{"id":68236,"date":"2026-02-03T15:55:02","date_gmt":"2026-02-03T15:55:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/03\/alarmi-mjedisor-dhe-arrestimet-masive-zberthimi-i-skemes-se-kontrabandes-se-mbetjeve\/"},"modified":"2026-02-03T15:55:02","modified_gmt":"2026-02-03T15:55:02","slug":"alarmi-mjedisor-dhe-arrestimet-masive-zberthimi-i-skemes-se-kontrabandes-se-mbetjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/03\/alarmi-mjedisor-dhe-arrestimet-masive-zberthimi-i-skemes-se-kontrabandes-se-mbetjeve\/","title":{"rendered":"Alarmi mjedisor dhe arrestimet masive: Zb\u00ebrthimi i skem\u00ebs s\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb mbetjeve"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjigja ishte e vonuar, por jo surpriz\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas sekuestrimit t\u00eb bujsh\u00ebm n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, Prokuroria konfirmoi m\u00eb 24 dhjetor 2025 se konteiner\u00ebt mbartnin mbi 2800 ton mbetje t\u00eb rrezikshme me origjin\u00eb nga furnaltat e kompanis\u00eb \u201cKurum International\u201d, duke dokumentuar me gjas\u00eb krimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mjedisor t\u00eb dekadave t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve t\u00eb ekspertimit t\u00eb kryer n\u00eb Itali, mbetjet i p\u00ebrkasin kategoris\u00eb s\u00eb pluhurit t\u00eb furr\u00ebs elektrike me qark \u2013 EAFD; t\u00eb klasifikuara si t\u00eb rrezikshme nga legjislacioni shqiptar dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe me p\u00ebrmbajtje shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zinkut dhe hekurit, t\u00eb shoq\u00ebruara me plumb, bak\u00ebr, mangan, kalium, kalcium dhe squfur.<\/p>\n<p>Kontrabandimi i mbetjeve drejt Tajland\u00ebs n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 shkaktoi nj\u00eb alarm nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi organizata mjedisore \u201cBasel Action Network\u201d e akuzoi Shqip\u00ebrin\u00eb se po shkelte konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr trajtimin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrritja e akt-ekspertimit t\u00eb mbetjeve nga Italia ishte prova e fundit e nj\u00eb serie veprimesh hetimore t\u00eb kryera nga Prokuroria e Durr\u00ebsit, e cila k\u00ebrkoi n\u00eb gjykat\u00eb 33 masa sigurie p\u00ebr drejtuesit e kompanis\u00eb turke \u201cKurum\u201d, drejtuesit e kompanis\u00eb eksportuese \u201cSokolaj\u201d si dhe zyrtar\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit, drejtoris\u00eb s\u00eb Doganave n\u00eb Durr\u00ebs si dhe punonj\u00ebsit e disa kompanive t\u00eb tjera t\u00eb akuzuara p\u00ebr shkelje t\u00eb legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>Sipas vendimit p\u00ebr masa sigurie q\u00eb BIRN e disponon, eksportimi i 102 konteiner\u00ebve drejt Tajland\u00ebs n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 tregoi se i gjith\u00eb zinxhiri mjedisor p\u00ebr monitorimin dhe trajtimin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme n\u00eb Shqip\u00ebri nuk funksionin \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kompani private dhe zyrtar\u00eb publik\u00eb akuzohen se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skem\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb kompanit\u00eb \u201cKurum\u201d dhe \u201cSokolaj\u201d shpk, t\u00eb cilat edhe pse ishin n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mbetjeve, akuzohen se kan\u00eb kryer falsifikime dhe veprime t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb fshehur llojin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mbetjeve, duke shmangur detyrimet ligjore vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr trajtimin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 ngarkes\u00ebs s\u00eb bllokuar pas alarmit t\u00eb ngritur nga organizata \u201cBasel Action Network\u201d, hetimi ka zbuluar se kompania \u201cSokolaj\u201d kishte kryer edhe tre ekporte t\u00eb tjera t\u00eb mbetjeve t\u00eb Kurum drejt Tajland\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn n\u00ebntor 2023- korrik 2024.