{"id":68030,"date":"2026-02-02T17:48:27","date_gmt":"2026-02-02T17:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/berisha-sndez-me-ne-pd-afati-i-fundit-i-skandences-viti-2013\/"},"modified":"2026-02-02T17:48:27","modified_gmt":"2026-02-02T17:48:27","slug":"berisha-sndez-me-ne-pd-afati-i-fundit-i-skandences-viti-2013","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/berisha-sndez-me-ne-pd-afati-i-fundit-i-skandences-viti-2013\/","title":{"rendered":"Berisha s\u2019ndez m\u00eb n\u00eb PD, afati i fundit i skandenc\u00ebs, viti 2013"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><em><br \/>\n<\/em>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje pothuajse titanike nga ana e lidershipit t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb apo m\u00eb sakt\u00eb perceptimin e nj\u00eb bashkimi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrit opozitar p\u00ebr ta nxjerr\u00eb n\u00eb shesh n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes tryezave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, her\u00eb n\u00ebn thirrjen e PD si partia m\u00eb e madhe opozitare, e her\u00eb p\u00ebrmes thirrjes s\u00eb ish njer\u00ebzve t\u00eb PD t\u00eb grumbulluar n\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile me anim nga Berisha, po k\u00ebrkohet vendosja e nj\u00eb dialogu t\u00eb vazhduesh\u00ebm mes partive opozitare p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebre\u00eb bashk\u00eb opozit\u00eb, praktikisht m\u00eb 10 shkurt sikurse e ka caktuar dat\u00ebn PD!<\/p>\n<p>Por teksa krahason numrin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partive n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb k\u00ebto tryezat e dialogut me PD, me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protestat e opozit\u00ebs n\u00eb vijim n\u00eb bulevardin q\u00ebndror t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, rezultati tregon se jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb zhdrejt\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb tryez\u00ebn e organizuar nga PD, numri i lider\u00ebve politik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb goxha i lart\u00eb, numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele tep\u00ebr t\u00eb ulta, \u00e7ka tregon se n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb ftuar krer\u00eb partish q\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm kryetarin, vul\u00ebn dhe logon! Nuk po i p\u00ebrmendim me emra, sepse jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tep\u00ebr publik\u00eb, t\u00eb kuptohemi n\u00eb sektorin e \u2018meme\u2019-ve!<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb korrekt\u00eb me publikun, por dhe me demokrat\u00ebt e thjesht\u00eb fakti \u00ebsht\u00eb se dialogu me k\u00ebto parti opozitare \u00ebsht\u00eb i panevojsh\u00ebm, sepse kan\u00eb q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb pronto, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebrat e v\u00ebshtira edhe p\u00ebr vet\u00eb Berish\u00ebn, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe dialogu! Pasi sa her\u00eb q\u00eb ka pasur nevoj\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi Berisha, ai i ka thirrur me nj\u00eb \u2018fishk\u00ebllim\u00eb\u2019 p\u00ebr \u00e7do lloj aktiviteti politik q\u00eb ka pasur si emergjenc\u00eb, dhe i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur menj\u00ebher\u00eb si \u2018raketa\u2019, duke marr\u00eb pjes\u00eb tek pull\u00eb krah tij! Pasi s\u2019kan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi!<\/p>\n<p>Nuk duam t\u00eb biem n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se Berisha, gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e dialogut me aleat\u00ebt q\u00eb s\u2019kan\u00eb fare pesh\u00eb n\u00eb elektorat e ka thjesht\u00eb e vet\u00ebm si kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj elementit kund\u00ebr brenda PD-s\u00eb, duke filluar me Salianjin dhe p\u00ebrfunduar me ata m\u00eb t\u00eb larg\u00ebtit e shk\u00ebputur nga PD, q\u00eb nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Astrit Patozi dhe ish drejtues t\u00eb tjer\u00eb demokrat\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbajtur pesh\u00ebn e drejtimit t\u00eb PD p\u00ebr vite e vite me radh\u00eb e q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar ose t\u00eb \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtuar\u2019! Jan\u00eb d\u00ebbuar me nj\u00eb fjal\u00eb nga PD prej Berish\u00ebs, i cili ka mbetur i vetmi aty!