{"id":68322,"date":"2026-02-04T07:36:19","date_gmt":"2026-02-04T07:36:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/ndotja-e-ajrit-birn-nje-vrases-i-heshtur-ne-qytetet-shqiptare\/"},"modified":"2026-02-04T07:36:19","modified_gmt":"2026-02-04T07:36:19","slug":"ndotja-e-ajrit-birn-nje-vrases-i-heshtur-ne-qytetet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/04\/ndotja-e-ajrit-birn-nje-vrases-i-heshtur-ne-qytetet-shqiptare\/","title":{"rendered":"Ndotja e ajrit\/ BIRN: Nj\u00eb vras\u00ebs i heshtur n\u00eb qytetet shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb korrikut, nd\u00ebrsa temperaturat regjistronin rekorde t\u00eb reja dhe ajri r\u00ebndohej nga vapa p\u00ebrv\u00ebluese e ver\u00ebs, qielli mbi qytetin industrial t\u00eb Elbasanit u mbulua me re t\u00eb dendura tymi, si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb zjarri q\u00eb p\u00ebrfshiu venddepozitimin e mbetjeve n\u00eb periferi t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas matjeve t\u00eb realizuara nga organizatat mjedisore, si pasoj\u00eb e zjarrit masiv q\u00eb p\u00ebrfshiu fush\u00ebn e mbetjeve, sasi t\u00eb m\u00ebdha dioksidi karboni, metani dhe dioksidi azoti u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb aj\u00ebr, duke tejkaluar normat e lejuara.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria detyrohet nga direktivat e Bashkimit Europian dhe legjislacioni i brendsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ajrit si dhe ndikimin e ndotjes n\u00eb sh\u00ebndetin e popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi dhe intervistave me ekspert\u00eb tregojn\u00eb se qytetet kryesore t\u00eb vendit nuk kan\u00eb mjete q\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit, nd\u00ebrsa Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit nuk i publikon k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb dh\u00ebna mbi sasin\u00eb e grimcave t\u00eb rrezikshme n\u00eb aj\u00ebr, sipas ekspert\u00ebve, ka paralizuar edhe reagimin ndaj shkaqeve t\u00eb ndotjes, e cila faj\u00ebsohet p\u00ebr nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb problemesh sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>\u201cSjellin probleme n\u00eb aparatin respirator, probleme t\u00eb frym\u00ebmarrjes, rritje t\u00eb rrezikut p\u00ebr s\u00ebmundje kardiovaskulare, lodhje, irritime dhe ndikim afatgjat\u00eb n\u00eb sh\u00ebndet, alergji, koll\u00eb dhe shqet\u00ebsime, sidomos tek f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb moshuarit,\u201d tha Imeldi Sokoli, ekspert mjedisi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ka ngritur nj\u00eb inspektorat t\u00eb dedikuar p\u00ebr mjedisin, Bashkia e Elbasanit i tha BIRN se kapacitetet e k\u00ebsaj agjencie l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>\u201cInspektorati i Mjedisit, Bashkia Elbasan, nuk disponon logjistik\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb kryer monitorime n\u00eb aj\u00ebr, uj\u00eb dhe tok\u00eb, por vepron duke i konstatuar nga ana vizive n\u00eb terren, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb subjektet q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb Elbasan\u201d, shpjegoi bashkia n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>Ndotja e ajrit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendrimi n\u00eb atmosfer\u00eb i substancave t\u00eb d\u00ebmshme \u2013 gazra, grimca t\u00eb im\u00ebta apo komponime kimike, n\u00eb nivele q\u00eb rrezikojn\u00eb sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve, ekosistemet dhe klim\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e monitoruara t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit urban p\u00ebr vitin 2024, vler\u00ebsohet se cil\u00ebsia e ajrit n\u00eb qytetet e monitoruara nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb raportin vjetor t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit (AKM) p\u00ebr vitin 2024.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb analize t\u00eb Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik, 17.6% e aksidenteve cerebrovaskulare, s\u00ebmundjeve ishemike t\u00eb zemr\u00ebs, s\u00ebmundjeve pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astm\u00ebs dhe kancerit t\u00eb mushk\u00ebrive lidhen drejtp\u00ebrdrejt me ndotjen e ajrit.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e mjedisit theksojn\u00eb se matja e rregullt e disa elementeve t\u00eb caktuara ndihmon n\u00eb lidhjen e tyre me efektet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin e njeriut.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket monitorimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit, ky proces ka rol ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb lidhur ndikimin q\u00eb ka cil\u00ebsia e ajrit n\u00eb sh\u00ebndetin publik, pasi normat e larta t\u00eb komponent\u00ebve t\u00eb matur, si PM2.5, PM10, NO2 dhe CO2, sjellin probleme t\u00eb ndryshme sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d, tha Imeldi Sokoli.