{"id":68645,"date":"2026-02-05T15:48:34","date_gmt":"2026-02-05T15:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/agjentet-e-kapen-kur-po-shkonte-ne-shkolle-10-vjecarja-lirohet-pas-nje-muaji-nga-paraburgimi-i-ice\/"},"modified":"2026-02-05T15:48:34","modified_gmt":"2026-02-05T15:48:34","slug":"agjentet-e-kapen-kur-po-shkonte-ne-shkolle-10-vjecarja-lirohet-pas-nje-muaji-nga-paraburgimi-i-ice","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/agjentet-e-kapen-kur-po-shkonte-ne-shkolle-10-vjecarja-lirohet-pas-nje-muaji-nga-paraburgimi-i-ice\/","title":{"rendered":"Agjent\u00ebt e kap\u00ebn kur po shkonte n\u00eb shkoll\u00eb, 10-vje\u00e7arja lirohet pas nj\u00eb muaji nga paraburgimi i ICE"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vajz\u00eb 10-vje\u00e7are nga Minesota, Elizabeth Zuna Caisaguano, u lirua bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e saj nga ndalimi i ICE n\u00eb Teksas pas rreth nj\u00eb muaji, mes reagimeve t\u00eb forta publike. Ajo dhe n\u00ebna e saj u ndaluan gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, pavar\u00ebsisht se familja nga Ekuadori ka nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktive p\u00ebr azil dhe kishte ndjekur procedurat ligjore. Rasti i saj ka nxitur debat t\u00eb gjer\u00eb mbi d\u00ebmet psikologjike dhe morale t\u00eb ndalimit familjar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve emigrant\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vajz\u00eb 10-vje\u00e7are nga Minesota \u00ebsht\u00eb liruar nga paraburgimi i Sh\u00ebrbimit Amerikan t\u00eb Imigracionit dhe Doganave (ICE) pas nj\u00eb muaji ndalimi n\u00eb Dilley, Teksas, than\u00eb zyrtar\u00ebt e shkoll\u00ebs. Ajo ishte nj\u00eb nga qindra f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ndaluar n\u00eb at\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Elizabeth Zuna Caisaguano, nx\u00ebn\u00ebse e klas\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt, dhe n\u00ebna e saj u liruan nga qendra e ndalimit t\u00eb imigracionit n\u00eb Dilley, Teksas, t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje. Elizabeth \u00ebsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebse n\u00eb distriktin shkollor t\u00eb Columbia Heights, nj\u00eb periferi e Mineapolisit, ku jeton edhe Liam Conejo Ramos, 5 vjecc, i cili u lirua nga Dilley gjat\u00eb fundjav\u00ebs mes zem\u00ebrimit t\u00eb gjer\u00eb publik p\u00ebr ndalimin e tij.<\/p>\n<p>Elizabeth dhe n\u00ebna e saj u mor\u00ebn nga agjent\u00ebt federal\u00eb m\u00eb 6 janar, e para nga pes\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e distriktit Columbia Heights q\u00eb u ndaluan nga ICE gjat\u00eb goditjes agresive t\u00eb administrat\u00ebs Trump ndaj imigracionit n\u00eb rajon, than\u00eb drejtuesit e shkoll\u00ebs. Familja, me origjin\u00eb nga Ekuadori, ka nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktive p\u00ebr azil, sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Vajza dhe n\u00ebna e saj ndodheshin n\u00eb nj\u00eb streh\u00eb n\u00eb Teksas q\u00eb nga m\u00ebngjesi i s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, tha nj\u00eb avokat i familjes, dhe do t\u00eb ktheheshin n\u00eb Minesota p\u00ebr t\u2019u ribashkuar me baban\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Ka pasur shqet\u00ebsime n\u00eb rritje p\u00ebr sh\u00ebndetin e Elizabethit, pasi zyrtar\u00ebt federal\u00eb konfirmuan se Dilley, q\u00eb strehon familje, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb vendi i nj\u00eb shp\u00ebrthimi t\u00eb fruthit. Qindra f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Carolina Gutierrez, sekretare kryesore dhe drejtoresh\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn fillore Highland, ku studion Elizabeth, ka ndihmuar familjen dhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn tha p\u00ebr The Guardian se vajza po p\u00ebrjetonte simptoma t\u00eb ngjashme me gripin dhe se n\u00ebna e saj kishte shp\u00ebrthime alergjike (urtikarie), por ende nuk kishin marr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cJam thjesht e emocionuar q\u00eb ta shoh Elizabethin t\u00eb kthehet n\u00eb shkoll\u00eb. Jam jasht\u00ebzakonisht e lumtur dhe e leht\u00ebsuar, dhe duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb avokojm\u00eb dhe t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi,\u201d tha Gutierrez.