{"id":68483,"date":"2026-02-04T20:11:56","date_gmt":"2026-02-04T20:11:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/nga-studimet-te-levdatat-ne-tiktok-fushata-e-heshtur-e-ndikimit-kinez-ne-ballkan\/"},"modified":"2026-02-04T20:11:56","modified_gmt":"2026-02-04T20:11:56","slug":"nga-studimet-te-levdatat-ne-tiktok-fushata-e-heshtur-e-ndikimit-kinez-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/nga-studimet-te-levdatat-ne-tiktok-fushata-e-heshtur-e-ndikimit-kinez-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Nga studimet te l\u00ebvdatat n\u00eb TikTok, fushata e heshtur e ndikimit kinez n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p><strong><span>Programet arsimore t\u00eb Pekinit po riform\u00ebsojn\u00eb perceptimet te t\u00eb rinjt\u00eb e Ballkanit, p\u00ebrderisa fuqia e but\u00eb shtrihet p\u00ebrtej infrastruktur\u00ebs.<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebrderisa investimet e m\u00ebdha t\u00eb Kin\u00ebs po vihen n\u00ebn v\u00ebzhgim n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn, Pekini po i drejtohet nj\u00eb forme m\u00eb t\u00eb but\u00eb ndikimi n\u00eb Ballkan: bursa, shk\u00ebmbime universitare dhe student\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb ndajn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb Kin\u00eb me audiencat n\u00eb vendet e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo p\u00ebrfshin mund\u00ebsi studimi t\u00eb financuara nga Kina, e cila ofron bursa p\u00ebr shkollim, pagesa mujore dhe qasje n\u00eb universitete me rritje t\u00eb shpejt\u00eb. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre student\u00ebve kan\u00eb ndar\u00eb, gjithashtu, p\u00ebrvojat e tyre n\u00eb rrjetet sociale, ku kan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruar ndjek\u00ebsish, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb paraqitur n\u00eb media ose n\u00eb institucione zyrtare kineze.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cAplikova p\u00ebr qejf [n\u00eb kursin e gjuh\u00ebs kineze], ngaq\u00eb ishte nj\u00eb gjuh\u00eb e re q\u00eb nuk e kam m\u00ebsuar asnj\u00ebher\u00eb\u201d, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb (REL), Era K\u00ebrnaja, nj\u00eb 24-vje\u00e7are nga veriu i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb tani studion shkenca kompjuterike n\u00eb Universitetin e Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb Kunming, n\u00eb provinc\u00ebn Yunnan t\u00eb Kin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00ebse dikush do ta ma b\u00ebnte nj\u00eb pyetje para tre vjet\u00ebsh, un\u00eb do t\u00eb thosha q\u00eb Kina \u00ebsht\u00eb komuniz\u00ebm, vend i mbyllur, kaq. Por, tani m\u00eb ka ndryshuar [mendimi] 360 shkall\u00eb\u201d, tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>Derisa Pekini njihet m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb rajon p\u00ebr projekte infrastrukturore n\u00eb vlera miliarda dollar\u00ebshe, kredi dhe partneritete teknologjike, arsimi \u00ebsht\u00eb shfaqur si nj\u00eb kanal m\u00eb i but\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cilit Kina po i form\u00ebson perceptimet.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e theksuar te brezat m\u00eb t\u00eb rinj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt sondazhet tregojn\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hapur ndaj portretizimit q\u00eb Pekini i b\u00ebn vetes si nj\u00eb fuqi e mir\u00eb dhe e p\u00ebrgjegjshme.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDoja t\u2019ua ndryshoja mendimin q\u00eb kan\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr Kin\u00ebn dhe t\u2019ju tregoja q\u00eb mos besoni n\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb shikoni\u201d, tha K\u00ebrnaja, e cila q\u00eb nga viti 2023 \u2013 kur nisi t\u00eb jetonte n\u00eb Kin\u00eb \u2013 ka filluar t\u00eb postoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn e saj n\u00eb llogarin\u00eb e saj n\u00eb TikTok dhe tani ka m\u00eb shum\u00eb se 8 mij\u00eb ndjek\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p>Era K\u00ebrnaja (e para n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb), studente nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kin\u00eb, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shkencore atje.