{"id":68088,"date":"2026-02-02T21:18:34","date_gmt":"2026-02-02T21:18:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/kengetari-ardian-trebicka-keshilltarja-e-ministrit-me-grabiti-apartamentin\/"},"modified":"2026-02-02T21:18:34","modified_gmt":"2026-02-02T21:18:34","slug":"kengetari-ardian-trebicka-keshilltarja-e-ministrit-me-grabiti-apartamentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/kengetari-ardian-trebicka-keshilltarja-e-ministrit-me-grabiti-apartamentin\/","title":{"rendered":"K\u00ebng\u00ebtari Ardian Trebicka: K\u00ebshilltarja e ministrit m\u00eb grabiti apartamentin"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb zon\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Parisit n\u00eb Tiran\u00eb, k\u00ebng\u00ebtari i njohur Ardian Trebicka rr\u00ebfen nj\u00eb histori, q\u00eb prej tre vitesh e ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, gjith\u00e7ka nisi kur Ines Jaho u ofrua t\u00eb blinte apartamentin, q\u00eb ai zot\u00ebron n\u00eb katin e 10-t\u00eb t\u00eb pallatit.<\/span><\/p>\n<p><span>Me besimin, se marr\u00ebveshja e shitblerjes ishte vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe, Trebicka e lejoi Jahon t\u00eb hynte n\u00eb banes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kryer disa rregullime. Por, marr\u00ebveshja nuk u finalizua kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Kur erdhi momenti, p\u00ebr t\u00eb firmosur kontrat\u00ebn te noteri, procesi u nd\u00ebrpre dhe \u00e7\u00ebshtja p\u00ebrfundoi n\u00eb gjykat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb fund t\u00eb 2022 doja t\u00eb shisja nj\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsisn\u00eb time p\u00ebr nj\u00eb problem familjar sh\u00ebndet\u00ebsor, m\u2019u afrua mbesa e nj\u00eb mikeshe ton\u00eb. K\u00ebrkesa ishte q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb sht\u00ebpi e t\u00eb b\u00ebnte rregullimet sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj, i thash n\u00eb rregull dokumentacione nuk b\u00ebjm\u00eb, po pres q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb likujdimin dhe mbylljen e kontrat\u00ebs. Kaloi nj\u00eb muaj, kaluan dy, tre, erdhi janari, isha i detyruar p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb q\u00eb ne bashk\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb nj\u00eb-mujore q\u00eb br\u00ebnda kohes duhet t\u00eb likujdojm\u00eb pron\u00ebn. N\u00eb ato momente u shfaq pretendimi q\u00eb prona ishte MND sipas noteres Dhimitra Qarri, sepse atje po i b\u00ebnim dokumentacionet. Por, \u00e7udia m\u00eb e madhe ishte q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 8 shkurt do lidhnim kontrat\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb dat\u00ebn 7 zonja Ines Jaho kishte hapur dy gjyqe. Nj\u00eb ishte p\u00ebr kthimin e investimit q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb apartament, q\u00eb un\u00eb s\u2019kam ndonj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr ato investim, un\u00eb e lejova t\u00eb b\u00ebnte investimin sepse do ta blinte. Gjyqi tjet\u00ebr ishte p\u00ebr bllokimin e pron\u00ebs\u201d, u shpreh k\u00ebng\u00ebtari.<\/span><\/p>\n<p><span>Ines Jaho e paditi Ardian Trebick\u00ebn, duke k\u00ebrkuar kthimin e investimit t\u00eb pretenduar dhe bllokimin e pron\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo vijon t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb apartament pa kontrat\u00eb qiraje dhe pa kontrat\u00eb shitblerjeje.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKa tre vjet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb. Zonja rri pa qira, pa kontrat\u00eb. Jasht\u00eb \u00e7do lloj ligji, jasht\u00eb \u00e7do lloj rregulli. Un\u00eb kam shkuar dhe n\u00eb Prokurori dhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb je n\u00eb proces gjyq\u00ebsor. Kam shkuar dhe n\u00eb polici, je n\u00eb proces gjyq\u00ebsor. Sot p\u00ebr shembull, erdhi nj\u00eb let\u00ebr nga Prokuroria se zonja ka shkuar, sepse i pikon banjoja. E m\u00eb ka \u00e7uar me banjon time, q\u00eb pikon banjo, p\u00ebr t\u2019i rregulluar un\u00eb banjon time e ajo t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rrij\u00eb e qet\u00eb, kupton?