{"id":67828,"date":"2026-02-01T18:40:22","date_gmt":"2026-02-01T18:40:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/rast-pas-rasti-si-po-shemben-projektet-e-florinjta-te-dyshes-rama-balluku\/"},"modified":"2026-02-01T18:40:22","modified_gmt":"2026-02-01T18:40:22","slug":"rast-pas-rasti-si-po-shemben-projektet-e-florinjta-te-dyshes-rama-balluku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/rast-pas-rasti-si-po-shemben-projektet-e-florinjta-te-dyshes-rama-balluku\/","title":{"rendered":"Rast pas rasti\/ Si po shemben projektet e florinjta t\u00eb dyshes Rama-Balluku"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb problem i ve\u00e7uar me rrug\u00ebt mund t\u00eb shpjegohet me faktor\u00eb natyror\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr me gabime njer\u00ebzore, por kur brenda pak vitesh shembjet, rr\u00ebshqitjet dhe \u00e7arjet bllokojn\u00eb vepra t\u00eb sapoinauguruara, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb analizohet para se t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb, radha ishte e aksit Librazhd-Prrenjas, q\u00eb u bllokua p\u00ebr rreth shtat\u00eb or\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebshqitjes masive t\u00eb gur\u00ebve dhe dherave mbi karrexhat\u00eb.<\/p>\n<p>Aksi Librazhd-Prrenjas i bllokuar<\/p>\n<p>Qindra automjete q\u00eb l\u00ebviznin nga Tirana drejt Kor\u00e7\u00ebs dhe anasjelltas mbet\u00ebn t\u00eb bllokuara, nd\u00ebrsa autoritetet hap\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb kah t\u00eb qarkullimit pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb mjeteve t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Policia njoftoi se drejtuesit e mjeteve mund t\u00eb p\u00ebrdornin itinerare alternative, nd\u00ebrsa autoritetet rrugore apeluan p\u00ebr kujdes maksimal p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve n\u00eb vijim. Rr\u00ebshqitja e dherave ndodhi tek Kthesa e Dragostunj\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb prej vitesh n\u00eb p\u00ebrdorim, por s\u00ebrish mbetet e ekspozuar ndaj t\u00eb nj\u00ebjtave probleme, rr\u00ebshqitje, bllokime dhe munges\u00eb parandalimi efektiv.<\/p>\n<h2><strong>Shkurt 2024, Kor\u00e7\u00eb\u2013Ersek\u00eb, rrug\u00eb e re q\u00eb shembet para se t\u00eb p\u00ebrdoret<\/strong><\/h2>\n<p>Shembja e rrug\u00ebs n\u00eb aksin Korc\u0327e-Erseke\u0308<\/p>\n<p>M\u00eb shkurt 2024, nj\u00eb pjes\u00eb e aksit t\u00eb sapond\u00ebrtuar Kor\u00e7\u00eb\u2013Ersek\u00eb u shemb n\u00eb zon\u00ebn e njohur si Qafa e Qarrit, duke krijuar nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb trupin e rrug\u00ebs. Rruga kishte nj\u00eb gjat\u00ebsi totale prej rreth 35 kilometrash dhe ishte projektuar si rrug\u00eb e kategoris\u00eb C, me nj\u00eb korsi p\u00ebr \u00e7do sens dhe gjer\u00ebsi rreth 8.5 metra. Kostoja totale e projektit kishte shkuar rreth <strong>60 milion\u00eb euro<\/strong>, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga rrug\u00ebt dyt\u00ebsore m\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr kilomet\u00ebr n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Shembja ndodhi p\u00ebrpara inaugurimit zyrtar, ndon\u00ebse autoritetet kishin deklaruar m\u00eb her\u00ebt se punimet ishin n\u00eb faz\u00eb t\u00eb avancuar. Ministrja e Infrastruktur\u00ebs kishte pohuar publikisht se \u201cpjesa e par\u00eb e lotit t\u00eb dyt\u00eb ishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 99 p\u00ebr qind\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, d\u00ebmtimi fizik i rrug\u00ebs p\u00ebrpara dor\u00ebzimit ngriti pik\u00ebpyetje serioze mbi cil\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe studimet gjeologjike t\u00eb kryera n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr terren t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb malor.