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Gjykata e Durr\u00ebsit vendosi 33 masa sigurie p\u00ebr skandalin e kontrabandimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme, mes t\u00eb cilave 26 masa \u201earrest me burg\u201d dhe 7 masa t\u00eb \u201earrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj administratorit t\u00eb kompanis\u00eb \u201eKurum International\u201d Erdal Demir dhe shtat\u00eb drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb u vendos\u00ebn masat e arrestit me burg p\u00ebr veprat penale t\u00eb kontraband\u00ebs me mallra t\u00eb ndaluara ose t\u00eb kufizuara, falsifikimit t\u00eb dokumenteve, menaxhimit t\u00eb mbetjeve si dhe pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjtat akuza u vendos\u00ebn masa arresti me burg p\u00ebr pronaren e kompanis\u00eb Sokolaj, Gjovana Sokolaj, ish-administratoren Oliziana Pemati dhe administratorin e nj\u00eb kompanie kroate, Doni Sokolaj.<\/p>\n<p>Ish-drejtoresha e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit, Arta Dollani, drejtoresha aktuale Marjeta P\u00ebrlala dhe shtat\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj agjencie akuzohen p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb lidhje me d\u00ebshtimin e mbik\u00ebqyrjes dhe monitorimit t\u00eb lejeve mjedisore ndaj kompanis\u00eb \u201eKurum\u201d dhe kompanive t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>Ndaj Dollanit dhe P\u00ebrlal\u00ebs u vendos\u00ebn masat e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>N\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb edhe drejtuesit e kompanis\u00eb koncesionare t\u00eb terminalit lindor t\u00eb portit t\u00eb Durr\u00ebsit, EMS Albanian Port Operator, pes\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, dy inspektor\u00eb t\u00eb Autoritetit Portual si dhe drejtues t\u00eb disa kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Biznesi me mbetjet e rrezikshme <\/strong><\/p>\n<p>Forcat e policis\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb kontenier\u00ebt me mbetjet e dyshuara drejt Porto Romanos. Foto: LSA.<\/p>\n<p>Kompania turke \u201cKurum International\u201d operon n\u00eb ish-Kombinatin Metalurgjik t\u00eb Elbasanit q\u00eb prej vitit 1998 dhe \u00ebsht\u00eb furnizues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rajonal i shufrave t\u00eb hekurit p\u00ebr nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb reduktuar ndotjen e shkaktuar nga industria, Kurum ka instaluar prej vitit 2010 nj\u00eb sistem\u00a0 filtrash p\u00ebr kapjen e mbetjeve t\u00eb hirit nga trajtimi i gazeve t\u00eb oxhakut n\u00eb ish-Kombinatin Metalurgjik. Sipas deklaratave t\u00eb vetmonitorimit mjedisor t\u00eb kompanis\u00eb, ajo prodhon mij\u00ebra ton mbetje t\u00eb rrezikshme t\u00eb hirit t\u00eb oxhakut \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Sipas hetimit t\u00eb kryer nga prokuroret Mediana Meta dhe Suela Beluli, kompania \u201cKurum\u201d ka shkelur legjislacionin dhe lejet mjedisore jo vet\u00ebm n\u00eb trajtimin e tonelatave t\u00eb hirit t\u00eb oxhaqeve t\u00eb \u00e7elikut, por edhe n\u00eb trajtimin e mbetjeve t\u00eb tjera jo t\u00eb rrezikshme si p\u00ebr shembull skorjet.<\/p>\n<p>Ortak\u00ebria mes kompanive \u201cKurum\u201d dhe \u201cSokolaj\u201d dokumentohet t\u00eb ket\u00eb filluar q\u00eb n\u00eb vitin 2022, koh\u00eb kur \u201cSokolaj\u201d dor\u00ebzoi nj\u00eb aplikim pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit p\u00ebr t\u2019u pajisur me autorizim eksporti.