<\/p>\n<p><span>P\u00ebr Pekinin, thon\u00eb analist\u00ebt, k\u00ebto programe i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi afatgjat\u00eb: kultivimin e rrjeteve personale, narrativave t\u00eb favorshme dhe profesionist\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga Kina dhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta ndajn\u00eb at\u00eb n\u00eb vendet e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo shtytje e fuqis\u00eb s\u00eb but\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ndikimit politik dhe ekonomik n\u00eb rritje t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Ballkan dhe mund t\u00eb sjell\u00eb audienca m\u00eb t\u00eb hapura ndaj p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjeruar shtrirjen e saj ekonomike dhe p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb interesat e saj.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPekini ka interes t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb student\u00eb dhe shkenc\u00ebtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Kin\u00eb\u201d, i tha REL-it Stefan Vlladisavljev, ekspert p\u00ebr rolin e Pekinit n\u00eb Ballkan pran\u00eb Fondacionit BFPE, nj\u00eb institut k\u00ebrkimor me seli n\u00eb Beograd.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cAjo [Kina] po p\u00ebrpiqet t\u00eb pozicionohet si nj\u00eb ofruese e zhvillimit [dhe] t\u00eb qenit e pranishme n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i shtrirjes globale\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>P\u00ebrvoja e K\u00ebrnaj\u00ebs pasqyron nj\u00eb prirje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Ballkan, ku mund\u00ebsit\u00eb arsimore kineze kan\u00eb ngjallur interes edhe n\u00eb vende si Shqip\u00ebria dhe Kosova, t\u00eb cilat mbeten fuqish\u00ebm pro per\u00ebndimore n\u00eb orientimin e tyre politik, p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes historike amerikane p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb dhe demokracin\u00eb e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria dhe Kosova \u2013 t\u00eb lidhura nga lidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta politike, gjuh\u00ebsore dhe kulturore \u2013 jan\u00eb vende m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr dep\u00ebrtimin kinez n\u00eb Ballkan.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndikimi rajonal i Pekinit \u00ebsht\u00eb zgjeruar p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga Serbia, ku Beogradi ka joshur miliarda dollar\u00eb investime dhe ka nd\u00ebrtuar lidhje t\u00eb thella politike.<\/span><\/p>\n<p><span>Serbia dallohet si partneri m\u00eb i avancuar arsimor i Kin\u00ebs n\u00eb rajon, ku jan\u00eb vendosur tri institute Konfuci q\u00eb mb\u00ebshtesin m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs kineze n\u00eb dhjet\u00ebra shkolla. N\u00eb historin\u00eb 20-vje\u00e7are t\u00eb Institutit n\u00eb Serbi, numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve \u00ebsht\u00eb rritur nga disa dhjet\u00ebra n\u00eb disa qindra \u00e7do vit dhe bashk\u00ebpunimi arsimor \u00ebsht\u00eb forcuar nga disa marr\u00ebveshje t\u00eb reja mes dy shteteve t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb vitin 2018.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00ebse Kina ka nj\u00eb bastion n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ajo ka edhe nj\u00eb bastion n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, tha Vlladisavljev.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrtimi i autostrad\u00ebs s\u00eb re q\u00eb lidh qytetin e Tivarit n\u00eb bregdetin Adriatik t\u00eb Malit t\u00eb Zi me fqinjin pa dalje n\u00eb det, Serbin\u00eb, (autostrada Bar-Boljare), af\u00ebr Kolashinit, maj 2021.