{"id":68416,"date":"2026-02-04T14:48:20","date_gmt":"2026-02-04T14:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/2800-ton-mbetje-te-toksike-ende-ne-porto-romano-prokuroria-e-durresit-permbajtje-me-elemente-te-rrezikshme-per-shendetin\/"},"modified":"2026-02-04T14:48:20","modified_gmt":"2026-02-04T14:48:20","slug":"2800-ton-mbetje-te-toksike-ende-ne-porto-romano-prokuroria-e-durresit-permbajtje-me-elemente-te-rrezikshme-per-shendetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/2800-ton-mbetje-te-toksike-ende-ne-porto-romano-prokuroria-e-durresit-permbajtje-me-elemente-te-rrezikshme-per-shendetin\/","title":{"rendered":"2800 ton mbetje t\u00eb toksike ende n\u00eb Porto Romano, Prokuroria e Durr\u00ebsit: P\u00ebrmbajtje me elemente t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin!"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Durr\u00ebs ka zbardhur detaje q\u00eb lidhen me kontrabandimin dhe menaxhimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme, duke vendosur masa sigurie p\u00ebr 33 persona, mes tyre administrator\u00eb kompanish private dhe zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet u zhvilluan n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 1596\/2024, i regjistruar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash penale, p\u00ebrfshir\u00eb kontraband\u00ebn e mallrave t\u00eb ndaluara, falsifikimin e dokumenteve, transportimin dhe menaxhimin e mbetjeve, shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs dhe pastrimin e produkteve t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nisi pas nj\u00eb sinjalizimi nga OLAF m\u00eb 25 korrik 2024, lidhur me nj\u00eb ngarkes\u00eb q\u00eb dyshohej se po transportonte mbetje nga Shqip\u00ebria drejt Tajland\u00ebs.<\/p>\n<p>U konstatua se subjekti \u201cSokolaj\u201d sh.p.k. kishte eksportuar 2.816.300 kg material, t\u00eb ngarkuar n\u00eb 102 kontenier\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u kthyen n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit m\u00eb 28 tetor 2024, pasi u refuzuan nga autoritetet tajlandeze.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 n\u00ebntor 2024, Prokuroria sekuestroi 102 kontenier\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt aktualisht ndodhen n\u00eb Porto Romano, n\u00eb kushte sigurie mjedisore dhe fizike.<\/p>\n<p>Testet fillestare nuk konstatuan prani radioaktiviteti, nd\u00ebrsa analizat laboratorike t\u00eb kryera n\u00eb nj\u00eb laborator t\u00eb specializuar n\u00eb Itali v\u00ebrtetuan se materiali ishte mbetje e rrezikshme.<\/p>\n<p>Sipas aktit t\u00eb ekspertimit, materiali rezulton pluhur i filtrimit t\u00eb gazrave t\u00eb furrave elektrike t\u00eb \u00e7elikut (EAF), i klasifikuar si mbetje e rrezikshme me kodin 10 02 07*, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn rrezik serioz p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut dhe mjedisin, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ekosistemet ujore.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se shoq\u00ebria \u201cKurum International\u201d sh.a., n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjekte t\u00eb tjera private dhe zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, ka tentuar t\u00eb fsheh\u00eb natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mbetjeve p\u00ebr t\u2019i eksportuar jasht\u00eb vendit dhe p\u00ebr t\u2019i tregtuar brenda territorit shqiptar, n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Prokuroria k\u00ebrkoi dhe gjykata vendosi masa sigurie \u201cArrest me burg\u201d dhe \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d p\u00ebr 33 persona, p\u00ebrfshir\u00eb administrator\u00eb kompanish, drejtues t\u00eb dogan\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, punonj\u00ebs doganor\u00eb, drejtues dhe specialist\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb subjekteve private t\u00eb p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani jan\u00eb ekzekutuar 20 masa sigurie, nd\u00ebrsa vijon puna p\u00ebr kapjen e 13 personave t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Durr\u00ebsit deklaron se mbetet e angazhuar n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, duke garantuar nd\u00ebshkimin e \u00e7do subjekti privat apo shtet\u00ebror t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesit publik, sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe mjedisit.<\/p>\n<p>Njoftimi i policis\u00eb:<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Durr\u00ebs, informon opinionin publik se, ka kryer dhe vijon t\u00eb kryej\u00eb veprime hetimore n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal Nr.1596 viti 2024, t\u00eb regjistruar p\u00ebr veprat penale: \u2018Kontrabanda me mallra t\u00eb ndaluara ose t\u00eb kufizuara\u201d, \u201cKontrabanda nga punonj\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb doganore\u201d, \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d, \u201cTransportimi i mbetjeve\u201d, \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 171-25, 175-25, 186\/2, 201\/a-25, 201\/b-25, 248 dhe 287\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, nis\u00ebn pas marrjes s\u00eb njoftimit nga Drejtoria e Hetimit Doganor, e cila ishte njoftuar n\u00eb dat\u00eb 25.07.2024 nga OLAF (European Anti-Fraud Office-European Commission) p\u00ebr nj\u00eb ngarkes\u00eb se dyshohej q\u00eb mund t\u00eb transportonte mbetje nga Shqip\u00ebria n\u00eb Tajland\u00eb. