{"id":67884,"date":"2026-02-02T07:48:18","date_gmt":"2026-02-02T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/toke-e-kontestuar-vizita-e-ivanka-trump-rindez-konfliktin-e-pronesise-per-zvernecin-2\/"},"modified":"2026-02-02T07:48:18","modified_gmt":"2026-02-02T07:48:18","slug":"toke-e-kontestuar-vizita-e-ivanka-trump-rindez-konfliktin-e-pronesise-per-zvernecin-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/02\/toke-e-kontestuar-vizita-e-ivanka-trump-rindez-konfliktin-e-pronesise-per-zvernecin-2\/","title":{"rendered":"\u2018Tok\u00eb e kontestuar\u2019, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Zv\u00ebrnecin"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb vrenjtura m\u00eb 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zv\u00ebrnecit buz\u00eb lagun\u00ebs s\u00eb Nart\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb u kthye n\u00eb tok\u00ebn e Ivanka Trump \u2013 vajz\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Fshati u rrethua nga forca t\u00eb shumta policie, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Trump e shoq\u00ebruar nga nj\u00eb grup i madh arkitekt\u00ebsh dhe biznesmen\u00ebsh, u filmuan teksa l\u00ebviznin me nj\u00eb eskort\u00eb makinash t\u00eb larta n\u00ebp\u00ebr zon\u00eb.<\/p>\n<p>Ivanka Trump vizitoi dy her\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit manastirin e vjet\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb n\u00eb ishullin e Zv\u00ebrnecit, ku b\u00ebri foto dhe ndezi qirinj. Ajo u takua gjithashtu disa her\u00eb me kryeministrin Edi Rama, me t\u00eb cilin u filmua edhe gjat\u00eb nj\u00eb darke.<\/p>\n<p>Por stacioni kryesor ishte plazhi me r\u00ebr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb i Porta Nov\u00ebs, ku grupi ngriti \u00e7adra dhe shpenzoi shumic\u00ebn e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, banor\u00ebt e fshatit t\u00eb Zv\u00ebrnecit i ndoq\u00ebn ngjarjet nga televizori.<\/p>\n<p>\u201cNuk u thirr njeri,\u201d thot\u00eb me zem\u00ebrim Kostaq Konomi, kryeplaku i fshatit Zv\u00ebrnec. \u201cAta q\u00ebndruan dy-tre dit\u00eb atje, por nuk t\u00eb linin t\u00eb afroheshe\u201d.<\/p>\n<p>Komuniteti i vog\u00ebl i Zv\u00ebrnecit jeton prej vitesh n\u00ebn tensionin e humbjes s\u00eb pronave p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb gjat\u00eb gjyq\u00ebsor me Artur Shehun \u2013 nj\u00eb biznesmen kontrovers i pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb Vlor\u00eb, i cili jeton prej dy dekadash n\u00eb Florida t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Por planet e dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit Trump, Jared Kushner dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Ivanka Trump p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti luksoz n\u00eb Zv\u00ebrnec, e kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebt\u00eb rrezik m\u00eb af\u00ebr.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e fshatit t\u00eb Zv\u00ebrnecit, t\u00eb cil\u00ebt pretendojn\u00eb se jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn po planifikohet t\u00eb b\u00ebhet investimi, ankohen se po p\u00ebrjashtohen nga \u00e7do informacion dhe vendimmarrje.<\/p>\n<p>\u201cPse kjo heshtje k\u00ebtu, nuk e di \u00e7far\u00eb b\u00ebhet? K\u00ebtu l\u00eb shum\u00eb dyshim, l\u00eb shum\u00eb dyshim,\u201d tha Konomi, duke ironizuar edhe mediat q\u00eb n\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebra transmetimi televiziv, askush nuk i p\u00ebrmendi banor\u00ebt e zon\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb lidhur jet\u00ebn me tok\u00ebn.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr projektin e Kushner dhe Ivanka Trump n\u00eb Zv\u00ebrnec, kryeministri Edi Rama tha p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi se qeveria nuk ishte e p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZona n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private dhe qeveria s\u2019\u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb asnj\u00eb marr\u00ebveshje,\u201d tha kryeministri p\u00ebrmes zyr\u00ebs s\u00eb shtypit. \u201cProjekti do t\u00eb trajtohet si t\u00eb gjith\u00eb projektet e tjer\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn institucionale deri n\u00eb pajisjen me leje,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe tha se ministria e tij nuk ishte e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb planet e Kushner p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb pyetur nga BIRN mbi konfliktin e pron\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb s\u00eb Kushner nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Projekti mbi tok\u00ebn e kontestuar<\/strong><\/p>\n\n<p>Projektet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb resort ultra-luksoz n\u00eb ishullin e Sazanit dhe nj\u00eb kompleks t\u00eb dyt\u00eb turistik n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit.