{"id":68420,"date":"2026-02-04T13:52:50","date_gmt":"2026-02-04T13:52:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/ifimes-per-arrestimin-e-metes-u-shkel-konventa-europiane-e-te-drejtave-te-njeriut\/"},"modified":"2026-02-04T13:52:50","modified_gmt":"2026-02-04T13:52:50","slug":"ifimes-per-arrestimin-e-metes-u-shkel-konventa-europiane-e-te-drejtave-te-njeriut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/ifimes-per-arrestimin-e-metes-u-shkel-konventa-europiane-e-te-drejtave-te-njeriut\/","title":{"rendered":"IFIMES p\u00ebr arrestimin e Met\u00ebs: U shkel Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut"},"content":{"rendered":"<p>Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studime t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe Ballkanit ka publikuar nj\u00eb raport p\u00ebr arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. IFIMES me qend\u00ebr n\u00eb Ljubjan\u00eb, thuhet se n\u00eb rastin e arrestimit t\u00eb Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkelur Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb studim thuhet se jan\u00eb shkelur lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut si dhe prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb. Po ashtu n\u00eb raport thuhet se rasti i Ilir Met\u00ebs tregon instrumentalizimin politik t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>IFIMES ka evidentuar gjithashtu dob\u00ebsit\u00eb sistemike n\u00eb sjelljen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit gjat\u00eb arrestimit t\u00eb ish-Presidentit Meta. N\u00eb p\u00ebrfundim IFIMES ka k\u00ebrkuar vendosjen e monitorimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr arrestimin dhe burgosjen e Met\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Raporti i Plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Universaliteti i t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe Kufijt\u00eb e Autoritetit Shtet\u00ebror: Instrumentalizimi i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Rastin e Ilir Met\u00ebs sipas Standardeve Evropiane<\/p>\n<p>Referenca ndaj dispozitave t\u00eb ligjit kushtetues komb\u00ebtar, Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (GJEDNJ) p\u00ebrb\u00ebn themelin e rendit ligjor modern evropian. K\u00ebto norma jo vet\u00ebm q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb individuale, por gjithashtu vendosin kufizime t\u00eb qarta dhe detyruese mbi ushtrimin e autoritetit shtet\u00ebror, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kontekstin e ndjekjes penale, privimit t\u00eb liris\u00eb dhe kufizimeve t\u00eb t\u00eb drejtave themelore.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat politike bashk\u00ebkohore, q\u00eb karakterizohen nga forcimi i narrativave t\u00eb siguris\u00eb, menaxhimi i krizave dhe tendencat drejt zbatimit selektiv t\u00eb ligjit, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje fitojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi shtes\u00eb politike dhe institucionale. Arrestimi i ish-Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ish-Kryeministrit dhe Kryetarit t\u00eb Parlamentit, Ilir Metaj, i analizuar p\u00ebrmes gjetjeve t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ofron nj\u00eb sh\u00ebmbull ilustrues t\u00eb sfidave me t\u00eb cilat p\u00ebrballet sundimi i ligjit n\u00eb demokracit\u00eb n\u00eb tranzicion.<\/p>\n<p>Ndalimi Absolut i Tortur\u00ebs dhe Trajtimit \u00c7njer\u00ebzor<\/p>\n<p>Ndalimi i tortur\u00ebs, trajtimit ose nd\u00ebshkimit \u00e7njer\u00ebzor dhe degradues, i sanksionuar n\u00eb dispozitat kushtetuese komb\u00ebtare dhe n\u00eb Nenin 3 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb absolute. Zbatimi i tij nuk lejon p\u00ebrjashtime, shmangie ose relativizim, madje as n\u00eb rrethana t\u00eb luftimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit ose gjendjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut konfirmon qart\u00eb se shtetet kan\u00eb nj\u00eb detyrim pozitiv jo vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrmbahen nga akte t\u00eb tilla, por edhe t\u00eb parandalojn\u00eb, hetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe sanksionojn\u00eb \u00e7do sjellje q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn trajtim \u00e7njer\u00ebzor ose degradues, pavar\u00ebsisht nga statusi ose r\u00ebnd\u00ebsia politike e personit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Dinjiteti njer\u00ebzor dhe t\u00eb drejtat e personave t\u00eb privuar nga liria p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb prov\u00eb themelore t\u00eb sundimit efektiv t\u00eb ligjit. Privimi nga liria nuk pezullon t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut; p\u00ebrkundrazi, ai i imponon p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtes\u00eb shtetit, pasi individi \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i varur nga autoritetet shtet\u00ebrore. N\u00eb rastin e Ilir Met\u00ebs, raporti i Avokatit t\u00eb Popullit nxjerr n\u00eb pah mang\u00ebsi serioze procedurale gjat\u00eb arrestimit dhe ndalimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e provave se individi \u00ebsht\u00eb informuar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr arsyet e arrestimit, kufizimet n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr akses t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb avokat, mosdh\u00ebnien e nj\u00eb karte t\u00eb t\u00eb drejtave dhe mir\u00ebmbajtjen joadekuate t\u00eb dokumentacionit zyrtar. K\u00ebto mang\u00ebsi serioze d\u00ebmtojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt thelbin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb patur liri dhe siguri sipas Nenit 5 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb, si\u00e7 interpretohet nga Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, duke theksuar mbrojtjen absolute t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor dhe detyrimin e shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejtat e \u00e7do individi, pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Prezumimi i Pafaj\u00ebsis\u00eb dhe Gjykimi i Drejt\u00eb<\/p>\n<p>Prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, i garantuar nga ligji vendas dhe Neni 6 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb gur themeli t\u00eb nj\u00eb rendi demokratik dhe ligjor. Ky parim i detyron jo vet\u00ebm gjykatat, por edhe deg\u00ebn ekzekutive, autoritetet e prokuroris\u00eb, policin\u00eb, si dhe median dhe aktor\u00ebt e tjer\u00eb publik\u00eb. \u00c7do etiketim publik, paragjykim i fajit ose instrumentalizim politik i procedurave penale para nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar gjyq\u00ebsor shkel r\u00ebnd\u00eb prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb dhe minon besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb gjyq\u00ebsor. