{"id":68273,"date":"2026-02-03T20:49:07","date_gmt":"2026-02-03T20:49:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/03\/do-te-vrasim-me-te-mirin-e-fisit-hakmarrja-mes-dy-familjeve-ne-mamurras-zbardhet-deshmia-e-kunatit-te-imer-hajdarit\/"},"modified":"2026-02-03T20:49:07","modified_gmt":"2026-02-03T20:49:07","slug":"do-te-vrasim-me-te-mirin-e-fisit-hakmarrja-mes-dy-familjeve-ne-mamurras-zbardhet-deshmia-e-kunatit-te-imer-hajdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/03\/do-te-vrasim-me-te-mirin-e-fisit-hakmarrja-mes-dy-familjeve-ne-mamurras-zbardhet-deshmia-e-kunatit-te-imer-hajdarit\/","title":{"rendered":"\u201cDo t\u00eb vrasim m\u00eb t\u00eb mirin e fisit\u201d\/ Hakmarrja mes dy familjeve n\u00eb Mamurras, zbardhet d\u00ebshmia e kunatit t\u00eb Imer Hajdarit \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore Klodiana Lala, solli k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb historin\u00eb e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 10 Prill 2012 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e dosjes hetimore, gjat\u00eb emisionit u transmetuan detaje t\u00eb reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjith\u00ebse familjar\u00ebt e Imer Hajdarit k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<\/div>\n<p>Vrasja e tij mund t\u00eb ishte cil\u00ebsuar edhe nj\u00eb enigm\u00eb, me nj\u00ebqind t\u00eb panjohura, n\u00ebse rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat u q\u00ebllua do t\u00eb ishte nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse sot ky krim ka mbetur nj\u00eb mister, kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb q\u00eb treguan autor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fshehur gjurm\u00ebt, po p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb mesa duket q\u00eb tregoi grupi hetues p\u00ebr t\u2019i shkuar deri n\u00eb fund zbardhjes s\u00eb k\u00ebtij krimi, q\u00eb ul\u00ebret edhe sot p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Vrasje q\u00eb n\u00eb fakt vinte nj\u00eb vit pas nj\u00eb tjet\u00ebr krimi q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht datoi me at\u00eb vrasjes s\u00eb efektivit t\u00eb burgjeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast\u00ebsi aspak p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnvler\u00ebsur, kur viktima kishte qen\u00eb subjekt i vazhduesh\u00ebm i k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr gjakmarrje, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk kishte asnj\u00eb faj p\u00ebr vrasjen e kryer nga i af\u00ebrmi i tij.<\/p>\n<p>Por si u gjend i vrar\u00eb me tre plumba brenda automjetit t\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb nga rrugicat e Tiran\u00ebs, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2012, polici i burgjeve Imer Hajdari, teksa po shkonte t\u00eb merrte detyr\u00ebn?<\/p>\n<p>Cila ishte hasm\u00ebria e familjes s\u00eb tij me at\u00eb Xhe\u00e7uka, q\u00eb kish nisur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe pse grupi hetues pavar\u00ebsisht dyshimeve q\u00eb pati q\u00eb vrasja ishte kryer nga pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb fisit Xhe\u00e7uka, nuk arriti kurr\u00eb te autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij krimi.<\/p>\n<p>Autor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt edhe sot, 13 vite pas kryerjes s\u00eb k\u00ebtij krimi, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb liri.<\/p>\n<p>A d\u00ebshtoi shteti t\u00eb parandalonte vrasjen e nj\u00eb zyrtari t\u00eb policis\u00eb s\u00eb burgjeve q\u00eb kishte trokitur n\u00eb dyert e institucioneve duke k\u00ebrkuar mbrojtje?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familja vazhdon edhe sot t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore t\u00eb siguruar nga emisioni \u2018N\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019, Imer Hajdari, u gjet i vrar\u00eb brenda makin\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Teodor Keko\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, t\u00eb dat\u00ebs 10 Prill 2012.