{"id":68648,"date":"2026-02-05T15:48:35","date_gmt":"2026-02-05T15:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/radio-europa-e-lire-pse-osmani-po-paralajmeron-ndjekje-ligjore-ndaj-gazetarit-te-faz-it\/"},"modified":"2026-02-05T15:48:35","modified_gmt":"2026-02-05T15:48:35","slug":"radio-europa-e-lire-pse-osmani-po-paralajmeron-ndjekje-ligjore-ndaj-gazetarit-te-faz-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/radio-europa-e-lire-pse-osmani-po-paralajmeron-ndjekje-ligjore-ndaj-gazetarit-te-faz-it\/","title":{"rendered":"Radio Europa e Lir\u00eb: Pse Osmani po paralajm\u00ebron ndjekje ligjore ndaj gazetarit t\u00eb FAZ-it?"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokat\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet ligjore me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb \u201cmbroj\u00eb integritetin\u201d e Presidenc\u00ebs dhe shtetit, pas nj\u00eb p\u00ebrplasjeje virtuale me nj\u00eb gazetar t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).<\/p>\n<p>\u201cShpifja dhe pretendimet e pabaza dhe t\u00eb rreme nga Michael Martens [i njohur si Andric1961] iu n\u00ebnshtrohen p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb civile dhe penale sipas ligjit gjerman. Presidentja Osmani i mohon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike pretendimet e tij shpif\u00ebse dhe p\u00ebrhapjen e rrezikshme t\u00eb dezinformimit\u201d, ka shkruar n\u00eb X \u2013 dikur Twitter \u2013 k\u00ebshilltari i Osmanit, Rinor Nuhiu.<\/p>\n<p>FAZ \u00ebsht\u00eb themeluar m\u00eb 1949. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e p\u00ebrditshme gjermane q\u00eb gjer\u00ebsisht konsiderohet si media serioze dhe e besueshme.<\/p>\n<p>Gazetari i FAZ-it, Michael Martens, u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb paralajm\u00ebrim, duke theksuar se punon q\u00eb tri dekada n\u00eb fush\u00ebn e gazetaris\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me padi.<\/p>\n<p>\u201cKam punuar n\u00eb shtete sikurse Rusia, Afganistani e Turqia, kam shkruar p\u00ebr oligark\u00ebt rus\u00eb, kriminel\u00ebt e luft\u00ebs nga Serbia, kontrabandist\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, rebel\u00ebt kurd\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk jam paditur. Por, tani\u2026\u201d, ka shkruar ai n\u00eb X.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb iu drejtua zyr\u00ebs s\u00eb Osmanit p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb rreth masave ligjore t\u00eb paralajm\u00ebruara ndaj gazetarit Martens, dhe k\u00ebshilltari i presidentes, Bekim Kupina tha se pretendimet e gazetarit jan\u00eb \u201cshpifje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe po shqyrtohen rrug\u00ebt ligjore, n\u00eb konsultim me avokat\u00eb nga Gjermania\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Pse ndjekje ligjore?<\/p>\n<p>Reagimi i Nuhiut erdhi nj\u00eb dit\u00eb pasi FAZ-i publikoi nj\u00eb artikull p\u00ebr Osmanin, me titullin: \u201cA \u00ebsht\u00eb Osmani kandidate e Trumpit?\u201d dhe n\u00eb fillim t\u00eb tij thuhet se Osmani \u2013 mandati i s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrfundon n\u00eb mars \u2013 po synon edhe nj\u00eb mandat pes\u00ebvje\u00e7ar me ndihm\u00ebn e familjes s\u00eb presidentit amerikan, Donald Trump. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb janarit, Osmani publikoi n\u00eb X nj\u00eb video nga premiera e dokumentarit \u201cMELANIA\u201d, e Zonj\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Melania Trump, ku flitet p\u00ebr familjen presidenciale. Gazetari Martens e ripublikoi k\u00ebt\u00eb postim, ku shkroi:<\/p>\n<p>\u201cA i ka th\u00ebn\u00eb dikush presidentes n\u00eb largim t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vij\u00eb mes p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb interesave legjitime t\u00eb shtetit dhe prostitucionit intelektual vet\u00ebdegradues? Osmani duket se nuk \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebdijshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi edhe n\u00eb dit\u00ebt e tjera t\u00eb shkruante komente kritike p\u00ebr Osmanin, dhe m\u00eb 4 shkurt shkroi se \u201cgrat\u00eb nuk jan\u00eb inferiore ndaj burrave \u2013 ato jan\u00eb t\u00eb afta t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00ebdo q\u00eb b\u00ebjn\u00eb burrat. Ja e keni shembullin e Kosov\u00ebs, ku presidentja Vjosa Osmani tregon se p\u00ebr hir t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj politike ajo mund t\u00eb jet\u00eb pa shtyll\u00eb kurrizore po aq sa koleg\u00ebt e saj burra\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb u tha tjet\u00ebr n\u00eb FAZ p\u00ebr Osmanin?<\/p>\n<p>N\u00eb artikullin e publikuar p\u00ebr Osmanin, m\u00eb 4 shkurt, p\u00ebrmendet pjes\u00ebmarrja e Osmanit n\u00eb Bordin e Paqes \u2013 nism\u00ebn e presidentit Donald Trump p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb u jet\u00ebsua n\u00eb Forumin e Davosit. Kosova, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Osmani, ishte nd\u00ebr shtetet themeluese t\u00eb k\u00ebtij trupi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Martens, duke u thirrur n\u00eb \u201cinformacione jozyrtare nga Prishtina\u201d shkroi se Osmani e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb veprim pa u konsultuar me kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cIshte kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, q\u00eb pretendohet se nd\u00ebrmjet\u00ebsoi qasjen e Osmanit te Trumpi\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>\u201cRama ka lidhje me familjen presidenciale amerikane sepse ai i ka dh\u00ebn\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb Trumpit, Jared Kushner kontrat\u00eb multimiliard\u00ebshe p\u00ebr nj\u00eb projekt n\u00eb bregdetin shqiptar. Rama nuk ka raporte t\u00eb mira me Kurtin\u201d, shkroi Martens.<\/p>\n<p>N\u00eb Davos ato dit\u00eb ishte edhe Kurti, por ai nuk mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e Bordit t\u00eb Paqes.<\/p>\n<p>Kur u pyet nga nj\u00eb medium n\u00eb Shqip\u00ebri pse ishte ajo e jo Kurti n\u00eb themelimin e Bordit, Osmani tha se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, \u00ebsht\u00eb presidenti q\u00eb udh\u00ebheq politik\u00ebn e jashtme.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb artikull p\u00ebrmendet mandati presidencial i Osmanit, q\u00eb skadon n\u00eb mars. Sipas artikullit, Osmani nuk ka mb\u00ebshtetje n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr rizgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb kompensuar munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb disa jav\u00eb, Osmani po tenton ta paraqes\u00eb veten si \u2018kandidate t\u00eb Trumpit\u2019. Llogaritja: SHBA-ja \u00ebsht\u00eb faktor ky\u00e7 n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes baz\u00ebs ushtarake Bondsteel, por edhe p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij shteti t\u00eb ri, dhe ky karakterizim mund t\u2019i siguroj\u00eb asaj nj\u00eb mandat t\u00eb ri\u2026 K\u00ebrc\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb: \u2018n\u00ebse s\u2019m\u00eb rizgjidhni si presidente, do t\u00eb keni telashe me SHBA-n\u00eb\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb Michael Martens?<\/p>\n<p>Martens \u00ebsht\u00eb korrespondent i FAZ-it p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore, me seli n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas biografis\u00eb s\u00eb tij, t\u00eb publikuar n\u00eb FAZ, ai e nisi karrier\u00ebn si redaktor p\u00ebr gazeta ruso-gjermane p\u00ebrmes nj\u00eb projekti t\u00eb financuar nga Zyra e Jashtme gjermane.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb ka raportuar p\u00ebr rajonet e Azis\u00eb Qendrore, Pakistanit, Afganistanit, Ukrain\u00ebs dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai punon p\u00ebr FAZ-in prej vitit 2001. Prej vitit 2002, p\u00ebr shtat\u00eb vjet rresht ka qen\u00eb korrespondent p\u00ebr Ballkanin, duke raportuar nga Beogradi.