u00ebnimin e tij me 2 (dy) vite burgim.<\/p>\n<p>6. Deklarimin e pafajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb pandehurit Erjon Dani, akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi n\u00eb referim t\u00eb nenit 388, pika 1, shkronja b) t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, pasi fakti objekt akuze nuk p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>7. N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve, i pandehuri Erjon Dani d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej 3 (tre) vite burgim.<\/p>\n<p>8. N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 406\/1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb pandehurit Erjon Dani i ulet 1\/3 (nj\u00eb e treta) e d\u00ebnimit, duke u d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me 2 (dy) vite burgim.<\/p>\n<p>9. Llogaritja e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin Erjon Dani fillon nga momenti i arrestimit t\u00eb tij m\u00eb dat\u00eb 11.07.2025 dhe d\u00ebnimi me burgim do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>10. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Vilson Ro\u00e7i p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim (p\u00ebr episodin 2), parashikuar nga neni 245\/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit t\u00eb dispozit\u00ebs para ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021) dhe d\u00ebnimin e tij me 1 (nj\u00eb) vit e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>11. Deklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Vilson Ro\u00e7i p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim (p\u00ebr episodin 3), parashikuar nga neni 245\/1, pg. 1 dhe 25 i Kodit Penal (sipas formulimit t\u00eb dispozit\u00ebs para ndryshimeve me ligjin nr. 43\/2021) dhe d\u00ebnimin e tij me 1 (nj\u00eb) vit e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>12. N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 55 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb bashkim t\u00eb d\u00ebnimeve, i pandehuri Vilson Ro\u00e7i d\u00ebnohet me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb vet\u00ebm prej 1 (nj\u00eb) vit e 6 (gjasht\u00eb) muaj burgim.<\/p>\n<p>13. N\u00eb aplikim t\u00eb nenit 406\/1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb pandehurit Vilson Ro\u00e7i i ulet 1\/3 (nj\u00eb e treta) e d\u00ebnimit, duke u d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me 1 (nj\u00eb) vit burgim.<\/p>\n<p>14. Llogaritja e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin Vilson Ro\u00e7i fillon nga momenti i arrestimit t\u00eb tij m\u00eb dat\u00eb 11.07.2025, dhe d\u00ebnimi me burgim do t\u00eb vuhet n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>15. Shpenzimet procedurale t\u00eb b\u00ebra gjat\u00eb hetimeve paraprake, sipas procesverbalit p\u00ebr evidentimin e shpenzimeve t\u00eb hetimit, dhe ato gjyq\u00ebsore, sipas procesverbalit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr evidentimin e shpenzimeve gjyq\u00ebsore, n\u00eb referim t\u00eb neneve 393\/1 dhe 285\/1 t\u00eb K.Pr.Penale, i ngarkohen t\u00eb pandehurve t\u00eb cil\u00ebt deklarohen fajtor\u00eb me k\u00ebt\u00eb vendim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solidare.<\/p>\n<p>16. Ngarkohet Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>17. Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi mund t\u00eb b\u00ebhet ankim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve, duke filluar ky afat nga e nes\u00ebrmja e njoftimit t\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 05.02.2026<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/merrte-7500-euro-per-nderhyrje-tek-gjyqtaret-gjkko-denon-me-3-vite-burg-ish-shefin-e-krimeve-ne-tirane\/\">Merrte 7500 euro p\u00ebr nd\u00ebrhyrje tek gjyqtar\u00ebt, GJKKO d\u00ebnon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve n\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka d\u00ebnuar 3 prej t\u00eb akuzuarve t\u00eb grupit prej 6 personash, q\u00eb dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt premtimeve se mund t\u00eb ushtronin ndikim t\u00eb funksionar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar masat e siguris\u00eb. P\u00ebrpos ish-shefit t\u00eb Krimeve n\u00eb Tiran\u00eb, Erjon Danit, SPAK d\u00ebrgoi p\u00ebr gjykim n\u00eb 28 tetor 2025 Sokol Mash\u00ebn, Musa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68657","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68657\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}