{"id":68187,"date":"2026-02-03T12:48:17","date_gmt":"2026-02-03T12:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/03\/pse-trump-eshte-i-fiksuar-pas-tiktok-ut-manipulimi-profilizimi-dhe-kercenimet-perdredhja-autoritare-e-rrjeteve-sociale-perballe-zgjedhjeve-te-ardhshme\/"},"modified":"2026-02-03T12:48:17","modified_gmt":"2026-02-03T12:48:17","slug":"pse-trump-eshte-i-fiksuar-pas-tiktok-ut-manipulimi-profilizimi-dhe-kercenimet-perdredhja-autoritare-e-rrjeteve-sociale-perballe-zgjedhjeve-te-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/03\/pse-trump-eshte-i-fiksuar-pas-tiktok-ut-manipulimi-profilizimi-dhe-kercenimet-perdredhja-autoritare-e-rrjeteve-sociale-perballe-zgjedhjeve-te-ardhshme\/","title":{"rendered":"Pse Trump \u00ebsht\u00eb i fiksuar pas TikTok-ut: manipulimi, profilizimi dhe k\u00ebrc\u00ebnimet, \u201cp\u00ebrdredhja autoritare\u201d e rrjeteve sociale p\u00ebrball\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme!"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 25 janar, nj\u00eb dit\u00eb pas ekzekutimit t\u00eb Alex Prettit n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Minneapolisit nga dy agjent\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb federale p\u00ebr kontrollin e emigracionit dhe kufijve (fam\u00ebkeqja ICE), Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb publikoi nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Instagram p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se infermieri i ri \u201cishte i armatosur\u201d (me nj\u00eb telefon inteligjent!), se \u201cishte i rreziksh\u00ebm\u201d (po i filmonte, n\u00eb fakt) dhe se, me pak fjal\u00eb, ishte faji i tij q\u00eb e kishin q\u00eblluar me dhjet\u00eb plumba pas shpine nd\u00ebrsa ishte shtrir\u00eb p\u00ebrdhe, me fytyr\u00eb nga toka.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb e pacip\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur faktet nga ana e Donald Trumpit nuk \u00ebsht\u00eb risi. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ishte nj\u00eb k\u00ebshilltare e r\u00ebnd\u00ebsishme e presidenc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb, Kellyanne Con\u00ebay, ajo q\u00eb na prezantoi konceptin e \u201ct\u00eb v\u00ebrtetave alternative\u201d p\u00ebr t\u00eb maskuar ato q\u00eb pothuajse gjithmon\u00eb jan\u00eb thjesht g\u00ebnjeshtra t\u00eb m\u00ebdha. Ndodhi n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe simbolike. Ishte 22 janari 2017, menj\u00ebher\u00eb pas betimit t\u00eb Donald Trumpit. Fotografit\u00eb e ceremonis\u00eb n\u00eb Uashington kund\u00ebrshtonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme at\u00eb q\u00eb kishte deklaruar z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Sean Spicer, i cili pohonte se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u201cinaugurimin me pjes\u00ebmarrjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb e inaugurimeve\u201d. E intervistuar n\u00eb televizion, Kellyanne Con\u00ebay e minimizoi g\u00ebnjeshtr\u00ebn galaktike t\u00eb kolegut: \u201cMos e dramatizoni kaq shum\u00eb, Sean Spicer nuk ka g\u00ebnjyer, thjesht ka marr\u00eb parasysh fakte alternative\u201d.<\/p>\n<p>Pas n\u00ebnt\u00eb vitesh \u201ct\u00eb v\u00ebrtetash alternative\u201d jemi m\u00ebsuar tashm\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb madje na b\u00ebjn\u00eb edhe t\u00eb buz\u00ebqeshim. Por fyerja ndaj t\u00eb ndjerit Alex Pretti n\u00eb rrjetet sociale m\u00eb ishte dukur e papranueshme dhe k\u00ebshtu, nga impulsi, at\u00eb dit\u00eb b\u00ebra di\u00e7ka q\u00eb prej koh\u00ebsh nuk e b\u00ebj m\u00eb: komentova postimin e \u201c\u00cbhite House\u201d. Shkrova: \u201cJan\u00eb t\u00eb gjitha g\u00ebnjeshtra\u201d. Nj\u00eb gj\u00eb e thjesht\u00eb, nuk ofendova ask\u00ebnd. Vet\u00ebm: \u201cJan\u00eb t\u00eb gjitha g\u00ebnjeshtra\u201d. N\u00eb rrjetet sociale thuhet shum\u00eb m\u00eb keq se kaq; edhe n\u00ebn postimet m\u00eb t\u00eb pafajshme ka gjithmon\u00eb dikush q\u00eb fyen, \u00ebsht\u00eb norm\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb k\u00ebt\u00eb. E megjithat\u00eb, brenda nj\u00eb sekonde ose nj\u00eb fraksioni t\u00eb saj, algoritmi i Metas e identifikoi komentin, e bllokoi dhe n\u00eb ekranin tim u shfaq nj\u00eb njoftim q\u00eb thoshte tri gj\u00ebra: gjuha fyese shkelte rregullat e platform\u00ebs; n\u00ebse do t\u00eb vendosja ta publikoja tekstin ashtu si\u00e7 ishte, me shum\u00eb gjas\u00eb nuk do t\u00eb ishte i duksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt; dhe s\u00eb fundi, n\u00ebse do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja me komente t\u00eb k\u00ebtij lloji, llogaria ime do t\u00eb \u00e7aktivizohej.