{"id":68428,"date":"2026-02-04T15:48:52","date_gmt":"2026-02-04T15:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/ilir-yzeiri-qeveria-ka-falimentuar-perballe-gjyqesorit-shqiptar\/"},"modified":"2026-02-04T15:48:52","modified_gmt":"2026-02-04T15:48:52","slug":"ilir-yzeiri-qeveria-ka-falimentuar-perballe-gjyqesorit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/ilir-yzeiri-qeveria-ka-falimentuar-perballe-gjyqesorit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Ilir Yzeiri: Qeveria ka falimentuar p\u00ebrball\u00eb gjyq\u00ebsorit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>U b\u00eb disa koh\u00eb q\u00eb kryeministri Rama, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, gjykat\u00ebs e prokuror\u00eb, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ta rrisin pag\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shproporcionale me pag\u00ebn q\u00eb marrin kategorit\u00eb e tjera profesionale n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje verbale Edi Rama shfaqet si viktim\u00eb dhe pushteti i gjyq\u00ebsorit, p\u00ebrkat\u00ebsisht shoqatat e gjyqtar\u00ebve dhe tani edhe shoqata e prokuror\u00ebve shfaqen, si padron\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ata nuk kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb skrupull moral, por e kan\u00eb llogaritur kontributin e tyre vet\u00ebm si shk\u00ebmbim me vlera monetare.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e k\u00ebtij vendi kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb sillen k\u00ebshtu sepse, pasi u krye Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, ajo q\u00eb ra m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb sy ishte paga e majme dhe vler\u00ebsimi monetar i lart\u00eb. U duk se ideali tani nuk ishte drejt\u00ebsia por shp\u00ebrblimi, paga. Struktura e posa\u00e7me e Prokuror\u00ebve \u2013 n\u00ebn emrin SPAK \u2013 dhe struktara e posa\u00e7me e gjyqtar\u00ebve \u2013 n\u00ebn emrin GJKKO \u2013  n\u00eb nj\u00eb vend ku ka vdekur ideali p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer k\u00ebtij vendi, n\u00eb nj\u00eb vend ku kaosi moral ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kuptimi i jet\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtohet vet\u00ebm mbi parimin e fitimit dhe t\u00eb  t\u00eb b\u00ebrit lek\u00eb, gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, k\u00ebta q\u00eb i shp\u00ebtuan vetingut fam\u00ebkeq, po na kujtojn\u00eb se ky vend ka vler\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse e vjel ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Nga kjo pik\u00ebpamje, k\u00ebrkesa e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb llogaritet si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb varfrit e Europ\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb moralisht e p\u00ebrligjur. Por edhe vet\u00ebm p\u00ebrmendja e k\u00ebtij problemi ose vet\u00ebm ideja p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rritje rroge brenda nj\u00eb sistemi q\u00eb n\u00eb perceptimin kolektiv dhe n\u00eb t\u00eb gjitha raportet komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb llogaritur si m\u00eb i korruptuari, pra, vet\u00ebm ky perceptim do ta b\u00ebnte k\u00ebrkes\u00ebn e tyre p\u00ebr rritje rroge q\u00eb t\u00eb dukej si nj\u00eb hak\u00ebrrim prej t\u00eb forti, prej atij personazhit q\u00eb i k\u00ebrkon bosit se kur t\u00eb ndaj\u00eb pla\u00e7k\u00ebn ai duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00ebn e luanit.<\/p>\n<p>Nga kjo pik\u00ebpamje, kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb e neveritshme dhe t\u00eb b\u00ebn ta p\u00ebrbuz\u00ebsh. Pse ? Gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb sistem, pas vetingut fam\u00ebkeq, kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb na tregojn\u00eb me fakte se p\u00ebrse edhe pas Reform\u00ebs s\u00eb famshme, Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Ata duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike me debate, komente dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb tryeza q\u00eb t\u00eb na tregojn\u00eb se p\u00ebrse u arrit q\u00eb nj\u00eb gjyqtar t\u00eb vritet n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord unik n\u00eb krimin ndaj drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb bot\u00eb- vrasjen p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. P\u00ebrse sistemi \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb kolaps dhe mbi 120 mij\u00eb dosje presin t\u00eb shqyrtohen