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave dhe OLAF bashk\u00ebpunuan p\u00ebr identifikimin dhe verifikimin e ngarkes\u00ebs, ku u evidentua eksportimi i sasis\u00eb prej 2.816.300 kg nga subjekti Sokolaj sh.p.k. Kjo sasi, e ngarkuar n\u00eb 102 kontenier\u00eb u kthye n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit n\u00eb dat\u00eb 28.10.2024 me anijen Moliva XA443A, pasi ishte refuzuar nga autoritetet e Tajland\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 08.11.2024, u krye sekuestrimi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale t\u00eb 102 kontenier\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt iu l\u00ebn\u00eb n\u00eb ruajtje dhe administrim Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe aktualisht ndodhen n\u00eb Porto Romano, Durr\u00ebs, n\u00eb kushte t\u00eb siguris\u00eb mjedisore dhe fizike. Gjat\u00eb procesit t\u00eb sekuestrimit, kontenier\u00ebt iu n\u00ebn\u00ebshtruan edhe testit p\u00ebr radioaktivitet, ku nga skanimi nuk u konstatua prani e l\u00ebnd\u00ebs radioaktive GAMA apo NEUTRON.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim marrjen e mostrave p\u00ebr ekspertim dhe kryerjen e analizave laboratorike, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Juridiksionit Durr\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb drejtuar t\u00eb gjitha ministrive dhe institucioneve brenda territorit shqiptar. Nga p\u00ebrgjigjet e administruara nuk rezultoi asnj\u00eb institucion, laborator apo ent q\u00eb t\u00eb kishte infrastruktur\u00ebn dhe mjetet e nevojshme p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb marrjes s\u00eb mostrave dhe analizimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, n\u00eb bashk\u00ebpunim edhe me autoritetet italiane projektit EU4LEA dhe ekspert\u00ebve italian\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, u identifikua dhe verifikua nj\u00eb laborator n\u00eb Itali i cili kreu t\u00eb gjitha testimet laboratorike, si dhe u angazhuan dy shoq\u00ebri shqiptare dhe nj\u00eb ekspert shqiptar i fush\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt plot\u00ebsonin kriteret e p\u00ebrgjithshme dhe specifike q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohen sipas protokolleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr rastet kur duhet t\u00eb merren, transportohen, ruhen dhe testohen mostra potencialisht t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Mostrat e marra nga 102 kontenier\u00ebt e sekuestruar dhe mostrat e marra nga: Shoq\u00ebria Kurum International sh.a.; Sokolaj sh.p.k. dhe Alliance Resource sh.p.k., ju n\u00ebnshtruan ekspertimit p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen e tyre kimike, karakteristikat fizike, klasifikimin, p\u00ebrputhjen midis tyre, p\u00ebrputhjen me flet\u00ebt e analizave t\u00eb paraqitura nga subjektet p\u00ebr eksportin e tyre dhe rrezikshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e njeriut dhe n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>Nga akti i ekspertimit rezultoi se, materiali i analizuar, \u00ebsht\u00eb pluhur i grumbulluar nga sistemet e filtrimit t\u00eb gazrave t\u00eb furr\u00ebs elektrike t\u00eb \u00e7elikut (Electric Arc Furnace \u2013 EAF), proces i cili p\u00ebrfshihet qart\u00ebsisht n\u00eb fush\u00ebveprimin e n\u00ebnkapitullit 10 02 t\u00eb E\u00cbC. Bazuar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen kimike t\u00eb materialit dhe n\u00eb aktivizimin e vetive t\u00eb rrezikut HP10 dhe HP14, n\u00eb perputhje me Annex III t\u00eb Direktives 2008\/98\/EC (\u00cbaste Frame\u00ebork Directive) dhe rregulloret p\u00ebrkat\u00ebse zbatuese, kodi p\u00ebrkat\u00ebs brenda k\u00ebtij n\u00ebnkapitulli duhet t\u00eb jet\u00eb ai i sh\u00ebnuar si mbetje e rrezikshme me kod sipas katalogut te mbetjeve 10 02 07*.<\/p>\n<p>N\u00eb mostrat e marra nga kontenier\u00ebt e sekuestruar, shoq\u00ebria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e element\u00ebve (dhe p\u00ebrb\u00ebrjeve t\u00eb tyre) q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut dhe mjedisin, q\u00eb lidhen me rrezikun e toksicitetit p\u00ebr riprodhimin dhe ekotoksicitet, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj ekosistemeve ujore. N\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin europian dhe komb\u00ebtar materiali duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet rikuperimit t\u00eb kontrolluar, stabilizimit dhe trajtimit t\u00eb p\u00ebrshtatash\u00ebm p\u00ebrpara depozitimit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Nga analizimi i kontratave t\u00eb lidhura midis subjekteve, dokumentacionit financiar t\u00eb administruar nga subjektet dhe drejtorit\u00eb tatimore, regjistrave mjedisor\u00eb dhe dokumentacionit t\u00eb administruar nga AKM, EMS, Autoriteti Portual dhe Dega e Dogan\u00ebs Durr\u00ebs, si dhe rezultatet e ekspertimit, provohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyshme se prodhuesi i mbetjeve t\u00eb rrezikshme Kurum International sh.a. n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ndalimeve ligjore komb\u00ebtare (ligjit nr.10 463, dat\u00eb 22.9.2011 \u201cP\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve\u201d i ndryshuar dhe akteve n\u00ebnligjore) dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ligjit nr.8216, dat\u00eb 13.5.1997 \u201cP\u00ebr aderimin e Republikes se Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konventen e Bazelit per kontrollin e levizjeve nderkufitare t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe asgjesimin e tyre\u201d, Kodit Doganor etj.), ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjekte t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb mbuluar natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mbetjeve dhe p\u00ebr t\u2019i eksportuar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i tregtuar ato brenda territorit shqiptar.