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, fuqia e but\u00eb kineze, kryesisht p\u00ebrmes programeve arsimore dhe p\u00ebrhapjes n\u00eb rrjetet sociale, po sh\u00ebnon gjithashtu disa suksese t\u00eb hershme edhe gjetk\u00eb n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span>Instituti Konfuci n\u00eb Shqip\u00ebri, ku K\u00ebrnaja m\u00ebsoi gjuh\u00ebn kineze dhe mori udh\u00ebzime p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr burs\u00ebn e saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kanalet m\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb shk\u00ebmbimit arsimor brenda Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai e p\u00ebrshkruan veten si nj\u00eb<em> \u201cinstitut arsimor joqeveritar, jofitimprur\u00ebs\u201d,<\/em> i bashkorganizuar me Universitetin e Studimeve t\u00eb Huaja t\u00eb Pekinit, q\u00eb ofron m\u00ebsime t\u00eb gjuh\u00ebs kineze dhe programe kulturore. Gjithashtu ofron bursa dhe ndihmon student\u00ebt t\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb universitete individuale ose n\u00eb nivel federal dhe komb\u00ebtar brenda Kin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p>Ceremonia e ndarjes s\u00eb bursave nga Instituti Konfuci n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 2017.<\/p>\n<p><span>K\u00ebto institute ekzistojn\u00eb kudo n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrve\u00e7 Kosov\u00ebs, pavar\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs nuk njihet nga Kina dhe si rrjedhoj\u00eb nuk ka p\u00ebrfaq\u00ebsim zyrtar nga Pekini.<\/span><\/p>\n<p><span>Institutet Konfuci jan\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, derisa disa qeveri i kan\u00eb mbyllur ato p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimeve lidhur me lirin\u00eb akademike dhe ndikimin politik.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Ballkanit, ato po shihen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb si platforma t\u00eb vlefshme fillestare p\u00ebr t\u00eb ndjekur mund\u00ebsi ekonomike dhe arsimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekspert\u00ebt q\u00eb ndjekin angazhimin kinez n\u00eb rajon thon\u00eb se historit\u00eb dhe p\u00ebrvojat personale t\u00eb ndara nga student\u00eb vendas q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Kin\u00eb kan\u00eb ndikim dhe duket se po ndjekin nj\u00eb model t\u00eb kopjuar nga vende t\u00eb tjera per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKina po merr nj\u00eb faqe nga libri i vendit q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb s\u00eb miri fuqin\u00eb e but\u00eb \u2013 Shtetet e Bashkuara\u201d,<\/em> tha Vlladisavljev.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Bursa, shk\u00ebmbime dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb kufizuara<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Angazhimi arsimor i Kin\u00ebs n\u00eb Ballkan nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb mozaik programesh: bursa t\u00eb Qeveris\u00eb kineze, grante t\u00eb lidhura me institutet Konfuci, marr\u00ebveshje n\u00eb nivel universitetesh dhe kurse trajnimi afatshkurtra.<\/span><\/p>\n<p><span>Meq\u00eb programet ndryshojn\u00eb shum\u00eb sipas vendit dhe vitit \u2014 dhe meq\u00eb institucionet kineze dhe ato ballkanike nuk publikojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse \u2014 nuk ka nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb qart\u00eb publik q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se sa student\u00eb ballkanik\u00eb kan\u00eb studiuar n\u00eb Kin\u00eb nd\u00ebr vite.<\/span><\/p>\n<p><span>Radio Evropa e Lir\u00eb gjeti se disa student\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Kin\u00eb jan\u00eb shfaqur gjithashtu n\u00eb mediat shtet\u00ebrore kineze, p\u00ebrfshir\u00eb Radio Kina Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (CRI), q\u00eb \u00ebsht\u00eb botimi shqip i transmetuesit kryesor shtet\u00ebror kinez (CGTN), ku kan\u00eb ndar\u00eb rr\u00ebfime shum\u00eb pozitive p\u00ebr p\u00ebrvojat e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Sondazhet e opinionit publik n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshir\u00eb Barometrin e Siguris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tregojn\u00eb se pik\u00ebpamjet ndaj Kin\u00ebs mbeten kryesisht neutrale, megjith\u00ebse perceptimet pozitive jan\u00eb rritur leht\u00eb vitet e fundit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit institucional n\u00eb Kosov\u00eb, student\u00eb individual\u00eb \u2013 shpesh nga diaspora e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe Amerik\u00ebn e Veriut \u2013 kan\u00eb gjetur rrug\u00ebn drejt Kin\u00ebs dhe ndajn\u00eb p\u00ebrvojat e tyre me popullsin\u00eb e re n\u00eb vend.