<\/p>\n<p>Do t\u00eb m\u00eb nxirrnin jasht\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr faktin se kisha th\u00ebn\u00eb: \u201cJan\u00eb t\u00eb gjitha g\u00ebnjeshtra\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb klima tani n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u201ctrumpizimi\u201d i Instagramit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb. Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 12 janar, kishte ndodhur em\u00ebrimi si presidente dhe n\u00ebnkryetare e bordit i Dina Po\u00ebell McCormick. Duke dh\u00ebn\u00eb lajmin, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg kishte lavd\u00ebruar p\u00ebrvoj\u00ebn e saj \u201cn\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb financ\u00ebs bot\u00ebrore\u201d (ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Goldman Sachs) dhe \u201cmarr\u00ebdh\u00ebniet e saj t\u00eb thella n\u00eb mbar\u00eb globin\u201d. Marr\u00ebdh\u00ebnia m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e presidentes s\u00eb re t\u00eb Metas \u00ebsht\u00eb padyshim ajo me presidentin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ka punuar si Z\u00ebvend\u00ebs K\u00ebshilltare p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare. Trumpi, n\u00eb fakt, e lavd\u00ebroi menj\u00ebher\u00eb em\u00ebrimin duke e quajtur \u201cnj\u00eb zgjedhje fantastike\u201d, me shum\u00eb shkronja t\u00eb m\u00ebdha dhe me shum\u00eb pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse, si gjithmon\u00eb. Para saj, Zuckerbergu kishte pun\u00ebsuar nga Microsofti, Curtis Joseph Mahoneyn si shef t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ligjore. Ai ka qen\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebsues tregtar i Shteteve t\u00eb Bashkuara gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb Trump.<\/p>\n<p>Transformimi politik i Metas kishte nisur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, menj\u00ebher\u00eb para betimit t\u00eb presidentit t\u00eb ri, me hyrjen n\u00eb bordin drejtues t\u00eb Dana \u00cbhite, kreut t\u00eb \u201cUltimate Fighting Championship\u201d. T\u00eb gjjith\u00eb e din\u00eb se Dana \u00cbhite ka nj\u00eb lidhje personale miq\u00ebsie me Trumpin, t\u00eb lindur nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, kur ai ishte sip\u00ebrmarr\u00ebs i pasurive t\u00eb paluajtshme dhe organizonte ndeshje n\u00eb kazinon\u00eb e tij n\u00eb Atlantic City. Madje Dana e adhuron Donaldin dhe nuk humbet asnj\u00eb rast p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, nuk mund t\u00eb thuhet se gjat\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb muajve t\u00eb fundit Mark Zuckerberg nuk ka b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb hat\u00ebr presidentit t\u00eb ri t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb harroj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr \u201cta futur n\u00eb burg\u201d sapo t\u00eb rikthehej n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. Nuk mund t\u00eb mohohet, por me gjas\u00eb tani nuk mund t\u00eb postosh m\u00eb n\u00eb Instagram, sidomos n\u00ebse jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrve\u00e7se n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb rrezikosh fshirjen e profilit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat or\u00eb, n\u00eb TikTok, por vet\u00ebm n\u00eb Shtetet e Bashkuara, po ndodhte di\u00e7ka interesante. N\u00ebse provoje t\u00eb shkruaje fjal\u00ebn \u201cEpstein\u201d n\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar nj\u00eb p\u00ebrdoruesi tjet\u00ebr, platforma t\u00eb paralajm\u00ebronte se kishe shkelur rregullat dhe se mesazhi ishte bllokuar. Pamjet e ekranit t\u00eb k\u00ebtyre njoftimeve u shum\u00ebfishuan