{"id":68330,"date":"2026-02-04T08:48:15","date_gmt":"2026-02-04T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/debati-per-pagat-e-gjyqtareve-rama-shton-sulmet-ndaj-tyre-kush-jeni-ju-qe-te-me-gjykoni-mua\/"},"modified":"2026-02-04T08:48:15","modified_gmt":"2026-02-04T08:48:15","slug":"debati-per-pagat-e-gjyqtareve-rama-shton-sulmet-ndaj-tyre-kush-jeni-ju-qe-te-me-gjykoni-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/debati-per-pagat-e-gjyqtareve-rama-shton-sulmet-ndaj-tyre-kush-jeni-ju-qe-te-me-gjykoni-mua\/","title":{"rendered":"Debati p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve\/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju q\u00eb t\u00eb m\u00eb gjykoni mua?"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me debatin mbi rritjen e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve, duke i kthyer edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjyqtar\u00ebve, e cila tha se \u201cpo ushtrohet presion ndaj tyre\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb i q\u00ebndron mendimit se iniciativa e tyre p\u00ebr t\u00eb rritur vet\u00eb pag\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e pajustifikueshme dhe\u00a0 e papranueshme.<\/p>\n<p>Rama thot\u00eb se Shoqata e Gjyqtar\u00ebve shfaqet si nj\u00eb parti politike dhe me nj\u00eb gjuh\u00eb, sipas tij t\u00eb papranueshme p\u00ebr at\u00eb cka ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam k\u00ebtu n\u00eb nj\u00eb komunikim sepse jam i surprizuar nga nj\u00eb reagim i pabesuesh\u00ebm i shoqat\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve lidhur me shqet\u00ebsimin e ngritur nga un\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim \u00ebsht\u00eb e pajustifikueshme, e papranueshme dhe e pa g\u00eblltitshme p\u00ebr t\u2019ju imponuar parlamentit dhe qeveris\u00eb p\u00ebrmes pushtetit gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebr ti rritur pagat vetes gjyqtaret me gjyq.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim publik un\u00eb e kam shprehur si pal\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb pale, nj\u00eb pale me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin e vet publik n\u00eb gjykat\u00eb. Pra n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushtetit ekzekutiv, por edhe si kryetar i shumic\u00ebs parlamentare. \u00cbsht\u00eb hera e dyt\u00eb q\u00eb ndodh q\u00eb ka nj\u00eb habi shoq\u00ebruar me nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbyllur goj\u00ebn, kur n\u00eb fakt un\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebsoj me vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesi me t\u00eb cilin jemi n\u00eb gjyq, pra jemi pal\u00eb.<\/p>\n<p>Befas shoqata e gjyqtar\u00ebve shfaqet si parti politike me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor, pra p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb pushtet, i cili arbitron dhe jo nj\u00eb arbit\u00ebr i cili thot\u00eb bilbili \u00ebsht\u00eb i imi, topi \u00ebsht\u00eb i imi, topin do ta gjuaj vet\u00eb dhe porta duhet t\u00eb rrij\u00eb pa portier\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb i quajti nj\u00eb \u201ctymnaj\u00eb populiste\u201d, dhe i ftoi n\u00eb betej\u00eb n\u00ebse e konsiderojn\u00eb veten si parti politike.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi n\u00eb fushat\u00eb dhe nuk kemi q\u00ebllim t\u00eb b\u00ebjm\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr gjykat\u00ebsve. Ajo q\u00eb kjo shoqat\u00eb po k\u00ebrkon \u00ebsht\u00eb unikale n\u00eb historin\u00eb e Evrop\u00ebs, nuk e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb pozicionin e gjykat\u00ebsve. E gjith\u00eb kjo tymnaje populuiste, po kush jeni ju q\u00eb i jepni vetes t\u00eb b\u00ebni p\u00ebrcaktime t\u00eb tilla? Jeni parti politike? Regjistrohuni, dilni n\u00eb gar\u00eb dhe mbroni platform\u00ebn tuaj dhe b\u00ebni edhe ju luft\u00ebn me etiketime dhe sharje\u201d.<\/p>\n<p>Rama shtoi se gjyqtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb n37 milion\u00eb euro plus nga buxheti i shtetit p\u00ebr t\u2019i rritur pagat vetes. N\u00eb nj\u00eb lidhje live n\u00eb rrjete sociale, kreu i qeveris\u00eb tha se nuk ka as ligj e kushtetut\u00eb q\u00eb ua jep atyre k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam provuar lin\u00e7imin, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr nuk ka lidhje fare me nj\u00eb q\u00ebndrim publik ku nuk \u00ebsht\u00eb as p\u00ebrmendur njeri me em\u00ebr dhe as \u00ebsht\u00eb fyer njeri, por \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb problem i madh serioz. Ju k\u00ebrkoni 37 mln euro plus nga buxheti i shtetit p\u00ebr t\u2019i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb din\u00eb se ju k\u00ebrkoni q\u00eb p\u00ebr gjyqtarin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb paga t\u00eb shkoj\u00eb nga 3360 euro n\u00eb 5300 euro, p\u00ebr t\u00eb apelit nga 3480 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, n\u00eb 5500 euro. Ju k\u00ebrkoni q\u00eb paga n\u00eb gjykat\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb 5800 euro dhe t\u00eb Prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, t\u00eb cil\u00ebt i ve\u00e7oj se nuk i \u00ebsht\u00eb bashkuar k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje absurde dhe respekte, p\u00ebr ta \u00e7uar pag\u00ebn e vet 9800 euro.<\/p>\n<p>3 mij\u00eb euro doni t\u2019i rrisni vetes n\u00eb muaj me nj\u00eb vendim gjykate. \u00c7far\u00eb k\u00ebrkoni? Ajo q\u00eb e b\u00ebn edhe m\u00eb serioze k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb se pagat tuaja, jan\u00eb pagat m\u00eb t\u00eb larta goxha m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb rajon, se n\u00eb RMV, Mal t\u00eb Zi dhe jan\u00eb t\u00eb barabarta me nj\u00eb vend t\u00eb BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa n\u00eb Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u00e7far\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ligjit e kushtetut\u00ebs? E pav\u00ebrtet\u00eb, nuk ka ligj e kushtetut\u00eb q\u00eb iu jep juve k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/debati-per-pagat-e-gjyqtareve-rama-shton-sulmet-ndaj-tyre-kush-jeni-ju-qe-te-me-gjykoni-mua\/\">Debati p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve\/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju q\u00eb t\u00eb m\u00eb gjykoni mua?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar s\u00ebrish n\u00eb lidhje me debatin mbi rritjen e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve, duke i kthyer edhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjyqtar\u00ebve, e cila tha se \u201cpo ushtrohet presion ndaj tyre\u201d. Kreu i qeveris\u00eb i q\u00ebndron mendimit se iniciativa e tyre p\u00ebr t\u00eb rritur vet\u00eb pag\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e pajustifikueshme dhe\u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68330","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68330\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}