<\/span><\/p>\n<p><span>Vlera Kelmendi, e lindur n\u00eb Kosov\u00eb dhe e migruar n\u00eb Norvegji, i tha televizionit lokal kosovar ATV, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb vitin 2025, se zgjodhi Kin\u00ebn nga kureshtja, duke p\u00ebrshkruar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb pozitive atje.<\/span><\/p>\n<p><span>Kelmendi, e cila refuzoi t\u00eb fliste p\u00ebr REL-in, dokumenton jet\u00ebn e saj n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e saj publike n\u00eb TikTok me m\u00eb shum\u00eb se 16 mij\u00eb ndjek\u00ebs, duke arritur audienca n\u00eb Kosov\u00eb, ku opinioni publik ndaj Kin\u00ebs mbetet kryesisht negativ.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ndon\u00ebse nuk ka kurse zyrtare kineze n\u00eb Kosov\u00eb, zyrtar\u00ebt n\u00eb Institutin Konfuci n\u00eb Tiran\u00eb than\u00eb se kan\u00eb v\u00ebrejtur interes n\u00eb rritje nga student\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cDo t\u00eb donim shum\u00eb t\u00eb shihnim student\u00eb nga Kosova q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn kineze\u201d,<\/em> i tha Radios Evropa e Lir\u00eb, Zheng Baoguo, drejtori i Institutit Konfuci n\u00eb Tiran\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cDo t\u00eb p\u00ebrpiqemi maksimalisht t\u00eb krijojm\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta, n\u00ebse ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm.\u201d<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Kur studimi jasht\u00eb vendit b\u00ebhet komunikim digjital<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>M\u00eb pak se dy or\u00eb larg Kosov\u00ebs, Kadir Ismajli, nj\u00eb student 26-vje\u00e7ar nga Maqedonia e Veriut, pati nj\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb drejt Kin\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa fillimisht po k\u00ebrkonte t\u00eb studionte diku tjet\u00ebr, studenti me nacionalitet shqiptar tha se mori nj\u00eb burs\u00eb shtet\u00ebrore kineze p\u00ebr nj\u00eb diplom\u00eb master n\u00eb provinc\u00ebn Yunnan, ku mori ndihm\u00eb edhe nga ambasada n\u00eb procesin e aplikimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Ashtu si t\u00eb tjer\u00ebt, Ismajli ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb num\u00ebr ndjek\u00ebsish n\u00eb TikTok me m\u00eb shum\u00eb se 31 mij\u00eb persona, ku ve\u00e7 tjerash, poston edhe p\u00ebr jet\u00ebn e tij n\u00eb Kin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cE fillova TikTok-un p\u00ebr biznes, por kur shoh di\u00e7ka interesante k\u00ebtu, e postoj\u201d,<\/em> tha ai.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cN\u00eb sht\u00ebpi njer\u00ebzit m\u00eb thon\u00eb se nuk e kemi ditur si ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Kina\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p>Kadir Ismajli, nj\u00eb student nga Maqedonia e Veriut n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, rreth 100 student\u00eb maqedonas kan\u00eb studiuar n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebrmes programeve gjuh\u00ebsore dhe programeve t\u00eb plota t\u00eb studimit.