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur ai po l\u00ebvizte me makin\u00ebn e tij, drejt burgut \u2018313\u2019, n\u00eb kryeqytet, Burg ku ai ishte transferuar vet\u00ebm koh\u00ebt e fundit, kjo pas problemeve q\u00eb ai kishte n\u00eb qytetin e tij, ku banonte, at\u00eb t\u00eb Mamurrasit.<\/p>\n<p>Ku i ishte dashur t\u00eb braktiste vendbanimin si dhe pun\u00ebn n\u00eb burgun e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs, pas k\u00ebrc\u00ebnimeve q\u00eb i kishin ardhur nga familja Xhe\u00e7uka, e cila kishte premtuar se do merrte hak p\u00ebr vrasjen e njeriut t\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrt, nga nipi i Imer Hajdarit.<\/p>\n<p>Gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte d\u00ebrguar edhe fjal\u00eb n\u00eb familjen Hajdari.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq por ishin betuar se do vrisnin njeriun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ata kishin. Duke p\u00ebrmendur konkretisht emrin e Imer Hajdarit.<\/p>\n<p>Sipas tyre si personi p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb kishte veshur polic t\u00eb burgjeve nipin e tij Alket Hajdari, ky i fundit i cili kishte kryer edhe vrasjen e nj\u00ebriut t\u00eb tyre t\u00eb af\u00ebrt, Shaban Xhe\u00e7uka.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p><strong>M\u00eb dat\u00eb 10 Prill 2012, rreth or\u00ebs 6.00, Salla Operative e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb ka marr\u00eb njoftim se\u00a0<\/strong><strong>n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Teodor Keko\u2019 n\u00eb kryeqytet \u00a0pran\u00eb filialit t\u00eb nj\u00eb banke t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur i vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri, shtetasi Imer Hajdari, me detyr\u00eb oficer pran\u00eb burgut 313 Tiran\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ku nga hetimi paraprak rezultoi se viktima ishte duke l\u00ebvizur me automjetin tip \u2018Seat\u2019 ngjyr\u00eb gri me targ\u00eb AA762AD \u00a0nga banesa e marr\u00eb me qira n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs kryesore, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb u konstatua n\u00eb vendin e ngjarjes ishte se Imer Hajdari kishte marr\u00eb tri plumba n\u00eb trup.<\/p>\n<p>Plumba q\u00eb i kishin marr\u00eb jet\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pa i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shp\u00ebtonte.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga sa u pa qit\u00ebsi q\u00eb mendohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb i vet\u00ebm, e priti pren\u00eb e tij n\u00eb rrugic\u00ebn para se viktima t\u00eb dilte me makin\u00ebn e tij n\u00eb rrug\u00ebn kryesore.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb u konstatua edhe nga qet\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn autori ishte afruar..<\/p>\n<p>Si dhe qitjet q\u00eb kishte kryer n\u00eb xhamin e p\u00ebrparm\u00eb t\u00eb automjetit me t\u00eb cil\u00ebn efektivi i burgjeve Imer Hajdari l\u00ebvizte at\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>Duke zgjedhur t\u2019i dal\u00eb atij p\u00ebrpara dhe ta q\u00eblloj\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur makina kishte ulur shpejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Koh\u00eb e mjaftueshme kjo p\u00ebr vras\u00ebsin t\u00eb mblidhte edhe g\u00ebzhojat.<\/p>\n<p>Duke pastruar k\u00ebsisoj vendin e krimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb krim q\u00eb dukej i organizuar mir\u00eb dhe nga nj\u00eb dor\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm kishte studiuar zon\u00ebn, por edhe kishte marr\u00eb informacione t\u00eb sakta mbi l\u00ebvizjet e sh\u00ebnjestr\u00ebs.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>Nga dinamika e ngjarjes rezulton se viktima \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri, brenda n\u00eb automjet pa arritur t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn kryesore.<\/p>\n<p>Nga kqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes, po k\u00ebshtu ka rezultuar se n\u00eb xhamin e par\u00eb t\u00eb automjetit t\u00eb drejtuar nga viktima ndodheshin tre vrima hyrje n\u00eb pjes\u00ebn nga ana e drejtuesit t\u00eb mjetit, nd\u00ebrsa viktima u gjet i pajet\u00eb n\u00eb sediljen e shoferit.