{"id":68518,"date":"2026-02-05T07:48:24","date_gmt":"2026-02-05T07:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/beteja-e-edi-rames-me-drejtesine-nuk-ka-nevoje-per-spektakel-por-per-reforma\/"},"modified":"2026-02-05T07:48:24","modified_gmt":"2026-02-05T07:48:24","slug":"beteja-e-edi-rames-me-drejtesine-nuk-ka-nevoje-per-spektakel-por-per-reforma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/05\/beteja-e-edi-rames-me-drejtesine-nuk-ka-nevoje-per-spektakel-por-per-reforma\/","title":{"rendered":"Beteja e Edi Ram\u00ebs me drejt\u00ebsin\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr spektak\u00ebl, por p\u00ebr reforma"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Mero Baze<\/strong><em><\/em><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb duke justifikuar d\u00ebshtimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim m\u00eb i madh se ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pushteti i tij me vet\u00eb Reform\u00ebn.<\/p>\n<p>Debatet e tij publike me shoqatat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe \u00e7do z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tyre, apo gazetare t\u00eb sponsorizuar nga OJQ e Reformes,  jan\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i ikur p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb ai ka si kryeminist\u00ebr dhe si kryetar i shumic\u00ebs parlamentare prej vitit 2013, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Debatet jan\u00eb jo vet\u00ebm pa vler\u00eb, por edhe t\u00eb rrezikshme, pasi krijojn\u00eb iden\u00eb q\u00eb ai po sulmon disa institucione t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke e devijuar problemin nga thelbi i vet.<\/p>\n<p>Thelbi i problemit \u00ebsht\u00eb q\u00eb Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka d\u00ebshtuar. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh betej\u00eb me nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb ia ke shkaktuar vetes, n\u00eb fillim duhet ta pranosh at\u00eb. Edi Rama sillet sikur Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, por e prish kjo puna e pagave q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt. N\u00eb fakt, ata jan\u00eb t\u00eb vetmit njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nuk e din\u00eb sa e kan\u00eb pag\u00ebn dhe jam pak i \u00e7uditur q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur e llogarisin.<\/p>\n<p>Superpushteti q\u00eb ka marr\u00eb prokuroria dhe Gjykata Speciale nga Reforma e d\u00ebshtuar n\u00eb Drejt\u00ebsi, nuk u ka dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb drejt\u00ebsi, por ka rritur \u00e7mimin e saj. Rastet jan\u00eb p\u00ebrdit\u00eb para syve tan\u00eb: mij\u00ebra dosje t\u00eb pagjykuara, nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vjen me nj\u00eb dekad\u00eb vones\u00eb, nj\u00eb arroganc\u00eb e frikshme e prokuroris\u00eb q\u00eb ka kthyer paraburgimet n\u00eb bankomate korrupsioni dhe nj\u00eb \u00e7mim i shum\u00ebfishuar i korrupsionit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb b\u00ebhej me pak lek tani b\u00ebhet me shum\u00eb her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe sikur t\u00eb mos mjaftonte fryma repressive e SPAK-ut, tani jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb modeli t\u00eb sh\u00ebmtuar ku \u00e7do prokuror rrethi ndjehet si prokuror i SPAK-ut dhe imiton t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb represioni.<\/p>\n<p>Shikoni skandalin e mbetjeve n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit nga kompania \u201cKurum\u201d. N\u00eb histori t\u00eb tilla krimineli ka em\u00ebr. Emri i kriminelit \u00ebsht\u00eb kompania prodhuese e mbetjeve toksike, e cila falsifikon p\u00ebrb\u00ebrjen e mallit dhe nuk i deklaron mbetjet, si dhe kompania transportuese e saj q\u00eb b\u00ebn sikur nuk e di.<\/p>\n<p>Pastaj piramida e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shkon te porti dhe doganat dhe natyrisht te Agjensia e Mjedisit, n\u00ebse ato deklarohen mbetje. Por n\u00eb momentin q\u00eb ato nuk deklarohen mbetje, at\u00ebher\u00eb krimi b\u00ebhet m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr \u201cKurum\u201d-in dhe transportuesin e tyre.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb ndodh?<\/p>\n<p>Kriminel\u00ebt direkt t\u00eb k\u00ebsaj maskarade lajm\u00ebrohen dhe arratisen n\u00eb Turqi, nd\u00ebrsa pes\u00eb djem e vajza t\u00eb reja nga Agjencia e Mjedisit, dhe disa inspektor\u00eb dogane q\u00eb u ka goditur turni, q\u00eb besoj nuk e din\u00eb fare \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo histori, arrestohen me burg.<\/p>\n<p>Arrestimi i 35 vet\u00ebve, nga t\u00eb cil\u00ebt shumica n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb vegj\u00ebl pa asnj\u00eb pesh\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb skem\u00eb korrupsioni sesa nj\u00eb \u201cbetej\u00eb heroike\u201d kund\u00ebr korrupsionit. Aty m\u00eb shum\u00eb se korrupsion ka nj\u00eb krim t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb ata q\u00eb prokuroria i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb ikin dhe pastaj i shpall n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb spektak\u00ebl, q\u00eb po ta llogaris\u00ebsh me tarifat qarkulluese shkon mbi 2 milion\u00eb euro bakshishe sa t\u00eb dalin.<\/p>\n<p>E mora k\u00ebt\u00eb si shembull t\u00eb fresk\u00ebt represioni p\u00ebr t\u00eb treguar se brenda dy dit\u00ebsh kemi arrestime djemsh e vajzash t\u00eb reja n\u00ebpun\u00ebs shteti dhe lirim nga burgu, fjala vjen, t\u00eb dikujt q\u00eb akuzohet p\u00ebr tentativ\u00eb vrasjeje.