<\/p>\n<p>Sipas aplikimit, Sokolaj angazhohej q\u00eb t\u00eb blinte deri n\u00eb 50 mij\u00eb ton mbetje nga Kurum deri n\u00eb vitin 2029, p\u00ebr t\u2019i eksportuar ato drejt Tajland\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas refuzimit t\u00eb autorizimit nga Ministria e Mjedisit, dy kompanit\u00eb vun\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nj\u00eb plan p\u00ebr eksportimin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u201cMosdh\u00ebnia e autorizimit nga Ministria e Mjedisit p\u00ebr t\u00eb eksportuar k\u00ebt\u00eb lloj mbetje ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria Sokolaj dhe Kurum t\u2019i eksportojn\u00eb k\u00ebto mbetje n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pa autorizimin p\u00ebrkat\u00ebs dhe duke fshehur natyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mbetjes n\u00eb aktet shkresore\u2026,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimi zbulon se dy kompanit\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00ebn kontrabandimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme p\u00ebrmes falsifikimit t\u00eb klasifikimit t\u00eb tyre; ato u p\u00ebrshkruan n\u00eb dokumente her\u00eb si oksid hekuri dhe her\u00eb si oksid zinku, t\u00eb pashoq\u00ebruara me kodin e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 gusht 2023, mes kompanis\u00eb \u201cKurum\u201d dhe asaj \u201cSokolaj\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje p\u00ebr produktin me p\u00ebrshkrim Oksid Hekuri, me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ndryshuesh\u00ebm sipas burs\u00ebs. Sipas kontrat\u00ebs, kompania Kurum merr p\u00ebrsip\u00ebr dor\u00ebzimin e mallit n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1-vje\u00e7are, s\u00eb bashku me fatur\u00ebn dhe certifikat\u00ebn e analiz\u00ebs.<\/p>\n<p>Kontrata \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga kompania GS Minerals d.o.o me seli n\u00eb Kroaci, e kontrolluar gjithashtu nga familja Sokolaj dhe \u00ebsht\u00eb depozituar nga Kurum n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj kontrate, Kurum ka l\u00ebshuar dy fatura tatimore; e para m\u00eb 3 tetor 2023 me p\u00ebrshkrimin \u201cOksid zinku (n\u00eb thas\u00eb) me sasi 2 mij\u00eb ton dhe e dyta me dat\u00eb 16 n\u00ebntor 2023 me p\u00ebrshkrimin Oksid Hekuri n\u00eb sasin\u00eb 852,740 kilogram\u00eb. M\u00eb pas, Kurum ka l\u00ebshuar nj\u00eb fatur\u00eb korrigjuese jasht\u00eb sistemit t\u00eb fiskalizimit p\u00ebr sasin\u00eb 2 mij\u00eb ton, duke e ndryshuar p\u00ebrshkrimin e produktit nga Oksid Zinku n\u00eb Oksid Hekuri.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, produkti nuk ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb as Oksid Hekuri dhe as Oksid Zinku, por nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje kimike e karakterizuar nga p\u00ebrmbajtje t\u00eb larta t\u00eb zinkut dhe hekurit\u2026 n\u00eb nivele tipike t\u00eb pluhurit t\u00eb furr\u00ebs elektrike t\u00eb \u00e7elikut (EAF dust) \u2013 e klasifikuar si mbetje e rrezikshme.<\/p>\n<p>Manipulimet kan\u00eb vazhduar sipas Prokuroris\u00eb edhe pasi mbetjet i jan\u00eb shitur kompanis\u00eb GS Minerals d.o.o, e cila nga ana e saj i ka shitur ato te dy kompani offshore t\u00eb regjistruara n\u00eb Hong Kong dhe Singapor.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkeljet e m\u00ebsip\u00ebrme, Prokuroria akuzon administratorin e Kurum, Erdal Demir, i cili n\u00eb bashk\u00ebpunim me Gjovana Sokolajn kan\u00eb kryer veprat penale t\u00eb kontraband\u00ebs me mallra t\u00eb ndaluar, falsifikimit t\u00eb dokumenteve dhe pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 eksportit t\u00eb paligjsh\u00ebm, Prokuroria pretendon se mes kompanive Kurum, Sokolaj dhe GS Minerals d.o.o ka funksionuar gjithashtu nj\u00eb skem\u00eb e pastrimit t\u00eb parave me burim aktivitetin e kontraband\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania \u201cKurum\u201d ka p\u00ebrfituar para nga shitja e tonelatave t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhej t\u00eb shpenzonte para p\u00ebr asgj\u00ebsimin e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kompania \u201cSokolaj\u201d i ka bler\u00eb mbetjet p\u00ebr 75 mij\u00eb dollar\u00eb nga kompania \u201cKurum\u201d dhe ka fituar mbi 242 mij\u00eb dollar\u00eb duke ia shitur ato kompanis\u00eb GS Minerals d.o.o n\u00eb Kroaci, t\u00eb cil\u00ebn e kontrollonte po vet\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbetjet jan\u00eb shitur nga GS Minerals me pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim q\u00eb Sokolaj ia ka bler\u00eb kompanis\u00eb \u201cKurum\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb sip\u00ebr, duke qen\u00eb se shoq\u00ebria GS Minerals zot\u00ebrohet nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt persona, krijohet dyshimi i arsyesh\u00ebm se kjo shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb krijuar jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar procesin e eksportit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme me t\u00eb tret\u00ebt, por edhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar origjin\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb pajustifikuara,\u201d thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 transaksionit t\u00eb kryer me kompanin\u00eb Sokolaj, Prokuroria e Durr\u00ebsit e akuzon kompanin\u00eb Kurum edhe p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera mjedisore, t\u00eb cilat lidhen me transferimin e nj\u00eb sasie t\u00eb madhe mbetjesh t\u00eb rrezikshme drejt kompanis\u00eb \u201cAlliance Resource\u201d dhe trajtimin e skorjeve p\u00ebrmes kompanis\u00eb Bajrami N.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, shoq\u00ebria Alliance Resource nuk disponon kushtet e nevojshme p\u00ebr trajtimin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme dhe as kapacitete p\u00ebr t\u00eb trajtuar sasit\u00eb e st\u00ebrm\u00ebdha q\u00eb i kishte transferuar Kurum, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kompania tjet\u00ebr, Bajrami N, \u201cnuk disponon leje p\u00ebr p\u00ebrpunimin dhe trajtimin e skorjeve\u201d, t\u00eb cilat nuk dihet se ku kan\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebsia shtet\u00ebrore <\/strong><\/p>\n<p>Anija \u201cMolivia\u201d e ankoruar n\u00eb portin e Durr\u00ebsit. Foto: Eriola Azizolli.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit t\u00eb skandalit me mbetje t\u00eb rrezikshme, Prokuroria e Durr\u00ebsit pretendon se ka zbuluar shkelje t\u00eb ligjit dhe shp\u00ebrdorim detyre nga drejtuesit e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit, AKM, nga punonj\u00ebs t\u00eb Doganave, t\u00eb Autoritetit Portual Durr\u00ebs si dhe nga kompania koncesionare q\u00eb menaxhon terminalin lindor, EMS Albanian Port Operator.<\/p>\n<p>Prokuroria akuzon ish-drejtoresh\u00ebn e AKM, Arta Dollani, drejtoresh\u00ebn aktuale, Marjeta P\u00ebrlala si dhe pes\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni p\u00ebr shkelje n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs si institucion mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr respektimin e kritereve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit.<\/p>\n<p>Sipas hetimit, AKM nuk ka kryer inspektime n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin pran\u00eb shoq\u00ebrive Kurum International, Alliance Resorce, Sokolaj dhe ESM APO, duke i hapur rrug\u00ebn grumbullimit, transportimit dhe kontrabandimit t\u00eb mbetjeve t\u00eb rrezikshme t\u00eb kodit 10 02 07*.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se AKM nuk ka kryer inspektime periodike tematike, por vet\u00ebm inspektime vjetore t\u00eb p\u00ebrgjithshme, n\u00eb t\u00eb cilat gjithashtu evidentohen shkelje mbi rezultatet e inspektimit,\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, AKM \u00ebsht\u00eb gjithashtu p\u00ebrgjegj\u00ebse se nuk ka monitoruar cil\u00ebsin\u00eb e vet\u00ebmonitorimeve t\u00eb kompanive private, t\u00eb cilat i kan\u00eb kryer ato fiktivisht dhe n\u00eb shkelje t\u00eb detyrimeve t\u00eb diktuara nga ligji.