<\/p>\n<p>Projekti i Sazanit u b\u00eb zyrtar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, kur pak para se Donald Trump t\u00eb inaugurohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb president i SHBA-s\u00eb, qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha atij statusin e investitorit strategjik. Megjithat\u00eb, interesi kryesor duket se \u00ebsht\u00eb devijuar drejt Zv\u00ebrnecit, pavar\u00ebsisht se projekti nuk ka kaluar ende n\u00ebp\u00ebr hallkat burokratike t\u00eb miratimit.<\/p>\n<p>Sipas projektit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik, resorti parashikohet t\u00eb shtrihet nga plazhi i Dajlanit drejt atij t\u00eb Porta Nov\u00ebs, rreth nj\u00eb ligatine dhe nj\u00eb pylli t\u00eb dendur n\u00eb kufi me lagun\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Nart\u00ebs.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb p\u00ebrpara vizit\u00ebs s\u00eb Ivanka Trump n\u00eb Vlor\u00eb, banor\u00ebt e Zv\u00ebrnecit u alarmuan nga nj\u00eb njoftim i Kadastr\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve q\u00eb BIRN i disponon, Artur Shehu kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re n\u00eb Kadast\u00ebr p\u00ebr t\u2019u pajisur me \u201cdublikat\u00eb\u201d certifikate pron\u00ebsie p\u00ebr nj\u00eb pasuri pylli prej 51,944 m\u00b2 \u2013 tok\u00eb e cila shtrihet sipas banor\u00ebve n\u00eb gjurm\u00ebt e projektit dhe q\u00eb ndodhet n\u00eb proces gjyq\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Shehu pretendonte se dokumenti kishte humbur.<\/p>\n<p>Sipas kryeplakut Konomi, kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk ishte thjesht nj\u00eb procedur\u00eb administrative, por sinjali i radh\u00ebs se konflikti i vjet\u00ebr me banor\u00ebt e zon\u00ebs po hynte n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr shkak t\u00eb interesit p\u00ebr investimet luksoze n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Konomi dhe nj\u00eb tjet\u00ebr banor iu drejtuan Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, duke k\u00ebrkuar refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Shehut p\u00ebr shkak se prona ndodhej n\u00eb nj\u00eb konflikt gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cPasuria e pretenduar nga shtetasi Artur Shehu \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb fshatit Zv\u00ebrnec, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb p\u00ebrfituar at\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit nr. 7501, dat\u00eb 19.07.1991, \u2018P\u00ebr tok\u00ebn\u2019,\u201d shkruajn\u00eb ata.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e tokave n\u00eb Zv\u00ebrnec, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kullota, ullishta, toka bujq\u00ebsore dhe sip\u00ebrfaqe djerr\u00eb buz\u00eb detit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt q\u00eb ilustron amullin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet e drejta e pron\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri prej vitesh.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebrfituar at\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit 7501 dhe disponojn\u00eb aktet e marrjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb p\u00ebrdorim, AMTP, por Konomi thot\u00eb se shumica u kujdes q\u00eb ndarjet pas viteve \u201990 t\u00eb shkonin sipas kufijve t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mora ullinjt\u00eb e babait tim,\u201d thot\u00eb ai n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, banor\u00ebt m\u00ebsuan se e nj\u00ebjta tok\u00eb u ishte njohur edhe trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb familjes Shehu, me Artur Shehun si nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit.<\/p>\n<p>T\u00eb alarmuar, banor\u00ebt e Zv\u00ebrnecit u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb dhe b\u00ebn\u00eb padi n\u00eb Gjykat\u00eb. Kat\u00ebrmbedhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ata jan\u00eb ende n\u00eb proces gjyq\u00ebsor, pasi \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb rikthyer disa her\u00eb p\u00ebr rigjykim.<\/p>\n<p>Konflikti i st\u00ebrzgjatur civil p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi.<\/p>\n<p>P\u00ebr tokat n\u00eb Zv\u00ebrnec ka nj\u00eb seri procesesh penale t\u00eb nisura nga prokurorit\u00eb e Vlor\u00ebs dhe Tiran\u00ebs me t\u00eb dyshuar ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuesin ligjor t\u00eb Shehut, t\u00eb cilat jan\u00eb gjithashtu ende n\u00eb shqyrtim n\u00ebp\u00ebr gjykata. Sipas nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, nj\u00ebri prej dokumenteve t\u00eb p\u00ebrdorura nga familja Shehu \u00ebsht\u00eb provuar si i falsifikuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr banor\u00ebt, vizita e Trump dhe e arkitekt\u00ebve n\u00eb Zv\u00ebrnec nuk do t\u00eb ishte nj\u00eb lajm i zymt\u00eb n\u00ebse pronat do t\u2019u njiheshin atyre.