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb\u00a0 q\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, nuk arrit t\u00eb gjendet asnj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb trupin e viktim\u00ebs u konstatuan 3 plag\u00eb me arm\u00eb zjarri.<\/strong><\/p>\n<p>Pra nga sa shikohet autori mendohet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb qit\u00ebs profesionist.<\/p>\n<p>Kjo jo vet\u00ebm p\u00ebr shkatht\u00ebsin\u00eb q\u00eb ai ka treguar n\u00eb veprime por edhe p\u00ebr dor\u00ebn e st\u00ebrvitur.<\/p>\n<p>Duke e goditur sakt\u00ebsisht viktim\u00ebn n\u00eb pikat m\u00eb nevralgjike t\u00eb trupit.<\/p>\n<p>Neutralizim\u00a0 q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim eleminimin e tij t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb interesante \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb qit\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kujdesur gati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrpikt\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb rrezes s\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb duket se e ka arritur me sukses.<\/p>\n<p>Pasi nga kqyrja e pamjeve filmike n\u00eb zon\u00eb, ai nuk shfaqet as n\u00eb momentin para krimit dhe as gjat\u00eb kryerjes s\u00eb atentatit.<\/p>\n<p>Por nga ajo q\u00eb vihet re \u00ebsht\u00eb se grupi hetues \u00ebsht\u00eb ndalur n\u00eb kqyrjen e pamjeve filmike vet\u00ebm para dhe pas atentatit.<\/p>\n<p>Por jo n\u00eb dit\u00ebt e m\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse n\u00eb zon\u00eb kishte l\u00ebvizje t\u00eb personave t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Apo qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb krehur kamerat n\u00eb zon\u00ebn dit\u00ebn para dhe pas ngjarjes.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mang\u00ebsi p\u00ebrsa i p\u00ebrket hetimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>Nga kqyrja e pamjeve filmike t\u00eb bank\u00ebs nuk rezultoi ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr hetimin, p\u00ebr shkak se nuk kishin fush\u00ebpamje mbi vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktekspertimi kimik i faktor\u00ebve plot\u00ebsues t\u00eb qitjes ka rezultuar se n\u00eb kat\u00ebr gjurm\u00ebkopjuesit objekt ekspertimi p\u00ebr shtetasit Gjergj Ka\u00e7urri dhe Akil Xhe\u00e7uka nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar prania e nitriteve, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb faktor\u00ebt plot\u00ebsues t\u00eb qitjes.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse pik\u00ebrisht t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u thirr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kampion\u00eb plot\u00ebsues t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb qitjes ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes Xhe\u00e7uka?<\/p>\n<p>Familjar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u mbajt\u00ebn edhe n\u00eb vazhdim n\u00eb p\u00ebrgjim, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb dokumentuar lidhjen e tyre me vrasjen e efektivit t\u00eb burgjeve Imer Hajdari.<\/p>\n<p>Vrasje q\u00eb si\u00e7 tham\u00eb vinte pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb 1- vjetorit t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje, asaj t\u00eb Shahin Xhe\u00e7uk\u00ebs.<\/p>\n<p>I cili m\u00eb dat\u00eb 23 Prill 2011, u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje n\u00eb Mamurras nga Alket Hajdari, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb punonte si efektiv n\u00eb policin\u00eb e burgjeve. Alket Hajdari q\u00eb ishte nipi i Imer Hajdarit, policit t\u00eb burgut 313 q\u00eb u vra n\u00eb Tiran\u00eb. Ku t\u00eb dyshuar edhe si organizator\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vrasje jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb fisit Xhe\u00e7uka.<\/p>\n<p>Por q\u00eb faj\u00ebsia e tyre ka mbetur ende e paprovuar.<\/p>\n<p>Dosja Hetimore<\/p>\n<p>Nga ekspertimi i telefonit t\u00eb shtetasit F. Xhe\u00e7uka, u konkludua se nga memoria e telefonit t\u00eb tij, nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitohen t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb fshira. Nd\u00ebrsa nga karta Sim nuk jan\u00eb konstatuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb fshira.