{"id":67815,"date":"2026-02-01T17:48:22","date_gmt":"2026-02-01T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/liza-e-qymyrit\/"},"modified":"2026-02-01T17:48:22","modified_gmt":"2026-02-01T17:48:22","slug":"liza-e-qymyrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/liza-e-qymyrit\/","title":{"rendered":"Liza e qymyrit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga<\/p>\n<p>Ajo ishte nj\u00eb nga personazhet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitet \u201970!<br \/>\nPadyshim nga t\u00eb vetmet personazhe q\u00eb si fem\u00ebr, a mashkull, nuk b\u00ebri propagand\u00eb p\u00ebr veten e vet, nuk u b\u00eb e njohur duke paguar, a duke u prishur mendjen popullit me propagand\u00eb zyrtare, krejt idiote, por q\u00eb vler\u00ebsohej nga t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nK\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebzit e m\u00ebdhenj q\u00eb Tirana ka njohur. Shumica e t\u00eb tjer\u00ebve nuk jan\u00eb ve\u00e7se karagjoz\u00eb dhe karagjoze, pa pik\u00eb vlere, fallco, dhe q\u00eb nuk meritojn\u00eb as emra rrug\u00ebsh dhe as emra shkollash.<br \/>\nLiza e qymyrit. K\u00ebshtu e th\u00ebrrisnin. M\u00eb kujtohet se ishte e zeshk\u00ebt n\u00eb fytyr\u00eb. Midis ngjyrave t\u00eb kuqe, t\u00eb verdh\u00eb, jeshile q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb te nj\u00eb fem\u00ebr ajo ishte e zeshk\u00ebt. Si qymyr. Thon\u00eb se njeriu mban n\u00eb fytyr\u00eb karakterin e tij.<br \/>\nKa femra q\u00eb jan\u00eb si bretkoca, t\u00eb tjera si dhelpra, ca si kukumjacka, ca si pula t\u00eb rrjepura, nuk ka problem fiziku, por aty reflektohet karakteri. Sikurse ka edhe burra si derra, si arinj, si veshgjat\u00eb, si gjarp\u00ebrinj, p\u00ebrs\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb fiziku, \u00ebsht\u00eb karakteri q\u00eb u jep k\u00ebt\u00eb pamje. Liza ishte si qymyri.<br \/>\nPor, ende sot pas gjys\u00ebm shekulli nuk e di n\u00ebse ajo ishte e zeshk\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb qymyrit me t\u00eb cilin ajo punonte, pra mund t\u00eb ishte kuqe e b\u00ebr\u00eb zeshkane, apo bjonde e b\u00ebr\u00eb zeshkane, sikurse ndodh e kund\u00ebrta sot, apo sepse qymyri e kishte nxir\u00eb t\u00eb shkret\u00ebn. Ajo ishte e vetmja grua q\u00eb kam par\u00eb t\u00eb mbrehej n\u00eb karroc\u00eb dhe e t\u00ebrhiqte at\u00eb duke vendosur gjoksin e saj t\u00eb shesht\u00eb dhe t\u00eb r\u00ebn\u00eb te trari i karroc\u00ebs me dy rrota q\u00eb i vinte nga pas. Ishte mbrehur n\u00eb t\u00ebr\u00eb kuptimin e fjal\u00ebs. Nxirrte buk\u00ebn e goj\u00ebs me djers\u00ebn e ballit.<br \/>\nNuk vidhte, nuk prostituohej, nuk lajkosej si e p\u00ebrdalur, nuk ndiqte as mod\u00ebn, asgj\u00eb nga k\u00ebto. Vet\u00ebm rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs transportonte qymyr n\u00eb disa thas\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mbushnin kacik karroc\u00ebn e saj. Ajo punonte p\u00ebr veten e saj, nuk dukej se festa e grave kalonte af\u00ebr saj, askush nuk e dinte se nga e kishte origjin\u00ebn, a ishte nga Veriu a nga Jugu.