<\/p>\n<p>Pas administrimtit t\u00eb aktit t\u00eb ekspertimit ku provohet se mbetjet jan\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe toksike, Prokuroria Durr\u00ebs, krijoi bindjen e plot\u00eb se jemi p\u00ebrpara jo thjesht nj\u00eb fakti penal, por nj\u00eb zinxhiri veprimesh t\u00eb kund\u00ebrligjshme q\u00eb sjellin pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb disa drejtime si n\u00eb mjedis, sh\u00ebndet, veprimtarin\u00eb doganore, veprimtarin\u00eb e autoriteteve p\u00ebr sigurin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb mjedis, si dhe veprimtarin\u00eb e ndershme dhe konkurruese ekononomike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb garanatuar efikasitetin e procedimit dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e provave, p\u00ebr t\u00eb shmangur largimin e personave n\u00ebn hetim, si dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur kryerje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb k\u00ebtyre veprave penale, si dhe p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb gjitha shkeljet q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb mund\u00ebsimin e eksportimit apo fshehjes s\u00eb sasis\u00eb reale t\u00eb mbetjeve q\u00eb krijon shoq\u00ebria Kurum International sh.a., Prokuroria Durr\u00ebs k\u00ebrkoi n\u00eb gjykat\u00eb caktimin e masave t\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues p\u00ebr shtetasit:<\/p>\n<p>1. E.D, shtetas turk, administrator i shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a. me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb ndaluara ose t\u00eb kufizuara\u201d, \u201cTransporti i mbetjeve\u201d, \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d, \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d n\u00eb dy raste, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale\u201d;<\/p>\n<p>2. Y.S.K., shtetas turk, p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokuror\u00eb i administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a., me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale\u201d;<\/p>\n<p>3. M.I., me detyr\u00eb drejtor transporti i shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a., me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cTransporti i mbetjeve\u201d;<\/p>\n<p>4. R.B., me detyr\u00eb drejtor mjedisi i shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a., me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb ndaluar apo t\u00eb kufizuara\u201d dhe \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>5. H.S, shtetas turk, drejtor prodhimi \u00e7eliku i shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a. me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr vepren penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d;<\/p>\n<p>6. A.Sh., p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokuror\u00eb i administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a  dhe drejtor finance me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb ndaluara ose t\u00eb kufizuara\u201d, \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d, falsifikimi i dokumentave\u201d dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale\u201d;<\/p>\n<p>7. Sh.H, drejtor i shitjeve i shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a., me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb ndaluar apo t\u00eb kufizuara\u201d dhe \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d;. Ekzekutuar<\/p>\n<p>8. M.Z., kontabiliste e shoq\u00ebris\u00eb Kurum International sh.a., me mas\u00eb s\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d,   e dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>9. Gj.S., administratore e shoq\u00ebris\u00eb Sokolaj sh.p.k., me mas\u00eb sigurimi  \u201cArrest me burg\u201d, e dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb ndaluara ose t\u00eb kufizuara\u201d, \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale\u201d;<\/p>\n<p>10. D.S, p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb GS Minerals d.o.o., me mas\u00eb sigurimi  \u201cArrest me burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb ndaluar apo t\u00eb kufizuara\u201d, \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d;<\/p>\n<p>11. O.P., administratore e shoq\u00ebris\u00eb Sokolaj sh.p.k., me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  e dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cKontrabanda me mallra t\u00eb ndaluar apo t\u00eb kufizuara\u201d dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d;<\/p>\n<p>12. M.K, administratore e shoq\u00ebris\u00eb Alliance Resource sh.p.k. me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  e dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d;<\/p>\n<p>13. N.B., administrator i shoq\u00ebris\u00eb Bajrami N sh.p.k. me mas\u00eb  sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>14. A.P., administrator i shoq\u00ebris\u00eb Bajrami N sh.p.k. me mas\u00eb  sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>15.  