me shpejt\u00ebsi; shum\u00ebkush b\u00ebrtiti p\u00ebr skandal, ose m\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr censur\u00eb: n\u00eb fund t\u00eb fundit, lidhjet mes Donald Trumpit dhe financierit pedofil, i cili vdiq duke kryer vet\u00ebvrasje n\u00eb burg n\u00eb rrethana misterioze, jan\u00eb t\u00eb njohura; dhe pritshm\u00ebria p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb nga arkivi i vet\u00eb Epsteinit, t\u00eb cilin Departamenti i Drejt\u00ebsis\u00eb po e publikon me racione dhe me shum\u00eb hezitime, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ishte vet\u00ebm kjo q\u00eb shqet\u00ebsonte p\u00ebrdoruesit. Senatori kalifornian Scott \u00cbiener kishte publikuar nj\u00eb video p\u00ebr t\u00eb denoncuar nj\u00eb tjet\u00ebr fakt t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm: postimet e tij, n\u00eb t\u00eb cilat fliste p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u2019i padisnin agjent\u00ebt e ICE-s, kishin grumbulluar \u201czero shikime\u201d. Zero. Si ishte e mundur? Teknikisht, ai ishte \u201cshadow-banned\u201d (pezulluar n\u00eb hije), pra i ndaluar pa dijenin\u00eb e tij: postonte rregullisht, por askush nuk i shihte postimet. \u00c7far\u00eb po ndodhte? Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i TikTokut shpjegoi se \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb defekti elektrik\u201d kishte pasur nj\u00eb mosfunksionim t\u00eb nj\u00eb qendre t\u00eb dh\u00ebnash dhe se vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye disa p\u00ebrdorues po regjistronin ngadal\u00ebsim t\u00eb platform\u00ebs; sa i p\u00ebrket termit \u201cEpstein\u201d, nuk ishte bllokuar \u2013 larg qoft\u00eb! \u2013 dhe v\u00ebrtet, n\u00eb Culver City, n\u00eb zon\u00ebn metropolitane t\u00eb Los Angeles-it ku ndodhet selia e kompanis\u00eb, nuk e kuptonin se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet, kishte nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb menduar se k\u00ebto mosfunksionime nuk ishin rast\u00ebsore. Dhe edhe nj\u00eb arsye mjaft e r\u00ebnd\u00ebsishme. M\u00eb 22 janar,  nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori p\u00ebrs\u00ebritet disa her\u00eb, si\u00e7 do ta shohim,  kompania kineze Bytedance kishte shitur shumic\u00ebn e deg\u00ebs amerikane t\u00eb TikTok-ut te nj\u00eb entitet i ri i kontrolluar nga nj\u00eb grup investitor\u00ebsh t\u00eb lidhur me Donald Trumpin. Lajmi \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar shum\u00eb. Jo vet\u00ebm dhe jo aq p\u00ebr incidentet banale, por simbolike, t\u00eb regjistruara n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb aktivitetit, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb p\u00ebr rreth 200 milion\u00eb p\u00ebrdorues amerikan\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebn 30 vje\u00e7, n\u00eb nj\u00eb vit q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me zgjedhjet e n\u00ebntorit p\u00ebr rinovimin e t\u00eb gjith\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb Senatit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Trumpin dhe p\u00ebr ata q\u00eb i kund\u00ebrvihen k\u00ebsaj presidenc\u00eb, ai votim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kalim ky\u00e7.<br \/>\n\u00c7\u2019lidhje ka TikTok-u me zgjedhjet e ardhshme? Shum\u00eb, por aty do t\u00eb arrijm\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet sqaruar se Donald Trump \u00ebsht\u00eb i fiksuar pas fuqis\u00eb s\u00eb TikTok-ut p\u00ebr t\u2019i folur drejtp\u00ebrdrejt popullit. Ka nj\u00eb episod t\u00eb fundit q\u00eb e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. Madje nj\u00eb fotografi. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale pak para Krishtlindjeve, kur Trump priti kat\u00ebr gazetar\u00eb t\u00eb Ne\u00eb York Times p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb dy-or\u00ebshe (ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tha se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe se kufiri i vet\u00ebm q\u00eb pranon \u00ebsht\u00eb morali i tij). N\u00eb foto shihet i p\u00ebrqendruar duke par\u00eb nj\u00eb lloj flete gazete q\u00eb asistentja e tij, Natalie Harp, e quajtur \u201cAI\u201d p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb gjetur p\u00ebrgjigje n\u00eb internet, sapo ia ka dh\u00ebn\u00eb. Titulli i gazet\u00ebs \u00ebsht\u00eb: \u201cTrump on TikTok\u201d dhe titulli kryesor \u00ebsht\u00eb: \u201c339 MILIARD\u00cb, shikime totale t\u00eb #rump n\u00eb TikTok\u201d.