<\/p>\n<p>Punimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aks kishin nisur q\u00eb n\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa afatet e p\u00ebrfundimit ishin shtyr\u00eb disa her\u00eb.<\/p>\n<h2><strong>Shkurt 2024, Rruga e Arbrit bllokohet nga rr\u00ebshqitjet shk\u00ebmbore<\/strong><\/h2>\n<p>Shembja e masivit t\u00eb dheut te Rruga e Arbrit<\/p>\n<p>M\u00eb shkurt 2024, aksi nacional Tiran\u00eb\u2013Peshkopi, i njohur si Rruga e Arbrit, u bllokua n\u00eb zon\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Tujanit p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebshqitjes s\u00eb masiveve shk\u00ebmbore. Qarkullimi u nd\u00ebrpre plot\u00ebsisht, duke l\u00ebn\u00eb dhjet\u00ebra mjete t\u00eb bllokuara n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs. Sipas raportimeve, n\u00eb terren u d\u00ebrguan fadromat e kompanis\u00eb kontraktore p\u00ebr pastrimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit.<\/p>\n<p>Ky aks \u00ebsht\u00eb promovuar si nj\u00eb nga projektet m\u00eb strategjike infrastrukturore n\u00eb vend, q\u00eb lidh Tiran\u00ebn me Dibr\u00ebn dhe m\u00eb tej me verilindjen. Megjithat\u00eb, bllokimi p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebshqitjeve vuri n\u00eb dyshim q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e projektit n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb me probleme t\u00eb theksuara gjeologjike, t\u00eb njohura prej dekadash.<\/p>\n<h2><strong>N\u00ebntor 2025, Quk\u00ebs\u2013Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb, rruga 260 milion\u00eb euro q\u00eb nuk i reziston shiut t\u00eb par\u00eb<\/strong><\/h2>\n<p>Rr\u00ebshqitja e dheut tek Quk\u00ebs-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2025, rruga Quk\u00ebs\u2013Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb, nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe m\u00eb t\u00eb st\u00ebrzgjatura t\u00eb infrastruktur\u00ebs shqiptare, u shemb pas reshjeve t\u00eb para serioze t\u00eb vjesht\u00ebs. Segmenti, me nj\u00eb kosto totale rreth 260 milion\u00eb euro, shfaqi rr\u00ebshqitje masive shk\u00ebmbore, d\u00ebmtime t\u00eb barrierave mbrojt\u00ebse dhe degradim t\u00eb asfaltit n\u00eb disa pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Pamjet treguan se d\u00ebmtimi ishte kozmetik, por struktural, me masa t\u00eb m\u00ebdha shk\u00ebmbore t\u00eb r\u00ebna mbi karrexhat\u00eb dhe segmente t\u00eb t\u00ebra t\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb d\u00ebmtuara brenda pak minutash.<\/p>\n<p>Ky projekt ishte promovuar si investim strategjik p\u00ebr lidhjen e juglindjes me korridoret kryesore komb\u00ebtare, por pas rr\u00ebshqitjes, Autoriteti Rrugor Shqiptar i lau duart me nj\u00eb njoftim ku shprehej se ishin: <strong>\u201cReshjet e dendura t\u00eb shiut\u2026 q\u00eb kan\u00eb shkaktuar \u00e7arjen e skarpat\u00ebs dhe r\u00ebnien e gur\u00ebve n\u00eb trup t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb km 35.