{"id":68061,"date":"2026-02-02T19:36:03","date_gmt":"2026-02-02T19:36:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/negociatat-mbetet-pezull-tenderi-i-portit-te-ri-te-durresit\/"},"modified":"2026-02-02T19:36:03","modified_gmt":"2026-02-02T19:36:03","slug":"negociatat-mbetet-pezull-tenderi-i-portit-te-ri-te-durresit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/negociatat-mbetet-pezull-tenderi-i-portit-te-ri-te-durresit\/","title":{"rendered":"Negociatat\/ Mbetet pezull tenderi i portit t\u00eb ri t\u00eb Durr\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb tetorit, vitin e kaluar, pak para se t\u00eb merrej e pandehur, Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku, deklaroi me bindje se fituesi i tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Portit t\u00eb Ri t\u00eb Durr\u00ebsit do t\u00eb shpallej <strong>m\u00eb 31 janar 2026<\/strong>.<\/p>\n<p>Deklarata u b\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e prezantimit t\u00eb drejtorit t\u00eb ri, Liburn Aliu, kur Balluku u shpreh se procesi kishte qen\u00eb i gjat\u00eb dhe se \u201c5 kompani t\u00eb huaja kan\u00eb garuar dhe m\u00eb 31 janar kemi fituesin e gar\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit\u201d.<\/p>\n<div class=\"wp-video\"><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/WhatsApp-Video-2026-02-02-at-19.50.34.mp4\">https:\/\/lapsi.al\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/WhatsApp-Video-2026-02-02-at-19.50.34.mp4<\/a><\/div>\n<p>Por premtimi nuk u mbajt. 31 janari kaloi n\u00eb qet\u00ebsi dhe asnj\u00eb fitues nuk u shpall p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar portin e Durr\u00ebsit, nj\u00eb investim q\u00eb shkon gati <strong>400 milion euro<\/strong>. Procedura u shty, nd\u00ebrsa n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik shfaqen afate t\u00eb rinovuara p\u00ebr mbylljen e procesit t\u00eb prokurimit deri <strong>m\u00eb 9 mars 2026.<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr ta shtyr\u00eb shpalljen zyrtare t\u00eb fituesit nuk ka logjik\u00eb, sepse nga gara ishin skualifikuar kompani me pesh\u00eb franceze, italiane dhe holandeze, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb faz\u00ebn e fundit vet\u00ebm me qiprioten <strong>Archiridon<\/strong>.<\/p>\n<p>Mbetet i paqart\u00eb hapi final drejt njoftimit t\u00eb kompanis\u00eb fituese, duke ngritur pyetje rreth legjimitetit dhe transparenc\u00ebs s\u00eb procesit, q\u00eb deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me dyshime t\u00eb shumta.<\/p>\n<h3><strong>Kush \u00ebsht\u00eb pas Archirodon?<\/strong><\/h3>\n<p>Nga dokumentet zyrtare t\u00eb prokurimit p\u00ebr Portin e Ri t\u00eb Durr\u00ebsit rezulton se faz\u00ebn e fundit t\u00eb gar\u00ebs mbeti vet\u00ebm nj\u00eb ofertues: <strong>Archirodon Construction (Overseas) Company Limited<\/strong> me baz\u00eb n\u00eb Qipro.<\/p>\n<p><strong>Archirodon<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje me histori gjysm\u00eb-shekullore, pjes\u00eb e grupit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Archirodon Group NV, me seli kryesore n\u00eb Dordrecht t\u00eb Holand\u00ebs dhe Athin\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, dhe me operacione n\u00eb mbi 30 vende n\u00eb bot\u00eb. Kompania \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb projekte t\u00eb m\u00ebdha marine, infrastruktur\u00ebs dhe punime t\u00eb lidhura me porte, dredging dhe projekte t\u00eb tjera me kompleksitet t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e kompanis\u00eb, Archirodon shfaqet si pjes\u00eb e nj\u00eb portofoli investimesh q\u00eb lidhen me grupe t\u00eb m\u00ebdha kapitali si <a href=\"https:\/\/www.alnowais.com\/about\/\"><strong>Al Nowais Investments<\/strong><\/a>, nj\u00eb grup investimi i Emirateve t\u00eb Bashkuara i fokusuar