{"id":68363,"date":"2026-02-04T10:40:27","date_gmt":"2026-02-04T10:40:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/jepnin-fajde-prokuroria-korce-mbyll-hetimet-dergohen-tre-persona-ne-gjyq\/"},"modified":"2026-02-04T10:40:27","modified_gmt":"2026-02-04T10:40:27","slug":"jepnin-fajde-prokuroria-korce-mbyll-hetimet-dergohen-tre-persona-ne-gjyq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/jepnin-fajde-prokuroria-korce-mbyll-hetimet-dergohen-tre-persona-ne-gjyq\/","title":{"rendered":"Jepnin fajde\/ Prokuroria Kor\u00e7\u00eb mbyll hetimet, d\u00ebrgohen tre persona n\u00eb gjyq"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria Kor\u00e7\u00eb ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim tre persona t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se ushtronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur veprimtari t\u00eb paligjshme, fajde. Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb maskuar si huadh\u00ebnie civile dhe pa qen\u00eb t\u00eb pajisur me licenc\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, ata\u00a0ushtronin veprimtari kredidh\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<div class=\"insertion-box\">\n<div class=\"\">\n<div>N\u00eb pranga ran\u00eb personat me iniciale, J.K., K.K dhe A.G. M\u00ebsohet se nga kontrolli i ushtruar u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan, kontrata noteriale shit-blerje, pasurie t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm mjetesh identifikimi, celular, \u00e7el\u00ebsa automjetesh, automjete t\u00eb konstatuara n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb oborrit t\u00eb banes\u00ebs, si dhe jasht\u00eb saj.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Njoftimi i Prokuroris\u00eb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Kor\u00e7\u00eb, p\u00ebrfundoi hetimet dhe d\u00ebrgon n\u00eb gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., p\u00ebr veprat penale \u2018Largimi i t\u00eb burgosurit nga vendi i qendrimit\u2019, \u2018Ushtrimi pa licenc\u00eb i veprimtarive financiare\u2019 e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim si dhe \u2018Pastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u2019 e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim parashikuar nga nenet 323\/1, 170\/\u00e7\/2 e 25 dhe 287\/2 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen penale nr.357\/2024, rezultoi se m\u00eb dat\u00eb 28.03.2024 sh\u00ebrbimet e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Kor\u00e7\u00eb kan\u00eb konstatuar jasht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij, shtetasin J.K, i cili ishte n\u00ebn mas\u00ebn e sigurimit \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Ky shtetas ishte i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr disa vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve dhe prodhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve, gjat\u00eb dit\u00ebs largohej nga banesa e tij duke vijuar veprimtarin\u00eb kriminale.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga kontrolli i ushtruar n\u00eb banes\u00eb, u konstatuan dhe sekuestruan nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm sende dhe dokumente, p\u00ebrfshir\u00eb kontrata noteriale shit-blerje pasurie t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm mjetesh identifikimi, celular, \u00e7el\u00ebsa automjetesh, automjete t\u00eb konstatuara n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb oborrit t\u00eb banes\u00ebs, si dhe jasht\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga hetimet e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Kor\u00e7\u00eb u konkludua se shtetasi J.K., krahas vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cLargimi i t\u00eb burgosurit nga vendi i qendrimit\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetaset K.K. dhe A.G. me veprimet e tyre aktive dhe t\u00eb kund\u00ebrligjshme kan\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb kat\u00ebr element\u00ebt e figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb ushtrimit pa licenc\u00eb t\u00eb veprimtarive financiare, parashikuar nga neni 170\/\u00e7\/2 i Kodit Penal, duke ushtruar nj\u00eb veprimtari kredidh\u00ebnie faktike (konsideruar formalisht prej tyre si huadh\u00ebnie), si veprimtari financiare e ndryshme nga veprimtaria bankare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe t\u00eb organizuar, duke vendosur garanci reale (hipotek\u00eb\/peng) mbi pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, duke vendosur afate t\u00eb ngushta (p\u00ebrgjith\u00ebsisht 3-mujore) dhe duke l\u00ebvizur fonde, pa qen\u00eb t\u00eb pajisur me licenc\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Referuar t\u00eb ASHK-s\u00eb rezultoi e provuar se t\u00eb pandehurit kan\u00eb ushtruar veprimtari kredidh\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, duke regjistruar kufizime pron\u00ebsie n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme ku disa prej tyre i kan\u00eb kaluar n\u00eb pron\u00ebsi, t\u00eb fituara p\u00ebr shkak t\u00eb mosshlyerjes s\u00eb borxhit, ku rezulton se vlera e pasurive t\u00eb paluajtshme q\u00eb k\u00ebta shtetas kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb me e madhe se ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb para borxh (e provuar mbi 200.000 euro t\u00eb dh\u00ebna si para me fajde) n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm personash.