{"id":6778,"date":"2025-02-21T20:58:04","date_gmt":"2025-02-21T20:58:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/21\/the-guardian-gjermania-ne-udhekryq-frike-per-kthimin-ne-historine-e-erret\/"},"modified":"2025-02-21T20:58:04","modified_gmt":"2025-02-21T20:58:04","slug":"the-guardian-gjermania-ne-udhekryq-frike-per-kthimin-ne-historine-e-erret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/21\/the-guardian-gjermania-ne-udhekryq-frike-per-kthimin-ne-historine-e-erret\/","title":{"rendered":"\u201cThe Guardian\u201d: Gjermania n\u00eb udh\u00ebkryq, frik\u00eb p\u00ebr kthimin n\u00eb historin\u00eb e err\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><span><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/etiketa\/zgjedhjet-ne-gjermani\/\">N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve<\/a> t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Gjermani, klima politike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb e nxeht\u00eb. Ka pasur sulme ndaj politikan\u00ebve dhe aktivist\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs si dhe jan\u00eb shkat\u00ebrruar postera zgjedhor\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb u ndjen\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar apo edhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar kur <strong>Friedrich Merz<\/strong>, lideri i CDU-s\u00eb s\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, propozoi nj\u00eb projekt-ligj p\u00ebr t\u00eb forcuar kontrollin e imigracionit q\u00eb kishte edhe mb\u00ebshtetjen e \u201cAlternativ\u00ebs p\u00ebr Gjermanin\u00eb\u201d (AfD) t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p>Bj\u00f6rn H\u00f6cke, udh\u00ebheq\u00ebsi i AfD-s\u00eb n\u00eb Turingi<\/p>\n<p><span>AfD, e klasifikuar si nj\u00eb parti e dyshuar ekstremiste nga inteligjenca gjermane, kremtoi plasaritjen e atij q\u00eb njihej si <em>\u201cmuri i zjarrit\u201d<\/em> kund\u00ebr bashk\u00ebpunimit me t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme n\u00eb Bundestag. Demonstrata masive shp\u00ebrthyen si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje nd\u00ebrsa i mbijetuari i Holokaustit, <strong>Albrecht Weinberg<\/strong>, ktheu medaljen e merit\u00ebs n\u00eb shenj\u00eb proteste.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Roli i dezinformimit dhe mediave sociale<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Rritja e AfD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nxitur nga dezinformimi, i cili u p\u00ebrshpejtua gjat\u00eb pandemis\u00eb Covid-19 t\u00eb vitit 2020 kur u themelua l\u00ebvizja \u201cQuerdenken\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, pjes\u00eb t\u00eb AfD-s\u00eb u p\u00ebrzien gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me teoricien\u00ebt e konspiracionit dhe ekstremist\u00ebt e djatht\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, aplikacionet e mediave sociale, si TikTok, Telegram dhe Twitter (tani X), u p\u00ebrhap\u00ebn gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Gjermani, duke lejuar q\u00eb p\u00ebrmbajtja dhe narrativat t\u00eb p\u00ebrhapeshin kryesisht t\u00eb pafiltruara. <\/span><\/p>\n<p>Bashk\u00eb-drejtuesja e AfD-s\u00eb Alice Weidel duke folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb<\/p>\n<p><span>Asnj\u00eb parti tjet\u00ebr gjermane nuk ka qen\u00eb aq e suksesshme sa AfD n\u00eb k\u00ebto platforma t\u00eb mediave sociale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb TikTok.