<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta, Berisha nuk k\u00ebrkon bashkimin e faktorit opozitar p\u00ebr t\u00eb rritur pesh\u00ebn elektorale t\u00eb partis\u00ebdhe opozit\u00ebs q\u00eb drejton, por p\u00ebr t\u2019u treguar kund\u00ebrshtar\u00ebve brenda PD-s\u00eb, p\u00ebr momentin Salianjit dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe pa ata, \u00e7ka tregon se \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i vendosur p\u00ebr t\u2019u treguar \u2018der\u00ebn\u2019 t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb i rrezikojn\u00eb mbajtjen e drejtimit t\u00eb PD, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb fort\u00eb n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e partis\u00eb! An\u00ebtar\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebn, n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb prillit t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr lidershipin e PD, ka vendosur ta \u2018filtroj\u00eb\u2019 dhe ta \u2018pastroj\u00eb\u2019 r\u00ebndsh\u00ebm nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe e q\u00eb n\u00eb nj\u00eb votim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb kandidatit p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs, mund ta ulnin mb\u00ebshtetjen posht\u00eb 90-p\u00ebrqindshit p\u00ebr t\u00eb!<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrpos faktit q\u00eb askush n\u00eb \u2018zon\u00ebn gri\u2019 t\u00eb votuesve nuk i beson nj\u00eb lideri politik, i cili p\u00ebrjashton nga partia q\u00eb drejton figura q\u00eb kan\u00eb pesh\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb elektorat, nd\u00ebrsa b\u00ebn sikur afron e dialogon me lider\u00eb subjektesh t\u00eb tjera politike q\u00eb nuk kan\u00eb kok\u00ebrr vote dhe q\u00eb s\u2019ka pse dialogon pasi jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashkangjiten n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje pa pasur fare ftes\u00eb, ajo q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb PD dhe n\u00eb opozit\u00ebn e sotme shqiptare ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon dhe q\u00eb \u2018k\u00ebrcet\u2019 me t\u00eb madhe!<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e kulluar \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrtej akuzave ndaj Edi Ram\u00ebs se me t\u00eb kryeminist\u00ebr nuk b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, apo \u2018inkursioneve\u2019 t\u00eb Berish\u00ebs sa n\u00eb Bruksel, sa n\u00eb Strasburg e deri n\u00eb Brazil p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes akuzave p\u00ebr narko-shtet, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb at\u00eb nuk e merr askush n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb dhe t\u00eb huaj madje i presin dhe fjal\u00ebn n\u00eb gryk\u00eb e nuk e l\u00ebn\u00eb t\u00eb flas\u00eb, opozita e drejtuar nga Berisha s\u2019paraqet \u2018stof\u2019 pushteti, pra s\u2019\u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr pushtet!<\/p>\n<p>Aq shum\u00eb ka r\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetja ndaj PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs, sa n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje, me gjith\u00eb rritjen e numrit t\u00eb partive aleate rreth partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, ky front opozitar humbet deri n\u00eb plus minus 300 mij\u00eb vota t\u00eb djathta, krahasuar me zgjedhjet paraardh\u00ebse! \u00c7do her\u00eb ndodh kjo! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bjerrje e fort\u00eb dhe totale kjo e opozit\u00ebs, \u00e7ka tregon se p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs, e ka t\u00eb pamundur t\u00eb afrohet n\u00eb rezultat, p\u00ebr fitore nuk diskutohet tashm\u00eb, pavar\u00ebsisht se kjo mazhoranc\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mandatin e saj t\u00eb kat\u00ebrt rresht, n\u00eb qeverisje t\u00eb vendit!