<\/p>\n<p>TikTok ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb q\u00eb nga viti 2017, vet\u00ebm se at\u00ebher\u00eb presidenti u p\u00ebrpoq ta bllokonte platform\u00ebn n\u00eb Shtetet e Bashkuara duke thirrur arsye t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare (nj\u00eb arsyetim i tipit: kinez\u00ebt kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat tona, nuk mund ta tolerojm\u00eb).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Joe Bidenit tema mbeti e nxeht\u00eb dhe u b\u00eb bipartizane, duke \u00e7uar n\u00eb miratimin e nj\u00eb ligji q\u00eb do ta nxirrte TikTok-un jasht\u00eb ligjit n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrve\u00e7 rastit kur aktivitetet e tij t\u00eb transferoheshin te nj\u00eb kompani e kontrolluar nga investitor\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Afati maksimal i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kalim ishte 22 janari i vitit 2025. Pik\u00ebrisht dy dit\u00eb pas betimit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Donald Trump-it. i cili, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, luajti me fines\u00eb: n\u00eb vend q\u00eb ta zbatonte ligjin dhe t\u00eb hynte n\u00eb histori si ai q\u00eb kishte fikur rrjetin social t\u00eb preferuar t\u00eb miliona t\u00eb rinjve amerikan\u00eb, zgjodhi t\u00eb hynte n\u00eb histori si \u201cai q\u00eb e shp\u00ebtoi TikTokun\u201d. N\u00eb muajt e fundit e ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb her\u00eb: \u201cUn\u00eb jam shp\u00ebtimtari i TikTokut, besoj se p\u00ebrdoruesit duhet t\u00eb m\u00eb jen\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs\u201d. Dhe k\u00ebshtu, sapo mb\u00ebrriti n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, firmosi nj\u00eb urdh\u00ebr ekzekutiv q\u00eb e shtynte ndalimin me nj\u00eb vit dhe nisi nj\u00eb negociat\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>Natyrisht nuk e dim\u00eb se si kan\u00eb shkuar negociatat, por nga m\u00ebnyra se si p\u00ebrfunduan gj\u00ebrat mund ta deduktojm\u00eb me nj\u00eb siguri t\u00eb arsyeshme. Arsyetimi, pak a shum\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ky: n\u00eb Kin\u00eb TikToku (q\u00eb atje quhet Douyin) u tregon p\u00ebrdoruesve at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron qeveria; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb analoge, n\u00eb Shtetet e Bashkuara k\u00ebt\u00eb do ta vendos\u00eb presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, madje vet\u00eb Donald Trump, edhe kur t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb president; nd\u00ebrsa fitimet e kompanis\u00eb do t\u00eb ndahen p\u00ebrgjysm\u00eb. E arsyeshme. Edhe nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i kinez\u00ebve. N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00ebse TikToku deri tani ka qen\u00eb edhe nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb cenuar sh\u00ebndetin mendor dhe vlerat e t\u00eb rinjve per\u00ebndimor\u00eb \u2013 si\u00e7 pretendojn\u00eb disa teoricien\u00eb komploti \u2013 n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, \u00e7far\u00eb ka m\u00eb mir\u00eb sesa t\u2019u shfaq\u00ebsh vet\u00ebm p\u00ebrmbajtje hapur trumpiane?<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, n\u00ebnt\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2025 sh\u00ebrbyen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar korniz\u00ebn e marr\u00ebveshjes, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas Donald Trump dhe presidenti i Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Kin\u00ebs, Xi Jinping, e miratuan n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike m\u00eb 19 shtator t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn vet\u00eb Trump njoftoi menj\u00ebher\u00eb publikun p\u00ebr t\u2019u akredituar si \u201cshp\u00ebtimtari i TikTok-ut\u201d. Marr\u00ebveshja, n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb