{"id":67773,"date":"2026-02-01T13:48:20","date_gmt":"2026-02-01T13:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/te-mbyllet-ne-burgun-e-armiqve-te-popullit-urdhri-per-denimin-e-mitrush-kutelit-me-1947-dosja-dhe-amaneti-i-shkrimtarit\/"},"modified":"2026-02-01T13:48:20","modified_gmt":"2026-02-01T13:48:20","slug":"te-mbyllet-ne-burgun-e-armiqve-te-popullit-urdhri-per-denimin-e-mitrush-kutelit-me-1947-dosja-dhe-amaneti-i-shkrimtarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/02\/01\/te-mbyllet-ne-burgun-e-armiqve-te-popullit-urdhri-per-denimin-e-mitrush-kutelit-me-1947-dosja-dhe-amaneti-i-shkrimtarit\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb mbyllet n\u00eb burgun e armiqve t\u00eb popullit\u201d, urdhri p\u00ebr d\u00ebnimin e Mitrush Kutelit m\u00eb 1947! Dosja dhe amaneti i shkrimtarit"},"content":{"rendered":"<p>Dhimit\u00ebr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi m\u00eb 13 shtator 1907 n\u00eb Pogradec. \u00cbsht\u00eb cil\u00ebsuar si shkrimtar, p\u00ebrkthyes dhe ekonomist mjaft i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Shkroi n\u00ebn pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas. Studimet e mesme i kreu n\u00eb Selanik, kurse t\u00eb lartat n\u00eb Bukuresht, ku m\u00eb 1934 mori titullin \u201cDoktor i shkencave ekonomike\u201d. M\u00eb 1942 u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri, ku punoi n\u00eb fillim si ekonomist dhe m\u00eb von\u00eb si p\u00ebrkthyes. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1947, gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb arrestimeve t\u00eb elit\u00ebs intelektuale shqiptare, d\u00ebnohet m\u00eb 10 vjet burg si kund\u00ebrshtar i regjimit komunist. Nga ky d\u00ebnim kalon dy vjet n\u00eb burgjet politike dhe m\u00eb pas amnistohet dhe fillon t\u00eb punoj\u00eb si p\u00ebrkthyes pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d. Mitrush Kuteli i cili ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqiptare vdiq m\u00eb 4 maj t\u00eb viti 1967 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00cbNIMI I SHKRIMTARIT<\/p>\n<p>Akuzat \u201cfashist\u201d dhe \u201cantijugosllav\u201d mb\u00ebshtoll\u00ebn arrestimin e intelektualit, por procesverbalet e hetuesis\u00eb dhe faktet e zbardhura d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs te e para dhe t\u00eb fajit te e dyta. Dosja ku \u00ebsht\u00eb dokumentuar d\u00ebnimi i shkrimtarit mban urdhrin e prokurorit Publik, sipas t\u00eb cilit \u201cDhimit\u00ebr Pasko t\u00eb ndalohet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar dhe t\u00eb mbyllet n\u00eb burgun e armiqve t\u00eb popullit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb procesverbalin e hetuesis\u00eb, sipas Kujto.al, Dhimit\u00ebr Pasko iu p\u00ebrgjigjet pyetjeve p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb front me forcat naziste t\u00eb Rumanis\u00eb, ku ai jetonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr veprimtarin\u00eb n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare gjat\u00eb pushtimit, p\u00ebr shkrimet e botuara n\u00eb gazet\u00ebn \u201cBashkimi i Kombit\u201d dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kost\u00eb Boshnjakun e Kol\u00eb Kuqalin, t\u00eb shpallur tashm\u00eb armiq. Dhimit\u00ebr Pasko nuk e ka mohuar kurr\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb trupat q\u00eb u nis\u00ebn drejt Bashkimit Sovjetik n\u00eb vitin 1941, n\u00eb t\u00eb cilat u reshtuan me detyrim ushtarak\u00eb, civil\u00eb e intelektual\u00eb. Pyetjes n\u00ebse ai ka qen\u00eb vullnetar n\u00eb at\u00eb grumbullim kund\u00ebr ushtris\u00eb s\u00eb kuqe t\u00eb Bashkimit Sovjetik, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me mohim bind\u00ebs. \u201cJo, nuk kam qen\u00eb dhe as q\u00eb mendoja, por m\u00eb mor\u00ebn disa muaj ushtar me forc\u00eb dhe prita rastin e par\u00eb q\u00eb t\u00eb largohesha. Atje kam q\u00ebndruar dy muaj dhe punoja si sekretar II. Me an\u00eb t\u00eb bank\u00ebs u lirova, pasi k\u00ebrkova