<br \/>\nKjo ndodhte sepse Liza e Qymyrit punonte, por nuk fliste, n\u00eb ndryshim nga shum\u00eb gra llapazane q\u00eb flasin, por nuk punojn\u00eb. Nuk i shihte burrat n\u00eb sy, as grat\u00eb, nuk dinte t\u00eb qeshte, nuk nxirrte asnj\u00eb r\u00ebnkim a tregonte sh\u00ebnj\u00eb lodhje. As britma, l\u00ebre m\u00eb fjal\u00eb. Nuk e di ta them se \u00e7far\u00eb theksi kishin fjal\u00ebt e saj.<br \/>\nDo t\u00eb ishte e pabesueshme se Liza e Qymyrit t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dashuri. Dilte q\u00eb pa gdhir\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe kthehej me karroc\u00ebn bosh nat\u00ebn duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh me err\u00ebsir\u00ebn e qytetit. Si nj\u00eb hije v\u00ebrtitej n\u00eb qytet, pa folur. Askush nuk e dinte se ku flinte, a kishte familje, sa fitonte, ku i mbante lek\u00ebt q\u00eb fitonte. Ajo ishte simboli i gjith\u00e7kaje kontradiktore n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nEsht\u00eb nj\u00ebra nga tre grat\u00eb publike q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen time. E dyta \u00ebsht\u00eb gruaja q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Revolucionit Francez p\u00ebrpiloi deklarat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejat e grave. E \u00e7uan n\u00eb gijotin\u00eb revolucionar\u00ebt! E treta, gruaja q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 14 \u2013 t\u00eb shkruajti tekste dhe poezi ku hidhej posht\u00eb me fakte supremacia e burrave ndaj grave.<br \/>\nT\u00eb tjerat jan\u00eb disa shkall\u00eb posht\u00eb tyre. Liza e Qymyrit \u00ebsht\u00eb midis k\u00ebtyre tre grave. Prind\u00ebrit trembnin f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl kur k\u00ebta nuk silleshin mir\u00eb ose kur nuk hanin ushqimin : Do t\u2019i them Liz\u00ebs t\u00eb Qymyrit t\u00eb vij\u00eb!!! Kur dikush ishte b\u00ebr\u00eb pak pis, i thoshin me tallje : Si m\u00eb je b\u00ebr\u00eb si Liza e Qymyrit!!!<br \/>\nEcte rrug\u00ebve t\u00eb qytetit dhe nuk ndihej, por t\u00eb gjith\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr pranin\u00eb e saj madh\u00ebshtore duke shtyr\u00eb karroc\u00ebn e saj si nj\u00eb Zhanvalzhan i koh\u00ebve tiranase. T\u00eb gjith\u00eb e ndjenin pran\u00eb, por b\u00ebnin sikur nuk e shihnin. Ndofta nga turpi sesi nj\u00eb shoq\u00ebri mund ta linte ashtu nj\u00eb grua.<\/p>\n<p>Nuk besoj se ishte as e met\u00eb dhe as e \u00e7mendur. Sillte siguri n\u00eb nd\u00ebrgjegjen kolektive. T\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebnaqur sepse e masnin veten dhe gjendjen e tyre me at\u00eb t\u00eb Liz\u00ebs t\u00eb Qymyrit. Flok\u00ebt e shtrir\u00eb si presh. Vetullat e trasha. Trupin e shkurt\u00ebr, por t\u00eb ngjeshur. K\u00ebmb\u00ebt e m\u00ebdha futur n\u00eb disa opinga t\u00eb sheshta me shoje meshini. Vishej me pantallona shpesh dhe mbi to nj\u00eb fustan me pala. Veshje e papar\u00eb gj\u00ebkundi.