n\u00eb infrastruktura energjetike dhe industriale, ku Archirodon p\u00ebrmendet si nj\u00eb prej investimeve kryesore n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit dhe infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nj\u00eb burim financiar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, S&amp;P Capital IQ p\u00ebrmes <a href=\"https:\/\/www.marketscreener.com\/quote\/stock\/ROYAL-BOSKALIS-WESTMINSTE-6383\/news\/An-existing-shareholder-and-Al-Nowais-Investments-LLC-together-acquired-a-40-stake-in-Archirodon-Gr-39008783\/\">MarketScreener,<\/a> e identifikon pal\u00ebn nga Lindja e Mesme si <strong>Al Nowais Investments LLC<\/strong>, q\u00eb s\u00eb bashku me \u201caksionerin ekzistues\u201d mor\u00ebn 40 p\u00ebr qind nga Boskalis.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0<\/span><\/p>\n\n<p class=\"p1\"><strong>Al Nowais Investments<\/strong> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup privat investimesh me baz\u00eb n\u00eb Abu Dhabi, i nd\u00ebrtuar si biznes familjar, q\u00eb deklaron se zot\u00ebron, kontrollon dhe menaxhon nj\u00eb portofol t\u00eb diversifikuar kompanish operative, kryesisht n\u00eb inxhinieri, kontraktim, materiale nd\u00ebrtimi dhe pasuri t\u00eb paluajtshme, si dhe kryen investime \u201cprincipal\u201d n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb zgjedhur.<span class=\"Apple-converted-space\">\u00a0 <\/span><\/p>\n<p class=\"p1\"><a href=\"https:\/\/www.forbesmiddleeast.com\/lists\/top-100-arab-family-businesses-2025\/alnowais-investments\/?utm_source=chatgpt.com\">Forbes Middle East<\/a> e rendit Al No\u00ebais Investments n\u00eb list\u00ebn Top 100 Arab Family Businesses 2025 dhe e p\u00ebrshkruan si nj\u00eb grup i themeluar n\u00eb fund t\u00eb viteve 1970 nga familja Al No\u00ebais, me shtrirje n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb si inxhinieri dhe nd\u00ebrtim, sh\u00ebrbime p\u00ebr industrin\u00eb e naft\u00ebs, sh\u00ebndet\u00ebsi, sisteme komunikimi, teknologji, industri elektrome-kanike dhe kimike, real estate, hoteleri dhe projekte infrastrukturore t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p class=\"p1\">Vet\u00eb <a href=\"https:\/\/www.alnowais.com\/our-businness\/our-investment-portfolio\/archirodon\/\">Al Nowais Investments<\/a> e liston Archirodon si pjes\u00eb t\u00eb portofolit t\u00eb investimeve, \u00e7ka e konfirmon lidhjen e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb nivel grupi.<\/p>\n<p class=\"p1\">Personi ky\u00e7 \u00ebsht\u00eb <span class=\"s1\">Hussain Al Nowais<\/span>, biznesmen me origjin\u00eb nga Emiratet dhe figura m\u00eb dominuese n\u00eb struktur\u00ebn drejtuesve t\u00eb kompanis\u00eb. Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ai u shfaq n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr mediat arabe n\u00eb Samitin e Jav\u00ebs s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Q\u00ebndruesh\u00ebm (Abu Dhabi Sustainability \u00ebeek 2026).<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.kryeministria.al\/en\/newsroom\/abu-dhabi-kryeministri-rama-ne-panelin-e-samitit-te-javes-se-qendrueshmerise-2026\/\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin aktivitet n\u00eb Abu Dhabi, ishte edhe kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama.<\/a> Nuk ka raportime p\u00ebr nj\u00eb takim mes tij dhe biznesmenit arab.<\/p>\n<h2><strong>Si u p\u00ebrjashtuan kompanit\u00eb europiane nga tenderi<\/strong><\/h2>\n<p>P\u00ebrb\u00ebrja e sakt\u00eb e aksioner\u00ebve t\u00eb Archiridon fshihet pas nj\u00eb zone offshore, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informacion vendimtar p\u00ebr portin e ri n\u00eb Porto Romano, si pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb strategjike t\u00eb porteve n\u00eb rajonin e Mesdheut.