\u201d<\/strong><\/p>\n<h2><strong>Dhjetor 2025, Pogradec\u2013Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb, shembet bankina dhe trotuari<\/strong><\/h2>\n<p>Shembet bankina ne Pogradec-Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb<\/p>\n<p>M\u00eb dhjetor 2025, nj\u00eb pjes\u00eb e bankin\u00ebs dhe trotuarit n\u00eb aksin Pogradec\u2013Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00eb, pran\u00eb fshatit G\u00ebshtenjas, u shemb plot\u00ebsisht. Sipas raportimeve, bashk\u00eb me rr\u00ebshqitjen e trotuarit u d\u00ebmtuan edhe rrjetet n\u00ebntok\u00ebsore, nd\u00ebrsa u duk se shembja rrezikonte edhe karrexhat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ky segment ishte rikonstruktuar dhe zgjeruar si investim publik q\u00eb kishte p\u00ebrfunduar q\u00eb n\u00eb shtator 2018, duke p\u00ebrfshir\u00eb korsit\u00eb, trafikndar\u00ebsit, trotuaret dhe ndri\u00e7imin. Megjithat\u00eb, n\u00eb momentin e shembjes, aksi rezultonte prej muajsh pa ndri\u00e7im, ndon\u00ebse kalon p\u00ebrmes zonave t\u00eb banuara, duke rritur ndjesh\u00ebm rrezikun p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt.<\/p>\n<h2><strong>Dhjetor 2025, Shembet edhe rruga e re Sh\u00ebngjin-Velipoj\u00eb<\/strong><\/h2>\n<p>Shembja n\u00eb rrug\u00ebn e re Sh\u00ebngjin Velipoj\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb 2025, p\u00ebr shkak t\u00eb rr\u00ebshqitjes s\u00eb dherave, trasea e rrug\u00ebs Sh\u00ebngjin-Velipoj\u00eb ka p\u00ebsuar \u00e7arje n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plot\u00eb pran\u00eb fshatit Rrjoll.<\/p>\n<p>Nj\u00eb krah i l\u00ebvizjes n\u00eb zon\u00ebn ku jan\u00eb konstatuar rr\u00ebshqitjet e dherave mbeti i bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr drejtuesit e automjeteve. Kompania q\u00eb ka nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb segment rrugor vendosi barriera betoni dhe sinjalistik\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 50 metrash, n\u00eb vendin ku ndodhi shembja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb riparimin.<\/p>\n<p>Rruga panoramike Sh\u00ebngjin\u2013Velipoj\u00eb u hap p\u00ebr qarkullimin e automjeteve n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb 2025. Ky segment rrugor, me gjat\u00ebsi 15 km, \u00ebsht\u00eb investim i Qeveris\u00eb Shqiptare me vler\u00eb 3.8 milion\u00eb euro.<\/p>\n<h2><strong>Janar 2026, Tuneli i Murrizit, \u00e7arje pas inaugurimit<\/strong><\/h2>\n\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u publikuan pamje q\u00eb tregonin plasaritje dhe \u00e7arje t\u00eb shumta n\u00eb bordur\u00ebn an\u00ebsore dhe tavanin e Tunelit t\u00eb Murrizit, pjes\u00eb e Rrug\u00ebs s\u00eb Arbrit. Tuneli ishte hapur p\u00ebr qarkullim m\u00eb 14 mars 2025, me ceremoni dhe deklarata se ishte nd\u00ebrtuar sipas standardeve m\u00eb t\u00eb larta teknike.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Autoriteti Rrugor Shqiptar konfirmoi zyrtarisht se tuneli nuk ishte dor\u00ebzuar ende p\u00ebr procedurat e kolaudimit. Ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs theksuan se hapja e nj\u00eb tuneli pa akt kolaudimi p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ligjore, pasi kolaudimi \u00ebsht\u00eb garancia formale e siguris\u00eb strukturore.<\/p>\n<p>Tuneli i Murrizit \u00ebsht\u00eb vepra kryesore e nj\u00eb projekti q\u00eb ka kushtuar rreth 450 milion\u00eb euro. Problemet e shfaqura vet\u00ebm pak muaj pas hapjes kan\u00eb qen\u00eb objekt i akuzave p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e punimeve dhe presionin politik p\u00ebr inaugurim para p\u00ebrfundimit teknik.