<\/p>\n<p>AKM \u00ebsht\u00eb institucioni kryesor p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr monitorimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe, sipas saj, t\u00eb dh\u00ebnat mblidhen n\u00eb koh\u00eb reale nga gjasht\u00eb stacione automatike, nj\u00eb stacion automatik l\u00ebviz\u00ebs dhe dy stacione automatike t\u00eb dedikuara p\u00ebr grimcat e pluhurit. Megjithat\u00eb, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk publikohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>AKM i tha BIRN, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje me shkrim, se me ndihm\u00ebn e Bashkimit Europian po punon q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb realizoj\u00eb \u201cpublikimin n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ajrit urban\u201d<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, aktivist\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe organizatat mjedisore konstatojn\u00eb se matja e realizuar nga agjencia jep nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb cunguar, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb kufizuar t\u00eb stacioneve t\u00eb matjes dhe publikimit vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebrmes raportit t\u00eb gjendjes n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e mjedisit, mungesa e publikimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga pikat zyrtare t\u00eb monitorimit shtet\u00ebror n\u00eb koh\u00eb reale krijon nj\u00eb hendek informacioni t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar, q\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr informim dhe mbrojtje sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga problematikat kryesore lidhet me funksionimin e pikave t\u00eb monitorimit t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit, t\u00eb cilat n\u00eb shum\u00eb raste rezultojn\u00eb prej vitesh pasive ose nuk publikojn\u00eb rregullisht t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb aksesueshme p\u00ebr publikun\u201d, evidentoi eksperti i mjedisit, Endi Biba.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb rrezikun q\u00eb i kanoset sh\u00ebndetit publik nga ndotja e ajrit, bashkit\u00eb kryesore t\u00eb vendit, ngjash\u00ebm me Elbasanin, nuk kan\u00eb kapacitete p\u00ebr t\u00eb monitoruar sasin\u00eb e grimcave t\u00eb d\u00ebmshme. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr informacion, Tirana, Durr\u00ebsi, por edhe qyteti naft\u00ebnxjerr\u00ebs i Ku\u00e7ov\u00ebs, i than\u00eb BIRN se nuk kan\u00eb instaluar pajisje p\u00ebr matjen e parametrave t\u00eb ajrit.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, aktivist\u00ebt dhe organizatat n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrdorin mjete alternative p\u00ebr matjen e ajrit, si pajisje statike dhe t\u00eb l\u00ebvizshme, nd\u00ebr to edhe pajisjet e lidhura me \u201cIQAir\u201d, nj\u00eb kompani zvicerane e teknologjis\u00eb p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit, e njohur globalisht p\u00ebr pajisje dhe zgjidhje q\u00eb ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb aj\u00ebr m\u00eb t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e saj n\u00eb internet raportohen n\u00eb koh\u00eb reale parametrat e ajrit n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb Tiran\u00ebn, p\u00ebrmes pajisjeve t\u00eb vendosura nga vullnetar\u00eb n\u00eb pika t\u00eb ndryshme t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr mesataren e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit n\u00eb vitin 2024, \u201cIQAir\u201d konstatoi se p\u00ebrqendrimi i PM2.5 (grimcat mikroskopike t\u00eb ajrit) ishte 2.9 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se vlera e rekomanduar nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb vend ku ndotja e ajrit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga sfidat kryesore mjedisore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, funksionaliteti i pikave t\u00eb monitorimit, publikimi i rregullt i t\u00eb dh\u00ebnave dhe p\u00ebrfshirja e komuniteteve duhet t\u00eb jen\u00eb element\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb politikave mjedisore,\u201d tha Endi Biba.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb ajri po thithin dhe t\u00eb ken\u00eb akses real n\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion\u201d, p\u00ebrfundoi ai.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/04\/ndotja-e-ajrit-birn-nje-vrases-i-heshtur-ne-qytetet-shqiptare\/\">Ndotja e ajrit\/ BIRN: Nj\u00eb vras\u00ebs i heshtur n\u00eb qytetet shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb korrikut, nd\u00ebrsa temperaturat regjistronin rekorde t\u00eb reja dhe ajri r\u00ebndohej nga vapa p\u00ebrv\u00ebluese e ver\u00ebs, qielli mbi qytetin industrial t\u00eb Elbasanit u mbulua me re t\u00eb dendura tymi, si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb zjarri q\u00eb p\u00ebrfshiu venddepozitimin e mbetjeve n\u00eb periferi t\u00eb tij. Sipas matjeve t\u00eb realizuara nga organizatat mjedisore, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68322","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68322\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}