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb nxitur teorit\u00eb e konspiracionit. N\u00eb janar, bashk\u00eb-udh\u00ebheq\u00ebsja e AfD, <strong>Alice Weidel<\/strong> pretendoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme gjat\u00eb nj\u00eb diskutimi n\u00eb internet me <strong>Elon Musk<\/strong> se <em>\u201cHitleri ishte komunist\u201d<\/em>. M\u00eb pas AfD e ftoi Musk-un n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb fushat\u00ebs, pavar\u00ebsisht se ai b\u00ebri nj\u00eb gjest q\u00eb u interpretua gjer\u00ebsisht n\u00eb Gjermani si nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje e Hitlerit. <\/span><\/p>\n<p><span>Si p\u00ebrgjigje, grupi i artist\u00ebve \u201cZentrum f\u00fcr Politische Sch\u00f6nheit\u201d (ZPS) projektoi nj\u00eb imazh t\u00eb gjestit t\u00eb Musk n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb \u201cTesla\u201d n\u00eb Brandenburg. Ironikisht, ZPS, e cila ka b\u00ebr\u00eb vazhdimisht fushat\u00eb p\u00ebr ndalimin e AfD-s\u00eb, tani \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga policia p\u00ebr shfaqjen e simboleve antikushtetuese. P\u00ebrsh\u00ebndetja e Hitlerit \u00ebsht\u00eb e ndaluar n\u00eb Gjermani.<\/span><\/p>\n<p>Dekorime n\u00eb dhim\u00ebn e fushat\u00ebs s\u00eb AfD<\/p>\n<p><span>AfD-ja luan shpesh me paqart\u00ebsit\u00eb apo deklaratat q\u00eb jan\u00eb pran\u00eb veprave penale. Slogani i fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb vitit 2025, \u201cAlice f\u00fcr Deutschland\u201d (Alice p\u00ebr Gjermanin\u00eb), t\u00eb kujton fuqish\u00ebm sloganin e Sturmabteilung (Divizioni i Stuhive, krahu paraushtarak i partis\u00eb naziste) \u201cAlles f\u00fcr Deutschland\u201d (Gjith\u00e7ka p\u00ebr Gjermanin\u00eb). K\u00ebto jan\u00eb shenja t\u00eb mjegullta, por audienca q\u00eb mb\u00ebshtet ekstremin e djatht\u00eb i kupton ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur nd\u00ebrsa votuesit indiferent\u00eb shpesh i n\u00ebn\u00e7mojn\u00eb ato.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Dhuna n\u00eb rritje dhe paralele historike<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Mb\u00ebshtetja p\u00ebr AfD-n\u00eb po rritet me shpejt\u00ebsi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat rurale q\u00eb luftojn\u00eb ekonomikisht dhe me infrastruktur\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, dhe ku politikan\u00eb t\u00eb till\u00eb si <strong>Bj\u00f6rn H\u00f6cke<\/strong>, kreu i AfD-s\u00eb n\u00eb Turingi dhe <strong>Maximilian Krah<\/strong>, nj\u00eb deputet dhe kandidati kryesor i partis\u00eb n\u00eb zgjedhjet e Parlamentit Evropian t\u00eb 2024-\u00ebs, konsiderohen p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb rinj si model. <\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/02\/20\/kush-eshte-alice-weidel-liderja-e-ekstremit-te-djathte-qe-po-trondit-gjermanine\/\">Kush \u00ebsht\u00eb Alice Weidel, liderja e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb q\u00eb po trondit Gjermanin\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dy apelojn\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje nga audienca e re n\u00eb aktivitetet e fushat\u00ebs dhe n\u00eb mediat sociale. H\u00f6cke, i cili konsiderohet si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i fuqish\u00ebm i krahut nacionalist brenda AfD, u shpall fajtor nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb vitin 2024 p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb slogani t\u00eb ndaluar nazist.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjermania ka pasur nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb q\u00eb nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por po sheh rritje t\u00eb sulmeve vdekjeprur\u00ebse. P\u00ebrvjetori i pest\u00eb i sulmit racist \u201cHanau 2020\u201d, i cili u mori jet\u00ebn 9 t\u00eb rinjve n\u00eb nj\u00eb sulm terrorist t\u00eb frym\u00ebzuar nga ekstremi i djatht\u00eb, kon\u00e7idoi vet\u00ebm disa dit\u00eb para zgjedhjeve n\u00eb t\u00eb cilat AfD pritet t\u00eb b\u00ebhet forca e dyt\u00eb politike. T\u00eb mbijetuarit, miqt\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb vrar\u00ebve mbanin nj\u00eb pankart\u00eb