\u201d, sqaron ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Trebick\u00ebs, gjat\u00eb k\u00ebtyre tre viteve, ai ka pasur akses n\u00eb banes\u00ebn e tij vet\u00ebm dy her\u00eb, dhe vet\u00ebm n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb eksperteje vler\u00ebsuese.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai pretendon, se shumat e investimit t\u00eb k\u00ebrkuara nga Jaho jan\u00eb t\u00eb fryra dhe pa fatura tatimore, duke theksuar, se ajo mban edhe funksionin e k\u00ebshilltares s\u00eb Ministrit t\u00eb Financave.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Trebicka thot\u00eb, se ka p\u00ebsuar nj\u00eb d\u00ebm financiar prej t\u00eb pakt\u00ebn 1 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, aq sa do t\u00eb p\u00ebrfitonte, n\u00ebse apartamenti do t\u00eb jepej me qira.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga ana tjet\u00ebr, Ines Jaho jep nj\u00eb version tjet\u00ebr t\u00eb ngjarjes.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb komunikim telefonik, ajo deklaron, se ka qen\u00eb Ardian Trebicka ai, q\u00eb ka nxjerr\u00eb pretekste p\u00ebr t\u00eb mos firmosur kontrat\u00ebn e shitjes te noteri, duke i k\u00ebrkuar madje edhe pages\u00eb qiraje p\u00ebr nj\u00eb apartament, q\u00eb ajo pretendon, se do ta blinte.<\/span><\/p>\n<p><span>Ines Jaho: Un\u00eb p\u00ebr momentin jam me ethe, se jam s\u00ebmur\u00eb, por mund ta konsumojm\u00eb k\u00ebtu n\u00eb celular k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Nuk mundet t\u00eb vini t\u00eb filmoni me kamer\u00eb n\u00eb der\u00ebn e dikujt, \u00ebsht\u00eb antiligjore.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetarja: A \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb tuaj apartamenti?<\/span><\/p>\n<p><span>Ines Jaho: Po m\u00eb nd\u00ebrpret prap dhe do fillojm\u00eb nga fillimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetarja: Jo, jo. Nuk do fillojm\u00eb nga fillimi. Duam thjesht p\u00ebrgjigjje.<\/span><\/p>\n<p><span>Ines Jaho: N\u00eb momentin q\u00eb kemi qen\u00eb te noteri, zoti Trebicka filloi q\u00eb t\u00eb nxirrte pretekste nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs. Pastaj, m\u00eb ka k\u00ebrkuar dhe nj\u00eb muaj qira, edhe pse un\u00eb isha p\u00ebr ta bler\u00eb, megjithat\u00eb un\u00eb ia kam siguruar dhe n\u00eb kontrat\u00ebn e qiras\u00eb thuhej q\u00eb kjo qira do paguhet derisa t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb procedurat e shitblerjes. Zoti Trebicka \u00ebsht\u00eb thirrur nga noteri disa her\u00eb, hajde t\u00eb zgjidhni k\u00ebto mosmarr\u00ebveshje q\u00eb keni dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur.<\/span><\/p>\n<p><span>Lidhur me apartamentin e k\u00ebng\u00ebtarit Ardian Trebicka, m\u00ebsojm\u00eb, se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb ndjekur n\u00eb dy zyra noteriale.<\/span><\/p>\n<p><span>Noterja Peri Bodinaku pohon se ka qen\u00eb Ines Jaho ajo, q\u00eb nuk ka pranuar t\u00eb firmos\u00eb kontrat\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Peri Bodinaku: Zonja Ines refuzonte t\u00eb p\u00ebrgjigjej n\u00ebse do firmoste kontrat\u00ebn apo jo, n\u00eb vler\u00ebn e 150 mij\u00eb euro, duke i marr\u00eb zotit Trebicka gjith\u00eb shpenzimet. Zonja nuk i p\u00ebrgjigjej pyetjes a do t\u00eb firmosesh ti kontrat\u00ebn me 150 mij\u00eb euro. N\u00eb procesverbal \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar q\u00eb zonja nuk p\u00ebrgjigjej.<\/span><\/p>\n<p><span>Notere Dhimitra Qarri: Do t\u2019ju lutesha q\u00eb ta d\u00ebrgoni me shhkrim, t\u00eb lutem.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa noterja tjet\u00ebr, Dhimtra Qarri, ka njoftuar pal\u00ebt, se kontrata e shitjes nuk mund t\u00eb realizohet p\u00ebr shkak se prona ka nj\u00eb sh\u00ebnim ND, pasi nuk \u00ebsht\u00eb rregulluar marr\u00ebdh\u00ebnia truall-nd\u00ebrtes\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Juristi Fatmir La\u00e7ej sqaron se noteri nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb procesin e shitblerjes, n\u00ebse pal\u00ebt jan\u00eb dakord ta vijojn\u00eb at\u00eb. Megjith\u00ebse Ines Jaho k\u00ebrkon kthimin e investimit, duke argumentuar, se banesa ka ndryshuar ndjesh\u00ebm nga nd\u00ebrhyrjet e kryera dhe se pronari, sipas saj, ka ndryshuar mendim, p\u00ebr ta shitur apartamentin prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cN\u00eb rastin konrket do thoja q\u00eb kjo varet nga palet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kufizim, kufizim n\u00eb kuadrin e shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti, n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb t\u00ebr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse palet do ta pranonin k\u00ebt\u00eb, noteri nuk ka pse e pengon\u201d, u shpreh juristi.