<\/p>\n<p>Elizabeth dhe n\u00ebna e saj u ndaluan nga agjent\u00ebt rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, dhe vajza arriti t\u00eb telefononte baban\u00eb e saj gjat\u00eb arrestimeve, duke vepruar si p\u00ebrkthyese p\u00ebr familjen dhe duke i th\u00ebn\u00eb babait se oficer\u00ebt do ta linin n\u00eb shkoll\u00eb, tha Gutierrez.<\/p>\n<p>Babai ka th\u00ebn\u00eb se vrapoi drejt shkoll\u00ebs fillore dhe priti p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra me stafin e shkoll\u00ebs, por Elizabeth nuk erdhi kurr\u00eb. Deri n\u00eb fund t\u00eb asaj dite, Elizabeth dhe n\u00ebna e saj ishin d\u00ebrguar tashm\u00eb me avion n\u00eb Teksas. Tracy Xiong, punonj\u00ebse sociale e shkoll\u00ebs, e tregoi episodin n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp t\u00eb mart\u00ebn me guvernatorin e Minesot\u00ebs, Tim Walz, duke th\u00ebn\u00eb se babai kishte qen\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar pasi familja e tij u ndalua, sipas Sahan Journal, nj\u00eb media lokale.<\/p>\n<p>\u201cAjo pamje e babait t\u00eb Elizabeth-it do t\u00eb m\u00eb mbetet p\u00ebrgjithmon\u00eb,\u201d tha Xiong. \u201cE pash\u00eb teksa rrinte ulur n\u00eb makin\u00ebn e tij, fshihte kok\u00ebn n\u00eb duar dhe qante n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrollueshme.\u201d<\/p>\n<p>Kur Elizabeth u ndalua, ajo mendoi se po d\u00ebrgohej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Ekuador, tha Gutierrez: \u201cKur u d\u00ebrgua me avion n\u00eb Teksas, ajo mendoi se \u00ebndrrat e saj kishin mbaruar. Ajo \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb b\u00ebhet mjeke. Iu lut babait: \u2018M\u00eb nxirr nga k\u00ebtu. Dua t\u00eb kthehem n\u00eb sht\u00ebpi. Dua t\u00eb kthehem n\u00eb shkoll\u00eb. Dua t\u00eb ha ushqim t\u00eb mir\u00eb.\u2019 \u2026 Mamaja dhe babai nuk e kuptonin pse po trajtoheshin k\u00ebshtu. Ata thoshin: ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb gabim.\u201d<\/p>\n<p>Gutierrez, e cila ka punuar me babain e vajz\u00ebs dhe ka mbledhur fonde p\u00ebr familjen, tha: \u201cAi ka qen\u00eb i trishtuar dhe i d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr p\u00ebrgjigje. Nuk ka mundur t\u00eb flej\u00eb. Nuk ka oreks. \u00cbsht\u00eb ndier shum\u00eb i pafuqish\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Elizabethit iu caktua gjyqtarit amerikan Fred Biery, i cili kishte urdh\u00ebruar lirimin e Liamit. Gjyqtari argumentoi se \u00e7\u00ebshtja e djalit \u201ce ka zanafill\u00ebn n\u00eb ndjekjen e keqmenduar dhe t\u00eb zbatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paaft\u00eb nga qeveria t\u00eb kuotave ditore t\u00eb deportimit, me sa duket edhe n\u00ebse kjo k\u00ebrkon traumatizimin e f\u00ebmij\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Biery nxori nj\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb bllokonte largimin ose transferimin e Elizabethit dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj dhe i jepte qeveris\u00eb federale pes\u00eb dit\u00eb afat p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb familjes p\u00ebr lirimin e tyre.<\/p>\n<p>Lirimi i tyre i papritur dit\u00ebn pasuese erdhi si nj\u00eb surpriz\u00eb, tha Bobby Painter, avokat drejtues n\u00eb K\u00ebshillin e Ligjit t\u00eb Imigracionit t\u00eb Teksasit, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson familjen.<\/p>\n<p>Elizabeth dhe n\u00ebna e saj nuk duhej t\u00eb ishin ndaluar kurr\u00eb, tha ai: \u201cKjo nuk duhej t\u00eb ndodhte. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb po kalon procesin ashtu si\u00e7 ishte parashikuar. Ata u paraqit\u00ebn n\u00eb kufi si azilk\u00ebrkues dhe u pranuan n\u00eb vend. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb vazhdim. Ata b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka si\u00e7 duhej dhe prap\u00eb u gjet\u00ebn t\u00eb ndaluar dhe t\u00eb ndar\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Painter tha se Elizabeth \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201clexuese e pasionuar\u201d dhe se \u201cv\u00ebrtet d\u00ebshiron t\u00eb kthehet n\u00eb at\u00eb rutin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas reagimit n\u00eb rritje kund\u00ebr ndalimit t\u00eb Elizabeth-it, Liam-it dhe nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb nga Minesota, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb dyvje\u00e7are, Departamenti i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (DHS) ka th\u00ebn\u00eb se u jep prind\u00ebrve t\u00eb arrestuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb ndalohen bashk\u00eb me ta ose t\u00eb vendosen n\u00eb kujdesin e nj\u00eb t\u00eb rrituri tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por zyrtar\u00ebt e Columbia Heights kan\u00eb kund\u00ebrshtuar, duke th\u00ebn\u00eb se agjent\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ose t\u00eb pamundur p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb t\u2019i vendosin f\u00ebmij\u00ebt e tyre me t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb arrestimeve shpesh kaotike.