<\/p>\n<p><strong>Po k\u00ebshtu nga interceptimi i bisedave t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta midis familjar\u00ebve t\u00eb shtetasit Shahin Xhe\u00e7uka, n\u00eb ceremonin\u00eb e 1 vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb tij, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin e quajtur \u2018Varrezat e Mamurrasit\u2019, nuk u mund\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfitoheshin t\u00eb dh\u00ebna me interes p\u00ebr hetimin e procedimit penal.<\/strong><\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb ishte kjo vrasje q\u00eb kishte sjell\u00eb kaq shum\u00eb andrralla p\u00ebr familjen Hajdari?<\/p>\n<p>Dhe pse target tashm\u00eb i familjes Xhe\u00e7uka ishte pik\u00ebrisht efektivi i burgjeve Imer Hajdari?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb deklaroi n\u00eb polici, tashm\u00eb e veja e Imer Hajdarit, n\u00eb lidhje me shqet\u00ebsimet q\u00eb i kishte sjell\u00eb n\u00eb familje, vrasja e Shahin Xhe\u00e7uk\u00ebs, kryer nga nipi i burrit t\u00eb saj, tashm\u00eb t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pse pik\u00ebrisht familja Xhe\u00e7uka e k\u00ebrkonte gjakun e humbur t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tyre, Shahin Xhe\u00e7uka, te Imer Hajdari?<\/p>\n<p>Xhevahire Hajdari, e veja e Imer Hajdarit, q\u00eb rr\u00ebfeu edhe t\u00eb gjith\u00eb konfliktin, nga i cili dyshohet se pasoi edhe vrasja e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Xhevahire Hajdari<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti im, Imer Hajdari, ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar si efektiv policie n\u00eb burgun e Fush\u00eb-Kruj\u00ebs dhe nga aty m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb burgun 313 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transferim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nj\u00eb hasm\u00ebri e krijuar \u00a0me familjen e shtetasit Hysen Xhecuka.<br \/>Hasm\u00ebri e cila ka lindur pasi nipi i bashk\u00ebshortit tim, Alket Hajdari, m\u00eb dat\u00eb 23 Prill 2012, ka vrar\u00eb shtetasin Shahin Xhe\u00e7uka. Dhe pas k\u00ebsaj vrasje \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar n\u00eb polici.<br \/>Do t\u00eb vrasim m\u00eb t\u00eb mirin e fisit\u201d\/ Hakmarrja mes dy familjeve n\u00eb Mamurras, \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d zbardh d\u00ebshmin\u00eb e kunatit t\u00eb Imer Hajdarit: Ai e kishte veshur nipin polici<\/p>\n<p>N\u00eb emisionin \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb Ne\u00ebs24, u transmetua k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb nj\u00eb documentar bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e deritanishme nga hetimet p\u00ebr vrasjen e Imer Hajdarit, 14 vjet m\u00eb par\u00eb, vrasje q\u00eb ende nuk ka autor\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse hasm\u00ebria nisi nga nj\u00eb vrasje e kryer nga nipi i Imerit, Alket Hajdari, familja Xhe\u00e7uka d\u00ebrgoi fjal\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb vriste m\u00eb t\u00eb mirin e fisit, duke detyruar burrat e sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb ngujohen.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb polici nga kunati i Imer Hajdarit, m\u00ebsohet se p<strong>asi Alketi vrau me arm\u00eb zjarri shtetasin Shahin Xhe\u00e7uka, Imeri ishte n\u00eb hasm\u00ebri me k\u00ebt\u00eb fis.<\/strong><\/p>\n<p>Arsye p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai u ngujua p\u00ebr rreth 4 muaj duke u mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, pasi fisi Xhe\u00e7uka nuk i kishte falur.<\/p>\n<p>Dhe jo vet\u00ebm kaq por ishin shprehur se \u2018do t\u00eb vrasim m\u00eb t\u00eb mirin e fisit\u2019 dhe inatin e kishin me Imerin pasi sipas tyre ai e kishte veshur Alketin polic\u201d, tregon kunati i viktim\u00ebs.<br \/>Edhe pse nga familja Hajdari u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb biseduar me familjen Xhe\u00e7uka, kjo e fundit nuk pranoi falje.<\/p>\n<p>Madje ata nuk pranuan as pajtues q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsonin p\u00ebr t\u00eb ulur gjakrat.