<\/p>\n<p>Vet\u00eb Berisha, kupola e PD dhe panelist\u00ebt af\u00ebr tij kan\u00eb nisur t\u00eb \u2018evidentojn\u00eb\u2019 fajtor\u00ebt e rr\u00ebnimit t\u00eb PD! Q\u00eb nga Salianji, q\u00eb sipas tyre po i sh\u00ebrben Edi Ram\u00ebs, e deri tek gazetar\u00ebt dhe shoq\u00ebria civile q\u00eb sipas lidershipit demokrat vijojn\u00eb t\u00eb merren me opozit\u00ebn e jo me qeverin\u00eb, jan\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb dhe list\u00ebn e \u2018fajtor\u00ebve\u2019 se p\u00ebrse humb PD e pse nuk ka mb\u00ebshtetje Berisha e lidershipi aktual demokrat! Aq t\u00eb fiksuar jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, sa nuk durojn\u00eb asnj\u00eb mendim ndryshe, duke u p\u00ebrplasur me k\u00ebta z\u00ebra. P\u00ebrplasje k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb habitur demokrat\u00ebt por dhe t\u00eb gjith\u00eb publikun, pasi nj\u00eb opozit\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u00e7do z\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb saj kund\u00ebr nj\u00eb qeverie q\u00eb nuk e mund dot, qoft\u00eb dhe duke menduar ndryshe nga lideri!<\/p>\n<p>I vetmi q\u00eb nuk ka faj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dynja, \u00ebsht\u00eb ai, i pap\u00ebrs\u00ebritshmi dhe i pavdekshmi, Sali Berisha! Bashk\u00eb me besnik\u00ebt e tij, q\u00eb tashm\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb flasin nj\u00eblloj si ai, ecin sikurse ec\u00ebn Berisha, b\u00ebjn\u00eb mimik\u00ebn e fytyr\u00ebs po si ai, k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb po si ai! T\u00eb \u2018vrasin\u2019 n\u00ebse thua nj\u00eb fjal\u00eb kund\u00ebr Berish\u00ebs, i cili \u2018po q\u00ebndron fort p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs\u2019, sipas tyre! Dhe s\u2019ka zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebr ta!<\/p>\n<p>Kjo situata n\u00eb PD, me nj\u00eb Berish\u00eb t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb deri n\u00eb vdekje n\u00eb krye t\u00eb PD,e ka th\u00ebn\u00eb vet\u00eb se \u00ebsht\u00eb misionar e misionarin nga misioni vet\u00ebm vdekja e ndan, na kujton nj\u00eb hallin e para shum\u00eb viteve t\u00eb nj\u00eb botuesi t\u00eb njohur t\u00eb medias s\u00eb shkruar, i cili, meq\u00eb kishte nisur t\u00eb mos i ecte gazeta, \u00e7do dit\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte nj\u00eb gazetar me propozim t\u00eb kryeredaktorit, por q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment s\u2019po gjente karar! Nj\u00eb mendje e thjesht\u00eb, i sygjeroi nj\u00eb dit\u00eb iden\u00eb, se nuk zgjidhet kjo pun\u00eb duke larguar e z\u00ebvend\u00ebsuar gazetar\u00ebt \u00e7do dit\u00eb, pasi e keqja me sa duket \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye! Ndaj i sygjeroi, ndrysho kreun dhe ai k\u00ebshtu veproi! B\u00ebri nd\u00ebrrimin e kupol\u00ebs dhe ra v\u00ebrtet\u00eb rehat!<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb se strumbullari i d\u00ebshtimit t\u00eb PD \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, Berisha! T\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb apo t\u00eb \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtoj\u00eb\u2019 nga PD sa t\u00eb doj\u00eb an\u00ebtar\u00eb kryesie, deputet\u00eb apo k\u00ebdo z\u00eb kund\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti, PD dhe opozita n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi do t\u00eb vazhdoj\u00eb r\u00ebnien \u2018pikiat\u00eb\u2019 n\u00eb mb\u00ebshtetje, sikurse po ndodh tash e 13 vite, teksa ka humbur t\u00eb gjitha p\u00ebrballjet elektorale me kund\u00ebrshtarin politik, PS dhe Ram\u00ebn!