<\/p>\n<p>Gjithsesi, n\u00eb vendin ton\u00eb pengesat u lidh\u00ebn me \u201cthembr\u00ebn e Akilit\u201d t\u00eb qeverisjen e Edi Ram\u00ebs,<strong> trukimet n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr tenderat qindra miliona euro.<\/strong><\/p>\n<p>Kompanit\u00eb europiane u skualifikuan nga tenderi p\u00ebr Portin e Ri t\u00eb Durr\u00ebsit sipas nj\u00eb modeli q\u00eb ngjan m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mbyllur eliminimi, sesa me nj\u00eb gar\u00eb reale nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e parakualifikimit\u00a0u p\u00ebrjashtuan konsorciume t\u00eb m\u00ebdha europiane si <strong>Jan De Nul<\/strong> dhe grupi <strong>Vinci.<\/strong><\/p>\n<p>Arsyeja zyrtare lidhej me munges\u00ebn e disa dokumenteve mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb projekt konkret n\u00eb ishullin Reunion, edhe pse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga projektet infrastrukturore m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb realizuar nga nj\u00eb konsorcium ku Vinci ishte lider. N\u00eb thelb, nj\u00eb kompani me dekada p\u00ebrvoj\u00eb, qindra mij\u00ebra punonj\u00ebs dhe dhjet\u00ebra miliarda euro xhiro vjetore <strong>u p\u00ebrjashtua p\u00ebr nj\u00eb formalitet<\/strong> q\u00eb nuk cenonte aspak kapacitetin real teknik apo financiar t\u00eb ofertuesit.<\/p>\n<p>Kur Jan De Nul dhe Vinci tentuan t\u00eb ankimonin skualifikimin, procesi u bllokua sepse autoritetet k\u00ebrkuan pages\u00ebn e 0.5 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tenderit, rreth <strong>2 milion\u00eb euro, <\/strong>vet\u00ebm p\u00ebr shqyrtimin e ankes\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm dy dit\u00eb afat p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs.<\/p>\n<p>Praktikisht, Komisioni i Prokurimit Publik refuzoi ta shqyrtonte ankes\u00ebn dhe autorizoi vijimin e procedur\u00ebs, duke mbyllur der\u00ebn p\u00ebr \u00e7do kontroll real ligjor mbi vendimin e skualifikimit.<\/p>\n<p>Hapi i fundit i skem\u00ebs ishte eliminimi edhe i <strong>Van Oord,<\/strong> kompanis\u00eb hollandeze me reputacion global n\u00eb nd\u00ebrtimin e porteve dhe marinave. Skualifikimi i saj u justifikua me mosparaqitjen n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ekuivalentimit t\u00eb licencave dhe dokumentacionit t\u00eb stafit, edhe pse kompania kishte kuptuar se k\u00ebto k\u00ebrkesa do t\u00eb plot\u00ebsoheshin vet\u00ebm para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe kishte nisur procedurat n\u00eb e-Albania, duke k\u00ebrkuar shtyrje afati. Autoritetet nuk pranuan asnj\u00eb shtyrje dhe nd\u00ebrpren\u00eb komunikimin, duke e l\u00ebn\u00eb kompanin\u00eb jasht\u00eb gare.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pas nj\u00eb serie p\u00ebrjashtimesh t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme mbi baza formale, <a href=\"https:\/\/openprocurement.al\/en\/pcompany\/view\/id\/11943\/isbashki\/0\">n\u00eb gar\u00eb mbeti vet\u00ebm filiali qipriot i <strong>Archirodon<\/strong>,<\/a> nj\u00eb kompani e krijuar rishtazi p\u00ebr projekte t\u00eb tilla.<\/p>\n<h2><strong>Situata e Ballukut dhe vizitat diplomatike n\u00eb SPAK<\/strong><\/h2>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Kryeministri Rama ishte n\u00eb Hag\u00eb ku u njoh edhe me shqet\u00ebsimin e holandez\u00ebve p\u00ebr gar\u00ebn problematike p\u00ebr portin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Takim i kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Dick Schoof ne\u0308 Hage\u0308<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb X, kryeministri holandez <a href=\"https:\/\/x.com\/MinPres\/status\/1990434788348428444\/photo\/1\">Dick Schoof<\/a> shkruajti mes t\u00eb tjerash se Ram\u00ebs, \u201ci shpreha vler\u00ebsimin tim p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e mrekulluesh\u00ebm ekonomik dhe shanset q\u00eb ka biznesi holandez, si p\u00ebr shembull n\u00eb <strong>projektin prestigjioz t\u00eb NATO-s, Porto Romanon<\/strong>\u201c.