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb studim mbi ndikimin kinez n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, i kryer nga organizata Estima me seli n\u00eb Shkup, zbuloi se \u201cperceptimi i reputacionit t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tablo e p\u00ebrzier q\u00eb ka tendenc\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pozitive te njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebrvoj\u00eb dhe nd\u00ebrveprim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Kin\u00ebn dhe aktor\u00ebt kinez\u00eb\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Estima-s nga viti 2005, numri i bursave kineze p\u00ebr student\u00ebt e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka qen\u00eb n\u00eb rritje.<\/span><\/p>\n<p><span>Programet e edukimit t\u00eb gjuh\u00ebs kineze po dep\u00ebrtojn\u00eb gjithashtu edhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/span><\/p>\n<p><span>Mali i Zi ka pasur nj\u00eb institut Konfuci q\u00eb nga viti 2015 dhe ka d\u00ebrguar m\u00eb shum\u00eb se 100 student\u00eb n\u00eb Kin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, sipas nj\u00eb raporti nga Qendra p\u00ebr Analiza t\u00eb Politikave Evropiane (CEPA).<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje formale p\u00ebr shk\u00ebmbime arsimore me Kin\u00ebn dhe programet e financuara nga Kina vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes Universitetit t\u00eb Sarajev\u00ebs Lindore, ku m\u00eb shum\u00eb se 170 student\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb programe shk\u00ebmbimi n\u00eb Kin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Mes k\u00ebtij grupi \u00ebsht\u00eb edhe Ana Jasarevic, nj\u00eb 23-vje\u00e7are q\u00eb studionte n\u00eb departamentin e gjuh\u00ebs kineze t\u00eb Universitetit t\u00eb Sarajev\u00ebs Lindore.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo kaloi vitin e kaluar n\u00eb Universitetin e Vuhanit me disa koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga fakulteti.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKur mb\u00ebrrit\u00ebm, ishte pak tronditje kulturore sepse \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht ndryshe\u201d<\/em>, tha ajo.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas diplomimit, ajo tani thot\u00eb se planifikon t\u00eb regjistrohet n\u00eb nj\u00eb program t\u00eb nivelit master n\u00eb Kin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cM\u00eb p\u00eblqeu atje, megjith\u00ebse e kuptoj q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nuk e p\u00eblqejn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb\u201d, <\/em>tha ajo. <em>\u201cKam qen\u00eb n\u00eb shum\u00eb qytete, kam udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr vend dhe jam ndier e sigurt kudo\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Gazetaret e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Ballkanit t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, Milla Manojlloviq dhe Marija Augustinoviq-Stojak, si dhe Petar Klin\u00e7arski nga Sh\u00ebrbimi i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, kontribuuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb hulumtim.<strong> \/Nga Doruntina Baliu, <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/fushata-e-heshtur-e-ndikimit-kinez-ne-ballkan\/33667967.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/04\/nga-studimet-te-levdatat-ne-tiktok-fushata-e-heshtur-e-ndikimit-kinez-ne-ballkan\/\">Nga studimet te l\u00ebvdatat n\u00eb TikTok, fushata e heshtur e ndikimit kinez n\u00eb Ballkan<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Programet arsimore t\u00eb Pekinit po riform\u00ebsojn\u00eb perceptimet te t\u00eb rinjt\u00eb e Ballkanit, p\u00ebrderisa fuqia e but\u00eb shtrihet p\u00ebrtej infrastruktur\u00ebs. P\u00ebrderisa investimet e m\u00ebdha t\u00eb Kin\u00ebs po vihen n\u00ebn v\u00ebzhgim n\u00eb mbar\u00eb Evrop\u00ebn, Pekini po i drejtohet nj\u00eb forme m\u00eb t\u00eb but\u00eb ndikimi n\u00eb Ballkan: bursa, shk\u00ebmbime universitare dhe student\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb ndajn\u00eb jet\u00ebn n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":68484,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68483","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68483\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68484"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}