vet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai dhe largimi nga fronti, kthimi n\u00eb Rumani e m\u00eb pas n\u00eb Shqip\u00ebri, ku fashist\u00ebt i kishin vrar\u00eb t\u00eb atin dhe djegur sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Pogradec dhe q\u00ebndresa e faktuar ndaj pushtuesve gjerman\u00eb nd\u00ebrsa punonte si drejtues banke, kur edhe filloi t\u00eb ndiqet nga gjerman\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb Gestapos n\u00eb Vjen\u00eb, v\u00ebrtetojn\u00eb fjal\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam menduar si kundra okupatorit, p\u00ebr mos me i dh\u00ebn\u00eb mjete financiare, p\u00ebr t\u00eb larguar ose ngadal\u00ebsuar ato q\u00eb jipte qeveria, p\u00ebr t\u00eb sigurue rezerv\u00ebn e arit dhe p\u00ebr t\u00eb mos emetuar monedh\u00eb t\u00eb re etj.\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Dhimit\u00ebr Pasko. P\u00ebr shkrimet n\u00eb gazet\u00ebn \u201cBashkimi i Kombit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kritike ndaj qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa me Kost\u00eb Boshnjakun e Kol\u00eb Kuqalin q\u00eb kishte vet\u00ebm marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebr hir t\u00eb pun\u00ebs dhe studimeve dhe q\u00eb nuk kishte zhvilluar asnj\u00eb nga ato bisedat q\u00eb pretendonte Prokuroria p\u00ebr rr\u00ebzimin e pushtetit. E megjithat\u00eb, Dhimit\u00ebr Pasko u d\u00ebnua me 5 vjet heqje lirie. Ndoshta trupi gjykues e pranonte q\u00eb ai nuk ishte reshtuar vullnetarisht kund\u00ebr Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe, por nuk mund t\u00eb pranonte kurrsesi q\u00eb ai ishte reshtuar kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb, si financier, por edhe si shkrimtar, me poem\u00ebn \u201cPoemi kosovar\u201d. Vet\u00ebm pasi u dha vendimi, bashk\u00ebshortja dhe miqt\u00eb u lejuan ta takonin. Pas k\u00ebsaj, e d\u00ebrguan n\u00eb Vlo\u00e7isht, ku ai i n\u00ebnshtrohet jo vet\u00ebm pun\u00ebs s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por edhe posht\u00ebrimit e tortur\u00ebs q\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb episodin makab\u00ebr, q\u00eb vite m\u00eb von\u00eb e ka treguar gjat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujtimoreje t\u00eb shkrimtarit, d\u00ebshmitari, Hamza Tusha.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa punonim t\u00eb gjith\u00eb aty n\u00eb at\u00eb kamp, nj\u00eb kapter q\u00eb quhej Sk\u00ebnder, th\u00ebrret me t\u00eb madhe q\u00eb t\u2019i sillnin at\u00eb shkrimtarin. Pastaj urdh\u00ebroi dy t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u2019i hapnin nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe mbi nj\u00eb met\u00ebr e gjysm\u00eb t\u00eb thell\u00eb\u201d. \u2026\u201dMbaj mend q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte shum\u00eb ftoht\u00eb. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte nisur t\u00eb ngrohej. Si e fut\u00ebn brenda n\u00eb grop\u00eb, e mbuluan me plisat q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb rreth saj, derisa dheu i arriti deri te mjekra\u2026pastaj, e lan\u00eb aty, t\u00eb futur brenda n\u00eb tok\u00ebn e ftoht\u00eb e t\u00eb lag\u00ebsht af\u00ebr k\u00ebnet\u00ebs s\u00eb Maliqit. Si kaluan disa or\u00eb, atij filloi t\u2019i ik\u00eb fytyra. Iu shtremb\u00ebruan nofullat dhe nuk nxirrte dot asnj\u00eb tingull nga goja. Ne t\u00eb gjith\u00eb e shihnim, pa mundur t\u00eb b\u00ebnim asgj\u00eb. T\u00eb ktheje fjal\u00eb at\u00ebher\u00eb, sidomos n\u00eb situata t\u00eb tilla, ishte si ta k\u00ebrkoje vdekjen me zor!!\u201d \u2026\u201dAt\u00eb koh\u00eb komandant kampi, ishte nj\u00eb i quajtur Tasi Marko. N\u00eb momentin q\u00eb ai kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb thirrur t\u00eb burgosurit, nj\u00eb shoku im q\u00eb kisha n\u00eb krah m\u00eb thot\u00eb: \u201cSa keq, ky njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb groposur k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar i madh. Pse nuk i del komandantit p\u00ebrpara t\u2019i tregosh (un\u00eb isha komandant i nj\u00eb brigade t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb burgosurish q\u00eb udh\u00ebhiqja pun\u00ebn). Megjith\u00ebse kisha shum\u00eb frik\u00eb, e mora guximin dhe i dola p\u00ebrpara komandantit duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cKapter Sk\u00ebnderi ka futur nj\u00eb njeri t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb dhe!