kjo: dega amerikane e TikTokut kaloi n\u00ebn kontrollin e nj\u00eb shoq\u00ebrie amerikane n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb 14 miliard\u00eb dollar\u00ebve, nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb analist\u00ebt e konsideruan qesharake krahasuar me vler\u00ebn reale t\u00eb platform\u00ebs (llogaritet se vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdoruesit amerikan\u00eb \u00e7mimi duhej t\u00eb ishte t\u00eb pakt\u00ebn 40 miliard\u00eb dollar\u00eb, pa p\u00ebrfshir\u00eb licenc\u00ebn e algoritmit t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb vendos se \u00e7far\u00eb sheh secili p\u00ebrdorues kur hap aplikacionin). N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e re, ByteDance mbetet ortak me 19,9 % Shumica, 45 % , ndahet n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barabarta mes Oracle, Silver Lake dhe MGX; nd\u00ebrsa 35 p\u00ebr qind e mbetur shp\u00ebrndahet mes investitor\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl dhe zyrave si ajo e Michael Dellit, themeluesit t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb njohur t\u00eb kompjuter\u00ebve. Ask\u00ebnd nuk e habit fakti q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb investitor\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb re kan\u00eb bindje t\u00eb fort\u00eb trumpiane. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb Oracle, kompania teknologjike e Larry Ellisonit, pionier i Silicon Valley, nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pasur n\u00eb bot\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs historik i Donald Trumpit. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb Silver Lake, nj\u00eb nga fondet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme amerikane t\u00eb private equity, drejtuesit e t\u00eb cilit jan\u00eb donator\u00eb dhe partner\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb shum\u00eb nismave t\u00eb lidhura me Trump-in. Dhe e till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe MGX, fondi sovran i Abu Dhabit p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale dhe teknologjit\u00eb e avancuara, q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa operacione me Trumpin dhe familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb bordit drejtues u promovua Adam Presser, i cili hyri n\u00eb TikTok n\u00eb vitin 2022 si z\u00ebvend\u00ebspresident dhe m\u00eb pas drejtor i operacioneve dhe i siguris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb dihet shum\u00eb pak: i rritur n\u00eb Los Angeles, studime n\u00eb Harvard dhe Yale, m\u00eb pas nj\u00eb periudh\u00eb e gjat\u00eb n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb kthehej n\u00eb SHBA. Kaq. Por kur u em\u00ebrua drejtor ekzekutiv i TikTok US, n\u00eb internet u publikuan disa klipe.  Ai ishte regjistruar n\u00eb Kongresin e 17-t\u00eb Bot\u00ebror Hebraik, q\u00eb u mbajt n\u00eb Jerusalem n\u00eb jav\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb majit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ishin dit\u00ebt dhe jav\u00ebt dramatike t\u00eb pushtimit t\u00eb Gaz\u00ebs dhe Presser ishte ftuar p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve mbi rritjen e antisemitizmit online. N\u00eb klipet e rishp\u00ebrndara n\u00eb fund t\u00eb janarit d\u00ebgjohet teksa thot\u00eb se n\u00eb TikTok kishin vendosur sapo ta konsideronin termin \u201czionist\u201d si nj\u00eb shfaqje t\u00eb urrejtjes online. N\u00eb \u00e7\u2019kuptim? K\u00ebtu nevojitet nj\u00eb shpjegim i shkurt\u00ebr: zionist \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb rrjedh nga Zioni, nj\u00eb kod\u00ebr e Jerusalemit; me kalimin e koh\u00ebs u b\u00eb simbol i d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb hebrenjve p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb tok\u00ebn e tyre; dhe q\u00eb nga fundi i shekullit XIX identifikon iden\u00eb e sovranitetit hebraik mbi Palestin\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb territorin. Nga lumi n\u00eb det. Jo dy shtete. Por m\u00eb s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar politik\u00ebn e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ndaj palestinez\u00ebve t\u00eb Gaz\u00ebs dhe Bregut Per\u00ebndimor, ndonj\u00ebher\u00eb edhe me tone fyese. Antisemite.