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, vlen t\u00eb theksohet fakti se n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme, p\u00ebr vlera q\u00eb variojn\u00eb nga 1.000 euro, 1.5000 euro, 2.000 etj., jan\u00eb l\u00ebn\u00eb si garanci, duke kaluar m\u00eb pas pron\u00ebsin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb pandehurve, pasuri t\u00eb luajtshme si\u00e7 jan\u00eb automjete, t\u00eb cilat kan\u00eb vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se borxhi i dh\u00ebn\u00eb, \u00e7ka qart\u00ebsisht dhe k\u00ebto veprime t\u00eb materializuara me akte formale dhe kalim pron\u00ebsie, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr faktin se kthimi i borxhit t\u00eb marr\u00eb nga debitor\u00ebt ka qen\u00eb disa her\u00eb m\u00eb i madh se ai i dh\u00ebn\u00eb nga kredidh\u00ebn\u00ebsit, pra t\u00eb pandehurit. Rezultoi e provuar se t\u00eb pandehurit J.K dhe K.K n\u00ebnshkruanin midis shtetasve t\u00eb ndrysh\u00ebm kontrata shitblerje automjetesh fiktive, pra n\u00eb form\u00eb garancie p\u00ebr huat\u00eb (fajdet) q\u00eb ju jepnin k\u00ebtyre shtetasve dhe n\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebto shuma monetare shlyeshin ose b\u00ebnin anullimin e kontratave ose n\u00ebnshkruanin kontrata t\u00eb tjera shitblerje, ku shtetasi J.K dhe K.K rezultonin si shit\u00ebs, ose n\u00eb rastin kur nuk shlyheshin i shisnin automjetet pa kaluar pron\u00ebsin\u00eb tek ta, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb tipar i qart\u00eb i kredidh\u00ebnies s\u00eb palicencuar t\u00eb maskuar me marr\u00ebdh\u00ebnie civile t\u00eb rreme p\u00ebr t\u00eb siguruar kthimin e kredis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sa m\u00eb lart, rezultoi e provuar se t\u00eb pandehurit J.K., K.K dhe A.G me veprimet e tyre aktive dhe t\u00eb kund\u00ebrligjshme kan\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb kat\u00ebrt element\u00ebt e figur\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, parashikuar nga neni 287\/2 i Kodit Penal, e m\u00eb konkretisht kan\u00eb cenuar objektin e mbrojtur posa\u00e7\u00ebrisht nga kjo dispozit\u00eb ligjore penale materiale, duke kryer veprime tipike t\u00eb \u201cpastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d, duke i transformuar dhe futur n\u00eb qarkullim ekonomik, kryesisht p\u00ebrmes transaksioneve me pasuri t\u00eb luajtshme\/automjete, pasuri t\u00eb paluajtshme, p\u00ebrdorimit t\u00eb llogarive bankare dhe vendosjes s\u00eb pasurive n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb ndrysh\u00ebm, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga veprimtaria kriminale q\u00eb ka prodhuar p\u00ebrfitimet monetare (ushtrimi pa licenc\u00eb i veprimtarive financiare, si dhe prodhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve), me q\u00ebllim t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb burim t\u00eb ligjsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar gjurmimin dhe p\u00ebr t\u00eb maskuar pron\u00ebsin\u00eb reale mbi k\u00ebto pasuri. Bazuar n\u00eb aktet e ekspertimit kontab\u00ebl p\u00ebr pasurit\u00eb e t\u00eb tre t\u00eb pandehurve, rezultoi e provuar se ka mosp\u00ebrputhje, pra munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme dhe balanca negative p\u00ebr t\u00eb tre t\u00eb pandehurit, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se pasurit\u00eb dhe l\u00ebvizjet financiare t\u00eb krijuara dhe t\u00eb kryera prej tyre nuk justifikohen me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, pra pasuria e qarkulluar \u00ebsht\u00eb tipikisht \u201cprodukt\u201d i veprimtaris\u00eb kriminale q\u00eb ka gjeneruar fitime. Aktet e eskpertimit kontab\u00ebl kan\u00eb konkluduar se n\u00eb total vlerat e konsiderueshme t\u00eb pasurive t\u00eb laujtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb krijuara n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat e deklaruara (fitim\/humbje nga aktiviteti i deklaruar apo t\u00eb ardhura t\u00eb tjera), d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr faktin se pasuria e krijuar \u00ebsht\u00eb rezultat i fondeve me origjin\u00eb kriminale t\u00eb futura n\u00eb qarkullim.\u201d<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/04\/jepnin-fajde-prokuroria-korce-mbyll-hetimet-dergohen-tre-persona-ne-gjyq\/\">Jepnin fajde\/ Prokuroria Kor\u00e7\u00eb mbyll hetimet, d\u00ebrgohen tre persona n\u00eb gjyq<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Kor\u00e7\u00eb ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim tre persona t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se ushtronin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur veprimtari t\u00eb paligjshme, fajde. Sipas njoftimit zyrtar t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb maskuar si huadh\u00ebnie civile dhe pa qen\u00eb t\u00eb pajisur me licenc\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, ata\u00a0ushtronin veprimtari kredidh\u00ebnie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. N\u00eb pranga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68363","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68363"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68363\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}