<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb m\u00eb shqeto, Berisha nuk ndez m\u00eb more njer\u00ebz, \u2018baruti\u2019 i tij \u00ebsht\u00eb lagur me koh\u00eb dhe vakt, q\u00eb me humbjen rr\u00ebnuese dhe katastrofike n\u00eb vitin 2013, teksa ra nga pushteti me 1 milion\u00eb vota kund\u00ebr! Me gjith\u00eb \u2018retushimet\u2019 e her\u00ebpashershme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, qoft\u00eb duke em\u00ebruar Bash\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb PD, qoft\u00eb duke bashkuar forcat opozitare n\u00eb nj\u00eb grupim t\u00eb vet\u00ebm rreth PD, rezultantja e k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb rezultat akoma m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs! Pra, sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2018thar\u00eb\u2019 her\u00ebpashere \u2018baruti\u2019, ai tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i skaduar dhe nuk ndez m\u00eb! N\u00eb asnj\u00eb rast! N\u00eb PD duhet t\u00eb binden se edhe Berisha ka \u2018afat skadence\u2019, dhe kjy afat ka kaluar q\u00eb n\u00eb vitin 2013! Jan\u00eb plot 13 vite q\u00eb PD merr frym\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb \u2018malli\u2019 t\u00eb skaduar, Sali Berish\u00ebs dhe ec\u00ebn me \u2018drita\u2019 fikur!<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha q\u00eb nga viti 2013 kan\u00eb \u2018rrjedhur\u2019 shum\u00eb uj\u00ebra! Tashm\u00eb as Basha nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb PD, \u00ebsht\u00eb rikthyer vet\u00eb Berisha n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj partie! Por ama, ka mbi kurriz dosa akuza t\u00eb forta dhe dosje t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si i pandehur. Ka mbi kurriz dhe shpalljen \u2018non grata\u2019 nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe PD me lidershipin e tij, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb izolim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku askush nuk e pret n\u00eb zyr\u00eb, asnj\u00eb ambasador apo zyrtar i lart\u00eb i huaj q\u00eb vjen n\u00eb Shqip\u00ebri nuk i shkel n\u00eb zyr\u00eb, Berish\u00ebs! Takojn\u00eb deri dhe vart\u00ebsit e tij n\u00eb PD, por ama Berish\u00ebn e refuzojn\u00eb! \u00c7ka tregon se p\u00ebr ta, megjith\u00ebse PD ka r\u00ebnd\u00ebsi si forc\u00eb opozitare, por sa t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye Berisha nuk i qaset asnj\u00eb ndihm\u00eb apo p\u00ebrkrahje nd\u00ebrkomb\u00ebtare! Sepse dhe p\u00ebrkrahja e qytetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ka marr\u00eb fund me koh\u00eb e vakt p\u00ebr PD e udh\u00ebhequr nga Berisha! E tregojn\u00eb sondazhet, e tregojn\u00eb dhe ballafaqimet elektorale, t\u00eb humbura n\u00eb mas\u00ebn 100 p\u00ebrqind!<\/p>\n<p>Nuk themi se me largimin tani t\u00eb Berish\u00ebs nga drejtimi i PD, do t\u00eb zgjidhej si me sust\u00eb, sa hap e mbyll syt\u00eb kriza n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare. E n\u00ebnvizojn\u00eb se s\u2019ka asnj\u00eb gjas\u00eb t\u00eb largohet n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb nga kryetar partie pasi e ka pron\u00eb t\u00eb tij, dhe jemi t\u00eb bindur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! Me aq \u2018fraktura\u2019 dhe rr\u00ebnim sa \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb PD nga Berisha gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre viteve, me pik\u00eb kulmore sulmin mbi seli m\u00eb 8 janar, duhen vite e vite p\u00ebr t\u00eb mbledhur \u2018kockat\u2019 nj\u00ebher\u00eb, pastaj p\u00ebr t\u2019u ringritur e pretenduar p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb alternativ\u00eb pushteti! Por t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb frenohet gremisja dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb shp\u00ebtonte nga pengmarrja! Megjith\u00ebse askush nuk e mendon se Berisha do t\u2019ia jap\u00eb k\u00ebt\u00eb shans PD! Do ta marr\u00eb me vete n\u00eb am\u00ebshim, kur ta th\u00ebrras\u00eb i \u2018plotfuqishmi\u2019! Kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje pothuajse titanike nga ana e lidershipit t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb apo m\u00eb sakt\u00eb perceptimin e nj\u00eb bashkimi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrit opozitar p\u00ebr ta nxjerr\u00eb n\u00eb shesh n\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama. P\u00ebrmes tryezave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, her\u00eb n\u00ebn thirrjen e PD si partia m\u00eb e madhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-68030","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68030","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68030"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68030\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}