<\/p>\n<p>E ve\u00e7ant\u00eb zgjedhja e Adam Presser: n\u00ebse n\u00eb TikTok dikush shkruan \u201cjam zionist\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull; n\u00ebse shkruan \u201cjan\u00eb zionist\u00eb\u201d, at\u00ebher\u00eb po shfaq urrejtje dhe duhet t\u00eb bllokohet. (Provoni t\u00eb b\u00ebni t\u00eb nj\u00ebjtin ushtrim me fjal\u00eb t\u00eb tjera dhe shikoni \u00e7far\u00eb ndjesie ju krijon. Mbyllim kllap\u00ebn).<\/p>\n<p>Fakti \u00ebsht\u00eb se n\u00eb rrjete sociale shum\u00ebkush ka frik\u00eb se me menaxhimin e ri TikToku mund t\u00eb censuroj\u00eb kauz\u00ebn palestineze, e cila deri tani ka pasur nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Ky shqet\u00ebsim mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb episod i njohur dhe i padiskutuesh\u00ebm. M\u00eb 26 shtator 2025, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, n\u00eb nj\u00eb moment jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Izraelin, nd\u00ebrsa po rritej vala e vendeve q\u00eb njoftonin njohjen e shtetit palestinez, kryeministri Netanyahu u takua me nj\u00eb grup influencer\u00ebsh t\u00eb rinj amerikan\u00eb pran\u00eb Izraelit. T\u00eb cil\u00ebt, natyrisht, postuan m\u00eb pas momentet kryesore. Mes tyre binte n\u00eb sy nj\u00eb moment: kur kryeministri i siguroi t\u00eb rinjt\u00eb se me kalimin e TikTok-ut n\u00ebn kontrollin e Trump-it askush n\u00eb Amerik\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebgjonte m\u00eb p\u00ebr Gaz\u00ebn (\u201cRrjetet sociale jan\u00eb mjeti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kontrolluar konsensusin ton\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara\u2026 kontrolli i TikTok-ut dhe i X-it do t\u00eb jet\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb fituar luft\u00ebn informative mbi Gaz\u00ebn\u201d).<\/p>\n<p>Tani, kjo gj\u00eb mund t\u00eb arkivohej edhe si nj\u00eb mburrje apo nj\u00eb shpres\u00eb e kryeministrit izraelit, por pik\u00ebrisht dit\u00ebn e kalimit t\u00eb TikTok-ut te nj\u00eb shoq\u00ebri amerikane, u fshi papritur profili i gazetares palestineze me baz\u00eb n\u00eb Gaza, Bisan Owda (nj\u00eb milion e gjysm\u00eb ndjek\u00ebs). Ajo vet\u00eb e b\u00ebri t\u00eb ditur lajmin me nj\u00eb video n\u00eb X q\u00eb tronditi shum\u00ebk\u00ebnd. A ishte kjo prova e kthes\u00ebs pro-Izrael t\u00eb platform\u00ebs? Brenda pak or\u00ebsh profili u rikthye, me shpjegimin se ishte n\u00ebn hetim t\u00eb brendsh\u00ebm prej koh\u00ebsh dhe se ishte fshir\u00eb gabimisht. Por ndjesia mbeti, si\u00e7 d\u00ebshmohet nga kulmi i regjistrimeve t\u00eb atyre dit\u00ebve n\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb mundshme ndaj TikTokut: quhet UpScrolled, e ka zhvilluar nj\u00eb i ri palestinez me banim n\u00eb Australi, Issam Hijazj, i cili pasi kishte punuar p\u00ebr disa kompani teknologjike amerikane, dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr t\u2019iu kushtuar kauz\u00ebs s\u00eb popullit t\u00eb tij \u201csi p\u00ebrgjigje ndaj censur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrmbajtjeve pro-Palestin\u00eb n\u00eb Meta dhe n\u00eb TikTok\u201d. Dhe n\u00eb fakt, n\u00eb UpScrolled profilet p\u00ebr momentin jan\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha palestineze. Jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb praktikisht e pamundur q\u00eb UpScrolled t\u00eb ket\u00eb sukses. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb edhe eksodet e shpallura nga Facebook, Instagram dhe Twitter\/X n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt: historia tregon se, pavar\u00ebsisht skandaleve, nga platformat sociale largohen shum\u00eb pak, dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb. \u00cbsht\u00eb m\u00eb komode.