<\/p>\n<p>DHS mbrojti ndalimin e vajz\u00ebs n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se pasi n\u00ebna e Elizabethit u arrestua, \u201coficer\u00ebt i lejuan asaj t\u00eb b\u00ebnte telefonata p\u00ebr ta vendosur f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb kujdesin e dikujt q\u00eb e caktoi ajo\u201d. Deklarata e DHS shtoi: \u201cAjo d\u00ebshtoi t\u00eb gjente nj\u00eb t\u00eb rritur t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, k\u00ebshtu q\u00eb oficer\u00ebt e mbajt\u00ebn familjen s\u00eb bashku p\u00ebr mir\u00ebqenien e f\u00ebmij\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrshkrim kund\u00ebrshtohet nga pretendimet e familjes dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt than\u00eb se babai ishte gati t\u00eb merrte kujdestarin\u00eb, dhe DHS nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve mbi mosp\u00ebrputhjet.<\/p>\n<p>DHS tha gjithashtu se n\u00ebna e Elizabethit kishte nj\u00eb \u201curdh\u00ebr p\u00ebrfundimtar largimi\u201d. Painter e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb karakterizim, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb gjyqtar kishte refuzuar azilin, por familja kishte paraqitur nj\u00eb apel n\u00eb koh\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka urdh\u00ebr p\u00ebrfundimtar largimi.<\/p>\n<p>Brian Todd, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i CoreCivic, korporata private e burgjeve q\u00eb menaxhon Dilley-n, refuzoi t\u00eb komentoj\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Elizabethit dhe shp\u00ebrthimin e fruthit, duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb email se CoreCivic ka mjek\u00eb dhe profesionist\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb staf q\u00eb \u201cp\u00ebrmbushin standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kujdesit\u201d. Dilley, tha Todd, u ofron banor\u00ebve nj\u00eb \u201cvazhdim\u00ebsi sh\u00ebrbimesh sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin, parandalimin, edukimin sh\u00ebndet\u00ebsor, diagnostikimin dhe trajtimin\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Liamit mori v\u00ebmendje nd\u00ebrkomb\u00ebtare pasi fotografia e tij u b\u00eb virale, por rasti i tij nuk \u00ebsht\u00eb unik, thon\u00eb avokat\u00ebt.<\/p>\n<p>ICE regjistroi rreth 3.800 t\u00eb mitur n\u00eb ndalim familjar t\u00eb imigracionit nga janari deri n\u00eb tetor 2025, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ose dy vje\u00e7, sipas nj\u00eb analize t\u00eb The Guardian mbi t\u00eb dh\u00ebnat e ndalimit.<\/p>\n<p>\u201cNdalimi familjar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb traumatik p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, edhe p\u00ebr periudha relativisht t\u00eb shkurtra,\u201d tha Painter. \u201cF\u00ebmij\u00ebt nuk duhet t\u00eb ndalohen n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, pik\u00eb. E gjith\u00eb praktika e ndalimit familjar \u00ebsht\u00eb imorale dhe politik\u00eb e keqe, dhe shpresoj q\u00eb v\u00ebmendja publike t\u00eb vazhdoj\u00eb derisa t\u00eb mos kemi m\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Gutierrez tha se komuniteti ishte mobilizuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur familjet, por se ndalimi i Elizabethit dhe t\u00eb tjer\u00ebve kishte l\u00ebn\u00eb pasoja te familjet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vajz\u00eb 10-vje\u00e7are nga Minesota, Elizabeth Zuna Caisaguano, u lirua bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn e saj nga ndalimi i ICE n\u00eb Teksas pas rreth nj\u00eb muaji, mes reagimeve t\u00eb forta publike. Ajo dhe n\u00ebna e saj u ndaluan gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, pavar\u00ebsisht se familja nga Ekuadori ka nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aktive p\u00ebr azil dhe kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68645","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68645"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68645\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}