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr hallk\u00eb problematike n\u00eb zinxhir \u00ebsht\u00eb Drejtoria Doganore e Durr\u00ebsit, e cila sipas Prokuroris\u00eb i ka trajtuar praktikat n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, duke lejuar eksportimin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Sipas hetimit, mbetjet e rrezikshme jan\u00eb depozituar nga kompania \u201cKurum\u201d n\u00eb terminalin lindor t\u00eb portit t\u00eb Durr\u00ebsit, i operuar nga kompania koncesionare EMS Albania Port Operator, edhe pse kjo e fundit nuk ishte pajisur me leje mjedisore p\u00ebr pranimin e tyre.<\/p>\n<p>Kompania EMS APO i ka dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb Sokolaj hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr depozitimin e mbetjeve n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, p\u00ebrmes disa kontratave t\u00eb qiras\u00eb t\u00eb lidhura me kompanin\u00eb GS Minerals d.o.o.<\/p>\n<p>Kompania koncesionare kishte gjithashtu detyrimin q\u00eb t\u00eb raportonte periodikisht mbi llojin e mbetjeve q\u00eb depozitonte, por nuk e ka p\u00ebrmbushur at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin objekt hetimi, EMS APO ka pranuar n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 4 raste t\u00eb grumbulloj\u00eb mbetje t\u00eb rrezikshme, pa kryer asnj\u00eb lloj verifikimi dhe pa pasur asnj\u00eb mekaniz\u00ebm sigurie p\u00ebr t\u00eb shmangur efektet e d\u00ebmshme n\u00eb mjedis dhe n\u00eb sh\u00ebndet,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs. \/BIRN<\/p>\n<p><strong>Masat e siguris\u00eb <\/strong><\/p>\n<p><strong>Erdal Demir<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Administratori i \u201cKurum International\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Yusuf Sezai Kurum<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Administrator me prokur\u00eb i \u201cKurum\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Gjovana Sokolaj<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pronare e kompanis\u00eb \u201cSokolaj\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Doni Sokolaj<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Administrator i kompanis\u00eb D.o.o Minerals n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Olizana Pemati<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Ish- administratore e kompanis\u00eb \u201cSokolaj\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Mujo Ilazaj<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Drejtori i Transportit n\u00eb kompanin\u00eb \u201cKurum\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Rami Bunga<\/strong> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Specialist pran\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb mjedisit n\u00eb \u201cKurum\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Harun Sarica<\/strong>\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Drejtori i prodhimit t\u00eb \u00e7elikut n\u00eb \u201cKurum\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Arif Shkalla<\/strong>\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Drejtues n\u00eb kompanin\u00eb \u201cKurum\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Shaban Hyseni<\/strong> \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0Drejtor i departamentit te shitjeve n\u00eb \u201cKurum\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Mirjeta Zotaj<\/strong> \u00a0Kontabiliste e kompanis\u00eb \u201cSokolaj\u201d n\u00eb arrest sht\u00ebpiak<\/p>\n<p><strong>Mikail Hila<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Aksioner i agjencis\u00eb doganore \u201cJoti Spedition\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Mbarime