dhe t\u00eb marrin nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Shoqatat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb nj\u00eb vend normal do t\u00eb duhej t\u00eb vlonin nga p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe jo p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb, si\u00e7 po ndodh me SPAK-un dhe GJKKO-n\u00eb. <\/p>\n<p>Edi Rama dhe qeveria e tij n\u00eb nj\u00eb kuptim kan\u00eb p\u00ebsuar nj\u00eb grusht shteti sepse Kryetari i Bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend, Erion Veliaj, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbyer nga dy prokuror\u00eb, Olsi Dado e Altin Dumani dhe trajtohet si t\u00eb ishte jo n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs por n\u00eb burgjet e juntave t\u00eb Amerik\u00ebs Latine. Zv\/ kryeministrja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur dhe SPAK e ka diskredituar figur\u00ebn e saj, por edhe ajo veten me bisedat banale q\u00eb iu zbuluan si t\u00eb ishte nj\u00eb lac rrug\u00ebsh dhe t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebrmes publikimeve t\u00eb mesazheve private n\u00eb media. Qeveria shqiptare nuk ka ministrin e transportit dhe telekomunikacionit nuk ka as kryetarin e bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit, aty ku jeton\u00eb 1\/3 e popullsis\u00eb thjesht sepse Olsi Dado dhe Altin Dumani duan t\u00eb hakmerren p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr shtes\u00eb kati q\u00eb ua ka mohuar Veliaj.<\/p>\n<p>Nga shoqata e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb reagim p\u00ebr ata gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb q\u00eb u larguan pa t\u00eb drejt\u00eb nga vetingu, si fjala vjen Gurali Brahimllari. Edhe n\u00eb vitin e ri gjyq\u00ebsor q\u00eb u \u00e7el pak m\u00eb par\u00eb nuk pam\u00eb t\u00eb adresoheshin dhe t\u00eb k\u00ebrkohej zgjidhje p\u00ebr malet me probleme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb qeveria, p\u00ebrgjegj\u00ebse drjtp\u00ebrdrejt p\u00ebr burgjet shqiptare, nuk po arrin t\u2019i menaxhoj\u00eb si duhet ato, por i ka kthyer n\u00eb vende absurde, ku disa trajtohen me eskorta, atij q\u00eb i mbushet mendja arratiset dhe askush nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Qeveria, sipas mendimit tim, ka r\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar p\u00ebrball\u00eb arroganc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb ajo e nd\u00ebrtoi vet\u00eb dhe tani po i ha kok\u00ebn asaj dhe po e fut vendin n\u00eb nj\u00eb spirale t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Mazhornaca e ka p\u00ebrjashtuar Parlamentin nga vendimmarrjet e guximshme q\u00eb do t\u00eb duhej ta sh\u00ebndoshnin sistemin. Edi Rama ka zgjedhur q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb insitucioneve dhe t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, t\u00eb marr\u00eb rolin e publicistit dhe ta paraqes\u00eb qeverin\u00eb dhe veten si viktima p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb pushtetit q\u00eb na dikton jo vet\u00ebm se k\u00eb mund t\u00eb fus\u00eb n\u00eb burg nes\u00ebr, por edhe se sa e do rrog\u00ebn dhe se \u00e7far\u00eb privilegjesh t\u00eb tjera i mungojn\u00eb. Shtoji k\u00ebsaj edhe munges\u00ebn totale t\u00eb opozit\u00ebs dhe pastaj do t\u00eb bindesh se humnera q\u00eb kemi p\u00ebrpara mund ta g\u00eblltis\u00eb edhe demokracin\u00eb e brisht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t\u00eb kemi nj\u00eb shtet t\u00eb thyer, nj\u00eb republik\u00eb prokoror\u00ebsh dhe gjyqtar\u00ebsh q\u00eb jo vet\u00ebm nuk do t\u00eb japin kurr\u00eb drjet\u00ebsi por do t\u00eb vendosin gjoba politike mbi cilindo q\u00eb u prek pushtetin q\u00eb e fituan nga nj\u00eb mazhoranc\u00eb e paaft\u00eb dhe naive.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U b\u00eb disa koh\u00eb q\u00eb kryeministri Rama, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, \u00ebsht\u00eb shprehur kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, gjykat\u00ebs e prokuror\u00eb, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar ta rrisin pag\u00ebn e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shproporcionale me pag\u00ebn q\u00eb marrin kategorit\u00eb e tjera profesionale n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje verbale Edi Rama shfaqet si viktim\u00eb dhe pushteti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68428","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68428\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}