<\/p>\n<p>Por u shpreh\u00ebn qartazi se sh\u00ebnjestra e tyre do t\u00eb ishte Imer Hajdari.<\/p>\n<p>\u201cPasi Alketi vrau Shahin Xhe\u00e7uk\u00ebn, babai i tij me an\u00eb t\u00eb disa miqve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, \u00e7oi fjal\u00eb sipas zakonit n\u00eb familjen Xhe\u00e7uka, por nga ana e tyre mor\u00ebn bes\u00eb vet\u00ebm 24 or\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb varirm dhe m\u00eb pas do t\u00eb vepronin sipas Kanunit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij momenti Imeri dhe burrat e tjer\u00eb t\u00eb familjes Hajdari u ngujuan n\u00eb sht\u00ebpi, pasi fisi Xhe\u00e7uka ishte shprehur se nuk i kishte falur.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb detyroi Imerin t\u00eb largohej nga Mamurrasi dke t\u00eb vendosej me banim n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb polici, kunati i Imerit, Muharrem Hima.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb p\u00ebrpara grupit hetues dha dhe nj\u00eb nga kush\u00ebrinjt\u00eb e Imer Hajdarit i cili theksoi faktin q\u00eb fisi Xhe\u00e7uka t\u00eb gjith\u00eb inatin e kishte me Imer Hajdarin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si fajtor p\u00ebr veprimet e nipit t\u00eb tij, q\u00eb q\u00eblloi mbi njeriun e tyre.<\/p>\n<p>Ngujim q\u00eb \u00e7oi edhe n\u00eb ndryshimin e rrjedh\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb famljes Hajdari.<\/p>\n<p>E cila e gjendur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb izolimi dhe v\u00ebshtir\u00ebsie ekonomike, detyroi kryefamiljarin e saj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Imer Hajdarin, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte transferimin n\u00eb nj\u00eb burg tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb u mund\u00ebsua nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, n\u00eb Burgun \u2018313\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFisi Xhe\u00e7uka \u00e7oi fjal\u00eb se kush ta ndjej\u00eb veten fajtor t\u00eb mbyllet n\u00eb sht\u00ebpi. Po k\u00ebshtu ata than\u00eb se do t\u00eb hakmerren tek fisi i Alketit, duke u shprehur se:\u2019fajtor p\u00ebr vrasjen e Shahin Xhe\u00e7uk\u00ebs, \u00ebsht\u00eb Imeri, pasi ai e veshi Alketin polic dhe se mund t\u00eb hakmerreshin ndaj tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje t\u00eb ndodhur. Ishin k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb e shtyn\u00eb Imerin t\u00eb transferohej me pun\u00eb\u201d, m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb polici kush\u00ebriri i Imerit, me iniciale SH.H.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, Imer Hajdari i druhej m\u00eb shum\u00eb hakmarrjes q\u00eb mund t\u00eb vinte nga ana e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Shahin Xhe\u00e7uk\u00ebs.<\/p>\n<p>Viktim\u00ebs s\u00eb nipit t\u00eb tij Alket Hajdari.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb than\u00eb n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tyre, t\u00eb af\u00ebrmit e Shahin Xhe\u00e7uk\u00ebs.<\/p>\n<p>A ishin ata t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb deklarimet e tyre.<\/p>\n<p>Dhe a mund t\u00eb ishin ata vras\u00ebsit vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb kishin \u00e7uar fjal\u00eb p\u00ebr ngujimin e familjes Hajdari?<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb News24, me autore Klodiana Lala, solli k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb historin\u00eb e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 10 Prill 2012 n\u00eb Tiran\u00eb. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e dosjes hetimore, gjat\u00eb emisionit u transmetuan detaje t\u00eb reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjith\u00ebse familjar\u00ebt e Imer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68273","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68273","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68273"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68273\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68273"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68273"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68273"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}