P.Q, person fizik, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale<\/p>\n<p>\u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d\u2019;<\/p>\n<p>16. M.H., me detyr\u00eb agjent doganor, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda nga punonj\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb doganore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>17. J.K., me detyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi i turni pran\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Dogan\u00ebs Durr\u00ebs,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,   i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda nga punonj\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb doganore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>18. I.L., me detyr\u00eb doganier pran\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Dogan\u00ebs Durr\u00ebs,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,   i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda nga punonj\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb doganore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>19. E.V., me detyr\u00eb doganier pran\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Dogan\u00ebs Durr\u00ebs,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda nga punonj\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb doganore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>20. H.L., me detyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi i turni pran\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Dogan\u00ebs Durr\u00ebs,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,   i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda nga punonj\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb doganore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>21. Sh.J., me detyr\u00eb doganier pran\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Dogan\u00ebs Durr\u00ebs,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,   i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKontrabanda nga punonj\u00ebs q\u00eb lidhen me veprimtarin\u00eb doganore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>22. F.\u00c7. p\u00ebrfaq\u00ebsues i shoq\u00ebris\u00eb EMS APO,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>23. I.H., shtetas gjerman, administrator i shoq\u00ebris\u00eb EMS APO, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d;<\/p>\n<p>24. G.S., k\u00ebshilltar pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb EMS APO,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest me burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMenaxhimi i mbetjeve\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>25.  A.D., me detyr\u00eb drejtoresh\u00eb e p\u00ebrgjithshme e AKM-s\u00eb, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d,  e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d n\u00eb tre raste; Ekzekutuar<\/p>\n<p>26. M.P., me detyr\u00eb Drejore e Drejtoris\u00eb s\u00eb lejeve mjedisore dhe vnm-ve pran\u00eb AKM-s\u00eb, me me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d,  e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, n\u00eb tre raste; Ekzekutuar<\/p>\n<p>27. D.S., me detyr\u00eb Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Inspektim Kontrollit pran\u00eb AKM-s\u00eb, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, n\u00eb tre raste parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>28.  K.S., me detyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e Sektorit t\u00eb monitorimeve t\u00eb lejeve mjedisore dhe VNM pran\u00eb AKM-s\u00eb, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d,  e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ekzekutuar<\/p>\n<p>29.  B.T., me detyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e Sektorit t\u00eb lejeve mjedisore pran\u00eb AKM-s\u00eb,  me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d,  e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>30. E.M.,, me detyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e Sektorit t\u00eb monitorimit t\u00eb lejeve mjedisore dhe VNM, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d,  e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>31. K.A., me detyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs i Sektorit t\u00eb Inspektimit Mjedisor pran\u00eb AKM-s\u00eb, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb burg\u201d,  i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d;  Ekzekutuar<\/p>\n<p>32. I.M., me detyr\u00eb specialiste mjedisi pran\u00eb Autoritetit Portual Durr\u00ebs, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, e dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>33. Xh.G., me detyr\u00eb specialist mjedisi pran\u00eb Autoritetit Portual Durr\u00ebs, me mas\u00eb sigurimi \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, i dyshuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d;<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot jan\u00eb ekzekutuar masat e sigurimit p\u00ebr 20 shtetas dhe vijon puna p\u00ebr kapjen e 13 shtetasve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Durr\u00ebs mbetet e angazhuar n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, evidentimin dhe provimin e  p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale p\u00ebr \u00e7do subjekt privat dhe shtet\u00ebror t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari, duke garantuar se \u00e7do veprim po kryhet n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin,  n\u00eb mbrojtje t\u00eb intersit publik, sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe mjedisit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Durr\u00ebs ka zbardhur detaje q\u00eb lidhen me kontrabandimin dhe menaxhimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme, duke vendosur masa sigurie p\u00ebr 33 persona, mes tyre administrator\u00eb kompanish private dhe zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Hetimet u zhvilluan n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 1596\/2024, i regjistruar p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68416","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68416"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68416\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}