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb investojn\u00eb, do hapin pun\u00eb p\u00ebr rinin\u00eb,\u201d thot\u00eb nj\u00eb burr\u00eb rreth t\u00eb 60-ave, i cili k\u00ebmb\u00ebngul gjithashtu q\u00eb investimi t\u00eb mos jet\u00eb zaptues.<\/p>\n<p>Edhe Konomi shprehet i habitur se si banor\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb prej shekujsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nuk llogariten.<\/p>\n<p>\u201cDiskutohet Zv\u00ebrneci, Zv\u00ebrneci, Zv\u00ebrneci, Zv\u00ebrneci dhe askush nuk e p\u00ebrmend q\u00eb ka ca njer\u00ebz aty, q\u00eb ka nj\u00eb konflikt prone q\u00eb vijon prej vitit 2006,\u201d tha ai.<\/p>\n<p><strong>Shqet\u00ebsime mjedisore<\/strong><\/p>\n\n<p>P\u00ebrtej konflikteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, projekti i Kushner n\u00eb Zv\u00ebrnec p\u00ebrballet me kund\u00ebrshti dhe kritika nga aktivist\u00ebt mjedisor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndikimin q\u00eb ai do t\u00eb ket\u00eb mbi zon\u00ebn e mbrojtur dhe lagun\u00ebn e Nart\u00ebs \u2013 nj\u00eb prej habitateve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn e shpend\u00ebve t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Taulant Binos, drejtues i organizat\u00ebs mjedisore AOS, projekti rrezikon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb zon\u00ebn m\u00eb t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb litoralit n\u00eb Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb si dhe Delt\u00ebn e Vjos\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cZv\u00ebrneci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb ndjeshme bregdetare n\u00eb vend. Gjeologji e brisht\u00eb, lagun\u00eb, dun\u00eb, shk\u00ebmbinj dhe plazhe t\u00eb paprekura,\u201d thuhet n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb AOS.<\/p>\n<p>Bino ngre dyshime se ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura kishin p\u00ebr q\u00ebllim ngritjen e resorteve t\u00eb tilla brenda tyre, t\u00eb cilat me ligjin e m\u00ebparsh\u00ebm e kishin t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u2019u realizuar.<\/p>\n<p>\u201cKy vendim tregon se pse u miratuan ndryshimet e ligjit p\u00ebr zonat e mbrojtura. Q\u00eb t\u2019i hapej rrug\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj investimi, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj territori t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur, dhe aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb zonat e peizazhit t\u00eb mbrojtur, sikurse Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Binon, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb tjet\u00ebrsimin e t\u00eb gjith\u00eb bregdetit.<\/p>\n<p>\u201cInvestimi n\u00eb Zv\u00ebrnec \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hap p\u00ebr t\u00eb urbanizuar gjith\u00eb bregdetin shqiptar, sepse sikurse ndodh n\u00eb Zv\u00ebrnec, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn teori do t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb mbrojtura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e n\u00eb gjith\u00eb bregdetin shqiptar,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr shqet\u00ebsimet e ngritura nga organizatat mjedisore, kryeministri Rama tha p\u00ebrmes nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi se i shihte ato si shprehje t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri vler\u00ebson \u00e7do kund\u00ebrshti si shprehje e liris\u00eb s\u00eb gjithkujt p\u00ebr t\u00eb pasur opinionin e vet,\u201d thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e zyr\u00ebs s\u00eb shtypit.\/BIRN<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/toke-e-kontestuar-vizita-e-ivanka-trump-rindez-konfliktin-e-pronesise-per-zvernecin\/\">\u2018Tok\u00eb e kontestuar\u2019, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Zv\u00ebrnecin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb vrenjtura m\u00eb 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zv\u00ebrnecit buz\u00eb lagun\u00ebs s\u00eb Nart\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb u kthye n\u00eb tok\u00ebn e Ivanka Trump \u2013 vajz\u00ebs s\u00eb presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Fshati u rrethua nga forca t\u00eb shumta policie, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Trump e shoq\u00ebruar nga nj\u00eb grup i madh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67884","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67884\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}