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr humbjen e qiras\u00eb dhe d\u00ebmin financiar t\u00eb Trebick\u00ebs, ajo deklaron, se nuk ka asnj\u00eb detyrim dhe refuzon t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetarja: P\u00ebrpara se t\u00eb mbaronte afati i kontrat\u00ebs mujore? E keni hedhur n\u00eb gjyq?<\/span><\/p>\n<p><span>Ines Jaho: Po, po. Sht\u00ebpia, po t\u00eb shikosh fotot, si ishte dhe se si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, normal i ka hipur lakmia. A nuk e di\u2026 n\u00ebse ai mendonte q\u00eb un\u00eb v\u00ebrtet nuk do ta blija, le t\u00eb firmoste t\u00eb ma jepte k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe n\u00ebse lek\u00ebt un\u00eb s\u2019do ja kaloja te noterja, kontrata prishej.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetarja: Keni qen\u00eb ju, apo zoti Trebicka q\u00eb nuk ka pranuar t\u00eb firmos\u00eb kontrat\u00ebn e p\u00ebrgatirur nga noterja.<\/span><\/p>\n<p><span>Ines Jaho: Zoti Trebicka pra, nuk ka qen\u00eb dakord. Ishte zoti Trebicka q\u00eb tha pastaj un\u00eb nuk e shes m\u00eb, dom\u00ebth\u00ebn\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb ne flasim ka dy vite, q\u00eb ka ndryshuar vullnetin p\u00ebr t\u00eb shitur.<\/span><\/p>\n<p><span>Avokati Klaudi Zholi e cil\u00ebson situat\u00ebn t\u00eb paligjshme, duke theksuar, se zaptimi i nj\u00eb prone pa titull pron\u00ebsie apo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Civil.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, vakumi ligjor i detyron pronar\u00ebt t\u2019u drejtohen gjykatave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto kushte \u00ebsht\u00eb e ligjshme dhe moralisht e justifikuar edhe nd\u00ebrprerja e energjis\u00eb elektrike dhe ujit, p\u00ebr sa koh\u00eb prona mbahet nga nj\u00eb person tjet\u00ebr, pa t\u00eb drejt\u00eb ligjore.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKy veprim \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm. Nuk diskutohet ky fakt, pasi posedimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme pa nj\u00eb titull, qoft\u00eb pron\u00ebsie, qoft\u00eb kontrat\u00eb-qira, apo kontrat\u00eb hua-p\u00ebrdoreje nga zonja p\u00ebr apartamentin n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm. Kodi Civil e ka parashikuar q\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste mund t\u00eb b\u00ebhet padi p\u00ebr lirim-dor\u00ebzimin sendi dhe shp\u00ebrblim p\u00ebr p\u00ebrdorim sendi nga ana e pronarit, por kl\u00ebto lloj padish, p\u00ebr situat\u00ebn aktuale q\u00eb jemi n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb jemi vonojn\u00eb shum\u00eb. Mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb dy deri n\u00eb dhjet\u00eb vite\u201d, sqaron avokati.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/tvklan.al\/hyn-ta-rregulloje-e-bleje-i-zapton-shtepine-kengetarit-te-njohur-e-con-ne-gjyq\">\/tvklan.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/02\/kengetari-ardian-trebicka-keshilltarja-e-ministrit-me-grabiti-apartamentin\/\">K\u00ebng\u00ebtari Ardian Trebicka: K\u00ebshilltarja e ministrit m\u00eb grabiti apartamentin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb zon\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Parisit n\u00eb Tiran\u00eb, k\u00ebng\u00ebtari i njohur Ardian Trebicka rr\u00ebfen nj\u00eb histori, q\u00eb prej tre vitesh e ka l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij. Sipas tij, gjith\u00e7ka nisi kur Ines Jaho u ofrua t\u00eb blinte apartamentin, q\u00eb ai zot\u00ebron n\u00eb katin e 10-t\u00eb t\u00eb pallatit. Me besimin, se marr\u00ebveshja e shitblerjes ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68088","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68088\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}