n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb ku thuhej: <em>\u201cAfD mori pjes\u00eb n\u00eb vrasje\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n\n<p><span>4 muaj para sulmit n\u00eb Hanau, nj\u00eb tjet\u00ebr ekstremist i djatht\u00eb sulmoi nj\u00eb sinagog\u00eb n\u00eb Halle dhe m\u00eb pas nj\u00eb qebaptore, duke vrar\u00eb 2 persona. N\u00eb burg, ai arriti t\u00eb montoj\u00eb nj\u00eb arm\u00eb dhe p\u00ebr pak u arratis. N\u00eb shkurt 2025, nj\u00eb i ri u arrestua n\u00eb Brandenburg, pasi dyshohet se po p\u00ebrgatitej t\u00eb sulmonte nj\u00eb kompleks q\u00eb strehonte azilk\u00ebrkuesit.<\/span><\/p>\n\n<p><strong><span>Nj\u00eb kultur\u00eb n\u00eb rritje e dhun\u00ebs s\u00eb t\u00eb djatht\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>T\u00eb rinjt\u00eb ekstremist\u00eb t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Gjermani po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb militant\u00eb. Raportet tregojn\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb e radikalizuar jo vet\u00ebm q\u00eb po konsumojn\u00eb propagand\u00eb n\u00eb internet, por po formojn\u00eb grupe t\u00eb dhunshme. <\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto grupe synojn\u00eb pakicat, kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe gazetar\u00ebt, shpesh duke thurur lavde p\u00ebr aktet terroriste t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Jan\u00eb zbuluar kampe trajnimi dhe kurse vet\u00ebmbrojtjeje me lidhje me rrjetet e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb, ku t\u00eb rinjt\u00eb trajnohen p\u00ebr teknikat luftarake n\u00ebn mask\u00ebn e \u201cvet\u00ebmbrojtjes\u201d.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se kjo kultur\u00eb n\u00eb rritje e dhun\u00ebs mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb sulmeve t\u00eb motivuara politikisht, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e ekstremizmit t\u00eb djatht\u00eb m\u00eb t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb preksh\u00ebm se kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><strong><span>Normalizimi i ekstremizmit: nga retorika n\u00eb veprim<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Retorika e AfD dehumanizon pakicat, duke p\u00ebrdorur terma t\u00eb till\u00eb si<em> \u201cthika t\u00eb subvencionuara\u201d<\/em> dhe \u201cvajza me shami\u201d. Krijimi i kategorive t\u00eb njer\u00ebzve \u201ct\u00eb mir\u00eb\u201d dhe \u201ct\u00eb k\u00ebqij\u201d, t\u00eb kujton kapitullin m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Gjermanis\u00eb. Diskursi i fushat\u00ebs po dominohet nga temat e migracionit, kontrolleve kufitare dhe deportimit duke anashkaluar \u00e7\u00ebshtje si ndryshimet klimatike dhe progresi teknologjik.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ekspert\u00ebt e fushat\u00ebs q\u00eb k\u00ebshillojn\u00eb AfD-n\u00eb e njohin shum\u00eb mir\u00eb frik\u00ebn e popullat\u00ebs gjermane: r\u00ebnien ekonomike, dhun\u00ebn nga emigrant\u00ebt dhe ndryshimin e zakoneve personale.<\/span><\/p>\n<p><span>Teksa AfD k\u00ebrkon t\u00eb shfaqet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb nivel federal dhe shtet\u00ebror me fushat\u00ebn dhe marifetet e saj si\u00e7 jan\u00eb rosat prej gome dhe rrotullat e sallamit, skandalet e p\u00ebrs\u00ebritura nga deg\u00ebt dhe strukturat e deg\u00ebve lokale ekspozojn\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. Incidente t\u00eb tilla si shp\u00ebrndarja e <em>\u201cbiletave t\u00eb fluturimit t\u00eb d\u00ebbimit\u201d<\/em> t\u00eb rreme n\u00eb Karlsruhe n\u00eb Gjermanin\u00eb jugore dhe veprime t\u00eb ngjashme kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb hetime t\u00eb policis\u00eb, duke zbuluar rrymat m\u00eb radikale t\u00eb partis\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span>N\u00eb shtator 2014, deputetja e AfD-s\u00eb Lena Kotr\u00e9 shp\u00ebrndau \u201cKubotans\u201d (arm\u00eb t\u00eb vogla me zinxhir) si dhurata t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore n\u00ebn pretendimin e vet\u00ebmbrojtjes, duke e \u00e7uar m\u00eb tej normalizimin e retorik\u00ebs s\u00eb dhunshme nga partia e saj.