{"id":67897,"date":"2026-02-02T08:48:18","date_gmt":"2026-02-02T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/standartet-e-spak-gjkko-agim-ismailaj-e-beqaj-grup-kriminal-21-janari-dhe-bajrat-jo-shpikje-dhe-asgjesim-nenesh-te-legjislacionit-penal\/"},"modified":"2026-02-02T08:48:18","modified_gmt":"2026-02-02T08:48:18","slug":"standartet-e-spak-gjkko-agim-ismailaj-e-beqaj-grup-kriminal-21-janari-dhe-bajrat-jo-shpikje-dhe-asgjesim-nenesh-te-legjislacionit-penal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/standartet-e-spak-gjkko-agim-ismailaj-e-beqaj-grup-kriminal-21-janari-dhe-bajrat-jo-shpikje-dhe-asgjesim-nenesh-te-legjislacionit-penal\/","title":{"rendered":"Standartet e SPAK-GJKKO, Agim Ismailaj e Beqaj grup kriminal, 21 Janari dhe Bajrat jo, shpikje dhe asgjesim nenesh t\u00eb legjislacionit penal"},"content":{"rendered":"<p>Nga Adriatik Do\u00e7i <\/p>\n<p>SPAK dhe GJKKO po operojn\u00eb dhe vendosin gradualisht standarde t\u00eb dyfishta n\u00eb drejt\u00ebsi, duke ngjallur k\u00ebsisoj fantazmat e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjingjon\u00ebve dhe tikllall\u00ebve q\u00eb palosi kosa e Vetingut. Rrjedhja n\u00eb media e dosjes hetimore t\u00eb SPAK mbi vjedhjen e dosjeve n\u00eb kompjuterat e t\u00eb pakt\u00ebn tre prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ka ekspozuar nj\u00eb abuzim gati t\u00eb pabesuesh\u00ebm t\u00eb SPAK me konsiderimin e grupit kriminal q\u00eb hakeroi materialet hetimore.<br \/>\nMe q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb mos referuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, SPAK (Altin Dumani dhe Bledar Maksuti) ka nisur \u2018gjuetin\u00eb\u2019 p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb personazhi p\u00ebr plot\u00ebsimin e grupit prej tre an\u00ebtar\u00ebsh, meqen\u00ebse kishin indentifikaur vet\u00ebm dy t\u00eb implikuar, Arnold Rrokajn dhe Zambak Gjonin, num\u00ebr ky i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb formuar grupin n\u00eb kuptimin e ligjit.<\/p>\n<p>Kan\u00eb verifikuar personat me t\u00eb cil\u00ebt Zambak Gjoni ka ndar\u00eb dosjet n\u00eb WhatsApp. Ish drejtori i Burgjeve, Agim Ismailin ka shprehur interes dhe kuriozitet n\u00ebse Zambak Gjoni kishte ndonj\u00eb dosje edhe p\u00ebr Ulsi Manj\u00ebn, pa e ditur dhe pa pyetur se si Gjoni i kishte siguruar dosjet. Kaq ka mjaftuar p\u00ebr t\u2019a kualifikuar Agim Ismailin grup kriminal, duke shpikur dhe zbatuar nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb re penale, at\u00eb t\u00eb \u2018kuriozitetit kriminal\u2019, e cila nuk ekziston n\u00eb Kodin Penal.<br \/>\nAgim Ismailaj ndoshta duhet t\u00eb ishte marr\u00eb i pandehur p\u00ebr aferat e konstatuara nga KLSH n\u00eb krye t\u00eb Burgjeve dhe AKU, por shpallja arbitrare e tij grup kriminal vet\u00ebm se ka demostruar kuriozitet, d\u00ebm\u00ebton r\u00ebnd\u00eb besimin e publikut tek SPAK. Prokurori Bledar Maksuti, i cili tha para Gjykat\u00ebs Kushtetuese se gazetar\u00ebt merrnin leje n\u00eb SPAK kur publikon nj\u00eb lajm rreth nj\u00eb dosje hetimore, ka kriminalizuar kuriozitetin si nj\u00eb tipar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i natyrsh\u00ebm i njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi, nj\u00eb muaj pasi kishte liruar Sali Berish\u00ebn nga arresti sht\u00ebpiak, shpalli Ilir Beqajn grup t\u00eb strukturuar kriminal. Zonja Davidi shpalli grupin kriminal me an\u00ebtar\u00eb Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj, nd\u00ebrsa \u2018harroi\u2019 Ogerta Manastirliun, e cila kishte zbatuar koncensionin e sterilizimit, madje duke rinegociuar kontrat\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb privatit.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, gjyqtar\u00ebt e Apelit t\u00eb GJKKO, Dhimit\u00ebr Lara dhe Saida Dollani shpall\u00ebn ish prokurorin Aurel Zarka kryetar grupi kriminal, duke r\u00ebnduar pozitat e tij n\u00eb faz\u00eb gjykimi si dhe duke \u2018korrektuar\u2019 hetimet e SPAK-ut, gjyqtarin paraprak q\u00eb kishte kaluar dosjen p\u00ebr gjykim dhe GJKKO-n\u00eb e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, e cila kishte marr\u00eb vendim themeli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje.<br \/>\nN\u00ebse Bledar Maksuti shpiku nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb re penale q\u00eb nuk ekziston n\u00eb Kodin Penal, Dhimit\u00ebr Lara dhe Saida Dollani kan\u00eb asgjesuar nenin 425 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, i cili parashikon qart\u00eb se gjykata e apelit mund t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb pandehurit vet\u00ebm n\u00ebse apelues \u00ebsht\u00eb prokuroria.