<br \/>\nKok\u00ebulur, por ato pak vetura q\u00eb qarkullonin i hapnin rrug\u00eb. Ajo ishte mbret\u00ebresha e pun\u00ebs. Askush besoj nuk i tha nj\u00eb fjal\u00eb inkurajimi a lajkimi sikurse bandill\u00ebt u thon\u00eb grave q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr to. Liza e Qymyrit ishte nyje paradoksesh. Emri i saj ishte per\u00ebndimor. Nuk dihej nga vinte. Po ta krahasoje me emrat e grave t\u00eb tjera t\u00eb koh\u00ebs, ca emra fatosesh dhe pioneresh, ca emra sofikash, e myftijesh, emri i Liz\u00ebs ishte nj\u00eb yll q\u00eb ndri\u00e7onte mbi gjith\u00e7ka. Ishte Per\u00ebndimi n\u00eb goj\u00ebt tona.<br \/>\nEdhe Liz\u00eb edhe e Qymyrit.<br \/>\nEmri dhe mbiemri q\u00eb kurr\u00eb nuk rrinin bashk\u00eb. Liza dhe Qymyri \u2013 dy vlera t\u00eb pabashkueshme. Nj\u00eb Liz\u00eb q\u00eb e kishin vendosur n\u00eb vend t\u00eb kalit.<br \/>\nPastaj ishte qymyri, nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb q\u00eb ende nuk njihet n\u00eb qytetet tona. Nuk dihet se ku e \u00e7onte, kush e donte. E donin fark\u00ebtar\u00ebt, ngroheshin familjet me soba qymyri??? Gjith\u00e7ka ishte dhe mbeti mister.<br \/>\nMbi t\u00eb gjitha ajo nuk jepte asnj\u00eb mosh\u00eb. Ishte si nj\u00eb statuj\u00eb q\u00eb l\u00ebviste rrug\u00ebve t\u00eb qytetit. Nuk foli kurr\u00eb. Fliste me figur\u00ebn e saj madh\u00ebshtore. Nuk dihej se kush e paguante, ku e gjente qymyrin, a kishte nj\u00eb vat\u00ebr apo jo? Ka gra q\u00eb llomotosin por nj\u00eb pun\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Ose jan\u00eb t\u00eb afta vet\u00ebm p\u00ebr kurthe, sharje, prapaskena, g\u00ebnjeshtra, llomotitje pa kuptim, fjali t\u00eb gatshme t\u00eb d\u00ebgjuara diku, por jo p\u00ebr pun\u00eb.<br \/>\nLiza e Qymyrit nuk ishte ve\u00e7se nj\u00eb qenie pune, pa fjal\u00eb. I \u00e7uditsh\u00ebm fundi i saj. Aty nga fillimi i viteve 80, n\u00eb histerin\u00eb e vrasjeve t\u00eb armiqve, doli fjala se Liza e qymyrit pask\u00ebsh qen\u00eb agjente e huaj. E kishin arrestuar. Me siguri nj\u00eb thashethem nga ata q\u00eb ushqehen nga deliri dhe ankthi kolektiv. Por, Liza nuk u pa m\u00eb n\u00eb qytet. U zhduk. Dhe njer\u00ebzit q\u00eb harrojn\u00eb shpejt, megjithat\u00eb kujtoheshin p\u00ebr t\u00eb : Ore, e keni par\u00eb m\u00eb Liz\u00ebn e Qymyrit! Qyteti kishte humbur nj\u00eb nga personazhet e vet m\u00eb t\u00eb njohur dhe autentik\u00eb.<br \/>\nSa do t\u00eb doja q\u00eb p\u00ebrmendorja e saj t\u00eb ngrihej n\u00eb ndonj\u00eb shesh t\u00eb qytetit sikurse edhe e Sa\u00e7it, e Li Pazarit, etj., njer\u00ebz t\u00eb pun\u00ebs, dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vinin nj\u00eb lule n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tyre, si shenj\u00eb e protest\u00ebs ndaj fam\u00ebs idiote t\u00eb personazheve t\u00eb sot\u00ebm, bler\u00eb me korrupsion ose pushtet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga Ajo ishte nj\u00eb nga personazhet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitet \u201970! Padyshim nga t\u00eb vetmet personazhe q\u00eb si fem\u00ebr, a mashkull, nuk b\u00ebri propagand\u00eb p\u00ebr veten e vet, nuk u b\u00eb e njohur duke paguar, a duke u prishur mendjen popullit me propagand\u00eb zyrtare, krejt idiote, por q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67815","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67815"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67815\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}