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto detaje tregojn\u00eb se represioni \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pushtet absolut dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar paprekshm\u00ebrin\u00eb nga parlamenti dhe institucionet e kontrollit mbi drejt\u00ebsin\u00eb, dhe jo drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb polemika me gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb. Ato mund t\u2019i b\u00ebj un\u00eb apo ndonj\u00eb koleg imi si opinionist n\u00ebp\u00ebr gazeta apo ekrane.<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebn nuk e kemi votuar si editorialistin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit, por si kryeministrin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ai duhet t\u2019i dal\u00eb zot asaj q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka guxim politik dhe n\u00ebse ndjen p\u00ebrgjegj\u00ebsi se Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi ka d\u00ebshtuar, duhet ta pranoj\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe pasojat p\u00ebr ta korrigjuar. N\u00ebse mendon se Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, se qytetar\u00ebt po marrin m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi, se vendi po shkon drejt standardeve evropiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si\u00e7 pat\u00ebm \u00ebnd\u00ebrruar kur mb\u00ebshtet\u00ebm Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb t\u00eb rrij\u00eb i qet\u00eb, se puna e rrogave nuk \u00ebsht\u00eb problem. Hallall t\u2019i ken\u00eb.<\/p>\n<p>Puna \u00ebsht\u00eb q\u00eb shum\u00eb prej tyre nuk meritojn\u00eb statusin e gjyqtarit dhe prokurorit, pasi po sillen thjesht si nj\u00eb band\u00eb e pavarur gjobv\u00ebn\u00ebsish, inat\u00e7or\u00ebsh dhe injorant\u00ebsh n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk zgjidhet m\u00eb me polemika dhe debate t\u00eb kota publike. Le ta filloj\u00eb korrigjimin e sistemit me Inspektoriatin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb institucion brenda sistemit q\u00eb mund t\u2019u mbroj\u00eb qytetar\u00ebt nga drejt\u00ebsia e keqe, dhe n\u00ebse nuk funksionon, t\u00eb vazhdoj\u00eb me ndryshime ligjore q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe u japin atyre mund\u00ebsi t\u00eb marrin drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Aq lek sa duan ata p\u00ebr rrog\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit, i marrin n\u00eb nj\u00eb jav\u00eb si ryshfete me k\u00ebt\u00eb superpushtet dhe munges\u00eb dh\u00ebnie llogarie q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb politika. Nj\u00eb pushtet i pavarur kur \u00ebsht\u00eb edhe i pakontrolluar, nuk ka arsye t\u00eb respektoj\u00eb ligjin. Madje as ta lexoj\u00eb at\u00eb. Ai ka bib\u00ebl interesat e veta dhe pushtetin e vet t\u00eb pakufizuar q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ata meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarur, por jo p\u00ebr t\u00eb varur \u00e7do njeri q\u00eb ka pun\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama dhe shumica n\u00eb pushtet jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr d\u00ebshtimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, e cila praktikisht \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb operacion special propagandistik q\u00eb justifikon rrog\u00ebn e ambasador\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por jo nevoj\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shum\u00ebkush thot\u00eb se \u00e7mimi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga kjo reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konflikti me Bashkimin Europian. Nuk jam i sigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por n\u00ebse ky sistem drejt\u00ebsie vazhdon me k\u00ebt\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, me k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb korrupsioni, me k\u00ebt\u00eb butafori t\u00eb arrestimeve paraprake p\u00ebr t\u00eb zhvatur hallexhinj, at\u00ebher\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb prishemi me BE-n\u00eb, se imazhi i Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb nxihet aq shum\u00eb si vend ku gjith\u00eb populli po shkon n\u00eb burg, sa nuk na pranojn\u00eb as n\u00eb unionet afrikane.<\/p>\n<p>D\u00ebmi q\u00eb po u b\u00ebhet qytetar\u00ebve nga d\u00ebshtimi i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe d\u00ebmi q\u00eb po i b\u00ebhet Shqip\u00ebris\u00eb nga ky spektak\u00ebl arrestimesh \u00ebsht\u00eb aq i madh dhe aq larg standardeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb evropiane, sa m\u00eb shum\u00eb na largon kjo reform\u00eb nga BE-ja, sesa korrigjimi i saj. N\u00eb t\u00eb dy rastet do mbetemi jasht\u00eb saj, me k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Po t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mbetemi jasht\u00eb me nj\u00eb drejt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.\/Tema<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Kryeministri Edi Rama \u00ebsht\u00eb duke justifikuar d\u00ebshtimin e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim m\u00eb i madh se ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pushteti i tij me vet\u00eb Reform\u00ebn. Debatet e tij publike me shoqatat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe \u00e7do z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb tyre, apo gazetare t\u00eb sponsorizuar nga OJQ e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68518","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68518"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68518\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}