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023, SPAK shpalli moskompentenc\u00ebn p\u00ebr kall\u00ebzimet q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Partia Socialiste p\u00ebr 21 Janarin, duke e referuar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr kompetenc\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. Prokurorja e Posa\u00e7me Manjola Kajana vler\u00ebsoi se element\u00ebt n\u00eb vrasjet e kat\u00ebr protestuesve n\u00eb bulevard nuk jan\u00eb kompetenc\u00eb e k\u00ebsaj prokurorie p\u00ebr t\u2019a hetuar si dosje.<\/p>\n<p>Element\u00ebt q\u00eb nuk i pa zonja Kajana t\u00eb implikimit t\u00eb Sali Berish\u00ebs si vras\u00ebsi profesionit n\u00eb dosjen e 21 Janarit, \u00e7udit\u00ebrisht i konstatoi Gjykata e Strasburgut, e cila shpalli 21 Janarin krim shtet\u00ebror. Me dy vendime gjykatash n\u00eb favor t\u00eb hetimit t\u00eb 21 Janarit si grup kriminal, vendimi i Strasburgut dhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, SPAK sot po s\u00ebk\u00eblldiset p\u00ebr t\u00eb shpallur grupin kriminal t\u00eb 21 Janarit.<br \/>\nN\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020, GJKKO kostatoi se dosja Bajri nuk ishte n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb SPAK, por kompetenc\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin grupi kriminal Bajri kishte rekrutuar t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb prokuror, Xhevahir Lit\u00ebn. GJKKO, e cila m\u00eb von\u00eb do shpallte grup kriminal Ilir Beqajn dhe Aurel Zerk\u00ebn, zhb\u00ebri si t\u00eb till\u00eb grupin kriminal p\u00ebr t\u00eb akuzuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri. Tre vjet m\u00eb pas, SPAK kopsiti nj\u00eb tjet\u00ebr dosje p\u00ebr grupin Bajri, k\u00ebt\u00eb her\u00eb si organizat\u00eb kriminale, bashk\u00eb me investitorin strategjik P\u00ebllumb Gjoka.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, psikozat dhe fiksimet e prokurorit t\u00eb SPAK, Ols Dado, p\u00ebr raportet emocionale t\u00eb t\u00eb burgosurit Erion Veliaj me bashk\u00ebshorten, jan\u00eb reflektuar n\u00eb vendimin e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb GJKKO, Engert P\u00ebllumbi.<br \/>\nPo n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, P\u00ebllumbi shkroi se bashk\u00ebpunimi i personave n\u00ebn hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule ka tiparet e grupi t\u00eb strukturuar kriminal, duke theksuar se ky tipar nuk do t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u00eb cenohej parimi i mosr\u00ebndimit t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, ku gjykata nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr se sa prokuroria.<\/p>\n<p>Po pse e shkruan kur e di se nuk merret n\u00eb konsiderat\u00eb? Pse e shkruan kur nuk je n\u00eb rolin e gjyqtarit paraprak? \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky zell p\u00ebr t\u00eb gjetur grupe kriminale aty ku nuk ka dhe p\u00ebr t\u00eb zhb\u00ebr\u00eb aty ku ka?<br \/>\nJo vet\u00ebm kaq. Por dhjet\u00ebra t\u00eb dyshuar p\u00ebr akuza t\u00eb nj\u00ebjtat si t\u00eb Velaijt, sot jan\u00eb me mas\u00eb sigurie m\u00eb t\u00eb but\u00eb, arrest sht\u00ebpie dhe detyrim paraqitje.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr marr\u00ebzi ishte shpallja e gazetarit Elton Qyno grup kriminal, nj\u00eb turp\u00ebrim i cili u korrektua dhe u zhb\u00eb shpejt nga Apeli i GJKKO dhe mandej nga Gjykata Kushtetuese. Solla n\u00eb v\u00ebmendje me evidenca vet\u00ebm disa shembuj nga nj\u00eb sag\u00eb veprimesh dhe vendimesh t\u00eb SPAK dhe GJKKO, duke instaluar standarde t\u00eb dyfishta dhe t\u00eb shumfishta, nj\u00eb kosto e panevosjme p\u00ebr idividin, shoq\u00ebrin\u00eb dhe vet\u00eb vet\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re, e pand\u00ebshkuar deri m\u00eb sot nga ILDK, KLGJ dhr KLP.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriatik Do\u00e7i SPAK dhe GJKKO po operojn\u00eb dhe vendosin gradualisht standarde t\u00eb dyfishta n\u00eb drejt\u00ebsi, duke ngjallur k\u00ebsisoj fantazmat e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjingjon\u00ebve dhe tikllall\u00ebve q\u00eb palosi kosa e Vetingut. Rrjedhja n\u00eb media e dosjes hetimore t\u00eb SPAK mbi vjedhjen e dosjeve n\u00eb kompjuterat e t\u00eb pakt\u00ebn tre prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ka ekspozuar nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67897","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67897\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}