<\/p>\n<p>A ka baz\u00eb p\u00ebr ndjekje ligjore?<\/p>\n<p>Teksa nga Presidenca po paralajm\u00ebrojn\u00eb ndjekje ligjore, k\u00ebshilltarja ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Evropiane p\u00ebr Liri t\u00eb Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, ka argumentuar se nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb do t\u00eb d\u00ebmtonte vet\u00eb institucionin e presidentit dhe shtetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas saj, shkrimi n\u00eb FAZ p\u00ebr Osmanin \u00ebsht\u00eb analiz\u00eb dhe trajton \u00e7\u00ebshtje me interes publik q\u00eb \u201cg\u00ebzojn\u00eb mbrojtje t\u00eb lart\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Kusari shkroi n\u00eb Facebook se artikulli ofron opinione, vler\u00ebsime dhe analiza bazuar n\u00eb njohurit\u00eb e autorit p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe thirret n\u00eb burime konfidenciale.<\/p>\n<p>\u201cOpinionet nuk i n\u00ebnshtrohen kriterit t\u00eb verifikimit dhe, rrjedhimisht, g\u00ebzojn\u00eb mbrojtje t\u00eb gjer\u00eb ligjore\u201d, tha Kusari.<\/p>\n<p>Ajo tha se i vetmi fakt i ri i p\u00ebrmendur n\u00eb shkrim \u00ebsht\u00eb se \u201cRama ia ka siguruar Osmanit ul\u00ebsen n\u00eb Bordin e Paqes, fakt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kontestuar nga Osmani. Faktet i n\u00ebnshtrohen verifikimit, prandaj n\u00ebse ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, Osmani duhet ta ngre k\u00ebt\u00eb si \u00e7\u00ebshtje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, shqet\u00ebsues, por aspak befasues, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb zyra e presidentes p\u00ebrmend ligjin penal si form\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj Martens ndon\u00ebse shpifja ndiqet sipas ligjet civil n\u00eb Gjermani dhe p\u00ebrmend fjal\u00ebn dezinformat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar nga gazeta prestigjioze FAZ. Kjo padi, n\u00ebse ushtrohet pran\u00eb gjykatave gjermane apo cil\u00ebsdo gjykat\u00eb ku sundon ligji, nuk ka asnj\u00eb shans t\u00eb fitohet\u201d, argumentoi Kusari.<\/p>\n<p>Osmani ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb ftuar p\u00ebr t\u00eb themeluar Bordin e Paqes me ftes\u00eb t\u00eb presidentit Trump.<\/p>\n<p>Kosova e konsideron si qen\u00ebsore aleanc\u00ebn me Shtetet e Bashkuara, vend q\u00eb ka kontribuar n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe shtetnd\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Osmani shpesh ka p\u00ebrmendur faktin se vendi i saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb proamerikani n\u00eb bot\u00eb dhe ka lart\u00ebsuar udh\u00ebheqjen e Trumpit.<\/p>\n<p>Por, ajo \u00ebsht\u00eb kritikuar disa her\u00eb gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj se ka mbajtur an\u00eb nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje dhe ende nuk dihet n\u00ebse do t\u2019i siguroj\u00eb votat e nevojshme p\u00ebr mandatin e ri. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit, ajo tha se n\u00ebse nuk e fiton edhe nj\u00eb mandat, at\u00ebher\u00eb do t\u2019i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cil\u00ebn parti.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, po konsultohet me avokat\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha mjetet ligjore me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb \u201cmbroj\u00eb integritetin\u201d e Presidenc\u00ebs dhe shtetit, pas nj\u00eb p\u00ebrplasjeje virtuale me nj\u00eb gazetar t\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). \u201cShpifja dhe pretendimet e pabaza dhe t\u00eb rreme nga Michael Martens [i njohur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68648","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68648\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}