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare e b\u00ebri nj\u00ebrin vesh shurdh, ndaj holandez\u00ebt avancuan me planin B.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb u aktivizua ambasadori Reinot Vos pjes\u00eb e pandashme e trup\u00ebs diplomatike q\u00eb kishte mb\u00ebshtetur zgjedhjen e Klodian Brahos.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt, Vos u pa n\u00eb der\u00ebn e SPAK ku bisedoi nga af\u00ebr me kreun e ri t\u00eb SPAK, Klodian Braho p\u00ebr shqet\u00ebsimet q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti ambasador, ishte n\u00eb takime edhe me shoqatat e prokuror\u00ebve. Vos u shfaq si vizitor edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, atje ku pritet t\u00eb merret nj\u00eb vendim p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n\n<p>Sa m\u00eb t\u00eb shpeshta vizitat e ambasador\u00ebve n\u00eb dyert e prokurorive apo gjykatave, aq m\u00eb i\u00a0p\u00ebrkeq\u00ebsuar paraqitet pozicioni i Belinda Ballukut. E pandehura vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb postin e zv.kryeministres dhe ka garancin\u00eb e Ram\u00ebs se nuk do t\u00eb arrestohet, por proceset mbeten aty, bashk\u00eb me mesazhet e telefonave dhe dokumentat e firmosura prej saj.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kontaktet e diplomat\u00ebve t\u00eb huaj me gjyq\u00ebsorin shqiptar nuk jan\u00eb di\u00e7ka e re. P\u00ebrkundrazi prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs shqiptar\u00eb, t\u00eb infektuar nga nj\u00eb virus i sh\u00ebmtuar vasaliteti, jan\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrkulen p\u00ebrball\u00eb \u00e7do diplomati q\u00eb u troket n\u00eb der\u00eb. Por ato jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb zgjidhur shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve t\u00eb vendeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Lapsi.al u interesua pran\u00eb portit aktual n\u00eb Durr\u00ebs se p\u00ebrse nj\u00eb proces me premisa t\u00eb qarta p\u00ebr shpallje fituesi u shty pa nj\u00eb arsyetim transparent, megjithat\u00eb deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>400 milion\u00ebt e portit t\u00eb ri t\u00eb Durr\u00ebsit mbeten aty. N\u00eb pritje p\u00ebr t\u2019u negociuar n\u00eb ndonj\u00eb tryez\u00eb tjet\u00ebr. Se kush do t\u2019i fitoj\u00eb\u2026 arab\u00ebt, grek\u00ebt apo holandez\u00ebt, kjo nuk dihet ende. Disa\u00a0po t\u00ebrheqin, disa po shtyjn\u00eb, t\u00eb tjer\u00eb po negociojn\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb po num\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb t\u00eb mesme t\u00eb art\u00eb ,q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb duke ndar\u00eb\u00a0parat\u00eb dhe duke i ftohur dosjet e nxehta q\u00eb presin n\u00eb SPAK.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/02\/negociatat-mbetet-pezull-tenderi-i-portit-te-ri-te-durresit\/\">Negociatat\/ Mbetet pezull tenderi i portit t\u00eb ri t\u00eb Durr\u00ebsit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb tetorit, vitin e kaluar, pak para se t\u00eb merrej e pandehur, Ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Belinda Balluku, deklaroi me bindje se fituesi i tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Portit t\u00eb Ri t\u00eb Durr\u00ebsit do t\u00eb shpallej m\u00eb 31 janar 2026. Deklarata u b\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e prezantimit t\u00eb drejtorit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":68062,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68061","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68061\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}