<\/p>\n<h2><strong>Janar 2026, Tuneli i Llogaras\u00eb, rrjedhje uji n\u00eb mure<\/strong><\/h2>\n\n<p>N\u00eb janar 2026, <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=QA7MtS8fDvI&amp;t=3s\">pamje virale<\/a> treguan rrjedhje uji nga tavani i Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb pas reshjeve t\u00eb dendura. Ekspert\u00ebt shpjeguan fenomenin si pasoj\u00eb e formacioneve g\u00eblqerore dhe presionit t\u00eb shtuar t\u00eb uj\u00ebrave n\u00ebntok\u00ebsore, duke sqaruar se nuk kishte domosdoshm\u00ebrisht rrezik t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm strukturor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb tunel t\u00eb sapond\u00ebrtuar, me kosto dhjet\u00ebra miliona euro, rrjedhjet e ujit nuk jan\u00eb normale.<\/p>\n<p>Tuneli i Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar gjithashtu me hetime p\u00ebr rritje fiktive kostosh, probleme me lejet e nd\u00ebrtimit dhe dyshime p\u00ebr shkelje ligjore n\u00eb procesin e zbatimit. Kosto totale e tunelit arrin rreth 190 milion euro.<\/p>\n<h2><strong>Rrug\u00eb t\u00eb shtrenjta, standarde t\u00eb l\u00ebkundura<\/strong><\/h2>\n<p>Sipas raporteve t\u00eb Komisionit Europian, Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve dhe OECD, kostoja mesatare e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kilometri rruge <strong>n\u00eb vendet e Bashkimit Europian varion nga 2 deri n\u00eb 6 milion\u00eb euro<\/strong> p\u00ebr kilomet\u00ebr, edhe n\u00eb terrene t\u00eb v\u00ebshtira, p\u00ebrfshir\u00eb studimet, mbik\u00ebqyrjen dhe masat e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, shum\u00eb projekte rrugore kan\u00eb arritur kosto <strong>nga 5 deri n\u00eb mbi 10 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr,<\/strong> nd\u00ebrsa disa segmente i kan\u00eb tejkaluar ndjesh\u00ebm k\u00ebto shifra. Diferenca nuk reflektohet n\u00eb cil\u00ebsi apo jet\u00ebgjat\u00ebsi, por n\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb q\u00eb \u00e7ahet, shembet dhe bllokohet.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201crrug\u00eb t\u00eb florinjta\u201d p\u00ebr nga \u00e7mimi sepse p\u00ebr nga cil\u00ebsia, floriri zbehet pas shiut t\u00eb par\u00eb dhe krahasimi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai i rrug\u00ebve prej kallaji, t\u00eb shndritshme n\u00eb inaugurim, por t\u00eb brishta n\u00eb p\u00ebrdorim.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/02\/01\/rast-pas-rasti-si-po-shemben-projektet-e-florinjta-te-dyshes-rama-balluku\/\">Rast pas rasti\/ Si po shemben projektet e florinjta t\u00eb dyshes Rama-Balluku<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb problem i ve\u00e7uar me rrug\u00ebt mund t\u00eb shpjegohet me faktor\u00eb natyror\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr me gabime njer\u00ebzore, por kur brenda pak vitesh shembjet, rr\u00ebshqitjet dhe \u00e7arjet bllokojn\u00eb vepra t\u00eb sapoinauguruara, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb analizohet para se t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish. K\u00ebt\u00eb t\u00eb diel\u00eb, radha ishte e aksit Librazhd-Prrenjas, q\u00eb u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":67829,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67828","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67828","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67828"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67828\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}