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Nj\u00eb komb n\u00eb rrezik<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb vitin 2024, numri i veprave kriminale t\u00eb ekstremist\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb arriti nj\u00eb rekord n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gjermanin\u00eb. U arrestuan an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb shumta t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb ishin armatosur, duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb grusht shteti.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Klima e brisht\u00eb politike e Gjermanis\u00eb, nj\u00eb qeveri e dob\u00ebt dhe dhuna n\u00eb rritje e krahut t\u00eb djatht\u00eb po krijojn\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme. Vendi, dikur i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr <em>\u201ckurr\u00eb m\u00eb\u201d<\/em>, tani e gjen veten rreziksh\u00ebm pran\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb historis\u00eb. AfD po u hap der\u00ebn n\u00eb Gjermani regjimeve totalitare dhe l\u00ebvizjeve antidemokratike n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/01\/21\/pamjet-fushata-e-politikanit-gjerman-habit-te-gjithe-kam-vendosur-te-mesoj-shqip\/\">PAMJET\/ Fushata e politikanit gjerman habit t\u00eb gjith\u00eb: Kam vendosur t\u00eb m\u00ebsoj shqip<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Dy padi p\u00ebr nj\u00eb ndalim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb AfD, t\u00eb paraqitura n\u00eb janar 2025 nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive demokratike n\u00eb Bundestag, kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vak\u00ebt brenda radh\u00ebve t\u00eb tyre. Nj\u00eb bashk\u00eb-iniciatore, <strong>Carmen Wegge<\/strong> e SPD, <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/artanddesign\/2025\/feb\/21\/germany-at-a-crossroads-far-right-afd-photo-essay\">foli<\/a> n\u00eb favor t\u00eb ndalimit t\u00eb partis\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAfD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb. Demokracia u shfuqizua nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Gjermani nga nj\u00eb parti e zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike\u201d<\/em> \u2013 kujton ajo kur <em>\u201cme nacionalsocialist\u00ebt fituan zgjedhjet e Reichstag-ut n\u00eb 1933\u201d<\/em>. <strong>\u00a9The Guardian, LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/02\/21\/the-guardian-gjermania-ne-udhekryq-frike-per-kthimin-ne-historine-e-erret\/\">\u201cThe Guardian\u201d: Gjermania n\u00eb udh\u00ebkryq, frik\u00eb p\u00ebr kthimin n\u00eb historin\u00eb e err\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Gjermani, klima politike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb e nxeht\u00eb. Ka pasur sulme ndaj politikan\u00ebve dhe aktivist\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs si dhe jan\u00eb shkat\u00ebrruar postera zgjedhor\u00eb. Shum\u00eb u ndjen\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar apo edhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar kur Friedrich Merz, lideri i CDU-s\u00eb s\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, propozoi nj\u00eb projekt-ligj p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":6779,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-6778","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6778\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6779"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}