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb TikTok, nd\u00ebrkoh\u00eb, dit\u00ebt e fundit n\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb pranuar, me shum\u00eb gjasa pa u menduar, termat e reja t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb platform\u00ebs. Jan\u00eb kushtet e sh\u00ebrbimit q\u00eb zakonisht i klikojm\u00eb me sip\u00ebrfaq\u00ebsi kur na k\u00ebrkohet ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, megjithat\u00eb, kan\u00eb ndryshuar disa gj\u00ebra jo t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb se platforma tani i rezervon vetes t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb nxjerr\u00eb, nga sjelljet tona, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash personale si preferencat fetare, seksuale dhe shtet\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit (dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb na shfaq\u00eb video t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr profilin ton\u00eb, thon\u00eb ata).<\/p>\n<p>E dyta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Shtetet e Bashkuara, TikTok tani shton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb lokalizuar \u00e7do p\u00ebrdorues t\u00eb vet\u00ebm edhe kur b\u00ebn nj\u00eb postim t\u00eb vet\u00ebm. Duhet th\u00ebn\u00eb se pozicioni mund t\u00eb nxirret p\u00ebraf\u00ebrsisht edhe nga adresa me t\u00eb cil\u00ebn lidhemi n\u00eb rrjet, por tani n\u00eb SHBA TikTok e di sakt\u00ebsisht se ku je. \u201cSakt\u00ebsisht\u201d do t\u00eb thot\u00eb se nuk din\u00eb vet\u00ebm rrug\u00ebn ku banon, por edhe katin ku ndodhet apartamenti yt. Ky konfigurim ekziston edhe te Facebook dhe Instagram, por n\u00eb TikTok u adoptua vet\u00ebm me ndryshimin e pron\u00ebsis\u00eb. Ja pse disa n\u00eb rrjet thon\u00eb: m\u00eb mir\u00eb ishim kur komandonin kinez\u00ebt. M\u00eb par\u00eb kjo nuk ekzistonte.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb drejtimin q\u00eb po merr demokracia amerikane, kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb jet\u00eb v\u00ebrtet delikate. Mendoni p\u00ebr p\u00ebrplasjet e dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb Minneapolis. Ose edhe thjesht p\u00ebr nj\u00eb emigrant pa dokumente. A do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorin ende rrjetet sociale?<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh se t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrdoruesve amerikan\u00eb tani ndodhen n\u00eb qendrat e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Oracle, pra t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00eb strehojn\u00eb softuer\u00ebt e inteligjenc\u00ebs artificiale t\u00eb Palantirit, kompanis\u00eb s\u00eb Peter Thielit q\u00eb p\u00ebr nj\u00ebzet vjet ka nd\u00ebrtuar dhe menaxhon infrastruktur\u00ebn teknologjike t\u00eb agjencive federale t\u00eb spiunazhit, kontrollit t\u00eb rendit publik dhe represionit. Nd\u00ebr k\u00ebta softuer\u00eb \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shembull, Palantir Foundry, nj\u00eb mjet i aft\u00eb t\u00eb bashkoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna nga burime shum\u00eb t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb krijoj\u00eb profile t\u00eb sakta t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>ICE n\u00eb Minneapolis ka p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb softuer dhe t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb ngjash\u00ebm, t\u00eb zhvilluar nga startup-e q\u00eb, duke u nisur nga t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura n\u00eb rrjetet sociale, jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zbulojn\u00eb, pa dijenin\u00eb ton\u00eb, informacione t\u00eb ndjeshme. Duke parafrazuar nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb disa viteve m\u00eb par\u00eb: \u201cGj\u00ebja e madhe e radh\u00ebs n\u00eb autokraci \u00ebsht\u00eb teknologjia\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse v\u00ebrtet t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrdoruesve amerikan\u00eb t\u00eb TikTokut do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem survejimi masiv si ai q\u00eb ekziston n\u00eb Kin\u00eb, do ta shohim. Nuk p\u00ebrjashtohet, por as nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt. Ose edhe: nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt, por nuk p\u00ebrjashtohet. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit e af\u00ebrt t\u00eb presidentit do t\u00eb mund t\u00eb vendosin \u00e7far\u00eb t\u2019u tregojn\u00eb dyqind milion\u00eb p\u00ebrdoruesve, n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe votues ,dhe \u00e7far\u00eb jo p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb mesmandatit. \u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019u shfaq\u00ebsh p\u00ebrmbajtje pro-Trump atyre q\u00eb jan\u00eb hapur kund\u00ebr: kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjedhje drit\u00ebshkurt\u00ebr dhe kund\u00ebrproduktive.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb ul\u00ebsh pak volumin e kund\u00ebrshtar\u00ebve (pak, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy) dhe t\u00eb synosh t\u00eb bind\u00ebsh ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mes, t\u00eb pavendosurit, t\u00eb zhg\u00ebnjyerit. Ata jan\u00eb objektivi q\u00eb gjithmon\u00eb i fiton zgjedhjet. Ata q\u00eb p\u00ebrmbysin fatin e nj\u00eb qarku. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 2016, kur analist\u00ebt e Cambridge Analytica, p\u00ebr shembull, synuan t\u00eb zhg\u00ebnjyerit e Hillary Clinton p\u00ebr t\u2019i bindur t\u00eb mos votonin; dhe edhe fitorja e dyt\u00eb presidenciale e Obam\u00ebs u arrit duke bindur t\u00eb pavendosurit, por me mjete shum\u00eb m\u00eb artizanale. Sot p\u00ebrdoruesit e TikTokut dhe Instagramit profilizohen nga inteligjenca artificiale dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb manipuluar vot\u00ebn e tyre nuk duhet n\u00ebnvler\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, do ta zbulojm\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit. P\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrkim kurioz, n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb pritet t\u00eb dal\u00eb m\u00eb n\u00eb fund v\u00ebllimi i fundit i trilogjis\u00eb s\u00eb re t\u00eb William Gibson, \u201cJackpot\u201d. V\u00ebllimi i dyt\u00eb, \u201cAgency\u201d, ishte shtyr\u00eb disa her\u00eb pas fitores elektorale t\u00eb Trumpit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr New Yorker-in, shkrimtari legjendar i fantastik\u00ebs shkencore kishte treguar se realiteti, ajo q\u00eb po ndodhte, kishte tejkaluar vizionet e tij (\u201cN\u00eb nj\u00eb moment Trump-i filloi t\u00eb b\u00ebnte marr\u00ebzi dhe i thash\u00eb vetes: sa i friksh\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb skenari im? M\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i k\u00ebrkoj nj\u00eb shtyrje botuesit\u201d). \u201cJackpot\u201d p\u00ebr t\u00eb cilin flet trilogjia e William Gibsonit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore n\u00eb bingo, por \u201cnj\u00eb apokalips n\u00eb ngadal\u00ebsim\u201d, me t\u00eb cilin m\u00ebsohesh dit\u00eb pas dite derisa t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. A ju duket e njohur? Sipas njeriut q\u00eb shpiku konceptin e kiberhap\u00ebsir\u00ebs dhe frym\u00ebzoi Matrixin, \u201cgj\u00ebrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb kaq papritur, kaq dhunsh\u00ebm, kaq thell\u00eb, saq\u00eb t\u00eb ardhmet kan\u00eb nj\u00eb \u2018tani\u2019 t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm mbi t\u00eb cilin t\u00eb bazohen. Nuk kemi t\u00eb ardhme sepse e tashmja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e paq\u00ebndrueshme. Kemi vet\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb e menaxhimit t\u00eb rrezikut.\/P\u00ebrshtatur nga CorrieredellaSera <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 25 janar, nj\u00eb dit\u00eb pas ekzekutimit t\u00eb Alex Prettit n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Minneapolisit nga dy agjent\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb federale p\u00ebr kontrollin e emigracionit dhe kufijve (fam\u00ebkeqja ICE), Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb publikoi nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Instagram p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se infermieri i ri \u201cishte i armatosur\u201d (me nj\u00eb telefon inteligjent!), [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68187","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68187"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68187\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}