Koroci<\/strong>\u00a0\u00a0 Aksionere e kompanis\u00eb \u201cAlliance Resource\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Nazif Bajrami<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Pronar i kompanis\u00eb \u201cBajrami N\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Andon Prifti<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Administrator i kompanis\u00eb \u201cBajrami N\u201d n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Petrit Qosja<\/strong>\u00a0\u00a0 Person fizik n\u00eb tregtin\u00eb e mbetjeve n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Julian Kapedani<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Dega e Dogan\u00ebs Durr\u00ebs n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Indrit Likaj<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Dega e Dogan\u00ebs Durr\u00ebs n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Helidon Lila<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Dega e Dogan\u00ebs Durr\u00ebs n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Edmond Voda<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Dega e Dogan\u00ebs Durr\u00ebs n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Shk\u00eblqim Jakupi<\/strong>\u00a0\u00a0 Dega e Dogan\u00ebs Durr\u00ebs n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Florian \u00c7imo<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Administrator i kompanis\u00eb koncesionare EMS APO n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Gazmend Sina<\/strong>\u00a0 Punonj\u00ebs i kompanis\u00eb koncesionare EMS APO n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Ingo Hesse<\/strong>, administrator i kompanis\u00eb EMS APO n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Arta Dollani<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0 Ish- drejtoresha e P\u00ebrgjithshme e AKM n\u00eb arrest sht\u00ebpiak<\/p>\n<p><strong>Marjeta P\u00ebrlala<\/strong>\u00a0 Drejtoresha aktuale e AKM n\u00eb arrest sht\u00ebpiak<\/p>\n<p><strong>Dritan Seferaj<\/strong>\u00a0 Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Kledina Skendo<\/strong>\u00a0 Sektori i monitorimit t\u00eb lejeve mjedisore, AKM n\u00eb arrest sht\u00ebpiak<\/p>\n<p><strong>Bujana Ton\u00e7i\u00e7a<\/strong>\u00a0 Sektori i lejeve mjedisore, AKM n\u00eb arrest sht\u00ebpiak<\/p>\n<p><strong>Evis Mellonashi<\/strong>\u00a0\u00a0 Sektori i lejeve mjedisore, AKM n\u00eb arrest sht\u00ebpiak<\/p>\n<p><strong>Kejdi Ahmetaj<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Drejtoria e Inspektimit, AKM n\u00eb arrest me burg<\/p>\n<p><strong>Iva Musa<\/strong> Inspektore e Autoritetit Portual Durr\u00ebs, arrest sht\u00ebpiak<\/p>\n<p><strong>Xhulio Golgota<\/strong> Inspektor i Autoritetit Portual Durr\u00ebs, arrest me burg<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/03\/alarmi-mjedisor-dhe-arrestimet-masive-zberthimi-i-skemes-se-kontrabandes-se-mbetjeve\/\">Alarmi mjedisor dhe arrestimet masive: Zb\u00ebrthimi i skem\u00ebs s\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb mbetjeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjigja ishte e vonuar, por jo surpriz\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit pas sekuestrimit t\u00eb bujsh\u00ebm n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, Prokuroria konfirmoi m\u00eb 24 dhjetor 2025 se konteiner\u00ebt mbartnin mbi 2800 ton mbetje t\u00eb rrezikshme me origjin\u00eb nga furnaltat e kompanis\u00eb \u201cKurum International\u201d, duke dokumentuar me gjas\u00eb krimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mjedisor t\u00eb dekadave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":68237,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68236"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68236\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68237"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}