\u201d\u2026 \u201cMbaj mend q\u00eb ai u alarmua. K\u00ebrkoi me ngulm t\u00eb gjente kapterin q\u00eb kish b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim. M\u00eb pas e nxor\u00ebn trupin e shkrimtarit duke i b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbimet e duhura q\u00eb ai t\u00eb vinte n\u00eb vete!\u201d, ka mbyllur rr\u00ebfimin e tij Hamza Tusha.<\/p>\n<p>KTHIMI N\u00cb TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>E mbajt\u00ebn 7 muaj n\u00eb at\u00eb kamp, derisa e soll\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr ta bashkuar me nj\u00eb grup t\u00eb d\u00ebnuarish me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrkthente. M\u00eb pas, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1949, lirohet. Arsyeja e amnistis\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ishte dhe prishja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jugosllavin\u00eb, u tha se ishte d\u00ebnimi i Ko\u00e7i Xoxes, duke e quajtur vep\u00ebr t\u00eb tij edhe arrestimin e Dhimit\u00ebr Paskos. Si \u00e7do vendim tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Dhimitrin q\u00eb nga dita e arrestimit, Efterpi e m\u00ebsoi rast\u00ebsisht, duke lexuar emrat e t\u00eb amnistuarve n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d. N\u00eb at\u00eb gazet\u00eb do t\u00eb niste pun\u00eb ca muaj m\u00eb von\u00eb si p\u00ebrkthyes, p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrkthime dhe jo sepse nga armik ishte kthyer papritur n\u00eb intelektualin e mir\u00ebpritur t\u00eb qarqeve mediatike dhe letrare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I till\u00eb nuk u b\u00eb kurr\u00eb. Pas \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Popullit\u201d, u \u00e7ua si p\u00ebrkthyes n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cNaim Frash\u00ebri\u201d, jo si n\u00ebpun\u00ebs, por si bashk\u00ebpun\u00ebtor q\u00eb paguhej me num\u00ebr faqesh, nj\u00eb pun\u00eb s\u00eb cil\u00ebs duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej deri n\u00eb sfilitje p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen, ku u lind\u00ebn kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb drejt\u00ebn e botimit nuk ia jepnin; n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve q\u00eb e kishte bashk\u00ebthemeluar, nuk e an\u00ebtar\u00ebsonin; emrin n\u00eb p\u00ebrkthime nuk ia botonin e megjithat\u00eb Dhimit\u00ebr Pasko vazhdoi t\u00eb punoj\u00eb dhe la te f\u00ebmij\u00ebt e tij, amanetin \u201cp\u00ebr t\u00eb dashur atdheun dhe gjuh\u00ebn deri n\u00eb vuajtje, p\u00ebr t\u00eb mos u shkar\u00eb zemra kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb as kur do t\u00eb vuanin pa faj\u201d. Sa e huaj p\u00ebr koh\u00ebn ajo let\u00ebr me k\u00ebshilla biblike, e hapur n\u00eb vitin 1967, kur Shqip\u00ebria u shpall shtet ateist. Dhe sa frym\u00ebzuese edhe sot!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhimit\u00ebr Pasko i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi m\u00eb 13 shtator 1907 n\u00eb Pogradec. \u00cbsht\u00eb cil\u00ebsuar si shkrimtar, p\u00ebrkthyes dhe ekonomist mjaft i mir\u00eb. Shkroi n\u00ebn pseudonimet Mitrush Kuteli, Izedin Jashar Kutrulia dhe Dr. Pas. Studimet e mesme i kreu n\u00eb Selanik, kurse t\u00eb lartat n\u00eb Bukuresht, ku m\u00eb 1934 mori titullin \u201cDoktor i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-67773","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67773"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67773\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}