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e polarizuara politikisht, praktika t\u00eb tilla thellojn\u00eb m\u00eb tej ndarjet institucionale dhe dob\u00ebsojn\u00eb legjitimitetin e shtetit.<\/p>\n<p>Proporcionaliteti n\u00eb p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs dhe transparenca n\u00eb procedurat policore jan\u00eb element\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb. Gjetjet e Avokatit t\u00eb Popullit nxjerrin n\u00eb pah klasifikimin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb arrestimeve si \u201coperacione me rrezik t\u00eb lart\u00eb\u201d pa prova t\u00eb ndonj\u00eb rreziku t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shoq\u00ebror. P\u00ebrdorimi i prangave, mbajtja e tyre brenda ambienteve t\u00eb policis\u00eb dhe trajtimi i individ\u00ebve pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore konsiderohen me t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paligjshme dhe posht\u00ebruese. Shqet\u00ebsim i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb se oficer\u00ebt e policis\u00eb ishin t\u00eb maskuar, drejtonin automjete pa sh\u00ebnja dalluese dhe nuk kishin shenja identifikimi t\u00eb dukshme apo kamera trupore. Praktika t\u00eb tilla minojn\u00eb sigurin\u00eb ligjore, rrisin rrezikun e abuzimit dhe krijojn\u00eb perceptimin e aplikimit arbitrar t\u00eb forc\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike, dukshm\u00ebria dhe identifikueshm\u00ebria e zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb aspekte ky\u00e7e t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr kritik lidhet me Nenin 18 t\u00eb KEDNJ-s\u00eb, i cili ndalon zbatimin e kufizimeve t\u00eb lejueshme mbi t\u00eb drejtat p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera nga ato p\u00ebr t\u00eb cilat ato synohen. Edhe kur nj\u00eb shtet vepron formalisht brenda korniz\u00ebs s\u00eb ligjit, veprimet e tij nuk duhet t\u00eb nxiten nga hakmarrja politike, drejt\u00ebsia selektive ose hakmarrja kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Evropiane tregon qart\u00eb se Neni 18 p\u00ebrdoret gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kontekste t\u00eb regresionit demokratik dhe erozionit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs ose zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb, duke n\u00ebnvizuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb rrept\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb dhe prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Konteksti Politik dhe Institucional<\/p>\n<p>Rasti i Ilir Met\u00ebs tejkalon nivelin individual dhe mbart r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politike dhe institucionale. Parregullsit\u00eb n\u00eb sjelljen e autoriteteve t\u00eb policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb mund t\u00eb kompromentojn\u00eb procedurat penale, t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb legjitimitetin e institucioneve gjyq\u00ebsore dhe t\u00eb hapin der\u00ebn p\u00ebr pretendime p\u00ebr drejt\u00ebsi selektive dhe instrumentalizim politik t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit duhet t\u00eb zhvillohet brenda korniz\u00ebs s\u00eb ligjit, pasi \u00e7do devijim minon vet\u00eb q\u00ebllimin e sundimit t\u00eb ligjit dhe g\u00ebrryen besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb institucione.<\/p>\n<p>Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar IFIMES vler\u00ebson se dokumenti i Avokatit t\u00eb Popullit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Erinda Ballanca, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb serioze, t\u00eb balancuar dhe t\u00eb bazuar ligj\u00ebrisht, duke identifikuar qart\u00eb dob\u00ebsit\u00eb sistemike n\u00eb sjelljen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit gjat\u00eb arrestimit t\u00eb ish-Presidentit Ilir Meta. \u00c7\u00ebshtja kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebsht\u00eb ekzistenca e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, por m\u00ebnyra e zbatimit t\u00eb tij. Sundimi i ligjit nuk matet nga forca e represionit, por nga q\u00ebndrueshm\u00ebria e respektimit t\u00eb procedurave, respekti p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor dhe p\u00ebrputhshm\u00ebria me parimet e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe transparenc\u00ebs. Zbatimi konsistent i rekomandimeve t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb hap t\u00eb nevojsh\u00ebm drejt forcimit t\u00eb llogaridh\u00ebnies institucionale, profesionalizimit t\u00eb policis\u00eb dhe ruajtjes s\u00eb standardeve evropiane t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb k\u00ebtij rasti dhe k\u00ebrc\u00ebnimin potencial p\u00ebr normat demokratike, IFIMES k\u00ebrkon vendosjen e monitorimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb rastit Ilir Metaj p\u00ebr t\u00eb garantuar respektimin e plot\u00eb t\u00eb standardeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebr t\u00eb siguruar transparenc\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirit\u00eb themelore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/04\/ifimes-per-arrestimin-e-metes-u-shkel-konventa-europiane-e-te-drejtave-te-njeriut\/\">IFIMES p\u00ebr arrestimin e Met\u00ebs: U shkel Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studime t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme dhe Ballkanit ka publikuar nj\u00eb raport p\u00ebr arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. IFIMES me qend\u00ebr n\u00eb Ljubjan\u00eb, thuhet se n\u00eb rastin e arrestimit t\u00eb Met\u00ebs \u00ebsht\u00eb shkelur Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Po ashtu n\u00eb studim thuhet se jan\u00eb shkelur lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat themelore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68420","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68420\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}